LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Qeveria më shumë se 8 orë mbledhje me dyer të mbyllura në Dajt/ Nga siguria te integrimi, zbardhen disa nga çështjet që u diskutuan

• Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore. • Fokusi i takimit raportohet se ishte analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. • Në takimin i cili zgjati më shumë se 8 orë, ishin pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. • Ndërkohë pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe.

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Pas më shumë se 8 orësh", mbyllet mbledhja e qeverisë, Rama dhe ministrat largohet nga rezidenca në Dajt

Qeveria më shumë se 8 orë mbledhje me dyer të mbyllura
Dajt

TIRANA- Ka përfunduar pas më shumë se 8 orësh mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama me kabinetin qeveritar dhe me drejtues institucionesh. Mësohet se Rama është larguar nga rezidenca qeveritare në Dajt. Ai nuk ka folur për mediat pas kësaj mbledhjeje. 

Pas tij mësohet se janë larguar dhe ministrat dhe anëtarë të tjerë të këtij takimi. Më herët u raportua se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria dhe integrimi.

 

1 VITE ME PARE

Mbledhja me dyer të mbyllura e qeverisë/ Nga siguria te integrimi, zbardhen disa nga çështjet që po diskutohen

Qeveria më shumë se 8 orë mbledhje me dyer të mbyllura
edi rama

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja informale me dyer të mbyllura e qeverisë që po mbahet që në orën 10:00 në Dajt. Sipas gazetarit Osman Stafa tha se në takim janë folur disa çështje kryesore të tilla si rëndësia e komunikimit në rrjetet sociale, çështjet sociale dhe siguria. Gjithashtu, është folur edhe për integrimin.

Gazetari bëri me dije se një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.

"Mbledhja e qeverisë është e ndarë në 4 sesione diskutimesh. Mbledhja mbahet në një rezidencë qeveritare në Dajt. Mbledhja është ndarë në 4-5 blloqe dhe ka përfunduar blloku i komunikimit. Endri Fuga, këshilltari për mediat i kryeministrit Edi Rama, ka folur për rëndësinë e komunikimit të deputetëve e ministrave në rrjetet sociale. Blloku i dytë është ai social, blloku i tretë është i sigurisë, blloku i drejtorëve dhe blloku i integrimit. Mes ministrave që do flasin e që do prezantojnë blloqet janë Ulsi Manja, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu. Sa i përket planit të zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, fjala i është dhënë kryenegociatores Majlinda Dhuka, që do raportojë dhe për hapat që janë ndërmarrë për integrimin, se çfarë na pret në javët në vijim. Në takim është kreu i Grupit Parlamentar të PS Niko Peleshi dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe drejtorët e institucioneve të varësisë.  Do bëhet analizë e asaj që është bërë deri tani, por edhe se çfarë do të bëhet. Një pjesë diskutimi ishte edhe për zgjedhjet e 2025, ku më shumë detaje do bëhen me dije gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS në Durrës.", është shprehur gazetari. 

1 VITE ME PARE

PS bëhet gati për nisjen e sesionit të ri politik/ Rama mbledh sot qeverinë në Dajt, cili është fokusi i diskutimeve

Qeveria më shumë se 8 orë mbledhje me dyer të mbyllura
edi rama

TIRANË- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në Dajt, për të nisur sesionin e ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore.

Fokusi pritet që të jetë analiza e punës së deritanishme dhe vendosja e objektivave për muajt në vazhdim. Në takim do jenë pjesëmarrës ministra, drejtues të organeve të varësisë dhe të kryebashkiakëve. Mbledhja që pritet të nisë në orën 10:00, do të mbarojë në orën 18:00.

Ndërkohë pas një jave më 8 shtator do të zhvillohet Asambleja e PS-së, ku pritet që të ketë ndryshime të thella në strukturat e Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe konfigurimin e Kryesisë së PS, Sekretariateve dhe drejtuesve politikë socialistë në qarqe. 

mbledhja e qeverise 1 shtator 2024

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet