LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rama në 'TRT World Forum', kryeministri: Turqia 'çelësi' për stabilitetin në Europë

•Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Turqi. •Ai po merr pjesë në forumin botëror TRT në Turqi, Stamboll. •Në nisje të forumit ai është takuar me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ndërsa më pas në fjalën e mbajtur vlerësoi angazhimin e Turqisë si negociatore në luftën që Rusia ka ndërmarrë në Ukrainë.•Rama u shpreh se siguria globale është në rrezik nga Rusia, mirëpo ai e cilësoi Turqinë si 'çelësin' për stabilitetin në Europë. •'TRT World Forum' është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Samiti TRT në Turqi, Rama ndan albumin e fotove, krah Ergoganit prek në kokë vogëlushin

Rama në 'TRT World Forum', kryeministri:  Turqia
Erdogan dhe Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto albumin nga seanca e parë TRT ëorld Forum në Turqi. Rama shkruan se kishte nderin që mori pjesë në këtë samit. Në foton e parë që kreu i Qeverisë ka ndarë në 'Instagram', shihet krah Erdogan, teksa prek një vogëlush në kokë. Buzëqeshja nuk i largohet nga fytyra.

'FotoALBUMI i seancës së parë të TRT ëorld Forum, ku pata nderin të isha i ftuar si folës kryesor, së bashku me Presidentin Erdoğan dhe Presidentin Zelensky'- tha Rama.

'TRT World Forum' është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

3 VITE ME PARE

Rama në Stamboll: Pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë

Rama në 'TRT World Forum', kryeministri:  Turqia
Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin botëror TRT në Stamboll. Para të ftuarve, ai u shpreh se pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. Më tej, ai shtoi se kriza energjetike dhe inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

'Është gjithnjë një ndjesi e veçantë rikthimi në Stamboll. Dhe sinqerisht nuk mund të gjej një vend më vibrues ku dikush mund të flasë për rikthimin e konflikteve gjeopolitike. Kjo lidhet pjesërisht me faktin qe Turqia ka një politikë multifunksionale në gjeopolitikë. Ka një njohe të thellë të lindjes së mesme dhe Mesdheut dhe shumë i lidhur me Detin e Zi e Azinë qendrore. 

Por, ka të bëjë gjithashtu me rolin e Turqisë në luftën mes Ukrainës e Rusisë, është një shembull model i aktivizimit të moderuar. Ankaraja ka ulur vellon e të qenit anëtare e NATO-s dhe ka veshur petkun e ndërmjetësuesit në luftën në Ukrainë. Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike.

Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë. Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që i hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. 

Po e ndaj me ju bindjen time, se lufta në Ukrainë nuk lidhet vetëm me Ukrainë, por është një agresion ndaj të gjithë komunitetit euroatlantik. Kriza energjetike, inflacioni janë armët me të cilët agresioni rus po sulmon vendet demokratike. Ndryshe nga pjesa tjetër e Europës, ne Ballkanin perëndimor, ka vende ku mbi 70% popullsisë mendon e Rusia nuk është një agresion dhe se Putini nuk është fajtor, por një lider që mund t’i besohet për sigurinë e kontinentit tonë.

Pa Merkelin, nderi i Europës nuk do ishte i sigurt. Ishte ajo që I hapi derën emigrantëve në Gjermani në krizën e madhe të Sirisë. Por, pa Erdogan, muret e Europës nuk do të qëndronin në këmbë. Turqia është çelësi për stabilitetin në Europë. Nëse imagjinoni në një moment, që në një mënyrë të tmerrshme Europa dështoi dhe u mbrojt pikërisht nga Turqia.'- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Erdogan mesazh të fortë Greqisë: Jemi aleatë në NATO, por nuk do ta tolerojmë sjelljen tuaj

Rama në 'TRT World Forum', kryeministri:  Turqia
Rexhep Tajip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sulmoi SHBA-në përmes Greqisë të premten, duke akuzuar shtetin fqinj për veprime provokuese dhe agresion.

“Ne nuk kemi thënë dhe nuk do t'u themi faleminderit atyre që inkurajojnë agresionin dhe tentativat provokuese të Greqisë duke mbështetur Greqinë pa kufi në Egje dhe Mesdhe. Ne jemi bashkë në NATO, por ju po pajisni ishujt grekë me armë dhe avionë. Ne nuk mundëm ta zgjidhnim çështjen e F-16 me ju edhe pse i kemi paguar”, tha presidenti i Turqisë.

Në vazhdim të sulmit të tij ndaj SHBA-së, presidenti turk tha gjithashtu se mijëra kamionë me armë dhe municione u dërguan organizatave terroriste në veri të Sirisë. 

"Shikoni cili shtet i ka bërë, vendi me të cilin jemi në NATO. Ne u thamë atyre "si i dërgoni këto pajisje?" dhe ata na thanë jo. Ne u treguam videot sepse kemi qenë gjithmonë në anën e së vërtetës. Askush nuk mund të na fajësojë për qëndrimin tonë ndaj këtyre terroristëve," tha Erdoan.

3 VITE ME PARE

Rama në “TRT World Forum”: Erdogan, ujku i Evropës

Rama në 'TRT World Forum', kryeministri:  Turqia
Edi Rama

TURQI- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar Presidentin e Turqisë, ‘ujkun e Evropës’. Teksa fliste në “TRT World Forum”, Rama theksoi dhe ndihmën e ish-kancelares Angela Merkel për Shqipërinë, ai u shpreh se diskutim pa kastin evropian, pa energjinë, pa sigurinë, traditat e pa ndihmën për sulmet kibernetike, Shqipëria nuk do të ishte këtu ku është sot.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Duket se sistemi ndërkombëtar ka dështuar, padyshim Turqia ka kontribuar shumë në sigurinë. Kemi një partneritet të ngushtë me të, në kohën kur u sulmua dhe Ukraina. Përballë këtyre sfidave të reja që vijnë, le të kthehemi pas pak në kohë, në ato momente vendimmarrëse për historinë e Evropës, kur kriza e emigrimit nisi që nga viti 2016. Pa Angela Merkel dhe pa Evropën ne nuk do të ishim të sigurtë. Ishim të mirëpritur, por pa ujkun e Evropës, nuk do të ishte e mundur. E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e rregullave të caktuar. Duhet të jeni pjesë e komunitetit evropian. Ideja lindi për të treguar se kush…referuar kësaj ideje që shkon e vjen, pa diskutim pa kastin evropian, pa energjinë, pa sigurinë, traditat e sulmet kibernetike, duhet një platformë evropiane e gjithëpërfshirëse, për të parë se si Rusia do të vijojë me luftën në Ukrainë.

edi rama rama ne turqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet