Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Kryeministri Edi Rama, në panelin e politikës së jashtmes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, ka komentuar shumë çështje lidhur me rajonin dhe jo vetë. • Rama u shpreh se në Ballkan të gjithë popujt janë të afërm dhe kushurinj me njëri-tjetrin, por ata çdo shtet ka pikëpamjet veta në lidhje me ligjin dhe drejtësinë. • Lidhur me zgjedhjet në Turqi, kryeministri Edi Rama vlerësoi kreut të shtetit turk punën për shndërrimin e Turqisë. • Foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa komentoi edhe ndikimin rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor. • Për Shqipërinë, Rama tha se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë, ndërsa për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe, kryesocialisti u shpreh se britanikët nuk "janë mirë".
5 artikuj për këtë temë.
GREQI- Kryeministri Edi Rama është pyetur në Athinë, teksa ka folur në Forumin Ekonomik të Delphit për gjuhën raciste ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama u shpreh se britanikët nuk "janë mirë".
“Duhet të kapeshin me shqiptarët për të treguar se kanë muskuj. Do t’i durojmë deri sa ta kapërcejnë këtë situatë. Ndonjëherë mendojmë se britanikët flasin keq për ne. Nëse flasin keq nuk është problemi ynë por problemi i tyre. Ata po kalojnë një lloj krize nervore si vend dhe duhet t’i kuptojmë. Kanë humbur shumë pika reference dhe janë vërtet në pozicion të vështirë,”- tha Rama.
GREQI- Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme ndodhet në Greqi ku merr pjesë në Forumin Ekonomik “DELPHI 2023, World Affairs”, ku ndër të tjera ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Në fjalë e tij, Rama tha se dialogu mes dy vendeve është një çështje që vazhdon të mbetet e madhe, por shtoi se problem ishte dhe influenca ruse në rajon. Ndër të tjera Rama tha se vetëm Kosova dhe Shqipëria nuk janë të ndikuara nga Rusia ndërsa vendet e tjera të rajonit ende nuk i kanë shkëputur marrëdhëniet.
“Dialogu Kosovë Serbi është ende çështje e madhe dhe zgjidhja do të thotë të mbyllësh një kapitull përgjithmonë. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe strategjike, marrëdhëniet janë shumë më mirë se ç’kanë qenë më përpara, ekziston mungesa e stabilitetit. Duket sikur rusët duan të ndezin fitilin. Kur flitet për gjeopolitikën e Ballkanit Perëndimor kemi një marrëdhënie shumë komplekse, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Shqipëria nuk ka fare lidhje me ndikimin rus ndërsa dy të tjerat janë nën influencën ruse ndërkohë është edhe Serbia dhe Bosnja me ndikim rus ndërsa Kosova është si ne. Në Serbi ndikimi rus është deri në 70% krahasuar me Shqipërinë që mund të jetë deri në 1.2%. Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë miratuar sanksionet ndërsa Serbia nuk e ka bërë, kjo mund të jetë një pikë kthese. Ne kemi përqafuar 100% sanksionet dhe nuk është problem për ne ndërsa në rastin e Serbisë sanksionet do të përktheheshin në mungesë gazi kështu që është më mirë të ecim me hapa të qëndrueshëm drejt unifikimit të sanksioneve. Duhet të mbajmë parasysh faktin që Vuçiç është në situatë të vështirë, jo vetëm ai por kushdo të ishte në drejtimin e Serbisë, ku popullariteti i Putinit është më i madhe se i tij, mendoj se po bën gjënë e duhur. Ne kemi mbështetur Ukrainën gjatë gjithë kohës por duhet të përkufizojmë që çfarë ndodh nëse Ukraina fiton luftën dhe për sa kohë nuk kemi përkufizim të saktë duhet të mbijetojmë me shkatërrimin e gjakshëm dhe të ngrirë, kjo është diçka që mund të vazhdojë përgjithmonë,”-tha Rama.
Po ashtu Rama u shpreh se në Ballkan të gjithë popujt janë të afërm dhe kushurinj me njëri-tjetrin, por ata çdo shtet ka pikëpamjet veta në lidhje me ligjin dhe drejtësinë.
"Për shtet si ato të tonat, ku të gjithë jemi kushurinj me njeri-tjetrin. Të gjthë kemi pikëpamjet tona personale sa i përket ligjit dhe drejtësisë, BE është burimi i vetëm i njohurive dhe shpresave për të ndërtuar një shtet demokratik. Negociatat janë si një lloj transferimi ekspertize që ti nuk e zëvendëson dot me asgjë. Për mua kjo është gjeja më e madhe që mund të bëj Evropa për ne," tha Rama.
GREQI- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Delfit në Athinë, atje ku dha dhe një intervistë sa i takon marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, Rama pretendoi se marrëdhënia mes dy vendeve kishte kapur "pikun" e tyre. Madje shtoi se do të krijohej një Dhomë Tregëtare mes 2 vendeve që të rritej volumi tregëtar.
“Marrëdhëniet me fqinjët janë gjithmonë në kohën më të mirë, unë mendoj se janë në pikun e tyre, ne po punojmë shumë ngushtë me njëri-tjetrin, ka shumë gatishmëri për të bërë gjëra sëbashku, marrëdhëniet ndërmjet popujve janë kaq të mira sa në fund të ditës politikanët duhet të përshtaten, në kuptimin që nuk mund dhe nuk duhet që të bëhen pengesë. Padiskutim dëgjon shpesh se diplomacia kulturore është më para se diplomacisë mes qeverive. Që prej disa vitesh tashmë nën qeverisjen e Mitsotakis, Greqia është kthyer përsëri në rajon dhe ne mund të punojmë sëbashku shumë më mirë tani. Kur flitet për negociatat me BE- ka qenë një mbështetje shumë e fortë për ne, por edhe për Maqedoninë e Veriut. Ka luajtur rol pozitiv.” Presim një zhvillim të ri, krijimin e një Dhome Tregtare, është një hap i madh dhe i rëndësishëm, nuk është e thjeshtë të sigurosh duartrokitje në Ballkan. Zakonisht marrëdhëniet më të qenësishme ekonomike kanë tendencë të kenë marrëdhënie me të mira politike. Volumi tregtar mund të ishte shum herë më i madh se aktualisht, kemi projekte të përbashkëta në fushën energjitike, po punojmë gjithashtu për një projket fantastik për të mbrojtur Lumin e Vjosës që kalon në Shqipëri, por që fillon në anën tjetër të kufirit me Greqinë. Mendoj se volume tregtar është më pak se vlera e Cristiano Ronaldos, por mund të rritet shumë. Dhoma e Tregtisë do të ketë ndikim shumë të madh,"-tha Rama.
GREQI- Kryeministri Edi Rama është shprehur në Greqi se është i njëanshëm dhe nuk mund të parashikojë se kush do i fitojë zgjedhjet në Turqi. I pyetur se kush mendon se do t’i fitojë, kryeministri Edi Rama tha se presidenti turk, ka bërë një punë të mirë, duke e cilësuar edhe si miku i tij.
"Unë jam i njëanshëm, jam mik i Presidentit Erdogan. Kështu që mos më pyesni se s’do ju pëlqejë përgjigja ime. Unë mendoj që pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve unë mendoj se presidenti Erdogan ka bërë një punë të jashtëzakonshme për vendin e tij. E ka ndryshuar shumë Turqinë. Sigurisht që ka gjëra për të përmirësuar por në raport me BE mund të them që gjëja është komplekse,"-tha Edi Rama.
GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Greqi, aty ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Teksa ishte i ftuar në një intervistë, Rama u shpreh se Evropa duhet ta marrë seriozisht Turqinë.
Më tej, Rama shtoi se edhe Turqisë iu kërkua që të realizonte disa reforma, por pavarësisht kësaj, u la pas dere nga BE.
“Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të mëdha. Patjetër që ka edhe disa gjëra që mund t’i diskutojmë por mund të them se BE duhet të diskutojë sjelljen e vet në kohën kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe pasi u bënë Turqia u la pas dere. Kanë qenë disa situata jo të thjeshta dhe ajo që erdhi pas është një situatë komplekse.
Por një gjë është e pamohueshme, me ose pa Erdoganin, Turqia është kryesore për sigurinë e Evropës dhe Evropa duihet ta marrë seriozisht atë.“, tha Rama.
Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave.
“E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama.
Për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksioneve.
“Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai.
Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis./Dosja.al