Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me shqiptarët e diasporës në Londër. • Ndërkohë ai nuk u prit "mirë" nga emigrantët të cilët zhvilluan një protestë pak para nisjes së takimit të tij me shqiptarët e Britanisë së Madhe. • Një grup shqiptarësh protestuan jashtë godinës ku pritet të mbahet takimi, ndërsa kanë denoncuar se janë paguar 25 mijë paund për të marrë me qera godinën. • Qytetarët gjithashtu mbajtën në duar pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë britanike. • Gjithashtu u raportua se një person ka dalë me barrelë nga godina ku po mbahet takimi. • Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur brenda sallës, ndërsa dyshohet se ka patur një përplasje mes protestuesve dhe pjesëmarrësve në takimin e kreut të qeverisë. • Teksa kryeministri po mbante fjalën e tij, në ambientet e tjera të godinës janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë. • Këta të fundit kanë nxjerrë me forcë qytetarët jashtë. • Protestuesit janë shprehur se një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma.
3 artikuj për këtë temë.
LONDËR- Teksa kryeministri Edi Rama mban fjalën para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të godinës janë shënuar përplasje të ashpra mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë. Këta të fundit kanë nxjerrë me forcë qytetarët jashtë.
Protestuesit janë shprehur se një grup prej rreth 15 personash i kanë dhunuar dhe me shkopa goma. Në pamje të tjera shihet edhe një protestues i shtrirë në tokë, ndërsa punonjësit e policisë janë pranë tij.
LONDËR- Një person ka dalë me barrelë nga godina ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët. Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme personi po mbahet nga punonjësit e policisë.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur brenda sallës, ndërsa dyshohet se ka patur një përplasje mes protestuesve dhe pjesëmarrësve në takimin e kreut të qeverisë.
LONDËR- Një protestë po zhvillohet në Londër pak para nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.
Një grup shqiptarësh po protestojnë jashtë godinës ku pritet të mbahet takimi, ndërsa kanë denoncuar se janë paguar 25 mijë paund për të marrë me qera godinën.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta me mesazhe kundër qeverisë, ndërsa janë raportuar edhe përplasje mes protestuesve dhe policisë britanike.