LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE. Balla: Do e kalojmë! Opozita: Arrogantë

·         Ambasadorja e Bashkimit Evropian Christiane Hohmann këmbëngul sërish në faktin që Shqipëria duhet të rishikojë ligjin për amnistinë fiskale, pasi ai aktuali nuk përputhet me rregullat e BE-së. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Hohmann thotë se amnistia fiskale mund të cënojë integrimin e Shqipërisë në BE. ·         Por, pavarësisht kësaj, socialisti Taulant Balla thotë se ky ligj do të kalojë e do të miratohet. Kj replikë pati përgjigje nga ana e deputetëve të Opozitës, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku. Të dy u shprehën se fakti që Balla shprehet se do miratohet, tregon një arrogancë nga ana e maxhorancës. ·         Nga Opozita, reagoi edhe deputetja Flurua Açka, e cila u shpreh se PS-ja e ka shpërfillur Opozitën dhe nuk e konsideron për asnjë lloj nisme dhe se kujtohet për të vetëm kur dëshiron të ‘ndajë tortën’.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Açka-ambasadores Hohmann: Na kanë ikur 500 mijë shqiptarë, më vjen turp që jetoj në këtë kohë

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka u shpreh se maxhoranca nuk kërkon që ta përfshijë Opozitën në nismat e ndërmarra, por e do aty për të 'ndarë tortën. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Açka thotë se nga Shqipëria kanë ikur afro 500 mijë shqiptarë gjatë 10 viteve të fundit, ndërsa maxhoranca nuk bën përpjekje për të ndryshuar situatën. Deputetja e PD-së shtoi gjithashtu se është një turp që jeton në këtë kohë që Shqipëria po përjeton një erozion. 

"Këtu Opozita nuk përfillet, këtej paguhen para për tu bërë Reforma Territoriale, kur në fakt është thënë që do të punohet me Reformën e vjetër. Atëherë pse po paguhen gjithë këto para? Kthejuani paratë shqiptarëve. Opozita është për të bashkëpunuar me ju, jo për të ndarë tortë. Nuk jemi tek mjalti në lidhje me reformat e BE-së, sepse nëse do të ishte ashtu, shqiptarët nuk do të iknin. Në 10 vitet e fundit, 500 mijë shqiptarë na kanë ikur. Unë kam turp që jetoj në një kohë ku Shqipëria po kalon një proces eriozioni demografik. Duket sikur politika është një art kaq serioz saqë nuk u takon më politikanëve,"- tha Açka ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

"Amnistia fiskale do kalojë"/ Alibeaj-Ballës: Arrogancë! Kjo është fytyra e vërtetë, ky ligj do sjellë para dhe krime

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar arrogancë këmbënguljen e Taulant Ballës për të kaluar ligjin për amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të ambasadores së Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann. I pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Alibeaj tha se ky ligj u thotë shqiptarëve se të merresh me krim nuk është diçka e gabuar sepse në një moment, amnistohen. Ai tha gjithashtu se amnistia fiskale nuk do të sjellë vetëm para në Shqipëri, por dhe aktivitet kriminal. 

"Janë çështjet tona, duhet t'i zgjidhim vetë, s'mund t'i kërkojmë Evropës të na zgjidhin problemet, këtë gjë tha dhe zonja ambasadorja. Ju ndryshuat kushtetutën dhe vodhët zgjedhjet. Ky është thelbi i çfarëdolloj përplasjeje. I emi përcaktuar shinat dhe ritmin me të cilin duhet të ecim. E rëndësishme është të fitosh dhe shqiptarët duhet të fitojnë për të ecur në rrugën e integrimit drejt Evropës. Nëse vazhdohet me arrogancën që u deklarua më parë, kur u tha se ligji për amnistinë fiskale do të kalojë, kjo është fytyra e vërtetë. Nuk bëhet fjalë vetëm për disa para ekstra, por për të gjithë aktivitetin kriminal që vjen këtu. Çfarë u themi në shqiptarëve për korrupsionin? Jemi pranë zgjedhjeve dhe çdo duhet shkallmuar çdo filtër. Ky është realiteti, nuk duhet të shohim ambasadoren, por njëri-tjetrin. Jo ta gjejmë Evropën duke shkuar atje, por ta bëjmë këtu,"- tha Alibeaj. 

3 VITE ME PARE

Këshilli Kombëtar i Integrimit, Xhaçka: Raporti i KE s’mund të jetë një fletë lavdërimi, jemi mesatarisht të përgatitur

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se raporti i Komisionit Evropian nuk mund të jetë një fletë lavdërimi për Shqipërinë. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Xhaçka thotë se Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje për futjen në BE. 

"Raporti i KE njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Funksionimi i gjyqësorit, Shqipëria ka kaluar edhe vendet e rajonit që kanë gati një dekadë që negociojnë. Reforma gjithëpërfshirëse e drejtësisë ka rezultuar në progres të përgjithshëm të mire. Reforma e administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përgatitje të cilat kanë dhënë disa rezultate. Të drejtat themelore të njeriut, kemi përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tyre. Kriteri ekonomik, vendi ka bërë progres të mirë dhe është mesatarisht i përgatitur për të zhvilluar një ekonomi tregu funksionale. Prokurimet publike, vendi ka bërë përparime duke miratuar legjislacionin zbatues. Rekomandimet e KE do të mbeten në fokus të punës së qeverisë e të administrates. Ecuria jonë në këtë grup kapitujsh, na jep mundësinë të ulemi më shpejt në Konferencën Ndërqeveritare hapëse të këtij grupimi. Në raport Shqipëria vlerësohet si një partnere aktive dhe e besueshme e BE. Jemi vlerësuar për përkushtimin e treguar në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit proaktiv rajonal. Raporti i KE nuk është një fletë lavdërimi, përcakton shinat mbi të cilat do të ecë puna jonë drejt integrimit. Uniteti në nivel kombëtar duhet të ruhet për suksesin e procesit sot dhe nesër. Detyrimi ynë i përbashkët është ta bëjmë realitet sa më shpejt anëtarësimin tonë në BE,"- tha Xhaçka. 

3 VITE ME PARE

Raporti i KE/ Balla: Më i miri që kemi pasur ndonjëherë, konsultimet për amnistinë fiskale vijojnë

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mendon se raporti i KE-së për Shqipërinë ka qenë më i miri që vendi ynë ka pasur ndonjëherë. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Balla këmbëngul se ligji për amnistinë fiskale do të kalojë, pavarësisht se zërat ndërkombëtarë nuk e mbështesin. Ai shton se bisedimet do të vijojnë. 

"Ishte me nota pesimiste, kjo ndodh historikisht nga 2016, që sa herë është prezantuar projekt raporti dhe qytetarët mendojnë se janë 2 progres raportime, një opozitë dhe një mazhorancë, por ajo është detyra jonë e shtëpisë. Sa i përket ligjit për mediat, ai nuk ekziston më është tërhequr dhe nuk është më një çështje, në konferencën e kryetarëve do bëhet edhe njoftimi në aspektin procedurial, për sa i përket ligjit të amnistisë, ai do të bëhet, në vazhdojmë të nxisin konsultime,"- tha Balla ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin, gazetarët janë në 'luftë' me politikanët e biznesmenët

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Ambasadorja e BE

TIRANË- Ambasadorja e Bashkimin Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka ripërmendur të gjitha 'pikat e kuqe' të theksuar nga raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë. E pranishme në Këshillin Kombëtar të Integrimit, Hohmann tha se Shqipëria ka bërë progres në fushën e gjyqësorit, por mbetet akoma pas me ngarkesën e dosjeve. Hohmann ritheksoi se amnistia fiskale është një ligj që nuk përputhem me rregulloren e Bashkimit Evropian. Një tjetër problematikë që evidento ambasadorja ishte dhe cënimi i fjalës së lirë dhe i gazetarëve, të cilët sipas saj intimidohen nga politikanët dhe biznesi.

"Shqipëria ka treguar se është një partnere e besueshme. Shqipëria ka ruajtur bilancin e saj. Raporti po kështu pranon rolin e rëndësishëm të luajtur nga Shqipëria, në mbrojtje të rendit kombëtar, mbështetur në rregulla. Më 19 korrik, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Shqipëria ka çelur një fazë të re. Ky është hapi i parë për tu futur në BE. Kjo është edhe arsyeja se përse ky raport ka një rëndësi shumë të veçantë. Raporti i bën thirrje qeverisë që të vazhdojë përmes politikave të saj të vijojë ecurinë e reformave. Ndërkohë që Shqipëria është bërë një vend negociues, është e qartë që Shqipëria do të pritet të rritet. Do të doja të shtjelloja disa gjëra kryesore, do ta nis me kriterin politik. Raporti përmednd veprimtaritë fillestare të ndërmarra në kuadër të rekomandimeve të ODIHR, por për reformën zgjedhore jemi ende në pritje. Progres është vërejtur lidhur me transparencën, pranon rritjen e numrit të shërbimeve elektronike por thekson rëndësinë e qasjes së barabartë me aftësi të kufizuara digjitale. Ligji për organizatat jofitimprurëse duhet rregulluar, por zbatimi nuk ka nisur ende.

Raporti shënon një progres të mirë në përgjithëse për gjyqësorin, në vijim të emërimit të gjyqtarëve të rinj, gjykata e lartë ka ulur ngarkesën për herë të parë në gjashtë vjet. Por ndikohet negativisht nga kohëzgjatja dhe ngarkesa e madhe e çështjeve të prapambetura. Kërkohet një aksion vendimtar për të ngritur një aksion modern për një hartë të re gjyqësore. Lidhur me luftën kundër korrupsionit, raporti vëren se është bërë një farë progresi, në fakt gjykata ka dhënë një sërë vendimesh të rëndësishme për zyrtarë të nivelit të lartë. Por mbetet një shqetësim serioz, ka vullnet politik dhe përpjekje strukturore dhe aftësi të nevojshme që mbetet për t'i pasur. Një gjë tjetër është sekuestrimi i aseteve të krimit të organizuar. Lidhur me luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Komisioni vlerëson se një amnisti jashtë rregullores së BE-së do të rrezikonte integrimin. Të ruhet, të vazhdohet të konsolitohet progresi dhe të zhvillohet më tej bilanci. 

Raporti shënon progres në një sërë fushash, që kanë të bëjnë për të miturit. Hapat pozitive që njeh janë edhe ato për LGBTI, përfshirjen e pjesëmarrjen të komunitetit rom. Cilësia e gazetarisë mbetet e penguar nga politika dhe biznesi. Kemi disinformim. Kemi akte intimidimi dhe në këtë fushë nuk jemi përmirësuar,"- tha Hohmann. 

3 VITE ME PARE

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku përmend raportin e KE-së: S'ecim dot përpara, përmendet kriminaliteti dhe arrestimi i një ministri

Raporti i KE/ Ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon integrimin në BE.
Jorida Tabaku

TIRANË- Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku ka ripërmendur raportin e Komisionit Evropian. E pranishme në mbledhen e zhvilluar sot, Tabaku thotë se vendi ynë nuk mund të shkojë përpara, nëse të gjithë institucionet e vendit nuk janë në unison për drejtimin, ritmin, energjinë dhe frymën që duhet të ndjekim. Sipas Tabakut, nisma e Pasaportave të Arta që në kushtet e kësaj Shqipërie dhe kësaj qeverisje, do ta kthente vendin në parajsën e parave të pista, krimit të organizuar dhe një rrezik eminent për Bashkimin Europian. Ajo shtoi se pasaportat e Arta nuk mund të jetë politika e tërheqjes së investitorëve të huaj pasi ajo në të vërtetë është politika e korruptimit dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Fjala e Tabakut:

Shqipëria kandidatja e përjetshme për anëtarësim në BE. Pak ditë më parë u publikua strategjia e zgjerimit dhe raporti për Shqipërinë, që çdo vit na tregon se ku jemi! Në fakt shumë nga ne në këtë salllë e jashtë kësaj salle e dimë shumë mirë gjendjen tonë. Kandidatja e përjetshme për anëtarësim në BE! Gjatë gjithë kësaj kohe në opozitë kam kërkuar përherë e më shpesh që të punohet për konferencën e parë ndërqeveritare, e të punohej pavarësisht një date. Ky është raporti i parë që dorëzohet ndërsa Europa është e përfshirë nga një luftë e padëshiruar por e detyruar. Një ngjarje e veçantë që ka ndryshuar, për mirë deri më tani, qasjen e BE-së ndaj parimeve të saj dhe në veçanti ndaj rajonit tonë, duket se Evropa po e gjen forcën së brendshmi. Por, megjithëse shumëçka duket se ka ndryshuar nga disa vende skeptike në raport me ne, shumëpak ka ndryshuar nga Shqipëria në raport me detyrimet karshi vetes sonë dhe padyshim BE-së. Një proces nuk mund të shkojë përpara, nëse të gjithë institucionet e vendit nuk janë në unison për drejtimin, ritmin, energjinë dhe frymën që duhet të ndjekim. Tanimë që konferenca e parë është çelur, besoj është edhe më e qartë për këtë mazhorancë dhe qeverinë se ky është një proces merite që ka brenda tij së paku dy aktorë kryesorë. Për rrjedhojë, ky raport duhet të jetë një dokument pune. Në këto kushte kur Europa është shumë e hapur për të mikpritur Shqipërinë, duket shumë e pandershme që ne të mos jemi aty ku duhet. Dhe me shqetësim konstatova se vlerësimi për grupin e parë të kapitujve është i njëjtë me atë të një viti më parë, asnjë ndryshim në fakt pasi për dy vite me rradhë ka qenë i tillë.

Atëherë kur duhet që çdo gjë ta vëmë në funksion të këtij procesi, ne nuk duket se ja kemi arritur. Për mua është shqetësues fakti se qeveria shqiptare nuk e ka treguar ende vullnetin politik të nevojshëm për reforma. Korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e mosndëshkimit. Natyrisht raporti përmend arrestimin e ish Ministrit të Brendshëm, por për vendin më të korruptuar në Europë, një çështje si e inceneratorëve dëshmuar dhe faktuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët për 430 mln euro nga buxheti i shtetit, për koncesionet dhe PPP, SPAK ka një rrugë të gjatë për të bërë për të krijuar besueshmëri. Hetime kriminale të natyrës Financiare, përmenden në raport, janë udhëhequr nga SPAK që kanë treguar përfshirjen e politikanëve dhe anëtarë të lartë të institucioneve shqiptare.Njëkohësisht raporti thekson se duhet vullnet më i madh politik dhe vë në dukje se si gjyqësori po përpiqet të intimidohet në një farë mënyre; Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve të forta të interesave publike me ato private. Duhet një vullnet politik më i madh, një strukturim më i fortë dhe gjithashtu resurset e duhura dhe aftësitë për të shkuar tek niveli i mjaftueshmërisë.

Dhe ky këshill kombëtar këtë duhet të diskutojë cilat janë nevojat e institucioneve të reja të luftës ndaj korruspionit, të cilat ne si Kuvend do duhet t’i vëmë menjëherë në dispozicion. Javë më parë një anketë e OECD renditi se një nga shkaqet madhore për largimin e qytetarëve nga rajoni ishte korrupsioni. Nuk ka shqiptar brenda dhe jashtë kësaj salle që nuk dakordësohet se ky është shkaku themelor për largimin nga vendi i qyetarëve tanë. Fatkeqësisht sot ky korrupsion, nuk është më korruspion banaqesh që luftohet me shërbime online, për të cilat kam dyshimet e mia për aksesueshmërinë. Por është korrupsion politik, korrupsion me ligje, korrupsion që ka kapur nivelet më të larta të partive politike e parlamentit. Një sëmundje që ka nevojë për ndërhyrje urgjente. Krimi Organizuar. Vazhdon të mbetet një problem për Shqipërinë, i cili po eksportohet nga rajoni, në vendet e BE e deri në Amerikën latine, që po depërton në jetën ekonomike e financiare të vendit. Dua të përshëndes marrëveshjen me Europol në këtë drejtim (kërkesë e konf të parë) por kjo nuk është e majftueshme.

Fatkeqësisht përpos problematikës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigracionit (azilkërkuesve) ka dy probleme të tjera që janë vija e kuqe e BE-së. Së pari Amnistia Fiskale dhe së dyti Pasaportat e Arta. Sa i përket shtetësisë, Shqipëria duhet të përmbahet nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të përbënte rrezik përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit nga krimi i organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me acquis e BE-së shprehet KE. Raporti shprehet se miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë, si dhe në luftën kundër pastrimit të parave. Gjyqësori: Në lidhje me sistemin gjyqësor, megjithë zbatimin e reformës gjyqësore dhe ngritjen e të gjitha strukturave të drejtësisë, KE shfaq problemin e procedurave të gjata, dhe numrit të madh të çështjeve të mbetura të cilat vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor. Në këtë pikë ne kemi ende probleme me ndërhyrjen e politikës, në jetën e SPAK dhe gjyqësorit.

Unë, jam ende duke pritur që të shoh rezultate gjithnjë e më konkrete pasi e kam të qartë që pandëshkueshmëria është një nga ato plagët e hapura në vendin tonë që nuk po mbyllet. Drejtësia sot ka detyrimin që të shkëputet politikisht nga pushteti ekzekutiv, sikundër ka dhe detyrën të dëshmojë pavarësinë e saj e mbi të gjitha guximin, për të prekur aty ku duhet edhe kur pushteti është më i fortë. Nuk dua të bëj moralizëm por dua të flas me fakte. Më vjen keq që ndërsa lexoja emrat e propozuar për disa nga institucionet më të larta të drejtësisë vura re eskpertët, ata që shkruan reformën në drejtësi. Imagjinoni pak sikur ne këtu të shkruajmë dhe miratojmë ligje apo dhe ndërtojmë institucione ku të emërohemi po ne në krye të tyre. Pra, sikur qëllimi dhe synimi përfundimtar i gjithë kësaj reforme, të ketë qenë vendosja në krye të çdo institucioni, të një prej shkruesve të reformës. A mos votuam një reformë në drejtësi për të shembur një korporatizëm dhe të ndërtojmë një tjetër me figura të reja? Unë nuk besoj se ky ka qenë as qëllimi i deputetëve, as i atyre që e mbështetën dhe e mbështesin reformën në drejtësi. Demokracia institucionale është zhbërja e korporatizmit në poste publike dhe e sundimit të një kaste të vogël dhe të perhershme.

Kryeministria, për fatin e keq, është kthyer në kullë të qendërzuar kontrolli, ku një sërë agjensish të cilat i kam denoncuar që ditën e parë që janë krijuar, duke ushtruar kontroll në të drejtën e informimit, të koordinimit të fondeve e të informacionit që marrin qytetarët dhe BE. Kjo transparencë me regji që ka ndodhur aty por dhe në një sërë institucionesh të varësisë, ashtu si thotë raporti, ngre pikëpyetje për standartet e administratës publike, por që fatkeqësisht është një filozofi e mënyrë drejtimi. Askush nuk i ka harruar “internimet” e gazetarëve apo “rehabilitimet” e tyre që të kujtojnë kohë të padëshirueshme apo dhe “Kështjellën” e Kafkës. Të gjitha këto janë shqetësime, të cilat gjejnë reflektim dhe në raport, ndikojnë në përkeqësimin e situatës së lirisë së shrehjes. Jo vetëm kaq por edhe sulmi i mediave apo pronarëve të tyre në biznese kur nuk përputhet politika editoriale me dëshirat e qeverisë është po aq problematike, për lirinë e mediave. Ndërsa flasim, kam dëgjuar që në parlament do të sillet për diskutim dekreti i i famshëm “Ligji Antishpifje”, që është një test i vërtetë për të gjithë aktorët që janë në këtë sallë. Ironikisht sa më shumë përqëndrohet pushteti, aq më pak ligje përafrojmë me BE! Veç 9 ligje në një vit punë! Por, tragjedia më e madhe mbetet kur në mungesë të ligjeve në fjalë, qeveria shqiptare ka paraqitur dy nisma që janë qartësisht vija e kuqe e Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Së pari, nisma e Pasaportave të Arta që në kushtet e kësaj Shqipërie dhe kësaj qeverisje, do ta kthente vendin në parajsën e parave të pista, krimit të organizuar dhe një rrezik eminent për Bashkimin Europian. Pasaportat e Arta nuk mund të jetë politika e tërheqjes së investitorëve të huaj pasi ajo në të vërtetë është politika e korruptimit dhe pastrimit të parave në Shqipëri. Së dyti, më duket shumë e pafalshme që në vitin 2022 raportet vjetore të Bashkimit Europian, të nisin edhe një herë me projektligje që duhet të ishin zhdukur nga qarkullimi; ligji i Amnistisë Fiskale dhe Penale nuk mund të jetë muri pengues i integrimit në BE dhe njëkohësisht trampolina e arsyeve të largimit nga vendi.

Nuk mund të shpëtojmë ekonominë duke incentivuar pastrimin e parave përmes Amnistisë Fiskale. Nuk do të jemi parajsa e Investimeve të Huaja nëse incentivojmë Pasaportat e Arta. Në të kundërt, do të jemi parajsa e parave të pista dhe gjithashtu streha e radhës e krimit të organizuar. Kriza ekonomike që po prek edhe vendin tonë me një shpejtësi të madhe do të godasë të ardhurat e ulëta të një shteti ku 30% e qytetarëve jetojnë nën 5 USD/ditë. Është detyra jonë, e qeverisë dhe parlamentit, që të fokusohet në krijimin e një tregu të lirë, thithjen e investitorëve të huaj që janë nga vendet partnere, për të rritur nivelin e jetesës. Raporti i OECD tregon se thuajse 80% e shqiptarëve largohen sepse nuk kanë kushtet e jetesës për një jetë dinjitoze. Paga e ulët vjen sepse tregu është i kapur dhe jo i lirë.

Unë jam shumë e qartë ndërsa shoh se si një vend që nuk promovon konkurencën, meritokracinë dhe pengon mobilitetin social do të përballet me hemorragjinë e trishtë të largimit të qytetarëve të saj. Shqipëria gjithmonë është vlerësuar për fqinjësinë e mirë dhe për ravijëzimin e politikës së jashtme me partnerët strategjikë; e më lejoni të përshëndes dhe mbështes plotësisht qëndrimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë së OKB si dhe rezolutat e propozuara. Ne, mund të ndahemi për shumëçka mes nesh, por siguria jonë kombëtare dhe unfikimi i qendrimeve tona me partnerin tonë strategjik janë ato çka na bashkojnë.

Padyshim, do të kisha dëshiruar më shumë përpjekje nga ana jonë në lidhje me Kosovën, por situata gjeostratike dhe lufta në Europë ka sjellë prioritete dhe më të mëdha që mund të kenë lënë pasdore Kosovën por që nuk duhet ta lënë atë në harresë. Ky Këshill Kombëtar i Integrimit mblidhet pak ditë pasi Presidenti ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe kur në Komisionin e Sigurisë është paraqitur një raport top-secret, në lidhje me sulmin kibernetik nga Irani. Më lejoni të shpreh mbështetjen time dhe të forcës politike që përfaqësoj për ndërprerjen e marrëdhënieve me Republikën Islamike të Iranit.

Mirëpo, ne duhet të jemi koshient, se kjo situatë dhe ky dorëzim ka ardhur dhe si pasojë e një keqmanaxhimi të vazhdueshëm të të dhënave personale. Në të vërtetë, askush nuk mund të përdorë sulmin e padrejtë të Iranit për të mbuluar padrejtësinë e shtrirë në vite, ku keqmanaxhimi fondeve, korrupsioni në tendera dhe së fundi abuzimi me të dhënat përmes patronazhistëve kanë hapur një derë që tanimë na e kanë zbuluar edhe vende jomiqësore.

Ashtu si thotë dhe Churchill: ato që nuk mësojnë nga historia janë të dënuar ta përsërisin atë! E të mos bëjmë gabimet që janë bërë këto 8 vite, e pse jo dhe 30 vitet e fundit në këtë proces dua ta mbyll duke theksuar:

1. Në mënyrë të vazhdueshme kam këmbëngulur në kërkesën time që procesi i screening të përshpejtohet. Ne jemi kthyer në një banor thuajse permanent i paradhomës, ndaj nxitimi për ta çuar këtë proces më shpejt përpara do të na shpëtojë nga ankthi i të ngelurit në klasë.

2. Ky proces duhet të jetë ai i qytetarëve, të cilët nuk kanë përse të përdoren si bazeni i sondazheve për politikat e gabuara, por si përfitues të një procesi për të cilin ne duhet të punojmë. Prandaj, mendoj që ju takon ju Znj. Ambasadore, si mbajtëse e këtij portofoli, që ta shtyni qeverinë edhe kur kjo nuk ka dëshirën të ecë në binarët e mirëpërcaktuar të BE-së.

3. Unë sot jam në këtë pozicion e nesër nuk do të jem, askush nuk është i përjetshëm në politikë. Kjo nuk ka lidhje me indidivdët por ka lidhje me institucionet dhe institucioni i parlamentit është dhe do të jetë përherë i një rëndësie të veçantë në këtë proces, ashtu si dhe përfshirja e opozitës. Ndaj së pari, dua t’ju kërkoj dhe një herë, me shpresën që do të jetë hera e fundit, që ky institucion të informohet për procesin e screening që ka filluar.

4. Ne duhet të heqim dorë nga heshtja si mjet komunikimi. Do të ishte e udhës dhe e dobishme që për të dy institucionet tona, të kemi një komunikim strategjik për ta kthyer atë më të thjeshtë për qytetarët përfitimet e shumëpritura por edhe kostot që do të duhet të kemi! Ajo çfarë shqiptarët do duhet të kuptojnë është se Bashkimi Europian, ndër të tjera është edhe një mundësi e artë për të kryer biznes, për t’u rritur, për të zgjeruar horizontin e mundësitë. Shqiptarët duhet të kuptojnë se arsimi, diplomat, tregu, punësimi do jenë mundësi reale ashtu si dhe ky proces do të ketë pengesa e rezistencë, e duhet ta bëjmë sa më transparent qe rezistenca për ndryshim, të jetë vec nga frika e transformimit e jo nga aftësia e mundësia për tu rritur.

Ka një arsye të trishtë që lexoj në sytë e atyre që takoj dhe që duan të ikin. Ata jo se nuk besojnë tek Bashkimi Europian, pasi shifrat tregojnë që kërkojnë azil atje, por këta shqiptarë nuk besojnë se ne mund të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, më të ndershme, më konkuruese. Prandaj, detyra jonë nuk është të fshihemi e as të justifikojmë largimet. Detyra jonë është që të ndërtojmë Europën këtu, jo me slogane, jo me videoklipe por me zbatimin e atyre kërkesave themelore të lirisë së tregut, kapitalit, barazisë përpara ligjit dhe meritokracisë. Jam shumë e bindur që procesi i integrimit është një shans që nuk duhet humbur për “brain gain”. Një mundësi e jashtëzakonshme që pasurinë e madhe që e kemi humbur gjithë këto vite, ta rikthejmë sërish këtu. Që të ndërtojmë një shoqëri ku meritokracia, mobiliteti social dhe konkurenca të jenë bazat, ne duhet të luftojmë që çdo nismë ligjore të jetë në përputhje me parimet dhe vlerat e një demokracie institucionale. Ka ardhur koha të punojmë më shumë se sa të propagandojmë! Ka ardhur koha të ndryshojmë, ne të parët në këtë sallë e institucionet që ne përfaqësojmë!

keshilli kombetar i integrimit 17 tetor 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje