LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të përfshira në skemën e pastrimit të parave, kemi evidentuar lidhje të policisë me krimin

• Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. • Në këtë takim Dumani po raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. • Dumani gjatë fjalës së tij se në gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, dhe 38 kërkesa me natyrë korruptive. • Gjithashtu raportoi se janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. • Ai ngriti disa shqetësime si mungesa e referimeve nga institucionet publike, ndërsa u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK. • Dumani më tej shtoi se duhet një zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK. • Ai kërkoi që prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar t’u jepet mundësia për të rikandiduar dhe rizgjedhur. • Kryeprokurori i SPAK gjatë fjalës së tij deklaroi se bankat dhe bizneset shqiptare po për përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave në vendin tonë.  • Dumani tha gjatë raportimit të tij se ka evidentuar lidhje të drejtuesve të lartë të policisë së Shtetit me krimin e organizuar. • Sipas tij ky është fakt shqetësues, ndërsa shtoi se nga SPAK janë proceduar rreth 70 punonjës policie. • Dumani tha se ende nuk ka asnjë indicie se operacioni i SPAK "Revanshi" ku u lëshuan 50 urdhër arreste është dekonspiruar. • Kreu i SPAK komentoi edhe rrjedhjen e informacioneve dhe publikimin e materialeve hetimore në media. • Dumani tha se kjo për SPAK-un është shqetësuese, ndërsa shtoi se kanë hetimet e tyre të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. • Ai shtoi se gjithashtu ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK, ndërsa e cilësoi këtë si çështje delikate. • I pyetur nëse SPAK është përballur me presion politik, kryeprokurori tha se ata janë të “shurdhër” nga retorika politike. • Pas raportimit të tij Dumani mori pyetje të ndryshme nga anëtarët e komisionit. • Ai u pyet për Amnistinë Penale ku përfituan edhe të dënuar nga GJKKO. • Kryeprokurori tha dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë. • Dumani shtoi se për amnistinë është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.

15 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

A ka pasur ndërhyrje nga Greqia për çështjen "Beleri"/ Dumani: Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Altin Dumani

TIRANË - Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, i pyetur në lidhje me çështjen Beleri dhe masën e kreut të PD-së Sali Berisha u shpret se drejtësia nuk mund të sfidohet. I pyetur pse nuk ndryshohet masa ndaj Berishës, Dumani tha se nuk ka asnjë koment për këtë. Sa i takon Belerit, Dumani mohoi që të kishte ndërhyrje në punën e SPAK nga shtete të huaja.

“Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë”, tha Dumani.

 Dumani tha më tej se Gjykata e Lartë ka një rol shumë të madh për njehsimin e praktikës gjyqësore. “Na ka qartësuar të gjithëve me një vendim njehësues lidhur me uniformizimin përsa i takon çështjeve penale, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar”, tha Dumani.

4 JAVE ME PARE

"A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?", Dumani: Nuk jam peng i askujt, çështja e Berishës është hetim, nuk prononcohem dot

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË-  Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u pyet sot nga deputeti demokrat Flamur Noka në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për vendimin për arrestin e shtëpisë të ish-kryeministrit Berisha.

Teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetit nëse "po përdoret nga Rama për të luftuar opozitën" dhe me çfarë baze ligjore, Dumani tha se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe ai vetë nuk është peng i askujt. Gjithashtu ai shtoi se nuk është peng i askujt dhe se politika nuk e ndikon punën e tij. 

Noka: Po mbani të burgosur politik Berishën pa akuzë. Niset një proces politik ndaj tij në shkelje të kushtetutës. Po ashtu edhe për Fatmir Mediun, proces kundër Ilir Metës, drejtues tjetër i një forcë opozitare. Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi. E gjitha si një luftë politike ndaj opozitës. A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?

Dumani: Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë dhe as kur më shajnë kush me njeh e di shumë mirë se çfarë përfaqësoj, unë i nijeti ngelem. Sot në këtë detyrë që më është besuar po përpiqem të bëj më të mirën. A jemi për tu kritikuar? Patjetër që po, por kur ka vend për tu shqetësuar duhet. Ju referuarar raportit të IDM-së por nuk the vlerësimin për SPAK, e thoje dhe këtë. Ne jemi SKY fundor, ngremë akuza fusim njerëz në burg nuk është kurrë kënaqësi! Por kjo është detyra jonë dhe ne nuk flemë të qetë nëse kemi marrë vendim të drejtë apo jo. Por referoju edhe raporteve të ndërkombëtareve për punën e SPAK.

E thash ai që kam qenë ai jam. Si kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023. Si prokuror,. Jam prokuror nuk jam drejtues. Ky është funksione lidh veten time me prokuror. Politikë nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. 0 shanse në punë time dhe të kolegeve të mi. Ajo është çështje në hetim nuk mund të prononcohem. Çdo vendim është i kontrollueshme nga sistemi gjyqësor. Drejtësia nuk i mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt. Sa i takon proceseve penale për të luftuar opozitën? Paskam duar të lidhura unë?

4 JAVE ME PARE

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Hetime intensive, paratë nuk shkojnë për pronarët

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet në Komisionin e Ligjeve për Inceneratorin e Tiranës. Dumani tha se për këtë çështje po bëhen hetime intensive. Ai tha se paratë nuk shkojnë për pronarët, por shkojnë tek Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Që nga muaji gusht është sekuestruar dhe çdo para shko në llogari të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Sekuestruara, zero para shkon te pronarët. Shkon te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, tha Dumani.  

Të dhënat nga Data Baza Lokale e Spending Data Albania tregojnë se nga data 1 janar deri më 17 prill 2024 nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave janë kryer 392,334,823 lekë pagesa (3,8  milionë euro).  Inceneratori i Tiranës, një vepër që nuk ekziston dhe procesi është nën hetim dhe sekuestro nga SPAK, do të financohet nga taksat e shqiptarëve me 1,27 miliardë lekë (12 mln euro) këtë vit, me rritje gati 20% nga viti 2023, sipas parashikimeve në buxhetin 2024.

4 JAVE ME PARE

Të dënuarit e GJKKO përfituan nga Amnistia Penale, Dumani: Është marrë mendimi i SPAK për fazën e parë, jo si është miratuar

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË-  Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve nga deputeti Enkelejd Alibeaj në lidhje me Amnistinë Penale, ku u përfituan edhe të dënuarit nga GJKKO.

Në përgjigjen e tij, kryeprokurori tha dhënia e amnistisë  është kompetencë e Kuvendit dhe sipas tij SPAK nuk mund të ndërhyjë. Dumani shtoi se për amnistinë është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.

"Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë,. Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor."- tha Dumani.

4 JAVE ME PARE

"Ka konstatim se SPAK është produkt politik", Alibeaj te Ligjet: Gjithçka e goditshme, përveç kryeministrit! Të jepet shembull se askush s’është mbi ligjin!

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në këtë takim Dumani raportoi në lidhje me punën vjetore të SPAK. Pas fjalës së Dumanit deputeti i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj tha se publiku ka perceptimin se gjithçka është e goditshme, përveç kryeministrit.


Alibeaj theksoi se SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë. Ai më tej shtoi se SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet. Deputeti theksoi se rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta ndësa shtoi se SPAK duhet të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Alibeaj gjithashtu tha se ka konstatim se SPAK është produkt politik.

"Ata persona që janë ulur në ato karrige, kanë të drejtën që të hetojnë pushtetin dhe qeveritarët. SPAK sot është i suksesshëm për një shkak, faktin që besimi i publikut tek Struktura e Posaçme është i lartë. SPAK nuk duhet të diskriminojë politikisht kur godet.

A ka plan që veprimtaria e SPAK të konsiderohet jo e orientuar politikisht? Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Prandaj, rezultatet e drejtësisë duhet të jenë më të shpejta. Publiku percepton se të gjithë janë të goditshëm, përveç kryeministrit. Unë besoj se shpejtësia në procedimet penale, bazuar në prova, duhet të jetë e tillë që SPAK të japë shembullin se askush nuk është mbi ligjin. Ka konstatim se SPAK është produkt politik," tha ai.

 

 

4 JAVE ME PARE

"Publikimi i materialeve në media është shqetësim", Dumani: Ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar publikimin në media të materialeve hetimore.

Dumani tha se kjo për SPAK-un është shqetësuese, ndërsa shtoi se kanë hetimet e tyre të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. 

Ai shtoi se gjithashtu ka një reduktim të rrjedhjes së informacionit nga SPAK, ndërsa e cilësoi këtë si çështje delikate. 

"Sa i takon rolit të BKH, duhet të marrim parasysh shumë gjëra, është kompletuar vetëm në 2022, ne nuk kemi pasur zyra, dhe vihet re që 2023 është një vit ku institucioni është në kapacitetet pothuajse të plota. Mund të themi mirëfuksionale. Unë e shoh shumë pozitivisht si drejtues i prokurorisë së posaçme. Lidhur me materialet që publikohen në media, është patjetër një shqetësim dhe për ne si institucion, patjetër ne kemi dhe hetimet tona të brendshme nëse ne kemi pasur rrjedhje të informacionit nga brenda. Po të shikoni ca qarkullon, vendimi i gjykatës. Deri në momentin që nuk qarkullon seanca e marrjes në pyetje nuk qarkullon vendim. Në hetimet komplekse ne kërkojmë ndalimin e publikimit të masës. Është një moment shumë i vështirë, sa i takon nga brenda ne përpiqemi ta ndalojmë. Ka një reduktim të madh të rrjedhjes së informacionit nga SPAK. Është çështje delikate", tha Dumani. 

4 JAVE ME PARE

Zgjatja e mandatit/ Dumani: Përjashtojeni emrin tim nëse doni! Prokurorët dashurohen me çështjet

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimi të tij në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor ka kërkuar që prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar t’u jepet mundësia për të rikandiduar dhe rizgjedhur. Dumani gjatë fjalës së tij u shpreh se një prokuror dashurohet me çështjen e tij dhe e njeh në çdo detaj.

Sipas Dumanit nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohet të largohet, pastaj do të diskutohet fati i çështjet. Dumani theksoi se “edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët.

Fjala e plotë:

"Çështja nuk ka të bëjë me interesat e karrierës tonë personale. Së pari është i njohur konstatimi që kudo ku ka mandat nuk ka qëndrueshmëri në rezultate. Së dyti mendojeni në një rast të tillë ku është një hetim që kërkon kohë, mund, bashkëpunim me agjenci brenda apo jashtë vendit. Ju keni hetuar, keni grumbulluar provat, hetimi po shkon mirë, bukur dhe një ditë të bukur prokurorit i ndërpritet mandati.


Problemi është sa efektiv do të jetë ai tjetri. kur ti heton vetë një çështje e ndjek që nga dita e parë, fillon e dashurohesh me çështjen, e njeh në çdo detaj, edhe në 12 të natës kur ti je në gjumë, je në gjendje të dish ku është pika e fortë e çështjes dhe ku është pika e dobët, cilat janë veprimet që ke kryer dhe kush është veprimi i radhës që do të kryhet,  cili është veprimi më rezultatit që mund të çojë, mjeti i kërkimit që të çon tek provat.

Nëse në përfundim të mandatit 9-vjeçar detyrohesh të largohesh çështja pastaj do të diskutohet fati i çështjet. Do të gjendet dikush patjetër, na është dhënë shansi të jemi këtu ku kemi, por ka patjetër kolegë që mund ta bëjmë njësoj si ne apo edhe më mirë, por do ta trajtojmë nga ana e vazhdimësisë, ecurisë së institucionit, hetimeve të ngritura nga ana e institucionit. Së treti ka të bëjë me sigurinë juridike.

Për vijimësinë e mandatit, nuk jam shprehur për një mandat në mënyrë automatike, por ti jepet mundësia për tu rizgjedhur, të konkurrojë me prokurorë të tjerë. Për vijimësinë e mandatit, nuk jam shprehur për një mandat në mënyrë automatike, por ti jepet mundësia për tu rizgjedhur, të konkurrojë me prokurorë të tjerë.

Tashmë gradualisht po hyjmë në një fazë të re të sofistikimit të krimit të organizuar, jemi përpara botës dixhitale dhe po shkohet drejt inteligjencës artificiale, krimi po zhvillohet, sofistikohet më shpejt se ne, kjo do të thotë që koha e hetimit do të jetë gjithmonë e më e gjatë, ndërkohë që rritet koha e hetimit, shkurtohet koha e qëndrimit të Prokurorit në detyrë. Institucioni nuk është gati të përballojë sfidën e re me rregullat ekzistuese. Konsiderojeni çështjen duke përjashtuar emrin tim nëse ju bën punë," tha Dumani.

4 JAVE ME PARE

Vetingu në drejtësi/ Dumani: I shqetësuar më shumë për ata që e kanë kaluar procesin

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË - Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani teksa po përgjigjej pyetjes së deputetëve foli edhe për vettingun në radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë.

Dumani tha se është më i shqetësuar për ata që e kanë kaluar vettingu dhe vazhdojnë të jenë në sistem, pasi sipas tij mund të ndeshen me persona me natyrë korruptive dhe se gjithashtu janë të eskpozuar ndaj korrupsionit. Dumani foli edhe për vettingun ne SPAK ku tha se vitin e kaluar nga 60 veta që e kanë kaluar këtë proces, 1 është larguar dhe 9 janë dorëhequr. 

"Sa i takon luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, sa i përkon prokurorëve apo gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda edhe më parë, ne juridiksionin e kemi të kufizuar, të çosh për gjykim 4 gjyqtarë, ndër të cilët dy të gjykatës së lartë dhe dy të kushtetueses, nuk janë pak në vlerësimin tonë. Për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, thashë që ne edhe nga ato vendime, kemi regjistruar duke marrë indicie nga vendimet e KPK-së, ku kemi nuhatur që mund të kemi edhe një vepër penale me natyrë korruptive. Nuk është përgjegjësi vetëm e SPAK që të hetojmë këtë kategori subjektesh.

Jam më shumë i shqetësuar me ata që e kanë kaluar vettingun dhe vazhdojnë në sistem që mund të ndeshemi para personave me natyrë korruptive. Ky është shqetësimi më i madh dhe këtu jemi të vëmendshëm edhe nga mediat, shoqëria civile dhe politika kur ka denoncime. Ne përpiqemi të mbajmë shënime, bëjmë vlerësimet tona paraprake. Edhe vjet arrestuam një prokuror në detyrë, proceduam një gjyqtare në detyrë dhe ish gjyqtarë dhe ish prokurorë. I kemi në vëmendje dhe jemi të fokusuar. Të pranojmë që kaluam vettingun dhe nuk do të korruptohen gjyqtarë dhe prokurorë është etopi. Jemi të ekspozuar.

Ne si institucion vazhdojmë të jemi të vëmendshëm. Do të vijmë edhe me raste konkrete. Edhe sa i takon brenda SPAK, jemi të vëmendshëm. Ne kemi dhe një proces vettingu që funksionon brenda institucionit. Janë vetuar 60 veta vitin e kaluar, nga këta 1 është larguar. Kemi 9 të dorëhequr. Jemi me këmbanë alarmi edhe brenda vetes SPAK.”, tha Dumani.

4 JAVE ME PARE

A ka SPAK presion politik? Dumani përgjigjet: Jemi të shurdhër nga retorikat politike

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani duke folur në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve iu përgjigj edhe disa prej pyetjeve të deputetëve. Pyetja që ju drejtua Dumanit ishte nëse SPAK ka presion politik.

Sa i përket presionit politik, Dumani shprehet se janë të “shurdhët” nga retorika politike duke lënë të kuptohet se SPAK nuk ka presion nga ajo anë. Dumani përmbyll duke thënë se janë përgjegjës përballë ligjit dhe shoqërisë civile.

Dumani: Disa shefa komisariatesh e shefa krimesh janë përfshirë në krime. Por, me Policinë ne bashkëpunojmë përditë. Ne kemi marrëdhënie procedurale në rastet kur na duhet t’i thërrasim. Ne jemi të shurdhët nga retorikat politike. Jemi përgjegjës përballë ligjit dhe shoqërisë civile.

 

4 JAVE ME PARE

A kishte dekonspirim të operacionit "Revanshi" të SPAK? Dumani: Kemi evidentuar lidhje të drejtuesve të policisë me krimin

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve se ka evidentuar lidhje të drejtuesve të lartë të policisë së Shtetit me krimin e organizuar. 

Sipas tij ky është fakt shqetësues, ndërsa shtoi se nga SPAK janë proceduar rreth 70 punonjës policie. Dumani tha se ende nuk ka asnjë indicie se operacioni i SPAK "Revanshi" ku u lëshuan 50 urdhër arreste është dekonspiruar. 

Dumani: Është e rëndësishme të bëjmë dallimin mes shumicës absolute të punonjësve të policisë që janë të angazhuar ditë e natë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duhet ti diferencoj ata nga një pakicë e inkriminuar.

Në shumë nga hetimet tona kemi evidnetur lidhje të krimit të organizuar me drejtues të lartë të policisë së shtetit. Korrupsioni në radhët e policisë është problematike.

Janë proceduar nga ne rreth 70 punonjës policie. Na kanë rezultuar drejtues të lartë të policisë së shtetit të lidhur me krimin, është ulëritëse kur bëhen pjesë dhe bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ish-drejtori i operacionales, disa shefa krimesh, dhe nuk rri dot pa e adresuar këtë shqetësim, por që kemi një bashkëpunim shumë të mirë me policinë e shtetit nuk mund të rri pa e thënë. Nuk kemi indicie që operacioni është dekonspiruar.

 

4 JAVE ME PARE

FOTO/ Kryemadhi bisedon me Nokën, deputeti vesh bluzën me mesazhin për Berishën, momente pikante nga mbledhja Komisionit të Ligjeve

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka

TIRANË- Disa momente pikante janë kapur nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. Dumani tha se SPAK ka treguar përmirësim të punës krahasuar me një vit më parë.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi së bashku me deputetin demokrat Flamur Noka. Nga fotot e shkrepura shfaqen Kryemadhi dhe Noka duke biseduar me njëri-tjetrin dhe të qeshur.

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Monika Kryemadhi dhe Flamur Noka

Në një tjetër foto Noka i flet në vesh Kryemadhit duke mbuluar gojën me dorë në mënyrë që të mos kuptohen fajlët e tij. Një tjetër detaj që ra në sy ishte edhe bluza e Nokës, të cilën e kemi parë ta veshi edhe në protesta.

Në bluzë shkruhet: Free Berisha së bashku me portretin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

4 JAVE ME PARE

Raporti vjetor i SPAK te Komisioni i Ligjeve, Dumani rendit të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit të dënuar ose në hetim

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
Dumani

TIRANË-  Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit të Ligjeve ku në këtë takim është i pranishëm edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në këtë takim Dumani po raporton në lidhje me punën vjetore të SPAK. Dumani gjatë fjalës së tij ka renditur të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit të cilët janë nën hetim apo të pandehur.

Dumani tha se janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion. Ai më tej shtoi se të dënuar janë dy ish-deputetë, dy ish-gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish-nënkryetar bashkie.

Kreu i SPAK shtoi se për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Më tej tha se janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish-zyrtarit të lartë.


"Janë hetuar gjithsej 20 procedime penale me 22 persona nën hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në funksion: 5 magjistratë, 3 ish gjyqtarë të shkallës së parë, një ish gjyqtare i apelit dhe një ish prokuror.

5 ish kryetar bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie, dy kryetarë bashkie,  një ish ministër Finance, një ish ministër Mbrojtje, një ish ministër Mjedisi, një ish ministër shëndetësisë, një ish-zv.ministër Shëndetësie, një ish kryeministër, një ish sekretar i ministrit të mjedisit, një ish sekretar i ministrisë së drejtësisë dhe një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona me hetim apo të pandehur ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë. Janë dërguar në gjykatë 11 çështje me kërkesë për gjykim 12 persona të pandehur në cilësinë e ish zyrtarit të lartë me funksione: 5 ish-kryetarë bashkie, një  ish gjyqtar, një ish ministër mjedisi, një ish ministër Finance, dy kryetarë bashkie, një ish kandidat për kryetar bashkie dhe një ish sekretar i ministrisë i ministrisë së Shëndetësisë.

Janë dënuar 9 zyrtarë të lartë me funksion:  Dy ish deputetë, dy ish gjyqtare, tre ish kryetarë bashkie, një ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, një ish nënkryetar bashkie. Janë në proces gjykimi 4 ish magjistratë, është në hetim një ish magjistratë në gjykatë e lartë, janë dënuar nga gjykata dy ish magjistratë," tha ai.

4 JAVE ME PARE

"Pastrimi i parave në Shqipëri bëhet me investim në prona", Dumani: Bankat dhe bizneset shqiptare po përdoren si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij te Komisioni i Ligjeve ka deklaruar se bankat dhe bizneset shqiptare po për përdoren si ndërmjetës nga organizatat kriminale ndërkombëtare për pastrimin e parave në vendin tonë.

Dumani tregoi se mënyra kryesore për pastrimin e parave mbetet investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme në Tiranë dhe në zonat turistike si Durrësi, Vlora dhe Lezha.  

Dumani: Investimet në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbetet mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike kryesisht në Vlorë, Durrës, Lezhë.

Gjithashtu një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italian

Një rast një biznes shqiptar bashkëpunoi për ti dhënë akses përfaqësues të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit. Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

4 JAVE ME PARE

Dumani te Ligjet: Ka mungesë të referimeve nga institucionet publike

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, po raporton në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve për veprimtarinë e SPAK gjatë muajit 2023. Ai ngriti disa shqetësime si mungesa e referimeve nga institucionet publike, ndërsa u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK. Vetë Dumani është shprehur se duhet një zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK.

“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani.

4 JAVE ME PARE

Raporti vjetori i SPAK/ Altin Dumani raporton te Komisioni i Ligjeve: Ka përmirësim të punës, janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro

Ligjet/ Dumani raporton punën e SPAK: Bankat dhe bizneset të
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani po raporton në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve për punën vjetore të SPAK. 

Dumani tha se SPAK ka treguar përmirësim të punës krahasuar me një vit më parë. Ai tha se gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, dhe 38 kërkesa me natyrë korruptive. Gjithashtu raportoi se janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. 

Ndër të tjera, kryeprokurori foli edhe për bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, ku tha se përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK.

Dumani: SPAK si ekip ka treguar se ka një përmirësim të punës krahasuar si një vit më parë. Në këto shifra gjendet puna, mundi dhe profesionalizmi i 18 prokurorëve dhe stafit tjetër. E gjithë trupa e SPAK ka hetuar 863 materiale nga e cila është vendosur mosfillimi i procediemit penal për 113 penale. Janë hetuar 750 procedime nga të cilat janë mbartur 451 procedime. Janë regjistruar 299 procedime të reja Janë dërguar në gjykatë 53 kërkesa me 296 të pandehur. 11 kërkesa për gjykim me 109 të pandehur për krim të organizuar dhe 38 kërkesa për gjykim me 142 të pandehur për korrupsion.

Për 29 procedime panel është paraqitur kërkesë për pushim. Është vendosur pezullimi i hetimeve për 24 procedime penale. Nga 575 persona në hetim 457 prej tyre janë hetuar me masë sigurimi, ndërsa 118 persona në hetim janë hetuar në gjendje të lirë. Janë sekuestruar pasuri me vlerë 41 milionë euro. Jemi prokurorë por në asnjë rrethane nuk jemi inkuizitorë. Detyra jonë është të hetojmë, të mbledhim prova dhe të akuzojmë. Duke pasur parasysh shumë mirë se shumë nga subjektet tona janë zyrtarë që përfaqësojnë shtetin shqiptar.

Shifrat janë kokëforte, paçka se e jetojmë krimin e organizuar, sot ndër më të fuqishmit në botë masa arrest me burg me kërkesat tona zë vetëm 49 % të totalit për të cilat është kërkuar ose jo një masë sigurimi. Numri total i të paraburgosurve është 2817, dhe vetëm 237 të paraburgosur janë për llogari të SPAK. Pra zënë vetëm 8.5%. E përsëris që ky numër është më pak se 9% e totalit.

komisioni i ligjeve dumani raporti vjetor i spak

Sondazh

Poll

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarr masiv në Shkodër/ Flakët SHKRUMBOJNË tregun e rrobave të përdorura dhe disa banesa

Zjarrfikëset në luftë me flakët në Shkodër, rrezikohen banesat

Zjarr në një treg rrobash në Shkodër/ Shtëllunga gjigande e tymit pushton zonën

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”,Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Rrëzimi i interperlancës me Ramën, Spaho: Së shpejti do të zbytheni me këto qëndrime

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare

"As emrin nuk guxoni t'ia përmendni"/ Vokshi dhe Felaj zihen për Sali Berishën: Nuk vendos Kuvendi

Klevis Balliu dëmtohet nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia në protestë, të lënduar edhe Noka

Protesta e opozitës, qytetarët hedhin sende në drejtim të policisë, lëndohet efektivi

Protestuesit i vënë flakën gomave para bashkisë, zjarri shuhet nga policia

Përplasjet në Kuvend/ Seanca ndërpritet sërish 5 minuta, Nikolla-Nokës:Po më kërcënon? Të të vij zor

Opozita bllokon foltoren, Noka-Nikollës: Je përfaqësuese dinjitoze e narkoshtetit!

Bardhi ndryshime në Grupin Parlamentar të PD-së kërkon rikthimin e Berishës,Nikolla refuzon kërkesën

Freskohet me ujë dhe niset me vrull drejt policisë, çfarë synonte të bënte protestuesi para Kuvendit

Protestuesit qëllojnë me vezë dhe fruta policinë para Kuvendit: Hapeni rrugën!

Zjarr dhe tym i zi, protestuesit ndezin gomat jashtë Kuvendit

Protesta e opozitës, protestuesit vendosin goma të vjetra jashtë Kuvendit

Investigimi i Rai3, Meloni në krah të Ramës: Nuk ishte ai shenjestra, mirënjohës qeverisë shqiptare

Reportazhi i Rai3/ Rama: Shpëtuam afganët nga vdekja kur asnjë vend i NATO-s nuk i pranoi

Konferenca me Melonin në Shëngjin, Rama për investigimin e Rai 3: U hodh baltë mbi shqiptarët

Deputeti i opozitës italiane përplaset me Melonin në kampin e Gjadrit:Badigardët tuaj po më dhunojnë

“Mos i falni më"/ Rama për Opozitën: Braktiseni në vetminë e ujërave të zeza

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: U përdor si hero një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqe të shëmtuar

Reportazhi i RAI3/ Rama: Baltë e pamerituar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Tensionohet situata, zjarr para bashkisë së Tiranës, protestuesit i vënë flakën gomave

Themelohet Partia Mundësia, Shehaj: Jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike

"Regjimet nuk kanë kurrë fund të lavdishëm"/Noka: Sa më shumë Edveri juaj të rrisë represionin e tij

Açka vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit

E paprecedentë në Kuvend, gardisti urdhëron gazetarët të dalin nga salla, ata i kthehen: Gangster

Projekt-rezoluta për krimet e komunizmit/ Gjekmarkaj: Nuk u kërkua kurrë falje!

"Shpik histori nga Ilirët e Pellazgët", Spiropali-Basha, replika: Keni një paqartësi historike

Vettingu në politikë, Spiropali: SPAK-un e kemi lënë të lirë nga kontrolli politik

Basha: Të vetmet akte të dërguara për luftën ndaj korrupsionit janë varrosur në sirtarë

Komisioni hetimor antikorrupsion/ Sula: Hiqeni nga rendi i ditës, të raportojnë institucionet

Shehu nga kuvendi: OKB votoi rezolutën për të njohur genocidin serb, mazhoranca jonë e rrëzoi

Pr. vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion,Gazment Bardhi largohet nga Kuvendit

Kuvendi voton sot Komisionin antikorrupsion,Nikolla nxjerr gazetarët nga salla,reagon ashpër opozita

Rrëzohet kërkesa e opozitës për mocionin me debat / Zhupa-Nikollës: Dëshiron t’i tregosh besnikëri

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/' Basha: Manovër elektorale e Ramës. Nuk mund të jemi pjesë

Dhunimi i Sokol Mëngjesit/ Policia: Arrestohet organizatori, 20 mijë euro për atë që jep informacion

"E ardhmja nuk mund të mbrohet nga arma", Rama: Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO të arsimit

"Pyes veten kush je"/ Bardhi replikon me Spiropalin: Mos je gjë motra e Olsi Ramës

Rezoluta anti-korrupsion, Çuçi: Ka rënë korrupsioni, 95 % e shërbimeve kryhen nga telefoni

"Vënia në kontroll e SPAK, fantazi"/ Rama i kthehet Opozitës: Po treteni tek 'Rrugica e Shpresës'

Rama mban fjalën në seancë plenare, deputetët godasin tavolinat

"Keni ende shumë për të parë"/ Rama: Korrupsioni në Shqipëri vazhdon

Rezoluta e PS-së në Kuvend/ Rama: Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vjetësh