Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme për të gjithë ndërtuesit apo siç i cilësoi ai milionerët. Duke folur nga ministria e Brendshme ku bëri prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Rama tha se qeveria u ka dhënë afat të gjithë atyre që kanë ndërtuar kate pa leje që t'i dhurojnë pasi do të shemben ose do të konfiskohen për interes publik. Rama iu drejtua një kulle që po ndërtohet në sheshin Skëndërbej emrin e të cilës nuk e tha por sipas kryeministrit ka ndërtuar 4 mijë deri në 5 mijë metra katrorë pa leje.
Rama u tregua i prerë kur u bëri thirrje ndërtuesve që të mos përdorin gjykatës të korruptuar që sipas kryeministrit ka ndodhur në raste të tjera pasi do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si faktor ekonomik. Kryeministri i paralajmëroi për pasoja të rënda dhe se nuk do të ketë kurrë legalizim për qëllime fitimi.
Edi Rama: Të lulëzojnë katet dhe stesat pa leje, në pallatet ku të kamurit ndërtojnë san ë det, san ë tokë, san ë shesh, një e kemi këtu në sheshin “Skënderbej”, vetëm sa nuk bërtet pallati, shikoni sa u zgjata o njerëz. Përkundrazi, nuk u hyn gjemb në këmbë, gjëmbat më hyjnë mua që jam aksionerë me ta, gjëmbat u hyjnë atyre fshatrëve me duart me kallo që policia i kap me zell për çatinë pa leje, apo qytetarë që kapen për shtrim pllakash pa leje. Ky është kontrasti më i neveritshmë që mund të bëhet dhe kërkon një adresim të menjehrshëm, të pamëshirshëm do thoja unë, qoftë ndaj këtyre pasunarve që kanë miliona për kate, llaç e tulla e duhen zbrazur matane vijës së kuqe të ligjit, e kanë bërë vijën e ligjit si litar, qoftë dhe ndaj punonjësve të policisë së shtetit që qytetarëve ju tregojnë dhëmbët e pasanikëve u puthin këmbët, për ca lekë të qelbura. Operacioni do nisë nga Inspektoriati dhe do përfshijë dhe Bashkitë, përfshirë e Bashkinë e Tiranë, do niset me pallatet, hotelet, qendra biznesi, të ndërtuara në shkelje të ligjit. Këtë shkruan ligji dhe kjo nuk është bzatuar. Të gjitha katet e metrat katrorë do të shkojnë për strehim sociale e institucione, kemi akoma institucione që paguajnë qira, ndërkohë që 4 apo 5 mijë metra katrorë janë ngjitur këtu me sheshin “Skënderbej”. Një vend perfekt, do t’i marrim ose do të na i japin dhe këtu do tu bëj thirrje ndërtuesve që janë përfshirë në këtë çorbë që të mos tentojnë të përdorin as blerësit e atyre apartamenteve apo hoteleve, nuk po flasim për qytetarët e fshatarët që ngrenë avllinë, po për milionerë që happen majtas e djthtas. Shemben ose konflskohen për shërbim publik. Sot në vendimin e qeverisë ju kemi dhënë të drejtën e parablerjes me çmimin real të tregut jo me atë që shkojnë deklarojnë atje. Ashtu sikurse u kemi dhënë mundësinë ta dhurojnë si një mënyrë për të larë një pjesë të mëkatit. Çdo lekë që do të mblidhet nga parablerja e mundshme, se mund të thonë që e kemi shitur, bleje, se do e blesh nga populli, do të të shkojë shtrenjtë, por do paguash gjobë e do përballesh me ligjin. Nëse këta shkelës milionerë përdorin gjykatës të korruptuar, siç ka ndodhur me disa raste që janë skandaloze, do bllokojnë veten e tyre, çdo derë të këtij shteti dhe do shuhen si aktorë ekonomikë. Do kenë pasoja shumë më të rënda se këto metrat katrorë, që s’ju takojnë fare. Korrupto këtej e andej dhe në fund futi një legalizim lekëve të fituara. S’do ketë më kurrë legalizim të metrave katrorë për qëllime fitimi. Ato që janë në ndërtim e sipër vetëm shemben ose konfiskohen. AMP të hapë hetimet. Të gjitha metrat e marra tregojnë del se ka dhe një pallat i tërë i ndërtuar pa leje në Tiranë, shefi i komisariatit ku është ndërtuar ai pallat nuk ka se si të jetë shef komisariati. Ai pallat ose do shembet, ose do konfiskohet nuk e di se çfarë do ndodhë.