LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e votave. BDI: Kishte blerje masive votash

• Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë votuar sot për kryetarët e komunave që shkuan në balotazh. • Në zgjedhjet e sotme kishin të drejtë mbi 1 milion qytetarë për të votuar, por sipas rezultateve zyrtare të drejtën për votë e kanë ushtruar vetëm 402.895 persona. • Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka deklaruar se zgjedhjet e sotme ishin zgjedhje paqësore, të drejta dhe demokratike. • Por ndryshe nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Integrim Kombëtar (AKI) denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore. • Në komunat shqiptare ka një garë mes koalicionit të BDI-së (AKI) si dhe koalicionit Vlen. • Me 82,91% të votave të numëruara në Tetovë, Bilall Kasami i koalicionit VLEN, prin ndaj kandidatit të AKI-së me gati 4 000 vota më shumë. • Në qytetin e Strugës, pas numërimit të 85,15% të vendvotimeve, rezulton se kandidati AKI-së, Arsim Dalipi ka siguruar 10 141 vota, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra, ka marrë 10 206 vota. • Në qytetin e Kërçovës, pas numërimit të 56.30 % të vendvotimeve, rezulton se kandidati i BDI, Fatmir Dehari, ka siguruar 5.932 vota, ndërsa kandidati i VMRO‑DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka marrë 7.556 vota.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Dalin rezultate e para për Komunën e Strugës, Arsim Dalipi i AKI në 'luftë' për fitore

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e
Foto Ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Strugës. Me 64.70% e votave të numëruara Arsim Dalipi nga Koalicioni AKI, duket se do të udhëheqë këtë komunë. 

Arsim Dalipi ka marrë: 7,999 vota

Mendi Qyra ka marrë: 7.573 vota

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e

8 MUAJ ME PARE

Numërohen mbi 90% e votave në Tetovë, koalicioni VLEN mbizotëron me 54% të votave

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e

MAQEDONI E VERIUT- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka nisur me publikimin e rezultateve të para për Komunën e Tetovës. Me 94.65% e votave të numëruara, Koalicioni Vlen ka shumë gjasa që të fitojë këtë komunë.

Bajram Rexhepi ka marrë: 15.182 vota

Bilall Kasami ka marrë: 20.141 vota

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e

8 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet lokale në RMV/ BDI akuza: Pamë blerje masive votash dhe ndërhyrje brutale të shtetit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e

SHKUP- Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë  të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit,” deklaroi Ademi.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit.

Ademi gjithashtu falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Maqedonia e Veriut zhvillon sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, votohet për kryetarë në 32 komuna dhe qytetin e Shkupit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në RMV/ Numërohen mbi 90% e
Foto ilustruse

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të zhvilloj raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në qytetin e Shkupit dhe në 32 komuna do të zgjidhen kryetarët e komunave.

Për këtë raund të dytë qytetarët do të votojnë në Shkup, Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

Në këtë raund të dytë të zgjedhjeve lokale, kanë të drejtën e votës 1.013.375 votues. Ndërsa në Shkup kanë të drejtë vote 474.304 votues. Në Shkup dhe në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale. Ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre vendvotime për kryetarë bashkie dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë.

Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarin e komunave. Procesi i votimit ka  nisur në orën 7:00 dhe përfundon në orën 19:00. Këto janë zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkishë dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit./Dosja.al

zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet