Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri dhe njëkohësisht, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, Asamblenë Kombëtare të PS. • Takimi që po zhvillohet në një resort në zonë, po mbahet në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave të PS-së. • Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.• Fjalën hapëse e ka mbajtur Rama, ndërsa punimet do të drejtohen nga sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi. • Më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer. • Rama gjatë fjalës së tij foli për anëtarësimet e reja në PS dhe tha se kjo parti synon rreth 50 mijë anëtarësime të reja deri në qershor. • Ai tha se më në fund po rikthehet normaliteti në Kuvend dhe i konsideroi broçkulla lajmet për marrëveshje mes PD dhe PS. • Ai komentoi edhe investimet e Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. • Rama tha se investimet e Kushner do ta kthejnë ishullin e Sazanit në perlën e Mesdheut. • Gjithashtu u shpreh se Sazani nuk është zonë e mbrojtur.
4 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Në mbledhjen e amblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama foli edhe për investimet e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri. Konkretisht këto investimet pritet të kryhen në ishullin e Sazanit për të cilin Rama tha se nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur. Sipas tij Sazani do të kthehet një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe.
Rama: Këto ditë, Jared Kushner, një sipërmarrës i madh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump, shpalli publikisht ambicien për të realizuar dy investime të mëdha turistike në Shqipëri. Po ata që deri dje na tregonin Malin e Zi si shembull të paarritshëm për investimet e huaja direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur nuk ka qenë kurrë përveç se ushtarëve të Enver Hoxhës që vëzhgonin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë se si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Hija e ish-presidentit amerikan, i pengon ata më gojështhururit t’i bashkëngjiten këtyre zërave për mua, djali i paudhë që doli nga thesi i parave të Sorosit, me djalin për shpirt të armikut më të betuar të Sorosit. Nuk do të shesim as Sazanin as zone tjetër për investitorët e huaj.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste ka folur edhe për rikthimin e normalitetit në Kuvend.
Rama tha se rikthimi i fjalës në Kuvend do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Ai tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë pazar mes PD dhe PS-së.
Rama: Më vjen mirë që Kuvendi do të pushojë së qëni çmendina e mureve të fundit dhe së paku fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj. Rikthimi i fjalës do të krijojë hapësirë për të komunikuar. Shumica jonë kuvendore duhet ta vendosë në komisionin e ligjeve për të nxitur një debat të madh publik lidhur me sfidat e anëtarësimit në BE dhe reformave që Shqipëria duhet të ndërmarrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë vetëm të qeverisë. U fol për pazare, për trembje të socialistëve nga SPAK. Të gjitha janë broçkulla për të treguar sesa të vështirë e ka një pjesë e shoqërisë e yshtur nga ata që dëgjon dhe ndjek në politikë dhe media të kuptojë ose pranojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri.
DURRËS- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbajtur fjalën hapëse në mbledhjen e Asamblesë që po mbahet sot në Gjirin e Lalzit. Rama tha se anëtarësimet e reja në parti kanë tejkaluar objektivat, ndërsa u shpreh se synojnë mbi 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershor.
"Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve. Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë.", u shpreh Rama.
DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë sot në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të PS.Takimi që do të mbahet në një resort në zonë dhe që pritet të nisë në orën 11:00, mbahet në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave të PS-së.
Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe korrigjimin e problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja.
AXHENDA E TAKIMIT
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit "Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti"
5. Miratimi i projekt-udhëzimit "Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA"