LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/ Çela: Deklarimi i rremë nga Irena Gjoka është vepër penale. Dumani: S'ka të paprekshëm. Për 'Arubën' s'kam koment

• Komisioni për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore ka marrë 'ok' në Kuvend. • Që në nisje të seancës plenare, deputetët e opozitës bashkuan votat me maxhorancës për të miratuar krijimin e këtyre dy komisioneve. • Të vetmit që kanë votuar kundër komisioneve kanë qenë Agron Shehaj, Erald Kapri dhe Redi Muçi. • Debati në Kuvend ka nisur për shkak se Opozitës nuk i lejohet që të bëjnë pyetje ndaj krerëve të Institucioneve të drejtësisë që do të raportojnë në Kuvend sot Altin Dumani dhe Olsian Çela. • Maxhoranca ka vendosur që pyetjet duhet të dorëzohen me shkrim dhe më pas të lexohen nga vetë drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë. • Kjo është kundërshtuar nga Opozita duke e denoncuar këtë si një precedent të papranueshëm. • Më pas, Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim në mënyrë që të bien dakord me krerët e grupeve parlamentare për vazhdimin e seancës sipas kushteve të PS-së. • Pas një ndërprerje të shkurtër, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetjet mund të replikojë për 2 minuta kohë. • Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ishte i pari që mori fjalën, teksa bëri edhe një përmbledhje të të gjithë veprimtarisë të institucionit që drejton përgjatë vitit 2024. • Çela e vuri theksin tek mungesa e prokurorëve dhe volumin e lartë të çështjeve për shqyrtim, si dhe kërkesa për përmirësimin urgjent të infrastrukturës. • Një tjetër çështje për të cilën ai kërkoi reagim urgjent, teksa iu përgjigj pyetjeve të deputetëve ishte siguria në institucionet e drejtësisë, sidomos pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Apelit në Tiranë. • I pyetur për draftin e Kodit të ri Penal, ai tha se i mungon humanizmi. • Sipas Prokurorit, nuk është i nevojshëm ashpërsimi i dënimeve pasi, siç shtoi ai, burgu nuk mund të jetë zgjidhja për çdo problem të shoqërisë. • Prokurori tha gjithashtu se duhet bërë më shumë edhe për hetimet lidhur me pastrimin e parave. • Sa i përket ndërtimeve pa leje, Çela tha se ka pasur 1130 procedime gjatë vitit të kaluar. • Po ashtu edhe Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj 65 pyetjeve të deputetëve të opozitës. • Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj. • Në përgjigje kreu i SPAK tha se plot 71 persona janë në sitën e SPAK për 3 inceneratorët, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit, të cilat janë ende në hetim. • Lidhur me Veliajn, Dumani tha se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe po vijojnë, ndërsa për Ahmetajn tha se është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. • Dumani tha se asnjë person nuk është i paprekshëm, madje as kryeministri Rama. • Sa i takon punës së SPAK në vitin që lamë pas, Dumani tha se janë sekuestruar pasuri me vlerë 6.5 mln euro. •Gjithashtu Dumani u pyet nga demokratja, Elda Hoti nëse SPAK ka nisur hetime për persona të lidhur me krimin e organizuar që marrin koncensione. • Në përgjigje, Dumani tha se SPAK ka nisur procedime lidhur me këta persona dhe shtoi se trendi i ekstradimeve, për shqiptarë që arrestohen jashtë vendit, është në rritje nga të gjitha vendet e Europës. •Kreu i SPAK u shpreh më tej se patronazhimi në Shqipëri nuk është krim dhe ata nuk mund t'i hetojnë. •Po ashtu Dumani u pyet edhe për dosjen Aruba, por u shpreh se nuk ka asnjë koment për këtë çështje. •Në lidhje me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

48 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime..."/ Dumani nga Kuvendi: Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Dritan Prençi

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga prokurori Dritan Prençi për kërcënime. Duke folur nga Kuvendi, Dumani nënvizoi gjithashtu se Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen e tij dhe përkrahjen si Prokurorë të Posaçëm.

Pyetje: Në media është raportuar për presion nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prenci lidhur me një çështje që përfshin zv/kryeminsitren Balluku. A ju ka njoftuar prokuroi mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë? 

Dumani: Për çështje në hetim s’kam për të dhënë asnjë koment. Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time dhe përkrahjen time si prokurorë të posaçëm. S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit të tim ka mbështetjen time dhe solidaritetin tim në hetimin e çdo çështje dhe siç thashë jo vetëm Prençi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

 "SPAK rifilloi hetimet..."/ Dumani- Balliut: Për Olsi Ramën nuk ka prova që e implikojnë në trafikimin e lëndëve narkotike

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjes së demokratit Klevis Balliu lidhur me hetimet për vëllain e kryeministrit Rama, Olsi Rama. Në përgjigje, Dumani tha se hetimet lidhur me atë çështje janë mbyllur pasi nuk janë gjetur provat që vërtetojnë përfshirjen e tij në trafikimin e lëndëve narkotike.

Balliu: Në këtë sallë me 140 deuterëve është njëri që quhet Taulant Balla, dikur ministër i Brendshëm. Në atë foltore në seancën penale të 4 prillit 2024 ka thënën: Unë e di kush është Tani. Ju a kishit qëllim ta identifikonit personin që kishte 10 vite që ishte personi i moshës 45 vjeç i paidentifikuar. Nëse kishit për qëllim ta identifikonit pse nuk thirrët Ballën për ta pyetur që tha publikisht këtë? Nëse Balla e di pse ju nuk e dini? Keni nisur ju një hetim për këtë?

Dumani: Kjo ka të bëjë me laboratorin e Xibrakës dhe Balliu i referohet një hetimit të SPAK për implikimin e mundshëm të Olsi Ramës në trafikim të narkotikëve. SPAK rifilloi hetimet, kreu veprimet e nevojshme dhe në përfundim konkludoi me pezullim të hetimeve për shkak se nuk  u zbuluan autorët e veprës penale dhe hetimet i kanë kaluar për ndjekje të mëntejshe të Policisë së Shtetit./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK..."/ Dumani: Vizita në DASH ndër më të mirat! Me Malin e Zi kemi bashkëpunime konkrete për krimin e organizuar

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Kuvend edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dumani e cilësoi këtë vizitë si një nga më të rëndësishmet e zhvilluara deri më tani, duke theksuar se është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me autoritetet amerikane, veçanërisht në fushën e luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

“Vizita në Departamentin e Shtetit është një ndër më të mirët që kam realizuar. Është vlerësuar bashkëpunimi i SPAK me Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me fokus të veçantë atë të trafikimit të lëndëve narkotike. Por, kjo vizitë nuk ka të bëjë fare me takimin tim në Malin e Zi. Me Malin e Zi kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Hetimet kanë treguar që grupet tona kriminale të vendit tonë bashkëpunojnë me ato të Malit të i sidomos në trafikimin e kokainës. Tashmë kemi vendosur ura komunikimi dhe të një bashkëpunimi të vetëm që është lufta kundër krimit të organizuar”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pse Berisha paraqitet në SPAK ndërkohë që dosja ka kaluar për shqyrtim? Dumani nga Kuvendi: E ka vendosur Gjykata, vetëm ajo e ndryshon...

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën e vënë ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK. Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani u pyet se pse Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thirr të pyetet nga SPAK. Dumani iu përgjigj duke thënë se kjo mbetet në vlerësimin e prokurorëve.

Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK ?

Dumani: Është në vlerësimin e prokurorëve.

Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.

Dumani: I takon shqyrtimit të çështjes në themel.

Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?

Dumani: Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Nuk mund të bëhet kështu dhe hajt…"/ Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Kreun e SPAK, teksa ky i fundit po lexonte pyetjet. Berisha ka ndërhyrë dhe i ka thënë që të lexoj të plota pyetjet. 

Berisha: Lexoji të gjitha, të plota dhe përgjigju! Cila është pyetja, një për një, të lexohet dhe jo kështu. Lexohet njëherë pyetja e plotë dhe pastaj jepet përgjigja, nuk mund të bëhet kështu dhe hajt….

Ndërkohë, Kryeparlamentari Niko Peleshi i kërkoi që të mos ndërhynte, por Berisha këmbënguli që të lexoheshin pyetjet sipas radhës dhe të jepeshin përgjigje konkrete.

Dumani: Jo, s’ka të bëjë fare, nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, i bëj ball sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i SPAK dhe të shërbej./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani: Ju bëj ballë sfidave! Do vazhdoj të jem prokuror...

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot se do të vazhdojë punën e tij si prokuror. Dumani u pyet nga deputetja e opozitës Jorida Tabaku, nëse deklarata tij se nuk do të kandidojë më si prokuror i SPAK, vjen si pasojë e presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin.

Në lidhje me këtë, Dumani tha se do të vazhdojë të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Ai tha se i ka kërkuar disa herë Kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorit të Posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se po e bën këtë për interesin e tij personal. Dumani tha se nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin e tij, ai nuk rikandion.

Pyetja: Në fund të rrugëtim tuja si prokuror, por edhe në mandatin tuaj të fundit si kreu i SPAK, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin?

Dumani: S’ka të bëjë fare. Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, ju bëj ballë sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i republikës së Shqipërisë po na la zoti jetë. I kam kërkuar disa herë kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se bëj për interesin tim personal, nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk rikandioj. Kennedy ka thënë se lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga kushtetuta por burra dhe gratë që i jetojnë ata me guxim. E ndjek punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm. Kjo thënie vlen për të gjithë prokurorët e posaçëm./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës? Dumani: Hetimet vijojnë, nuk kanë përfunduar ende

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj. Në përgjigje për Veliajn, Dumani tha se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe po vijojnë. 

Pyetje: Pse 3 inceneratorët nuk janë pjesë e një dosjeje, a kemi përpjekje të SPAK për të hetuar aferën e inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal?

Si ka mundësi që SPAK nuk ka marrë ende të pandehur Veliaj për inceneratorin? A ka mundësi për të kërkuar një dëshmi nga ish-zv.kryeministri Ahmetaj?

Dumani: Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende hetimet vijojnë Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publke të tji velrësohen rast pas rasti, Per ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Hetimet për inceneratorët/ Dumani nga Kuvendi: Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani tha se lidhur me inceneratorët SPAK ka hetuar 71 pesona në të gjitha niveleve, ku disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim dhe disa në gjykim.

Dumani u shpreh se rastet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte oenale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK.

Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende hetimet vijojnë Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publike të tij velrësohen rast pas rasti, Për ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai./Dosja.al

 

 

 

 

7 MUAJ ME PARE

"Të përfshirë edhe në krimin kibernetik"/ Raporti vjetor i SPAK, Dumani: Grupet kriminale shqiptare aktive në trafikimin e kokainës në Evropë

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu SPAK, Altin Dumani ka folur mbi topologjinë dhe veprimtarinë e grupeve kriminale me ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjatë pasqyrimit të veprimtarisë së institucionit për vitin 2024 në Kuvend, Dumani tha se këto grupe ushtojnë aktivitetin e tyre në disa vende të BE, kryesisht në Itali, Spanje, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe vende të tjera si Zvicër e Mbretëri e Bashkuar. Sipas tij, grupet e sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e Amerikën Latine, kryesisht në Bolivi, Peru, Ekuador e të tjera.

"Lidhur me topologjinë e grupeve kriminale me ndikim në Shqipëri, ato vijojnë të jenë aktive në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht në trafikimin e Kokainës dhe kanabisit. Këto grupe ushtojnë aktivitetin e tyre në disa vende të BE, kryesisht në Itali, Spanje, Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani, si dhe vende të tjera si Zvicër e Mbretëri e Bashkuar.

Ata e sigurojnë blerjen e kokainës në vendet e Amerikën Latine, kryesisht në Bolivi, Peru, Ekuador e të tjera. Megjithëse me një shkallë të ulët, grupet kriminale me ndikim në Shqipëri janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik, që janë gjithashtu pjesë e tregjeve ndërkombëtare të BE," tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Kreu i SPAK liston problematikat në Kuvend: Jemi nën presion nga krimi i organizuar dhe politika

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka evidentuar problematikat që janë hasur në punën e SPAK. Duke folur nga Kuvendi, Dumani e vuri theksin tek presoni nga krimi i organizuar dhe politika. Sipas tij, ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor.

Dumani theksoi se për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

“Ndërkohë janë shfaqur edhe disa problematika të tjera, të cilat së bashku paraqiten, si më poshtë:

1. Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK- ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

2. Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë të prokurorëve të posaçëm do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

3. Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se, mungesa e këtij standardi burimi njerëzor vë në vështirësi cilësinë e hetimit dhe prapësimeve të SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

4. Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë policinë e shtetit në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5. Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit mbështetës të ICITAP, ky proces është pezulluar dhe pritet të përmbyllet brenda vitit 2025, me fonde të BE-së.

6. Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shpërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, matjet e riskut, dhe raportimet në kuadër të negociatave me BE, Moneyval dhe raportime në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngele një sfidë. Po bashkëpunohet me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

7. Vijon të mbetet problematike statusi i specialistit Ndërlidhës në Sektorin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta, i cili trajtohet si nëpunës civil bazuar në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, të ndryshuar dhe në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar. Kjo situatë është në kundërshtim me funksionet, që duhet të kryejë Specialisti Ndërlidhës sipas ligjit nr. 95/2016, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

8. Vijon të ngelet e pa adresuar mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale, për të cilat Prokuroria e Posaçme ka në kompetencë, sipas nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Po kështu, paraqitja e kërkesave për njohjen dhe ekzekutimet e vendimeve penale të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga një shtet i huaj, si dhe realizimi i procedurës të ekstradimit për jashtë të shtetasve shqiptarë.

9. Mungesa e kompetencës lëndore e Gjykatave të Posaçme për shqyrtimin e kërkesave në fazën e ekzekutimit të vendimit penal për subjektet e posaçme sipas parashikimeve të nenit 135, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 75/a, të Kodit të Procedurës Penale. Aktualisht këto kërkesa shqyrtohen nga gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm penal, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK, për vitin 2023.

10. Vazhdon dhe mbetet problematike çështja e mos ekstradimit të shtetasve shqiptarë të lokalizuar apo arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç është argumentuar në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"48 të proceduar për krime zgjedhore"/ Dumani: Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se rreth 34% e personave të hetuar nga SPAK janë dërguar për gjykim. Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se në fushën e korrupsionit, janë dënuar 10 zyrtarë me vendim të formës së prerë.

Dumani tha se vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Kreu i SPAK tha në Kuvend se për veprat penale, që lidhen me krimet zgjedhore janë bërë 34 procedime penale dhe se numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 % të të paraburgosurve në Shqipëri. Në fund, Dumani tha se gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale.

“Në fushën e korrupsionit, 10 zyrtarë të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, u regjistruan 9 çështje të reja, vetëm një u dërgua në gjykatë. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore, janë 34 procedime penale dhe 7 persona në hetim. Këto të dhëna tregojnë efektivitet të Prokurorisë së Posaçme. Numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 përqind të të paraburgosurve në Shqipëri.

Referuar të dhënave, 46 raste, ose 40 përqind i totalit të personave nën hetim në 2024, janë hetuar pa masë sigurimi. Gjatë vitit 2024, janë ekzekutuar 79 vendime penale, vendime të formës së prerë. Është dhënë vendimi për ndalim të funksioneve publike, për 35 persona fizikë dje juridikë. Drejtuesi i SPAK ka vendosur 12 kërkesa për mbajtje në regjim të posaçëm. Në 2024, janë miratuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, 41 ekstradime. Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim”, theksoi ai./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Vihet re një rritje në masën..."/ Hetimet pasurore, Dumani: 36,7 milionë euro pasuri të konfiskuara

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Kreu i SPAK, Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani ka deklaruar sot pasuritë e konfiskuara nga SPAK, arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se pasuritë e sekuestruara zënë 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë 56,2% të vlerës totale.

Dumani tha se krahasuar me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Ai tha se gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. 

“SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiarë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta.

Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK. Ndërkohë që për pasuritë e konfiskuara kjo vlerë arrin në shumën rreth 36,7 milionë euro. Kështu, vlera e pasurive të sekuestruara zë rreth 43,8% të vlerës totale, ndërsa pasuritë e konfiskuara zënë rreth 56,2% të vlerës totale. Krahasuar gjithashtu me vitin 2023, vihet re një rritje në masën rreth 59,7% e vlerës totale të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara (rreth 65,5 milion euro në vitin 2024 kundrejt rreth 41 milion euro në vitin 2023)," tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Shqipëria vlerësohet me 42 pikë"/ Dumani raporton në Kuvend: Përmirësohet indeksi i perceptimit të korrupsionit

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Kreu i SPAK, Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot se në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria është vlerësuar me 42 pikë. Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se ky rezultat ka përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë, në raport me një vit më parë.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se SPAK i ka kushtuar një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar. Sipas tij, kjo ka bërë që të forcohet Sektori i Hetuesve Financiar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore në hetimet financiare dhe pasurore. 

“Në Indeksin Global të Korrupsionit për vitin 2024, Shqipëria vlerësohet me 42 pikë, duke e përmirësuar indeksin e perceptimit të korrupsionit me 5 pikë në raport me një vit më parë. Transparency International ka njohur rolin e SPAK në rritjen e besimit të publikut. SPAK i ka dhënë një rëndësi të veçantë hetimit pasuror dhe financiar.

Në këtë kontekst, është forcuar Sektori i Hetuesve Financiar nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve njerëzore kryesisht në hetimet financiare dhe pasurore me veprime komplekse brenda dhe jashtë vendit ku përfshihen edhe veprimet me kriptovaluta. Gjatë vitit 2024, me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë është finalizuar nxjerrja e një udhëzimi të përgjithshëm për masat administrative dhe procedurale për kryerjen e hetimit financiar dhe pasuror në SPAK”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Prokuroria ka dështuar"/ Tedi Blushi: Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i PL-së Tedi Blushi, deklaroi se 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi tha se u është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por se Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar dhe ka përmbushur vullnetin e Edi Ramës. Në fund, Bludhi theksoi se drejtësia ose është për të gjithë, ose mos të jetë fare.

“Raporti i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme, nuk është vetëm një dokument me statistika, por një raport i ndërtuar mbi jetë njerëzish, dramsh dhe tragjedi familjare dhe shoqërore. Çdo numër në atë raport është një nënë që pret djalin e saj pas hekurave. Sot 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur dhe 1/3 pa akuza. U është privuar liria jo se kanë shkelur ligjin, por se Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar dhe ka përmbushur vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg..

A i heton prokuroria se kush po i mbush çantat e fëmijëve me drogë edhe thika apo se kush po i vret në oborret e shkollave. Në shkollat e Shqipërisë, gjen më shumë armë dhe drogë, sesa libra Kush heton për këtë fakt? Kur drejtësia kthehet në vegël politike, ajo nuk është gje tjetër, veçse një armike e interesit publik. Drejtësia ose është për të gjithë, ose mos të jetë fare”, tha Blushi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Politikanët e tjerë që anatemojnë reformat tona, s’do e kishin arritur kurrë"/ Ministri i Drejtësisë: Shqipëria e përmirësuar dhe drejtësia e konsoliduar

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/

TIRANË-Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka deklaruar sot se Shqipëria është përmirësuar dhe se drejtësia ka hyrë në një fazë konsolidimi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Lamallari se nëse Shqipëria do të ishte në dorën e politikanëve, të cilët sipas tij anatemojnë reformën në drejtësi dhe krerët e institucioneve të drejtësisë, kjo nuk do të ndodhte asnjëherë.

Lamallari deklaroi se sistemi i drejtësisë ka fituar një pavarësi ndaj politikës dhe se po prodhon besim. Në fund, ministri tha se raporti i kuvendit tregon se drejtësia penale shqiptare po ecën drejt standardeve evropiane.

“Lufta kundër krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti, është një provë morale për shtetin dhe drejtësinë. Viti 2024 shënoi një kthesë reale, por me fakte të pakundërshtueshme dhe themi me bindje se drejta në vend ka hyrë në një fazë të re të konsolidimit. Konstatohet një realitet i ri institucional. Në vitin 2024 ka pasur rritje në hetimet proaktive. Po ecën shumë mirë procesi i implementimit të sistemit elektronik KAMPs, që është në zhvillim me mbështetjen e BE. Sot kemi një sistem që ka pavarësi prej politikës dhe prodhon besim. Të ishte në dorë të një pjesë të politike, që sot rrinë e anatemojnë reformën në drejtësi dhe krerët e institucioneve të drejtësisë, kjo nuk do të ndodhte asnjëherë. Kjo mazhorancë ka përgjegjësinë historike për të konsoliduar më tej këtë reformën dhe shqiptarët të kenë drejtësinë e munguar.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, sot po negociohet denjësisht me institucionet e BE për të qenë pjesë e tyre në vitin 2030 të barabartë mes të barabartëve. Sot është koha për një drejtësi që të ofrojë standarde të panegociueshme demokratike njësoj si në vendet evropiane. Fokusi ynë për vitin 2025 është i qarë, lidhet me nevojën për transparencë, integritet, goditna të reja të qenësishme për gjykata e prokurori dhe për përdorimin masiv të teknologjisë. Ministra e Drejtësisë po udhëheq fazën e dytë të konsolidimit të reformës në drejtësi me theks te integriteti, profesionalizmi. Raporti i Kuvendit e thotë qartë, drejtësia penale shqiptare po ecën drejt standardeve evropiane. Në vitin 2025 nuk do të flasim më për reformë, por për konsolidim. Në këtë rrugë ministra do të jetë udhëheqëse e transformimit të sistemit të drejtësisë”, tha Lamallari./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Kemi dalë nga listat e zeza të 2012-ës"/ Ministrja e Brendshme: Është ulur kriminaliteti dhe është rritur siguria

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, duke folur nga Kuvendi tha se kriminaliteti është në ulje dhe se lufta kundër goditjes së paligjshmërisë është më e lartë. Gjatë fjalës së saj, Koçiu theksoi se qytetarët sot ndihen më të sigurte dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Sipas saj, siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur.

“Kriminaliteti është në rënie. Niveli i forcës goditëse dhe ndëshkimit është në rritje dhe mbi të gjitha vullneti për të luftuar krimin është më i fuqishëm. Kemi dalë përfundimisht nga çdo listë e zezë ku ishim vendosur jo më larg se 10 vite më parë. Dalja nga këto lista është një arritje dhe arsyeja kryesore përse Shqipëria është sot vendi më i avancuar nga vendet e tjera në tryezën e  bisedimeve në BE.

Janë evidentuar 29 vrasje me dashje, janë 4fish më pas se vrasjet e 2012 dhe vitit të kaluar. Viti 2024 se bashku me vitin paraardhës shënuan numrin më të ulët të vrasjeve më dashje në vend. Qytetarët sot janë më të sigurt dhe kjo vjen si rezultat i fuqizimit të Policisë së Shtetit. Veprat penale kundër jetës dhe pronës janë në rënie. Armëmbajtja pa leje në dy vitet e fundit, ka një rekord sa i përket zbulueshmërisë dhe goditjes.

Siguria në rrugë është rritur, në 10 vite numri i aksidenteve është reduktuar me 40% pavarësisht se numri i përdorimit të mjeteve në rrugë është rritur. Konfiskimi dhe sekuestrimi i pasurive, gjatë vitit 2024 rezultojnë mbi 234 pasuri të sekuestruara më vlerë mbi 48 milionë euro. Janë 89 të konfiskuara me vlerë mbi 163 milionë lekë. Kush është pasuruar sot përmes krimit apo korrupsionit, humbet sot dhe pasurisë.

Këto para kthehen në buxhetin e shtetit dhe përdoren për qytetarët. Pavarësisht arritjeve, ka edhe shumë punë për të bërë, do të vijojmë të bashkëpunojmë me qytetarët. Siguria nuk i përket vetëm policisë apo institucioneve, por të gjithëve. Ky është zotimi ynë, përpjekja për një Shqipëri evropiane”, tha Koçiu.

7 MUAJ ME PARE

"Prokuroria shumë e ashpër me qytetarët e thjeshtë"/ Ndërtimet pa leje, Shehaj: Pse njerëzve me pushtet nuk ia shemb askush pallatet

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Agron Shehaj

TIRANË- Agron Shehaj duke folur në Kuvend për ndërimet pa leje theksoi se prokuroria është e ashpër me qytetarët e thjeshtë ndërsa pushtetarët janë farë të paprekur nga shkelja e ligjit. Gjatë fjalës së tij Shehaj nënvizoi se, se mjafton të bësh nj xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura dhe disa të tjera të paprekura. Në fund, Shehaj shtroi pyetjen, nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë. 

“Zoti Çela u bëra një pyetje lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje. Siç e dini Shqipëria është një vend i padrejtë për qytetarët e thjeshtë. Nëse vëmë re shikojmë veprimet e prokurorisë, është e rreptë me qytetarët e thjeshtë dhe jo me njerëzit që kanë pushtet.

Edhe për ndërtimet pa leje, ka padrejtësi. Mjafton të bësh nj xhiro dhe shikon disa ndërtesa të shembura, dhe disa të tjera të paprekura. Ato që janë më të mira janë më të paprekura. Imagjinoni të vini në vend të një qytetari që ka ndërtuar pa leje. Ai nuk është kriminel, ka dashur të marrë leje po nuk ia jep askush. Këtyre iu shkon policia e ua shemb. Dikujt tjetër ngjitur nuk ia shemb. Dhe i referojnë në prokurori dhe prokuroria vepron. Kjo sipas mendimin tuaj, a kemi të bëjmë me shpërdorim detyre? A ju ka bërë përshtypje diçka e tillë? Duhet të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit.

Të gjithëve iu duhet shembur nëse është për tu shembur, se kjo është diçka që prej jashtëzakonisht shumë qytetarë. Njerëzve me pushtet nuk iu prishen ndërtesat. Qytetarët e thjeshte referohen ne prokurori. Në mes të Tiranës, tek liqeni, kanë ndërtuar një pallat të tërë pa leje. Nuk e shemb askush. Për atë nuk flet askush sepse është me pushtet. Doja të dija nëse prokuroria ka hapur ndonjë hetim për shpërdorim detyre nga ana e qeverisë”, tha Shehaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Organet e huaja thanë se patronazhistët bënë kërdinë", Gjekmarkaj-Çelës: Prokuroria nuk i pa! Votimi ishte fasadë, u drejtua nga partia shtet

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj mori fjalën i pari pas raportimit të Olsian Çelës në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj e cilësoi paraqitjen e kryeprokurorit si një “diskurs paradoksal”, duke theksuar se nga raportimi nuk u mor asnjë përgjigje lidhur me krimin elektoral, fenomenin e patronazhistëve, si edhe ndërhyrjen e administratës dhe të partisë në pushtet në proceset zgjedhore, çështje që, sipas tij, janë evidentuar edhe nga organizmat ndërkombëtarë.

“Diskursi i prokurorit të Përgjithshëm ishte një paradoks. Organet e huaja, në raportet e tyre, si OSBE/ODIHR, vënë re se patronazhistët kanë bërë kredinë në zgjedhje, kurse Prokuroria nuk e sheh këtë. Administrata publike, drejtorët ushtruan presion për votën në zgjedhje, kurse organet e drejtësisë së vendit tim për fat të keq nuk e shohin. U bë një takim para zgjedhjeve, u ngrit një Task-Forcë dhe nuk u bë asgjë, edhe pse pati një tmerr elektoral, pati patronazhim, një votim fasadë i drejtuar nga partia shtet”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Hetim, pastrimit të parave në ndërtim"/ Tabaku-Çelës: Kompani me bilanc zero ndërtojnë kulla me vlerë 200 mln euro në Tiranë

 

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Jorida Tabaku

 

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke folur për ndërtimet në Tiranë, tha se ka kompani që marrin leje për kulla, por bilancin e kanë zero. Tabaku gjithashtu kërkoi më shumë thellim në pyetjen që ajo i drejtoi kryeprokurorit Olsjan Çela sa i takon ndërtimeve në Tiranë. Nga Kuvendi, Tabaku theksoi se, sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim.

"Në Tiranë janë dhënë 1.9 milionë metra katrorë leje ndërtimi, shifer e papërballueshme për sistemin bankar dhe për kompanitë. Në raportin e SPAK thuhej se grupet kriminale po përdorin ndërtinet për pastrim parash. Sot ka kompani që marrin leje ndërtimi për kulla 200 mln euro, me zero bilanc.

Por të ngremë duart dhe të themi se ka raste të tilla, kjo nuk është e mjaftueshme, pastrimi i parasë ka ulur vlerën e euros. Pyetja ime ishte e sinqertë. A mund të krijojmë një qark të mbyllur dhe të mësojmë se nga vijnë paratë në Tiranë. Unë besoj se nuk mora përgjigjen për pyetjen që ngrita. Sot kriza që ka ekonomia shqiptare është pastrimi i parave që ka në ndërtim," tha Tabaku./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Olsian Çela: Duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është një kambanë alarmi. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Çela theksoi se duhet vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë në institucionet e drejtësisë.  

“Vrasja e Astrit Kalasë, ngjarja e rëndë, është një nxitje për të vepruar urgjentisht në aspektin e sigurisë. Disa masa janë duke u marrë, ka një bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit. Ka nevojë për një rikonceptim për çështjen e sigurisë për prokurorët dhe gjyqtarët. Do të kemi disa kërkesa për Kuvendin që do i bëjmë të njohura”, tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Arrestimi i avokatit në Elbasan/ Prokurori Çela: Është e papranueshme, rasti nuk duhet të ndodhte

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se ngjarja në Elbasan ku u arrestua avokati Ulian Bajrami është e papranueshme. Gjatë raportimit në Kuvend, Çela tha se masa e arrestit me burg e kërkuar nga prokurori ishte ekstreme dhe e pajustifikueshme. Ndërkohë që theksoi se masa e arrestit duhet të jetë masa e fundit ekstreme që duhet të merret. 

“Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta lidh me atë që e përmenda në Komisionin e Ligjeve. Kemi sot probleme me realizimin e funksioneve nga prokurorët, sidomos atyre të rinj. Është e papranueshme që nga salla e gjyqit të kalojmë në ndalim. Ne i kemi kërkuar prokurorëve  që masa e arrestit të jetë masa e fundit ekstreme, në çdo rast vlerësimi duhet të bëhet shumë i kujdesshëm sesi do i aplikojmë veprat penale. Rasti në fjalë nuk duhej të ndodhte dhe pse mund të ketë hapësirë. Masa e arrestit në burg është ekstreme dhe e pajustifikueshme”, tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Tendera të përfituara nga persona me rekorde kriminale? Kryeprokurori Olsian Çela: Nuk mund të them se...

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela raporton në Kuvend

TIRANA- Gjatë seancës së sotme plenare, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve lidhur me rastet e mundshme të fitimit të tenderave publikë nga persona me precedentë penalë dhe mungesën e hetimeve ndaj zyrtarëve përgjegjës.

Në përgjigjen e tij, Çela deklaroi se deri më tani nuk disponohen të dhëna konkrete për raste të tilla, por theksoi se çdo situatë duhet shqyrtuar në mënyrë individuale. Ai shtoi se Prokuroria është e gatshme të verifikojë çdo informacion të detajuar që i përcillet nga institucionet përkatëse.

PyetjeRezulton se persona të dënuar kanë përfituar prokurime publike. A keni hetim për shpërdorim detyre për zyrtare për zyrtarë për fenomene të tilla? Apo mbyllni sytë para këtyre fenomene? Përfitimi i tenderave publik nga persona me rekorde kriminale është  luftë kundër krimit apo e fuqizon kriminalitetin?

ÇelaNuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe tja përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Irena Gjoka nuk deklaroi dënimin në Greqi/ Olsian Çela: Deklarimi i rremë është vepër penale

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Cela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se deklarimi i rrëmë është vepër penale. Teksa po raportonte në Kuvend, Çela është pyetur në lidhje me rastin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila rezulton e dënuar nga autoritetet greke. Ai u shpreh se kanë nisur hetimet, duke theksuar se ka sanksione në lidhje me deklarimet e rreme.  

“Kjo çështje u trajtua gjatë raportimit të ligjeve. Po, është vepër penale. Ia kemi referuar dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, ku ka pasur 13 raste për deklarime të rreme. Ka sanksione për këtë çështje,” tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Përdorimi i fondeve publike nga PS në zgjedhje/ Olsian Çela: Janë marrë disa masa për krimet zgjedhore

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se janë marrë disa masa për krimet zgjedhore. Gjatë raportimit në Kuvend, Çela u shpreh se ka një sërë çështjesh penale që janë nisur hetimet në lidhje me krimet zgjedhore. 

"Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor," tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Berisha akuza në Kuvend: I keni hequr çdo kompetencë Prokurorit të Përgjithshëm dhe tani lexoni një rezolutë që është një nekrologji për reformën

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANA- Kryeprokurori Olsian Çela po raporton sot në Kuvend e kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Çelës i janë hequr të gjitha kompetencat. Sipas Berishës, i vetmi funksion që i ka mbetur kryeprokurorit është ai i përfaqësimit të shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare si prokuror.

Berisha: Ftoj çdo deputet në këtë sallë të hapë Kushtetutën. Dhe në qoftë se lexoni Kushtetutën, ai zotëri, nuk ka në mënyrë absolute asnjë tagër në Kushtetutë për ato që i thoni ju rezolutë. Se e kanë zhveshur nga çdo lloj kompetence, të jemi të vërtetë, dhe e thërrasin sikur të ishte me Kushtetutën e vjetër. Ju lexuat një rezolutë me seri nenesh duke shtruar kërkesa, të cilat Kushtetuta dhe ligji nuk ia njeh asnjë atij. Prandaj dhe pse e ngrita këtë? Ai nuk ka përgjegjësi, se ai ka ardhur në parlament për të referuar.

Por këtë e ngrita për shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë që dëshmohet. Nuk ka asnjë lidhje me parlamentin. Nuk ka asnjë fuqi mbi prokurorët se ia ka KLP-ja. Është, sipas këtij libri, përfaqësues në marrëdhënie ndërkombëtare i shtetit shqiptar si prokuror. Kaq. Prandaj të mos bëjmë gjëra të tilla. Të mos bëjmë gjëra të tilla! I keni hequr çdo kompetencë dhe tani lexoni një rezolutë, e cila në fakt është një nekrologji, jo për personin, por për Prokurorin e Përgjithshëm. Për reformën. Kjo është e vërteta. Të paktën, kur vini në parlament, kur zgjidheni, lexojeni Kushtetutën se do iu ndihmojë./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Në vitin 2024 kemi rritje prej 10% të materialeve të trajtuara"/ Olsian Çela: Kemi regjistruar rreth 25 mijë procedime penale

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela paraqiti një panoramë të gjerë të punës së organit të prokurorisë gjatë vitit 2024. Në fjalën e tij në Kuvend, Çela ka evidentuar rritjen e numrit të procedimeve penale dhe të materialeve në shqyrtim.

Çela shtoi se këto të dhëna reflektojnë si shtimin e ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale, ashtu edhe nevojën për forcimin e mekanizmave ligjorë e institucionalë për parandalimin e krimit.

"Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61 167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47 576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24 956 janë procedime penale të regjistruara, 22 441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara. Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.

Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100 000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 000 banorë e ka qarku Berat, ndërsa më të lartën qarku Sarandë. Këto të dhëna evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë,” tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Pyetjet ndaj krerëve të drejtësisë/ Zbulohet marrëveshja PS-PD, deputetët 2 minuta kohë për të komentuar përgjigjet

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Kuvendi

TIRANË- Marrëveshja e dakordësuar mes PD-s dhe PS-s për pyetjet ndaj krerëve të institucioneve të Drejtësisë është zbuluar. Pas një orë diskutimesh, Taulant Balla ka rënë dakord me Belind Këlliçin në lidhje me vazhdimin e seancës plenare. 

PS ka pranuar pjesërisht propozimin e PD për pyetjet e deputetëve ndaj drejtuesve të drejtësisë, ku pas raportimit të tyre ku do u përgjigjen pyetjeve me shkrim, më pas secili deputet që ka bërë pyetje, do ketë 2 min kohë për koment mbi përgjigjen./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Olsian Çela raporton në Kuvend: Ka nevojë për ndërhyrje në ligjin mbi krimet online

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Olsian Çela

TIRANË- Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka deklaruar se duhet që të ndërhyet në ligjin për krimet online. Në fjalën e tij në Kuvend, Çela u shpreh se viti 2924 ishte i vështirë për prokuroritë e përgjithshme për shkak se numrit të ulët të prokurorëve.   

"Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport”, tha Çela./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Doni të mbyllni seancën", Shpërthen Kapri ndaj Peleshit në Kuvend! Kryeparlamentari: Mos paragjykoni!

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Erald Kapri

TIRANANjë debat ka ndodhur në Kuvend gjatë seancës së ditës së sotme midis deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, dhe kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Kapri e akuzoi Peleshin se synon të mbyllë seancën pa raporte të detajuara. Ndërsa Peleshi u përgjigj duke theksuar se procedura përfshin 57 pyetje ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit, të cilat, sipas tij, nuk janë bërë kurrë më parë ndaj një drejtuesi të një institucioni në Parlament.

“Po shkojmë drejt një skenari. Doni ta mbyllni dhe të mos bëni raportimet siç ka ndodhur në seanca të tjera. Tani që maxhoranca ka siklet që kreu i SPAK të vijë këtu. Sepse që të pyesni Dumanin ç’po ndodh me zv.kryeministren kjo është e qartë. Nëse doni ta mbyllni mbylleni dhe na i kurseni këto zgjatjet pa fund”, tha Kapri.

“Z.Kapri mos paragjykoni, janë 57 pyetje të depozituara për drejtuesin e SPAK. Janë kaq pyetje që në historinë e parlamentit shqiptar nuk janë drejtuar ndonjëherë një drejtues institucioni," tha Peleshi./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Balla kërkon 15 minuta pushim: Nëse nuk bini dakord, kalojmë në votim

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka kërkuar 15 minuta pushim për të diskutuar me krerët e grupeve parlamnetare në lidhje me zhvillimin e seancës. Në foltore, Balla ka deklaruar se nëse krerët e grupeve nuk bien dakord për të zhvilluar seancën pa debat, do të kalojnë në votim dhe më pas të mbyllin seancën. 

Në mungesë të kryetarit të grupit, zoti nënkryetar Belind Këlliçi, kërkesa juaj për të shkelur rregulloren, as sot as pa një muaji nuk do e marrë dakordësimin tonë. Kërkoj 15 minuta pushim për një bisedë bashkë me ju dhe kryetarët e grupeve prezentë, nëse s’do kemi dakordësinë tuaj për të vijuar, do kërkoj ndërprerje të diskutimeve dhe kalim në votim”, tha Balla./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Ndalimi i pyetjeve për drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë/ Boçi akuza mazhorancës: Doni të na heshtni se keni dosje kapicë

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boçi, akuzoi maxhorancën se po tenton të pushkatojë fjalën dhe qëndrimin e opozitës përmes një manuali procedural. Në fjalën e tij, Boçi argumentoi se Rregullorja e Kuvendit, konkretisht neni 103, i jep të drejtën çdo deputeti të bëjë pyetje me gojë gjatë seancave dhe se manuali i miratuar nuk mund të jetë mbi Kushtetutën apo Rregulloren.

Sipas tij, ky manual, i miratuar në korrik të vitit 2021 në mungesë të deputetëve të opozitës, është i pavlerë dhe po përdoret si një mjet për të shmangur llogaridhënien.

"Këtu me pompozitet nga kryetari i grupit parlamentar na u listua kushtetuta, rregullorja dhe ai manuali që ju e lexuat si manualin e pushkës model 56, sepse kërkoni të pushkatoni me manual fjalën dhe qëndrimin e opozitës. Po mirë mo se e tha zonja Topalli, si qenka manuali i barabartë me Kushtetutën dhe rregulloren? Unë jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë, lexova rregulloren dhe rregullorja në mënyrë taksative në nenin 103 më jep të drejtën të bëj seancë pyetjesh ndaj përfaqësuesve të institucioneve të pavarura dhe nuk e përcakton fare që pyetja duhet të jetë me shkrim apo duhet të jetë me gojë.

Dhe manuali jot i pushkës model 56 nuk e përcakton njëkohësisht dhe ndërkohë që është krejt i pavlerë, sepse është miratuar në korrik 2021-shit, ku asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk ka qenë në atë sallë dhe në atë vendim. Se jua tha zonja Tabaku, keni marrë dhe vendime të tjera ju, duke hequr dhe koalicionet, po histori tjetër, le ta lëmë atë historinë atje, atje ku është. Pra, qartazi ju tregoni që keni frikë. Unë dua ta falenderoj zotin Gogu sepse me atë dëshirën e madhe për të thënë fjalë të bukura, tregoi sinqeritetin e tij. Ju doni që ne t'jua sjellim të gjitha pyetjet me shkrim.

Ju doni që këtë pjesë ta vendosni me hekura dhe ne të bëjmë komunikim me letra me ju. Po jua thanë dhe të tjerët. Po unë kam një propozim tjetër, se do bëj dy propozime. Po e kthejmë me korrespondencë parlamentin. Po ç'e duam ne, unë s'e kuptoj. Me shkrim pyetjet, po dhe me shkrim përgjigjet, e bëjmë me korrespondencë. Dhe tek e fundit, zoti Peleshi, që kur je ulur në atë karrike, ti e drejton parlamentin sipas urdhërave politikë që vijnë nga kryetari i grupit të Partisë Socialiste. E heqim kushtetutën, e heqim dhe rregulloren, e heqim dhe manualin, megjithëse është i juaji, e zëvendësojmë me statutin e Partisë Socialiste. Po ç'i duam këto ne? Ti as nuk e lexon, as nuk e zbaton këtë.

Edhe këtë, as nuk e lexon dhe as nuk e zbaton. Zoti Peleshi, që kur ke ardhur, e ke bërë këtë gjë, edhe në raporte, edhe më të ngushta. Po të them një gjë, nuk është ky parlament për të ndarë epokat. Nuk je aty për të folur për epokën para Peleshit dhe kjo është epoka pas Peleshit. Ndryshosh ti traditën parlamentare, ndryshosh ti pozicionin dhe rolin e deputetit si llogari kërkues. Nuk e bëj për veten time unë, zoti Gogu, e bëj për publikun dhe e bëjmë vetëm për publikun, në interesin e publikut. Pse i viktimizoni ata njerëz? Ata janë drejtues me autoritetin e tyre dhe unë jam me autoritetin e votës për të biseduar, bashkëbiseduar, kërkuar llogari për shqetësimet që ka publiku. Nuk janë personale. Shqetësimet personale i keni ju. Ju jeni në konflikt interesi, sepse keni dosje të kapica atje dhe prandaj doni që të heshtë opozita," tha Boçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Ndalimi i pyetjeve për drejtuesit e institucioneve të Drejtësisë/ Topalli: Urdhër politik, autoritarizmi fillon këtu

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të rënda ndaj drejtuesit të Kuvendit, duke pretenduar se po zbatohet një urdhër politik për t'i mbyllur gojën opozitës. Gjatë fjalës së saj, Topalli kritikoi ashpër referimin ndaj një manuali në vend të rregullores së Kuvendit për menaxhimin e procedurave. Sipas saj, ky veprim është i paprecedentë dhe i rrezikshëm. 

"Detyra e kryetarit të Kuvendit nuk është e thjeshtë. Jo sot. Shumë herë ke për t'u gjetur përballë situatave të vështira, nëse ju nuk vendosni që do i qëndroni vetëm rregullores. Mua më bën shumë përshtypje që ju flisni për manual dhe ju duket se manuali qëndron mbi rregulloren. Është njëlloj si të thosh ligji qëndron mbi Kushtetutën, apo kodet qëndrojnë mbi Kushtetutën, apo ligjet qëndrojnë mbi kodet. Është e paimagjinueshme që mund ta thoni një gjë të tillë.

Ka një historik parlamentarizmi dhe nuk ka ndodh kurrë që kur deputeti i opozitës apo i maxhorancës, ka dashur që të bëjnë pyetje, atij t'i mohohet e drejta e pyetjes. Dhe kjo është një e drejtë e tyre e fituar me Kushtetutë, me rregullore dhe me gjithë historikun që ne e kemi brenda këtij parlamenti me plus dhe minuse që ka. Ndaj dhe, urdhri politik që ju keni marrë, që ju keni marrë, është për t'i mbyllur gojën opozitës. Kjo është një gjë shumë e rëndë. Ju thatë edhe një frazë: Këtë e bëjmë pasi hoqët dorë nga rregullorja dhe manuali, ju thatë që ne këtë e bëjmë për të mbrojtur shtetin.

Po të ishte Ana, Hana Arendt, është një ndër filozofet më të veçanta të historisë së njerëzimit, ajo do thoshte se pikërisht autoritarizmi fillon në këtë pikë. Kur pushteti flet për shtetin dhe shteti hesht nga frika. Tashti do them një gjë nga eksperienca ime. Nuk ka ndodh kurrë që kur organe të bazuara nga ligji apo nga Kushtetutë, kanë ardhur për të raportuar këtu dhe deputetët kanë dashur për të bërë pyetje, kurrë nuk i është mohuar e drejta e pyetjes. Dhe e fundit, njeriu vendos që edhe të ikë nga një karrigë, nëse ligji që detyron për të zbatuar bie në kundërshtim me vendimin politik të maxhorancës," tha Topalli./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Tomorr Alizoti: Po ndodh precedenti i dytë, dua të pyes drejtpërdrejtë Dumanin dhe nuk po e lejoni

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Tomorr Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësinë të drejtojnë pyetje drejtpërdrejt përfaqësuesve të institucioneve të rëndësishme që raportojnë në Kuvend. Në seancën e sotme parlamentare, Alizoti theksoi se kjo është hera e parë në 32 vite që deputetëve u mohohet e drejta për të pyetur raportuesit, duke e cilësuar këtë si një precedent shqetësues.

“Hera e parë në 32 vite që nuk mund të pyesim raportuesit e thirrur në Kuvend. Ne duam të pyesim përfaqësuesit e institucioneve, pasi Shqipëria është Republikë Parlamentare. Kjo ndodh dhe në vendet europiane. Po ndodh precedenti i dytë. Ju pse e hiqni këtë të drejtë? Ne nuk duhet t’i pyesim ata drejtpërdrejt, por do t’i dorëzojmë ato me listë. Atëherë edhe ne si deputetë të dorëzojmë dosjet tona me fjalime, dhe t’i lexoni ju,” tha Alizoti./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Vetë je kthyer në një haberxhi", Gjekmarkaj-Peleshit: Po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Agron Gjekmarkaj

TIRANADeputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i kërkoi kryetarit të Kuvendit që pyetjet për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë të lexohen nga sekretaria e Kuvendit ose nga vetë deputetët. Gjekmarkaj theksoi se mënyra aktuale trajton titullarët e institucioneve si zëdhënës të deputetëve, gjë që ai e konsideron ofenduese.

Ai gjithashtu kritikoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke thënë se nuk po vepron si kryetar i parlamentit, por si një “haberxhi”, që raporton ose vendos sipas kërkesave të Partisë Socialiste.

“Po asgjësoni parlamentin. Ne deputetët e opozitës kemi ardhur të përgatitur në respekt për titullarët e institucioneve. Mos e sabotoni këtë seancë, lejoi deputetët të bëjnë pyetjet. Pyetja nuk është mekanike, ka tekst dhe kontekst. Përfaqëson interesin e qytetarëve.

Nëse na mohoni këtë të drejtë, po fyeni qytetarët dhe titullarët e institucioneve dhe po fikni parlamentin. Ju po i trajtoni titullarët si zëdhënës të deputetëve. Me çfarë të drejte i kërkoni atyre që të bëjnë prezantimin e pyetjes së deputetëve dhe prezantimin e përgjigjes. I bie që të na përgjigjen me shkrim e me postë. Dikush nga sekretaria e Kuvendit t’i lexojë pyetjet ose njëri prej deputetëve.

Jeni nën efektin e ngjarjeve që vetë i keni gatuar, por kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste. Mos harxhoi drita, ujë dhe roje, mblidhuni njëherë në 6 muaj si Haxhi Lleshi. U zgjodhët si kryetar kuvendi dhe jeni kthyer në një haberxhi”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ishte sikur t’i kërkojë djallit që të interpretojë Biblën", Balla drejtuar Berishës në Kuvend: Kur raportonte Ina Rama, ikje nga salla, apo jo Jozefinë!

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Taulant Balla

TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pati një debat të ashpër me kryetarin e Partisë Demokratie, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit Balla u shpreh se Berisha u duk sikur po fliste Djalli për Biblën. Më tej Balla shtoi se përsa i përket pyetjeve në parlament, në kohën kur raportonte Kryeprokurorja e Përgjitshme e asaj kohe Ina Rama, sipas tij Berisha largohej nga salla.


“Ishte sikur t’i kërkojë djallit që të interpretojë Biblën. Pas dëgjuan seç thotë djalli për biblën, të shkojmë te shinat. E kam për deputetët e rinj të PD. Kur keni ardhur në 12 shtator këtu, në tryezë keni gjetur këto tre libra, të cilët rregullojnë, është dhe Kodi i Etikës, por ju s’vini asnjëherë se shkollë nate e keni. Ne 4 vite më parë traditën e Kuvendit e kemi vënë në libër. Në Parlamentin Europian nuk ndodh që të ngrihesh dhe të pyesësh. Por ka nj rregull, pyetet depozitohen para seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen para seancës. Zgjidheni brenda jush këtë hall që ju ka rënë, Keni 5 orë që të flisni. Ndoshta ai njeri aty, (Berisha) s’do që të flisni ju. Zgjidheni. Je dhe gënjeshtra i nivelit…(Berishës). Kur raportonte Ina Rama, ti largohesha nga Salla, e mban mend Jozefina”, tha Balla./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Debate në Kuvend/ Manja: Për herë të parë në 35 vite ishe i vërtetë. Berisha: Ulziu nuk e përgënjeshtroi kurrë denoncimin tim

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Ulsi Manja

TIRANË- Një debat ka nisur në seancën e sotme në plenare mes deputetit Ulsi Manja dhe kryedemokratit Sali Berisha. Në fjalën e tij në Kuvend, Manja ka deklaruar se hera e parë që Berisha ka qenë i vertëtë në këto 35 vite ka qenë në Bjeshkët e Istogut, ku zgjodhi që të ecte në vend që të eci në këmbë. Ndërkohë që Berisha iu drejtua Manjës me disa përgjime që lexoi në Kuvend. 

Ulsi Manja: Për herë të parë në 35 vite ishe i vërtetë, sepse njësoj si unë na flet shpirti kur ngjitemi në mal se na flet origjina. Në Bjeshkët e Istogut, e le kalin dhe the do eci në këmbë. Edhe vetë jetë e ke ndërtuar mbi gënjeshtra. Duhet të dëgjojnë shqiptarët Saliun e Bjeshkëve jo këtë të Kuvendit.

Berisha: Tani, në vend të replikës. Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.
Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.
Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.

Replika dy! Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume. Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje. Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë. Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet. Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur. Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024. Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij. Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit. E keni frikë, e keni nga halli. Të dy palët. Ky është kompromis në frikë. Ky është kompromis në krim./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë/ Këlliçi: Kjo është tallje me Kushtetutën

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejtën deputetëve që t’i bëjnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Në seancën plenare të Kuvendit, Këlliçi e cilësoi situatën si një tallje me rregulloren, me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës së deputetëve.

Sipas Këlliçit, prej gjashtë javësh që nga fillimi i sesionit parlamentar, mbi 95% e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë pasur mundësi të flasin në foltore, pasi seancat mbyllen me shpejtësi për të kaluar në votim. Në fund, Këlliçi bëri thirrje për lejimin e zhvillimit normal të seancës, duke respektuar të drejtën kushtetuese të deputetëve për të folur dhe përfaqësuar interesat e qytetarëve që i kanë zgjedhur.

"Kjo është një tallje që bëhet me rregulloren e Kuvendit e mbi të gjitha me Kushtetutën dhe me të drejtën e fjalës që kanë deputetët. Por kjo është tallje që bëhet dhe me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë që vijnë këtu se ata as nuk janë zëdhënës, as nuk janë sekretarët e deputetëve që t'i bëjnë pyetje dhe lexojnë pyetjet e deputetëve. Se po qe po jua japim dhe fjalët atyre dhe të marrin dhe atë 38 minutëshin kohë që kemi ne si opozitë, të na lexojnë dhe përgjigjet tona, edhe fjalimet tona. Kjo që ju thoni, praktika parlamentare, është e konsoliduar në mënyrë shumë të qartë të paktën dy vjetët e fundit.

Po të shihni procesverbalin e vitit 2024 dhe të vitit 2023, në faqen 15 dhe 16, keni të shkruar momentin kur deputetët fillojnë dhe i adresojnë pyetje drejtuesve të institucioneve të drejtësisë. Për më tepër, ju vetë përmendët nenin 103 pika 7 të rregullores së kuvendit, që nuk e specifikon as në manual se pyetjet nuk ka të drejtë t'i bëjë deputeti. Se në fund të ditës, për të dalë te një pyetje duhet parashtrimi dhe duhet logjika. Do duhet të ketë një logjikë për çfarë po i pyesim drejtuesit. Ndërkohë nga ana tjetër, ju përmendët me të drejtë, madje i keni këtu në llozhë, keni dy drejtuesit, Prokurorin e Përgjithshëm dhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Të dy bashkë kombinuar në komisionin e ligjeve dhe në komisionin për nismat qytetare, kanë qëndruar mbi 10 orë me deputetët e opozitës dhe të mazhorancës.

Nuk kanë pasur ndonjë problem. Janë adresuar të gjitha pyetjet nga deputetët e opozitës, kanë dhënë përgjigjet e tyre kur kanë dashur, kur s’kanë dashur kanë dhënë sqarimet e tyre dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk kuptoj arsyen se përse ju doni t'i hiqni të drejtën deputetëve të këtij parlamenti t'i adresojnë pyetjet më shqetësuese që kanë sot qytetarët shqiptarë, këtyre drejtuesve, pesë drejtuesve të institucioneve më të larta të drejtësisë në vend. Në një moment kur na janë vrarë gjyqtarë nëpër salla, në një moment kur drejtësia në këtë vend është kthyer në padrejtësi, në një nocion të pranueshëm për çdo qytetar, po të dalësh dhe të bësh një anketim të thjeshtë. Ndaj, ju siç e shihni, qëndrimi ynë është i qartë. Ne duam të zhvillohet seanca. Ne kemi ardhur të përgatitur, sikundër kemi gjashtë javë që ka filluar parlamenti dhe nuk na jepet e drejta e fjalës.

Asnjë nga deputetët, mbi 95% e deputetëve të Partisë Demokratike nuk kanë folur ende në foltore, se ju keni vendosur të mbyllni seancën. Në çdo seancë kaloni në votim. Ndërkohë, e vërteta është që deputetët e opozitës vijnë të përgatitur, është një punë voluminoze që kryhet dhe sigurisht ne vijmë këtu me votat e qytetarëve të opozitës dhe përfaqësojmë interesin e qytetarëve të opozitës, jo të atyre që flasin për heronjtë e fëmijëve tanë apo flasin për një drejtësi që është kthyer një levë në dorën e pushtetit për të goditur kundërshtarin politik. Ndaj, ju lutem, lejoni zhvillimin normal të kësaj seance. Siç e shihni, jemi të gjithë duke folur brenda kontureve të etikës, të rregullores, kemi ardhur të përgatitur. Jepini të drejtën kushtetuese deputetëve. Njiheni atë të drejtë që ua njeh rregullorja dhe të kalojmë seancë normale," tha Këlliçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje”, Berisha shpërthen ndaj mazhorancës: Ulsiu nuk do që të pyes për dy kostumet e Altin Hajrit dhe çantën “Louis Vuitton”

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë. Deputeti Sali Berisha kundërshtoi, duke thënë se vetë deputetët duhet të bëjnë pyetjet dhe jo drejtuesit e institucioneve. Gjatë fjalës së tij Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës për sjellje të papërshtatshme dhe iu referua drejtpërdrejt ministrit Ulsi Manja, duke thënë se nuk do të pyeste për “kostumet që solli Altin Hajri, për çantën ‘Louis Vuitton’ apo edhe për 500 mijë eurot”.

“Ju jeni mëkatarë, të gjithë keni dosje. Ata kanë mëkatet e tyre. Ky është një kompromis që bëhet mes mëkatarëve sesi ti mbuloni. Unë e kuptoj që Ulusiu nuk do të që të pyes për kostumet që solli Altin Hajri, për çantën “Louis Vuitton”, për 500 mijë eurot. Ky tjetri nuk do që ta pyes për bisedat me Mario Çelen, nuk do që ta pyes për dëshminë e Eriona Daupajt. Ky është një kompromis mbi krimin. Ju bëni një gabim historik nëse i hiqeni deputetëve të drejtën për të pyetur”, tha Berisha./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Me Ramën nuk ka zgjedhje"/ Berisha: OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme, demaskoi farsën e 11 majit

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në raportin e fundit për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se raporti i OSBE-s ka damkosur një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit. Në fund, Berisha ka shpjeguar dhe arsyet se përse kanë bashkuar votat me maxhorancën për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.  

“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme. OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.

Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi. Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën
”, tha Berisha./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Redi Muçi: Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votës që partitë e reja

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku partitë e reja nuk kanë të drejtë vote. Në fjalën e tij në Kuvend, Muçi ka pyetur kryeparlamentarin Niko Peleshi se ku janë bazuar që kanë përjashtuar nga e drejta e votës partitë e reja. 

“Ku është tradita parlamentare, për të përjashtuar një parti që përfaqësohet në Kuvend. Dhe ai tha është me konsensus 99% dhe 1% që nuk është pjesë e konsensusit është Lëvizja Bashkë. Pyetja ime është, ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votës që parti parlamentare si me qenë ndonjë OJF apo institucion që është aty për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend”, tha Muçi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ti që bën interesantin, nuk di as të lexosh", plas keq në Kuvend! Balla-Shehajt: Ulesh me këta në tavolinë dhe u shan bukën! E ke shkollë nate Parlamentin..

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Taulant Balla

TIRANA-  Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron Shehaj lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor. Balla theksoi se komisioni duhet të nisë punën sa më shpejt, me qëllim përgatitjen e draftit për financimin e partive brenda datës 31 dhjetor.

Gjatë përplasjes në Kuvend, Taulant Balla iu drejtua Agron Shehajt duke thënë se “nuk di as të lexosh” dhe e kritikoi për përfshirjen e tij me Partinë Demokratike, duke shtuar se “ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë, ulesh me këta në tavolinë dhe u shan bukën”.

Taulant BallaKemi marrë parasysh të gjithë traditë parlamentare. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjitha partitë. Në këtë rast, për herë të parë në historinë  komisioneve zgjedhore, janë përfshirë të gjitha partitë. Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partie me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të çdo njeriu.

Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke  thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime.

E rëndësishme është që të shkojmë përpara me depolitizimin e komisioneve. Zgjedhjet e fundit treguan që partie politike kanë humbur besimin t numërimi i votave me përfaqësues të partive.

Është e pamundur që të bëhet një komision i posacëm me të gjitha partitë, je i mirëpritur në mbledhje dhe ke të gjitha të drejtat sipas asaj që kanë dhe deputetët e tjerë. Sot jemi përpara që kemi konsensus 99%.

Dua të falënderon kolegët nga mazhoranca e opozita që kanë bërë të mundur negocimin e tekstit përfundimtar për projektvendimin për komisionin e Reformës Zgjedhore. Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjithë partitë politika. Për herë të parë kemi përfshirë të gjithë partitë. Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë që them se, sepse nuk di të lexosh. Gënjeve publikun.

Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë. Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën.
Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të PS është të hodhën hapat për ngritjen e komisionit. Duhet t’i japim fund mënyrës se si financohen partitë në këtë vend.

7 MUAJ ME PARE

Në garë për Bashkinë e Vlorës, Deputetja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini jep dorëheqjen

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Brunilda Mersini

TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në nisje të seancës, duke sqaruar se Mersini ka vendosur të garojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor.

Peleshi theksoi gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar për krijimin e vakancës në Kuvend./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Agron Shehaj kundër Reformës Zgjedhore: Ka për qëllim të vrasë partitë e reja

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së Kuvend, Shehaj ka deklaruar se kjo reformë ka për qëllim vrasjen e partive të reja. Shehaj në fund të fjalës ka akuzuar dy partitë kryesore, që po tentojnë të vjedhin së bashku. 

“Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Shehaj./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Raportojnë sot! Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela në Kuvend

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Në ambientet e Kuvendit janë duke pritur që t'i jepet fjala kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

 Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

115 vota pro, miratohet projektvendimi për Reformën Territoriale

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Kuvendi

TIRANË- Projektvendimi për Reformën Territoriale është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të seancës, deputetët kanë votuar ngritjen e projektvendimit për Reformën Territoriale. 

Deputetët votuan me 115 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e komisionit për Zgjedhoren./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

113 vota pro, miratohet projektvendimi për Reformën Zgjedhore

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Votimi

TIRANË- Projektvendimi për Reformën Zgjedhore është miratuar ditën e sotme. Që në nisje të seancës, deputetët kanë votuar ngritjen e projektvendimit për Reformën Zgjedhore. 

Deputetët votuan me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e komisionit për Zgjedhoren./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Drejtësia raporton sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Foto ilustruese

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Mësohet se në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorët Adnand Xholi dhe Klodian Braho.

Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas votimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi është përjashtuar për dy javë pas përplasjes së fundit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Drejtësia raporton sot në Kuvend! Priten debate, votohet ngritja e Komisioneve të Reformës Zgjedhore dhe Territoriale

Institucionet e Drejtësisë raportojnë në Kuvend/
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas votimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi është përjashtuar për dy javë pas përplasjes së fundit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ Dosja.al

seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje