LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord: Shtyhet Zgjedhorja

• Mblidhen sërish sot Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. • Sot në mbledhjen për "Zgjedhoren" u caktuan 5 ekspertët teknikë dhe ato të propozuar nga partitë politikë. • 5 ekspertët e Reformës Zgjedhore janë: Eridian Salianji, Viktor Gumi, Indrit Sefa, Silva Caka dhe Arian Madhi. Po ashtu, u vendos shtyrja me 6 muaj mandati për Reformën në Kuvend. • Mandati do të shtyhet deri më 10 mars të vitit që vjen. • Në një tjetër zyrë të Kuvendit është mbledhur edhe Komisioni i ‘Territoriales’. •Sot, po flet eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja. • AI ka kërkuar që të mos përqëndrohen tek numri i bashkive, por tek mënyra sesi ato funksionojnë. • Nurja tha se kjo reformë territoriale duhet të vihet në ndihmë qytetarëve. • Ndërsa vuri thelbin tek nevoja për një një analizë të plotë financiare të secilit insitutucion.

9 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VD-'Territorialja'/ Zeqaj: Bashkitë kanë shumë probleme financiare, po hartohet strategjia për pushtetin vendor

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Baftjar Zeqaj

TIRANË- Baftjar Zeqaj, një prej anëtarëve të Komisionit të Reformës Territoriale, deklaroi ditën e sotme se bashkitë kanë shumë probleme financiare. Gjatë komisionit, Zeqaj tha se po hartohet strategjia për pushtetin vendor. 

'Sot dolën problematika. E para është mungesë financash, arsye që mund të kemi administrata pa kryetar, u thanë edhe disa diferencime, u theksua se dekriminalizimi shkon deri te kryetari, u tha se Bashkitë shkojnë te kryeministri, u deklarua se pushteti vendor nuk është autonom tamam. Ndërhyrjet në aktet ligjore e jo ligjore do të sjellin vendime të rëndësishme. Strategjia për pushtetin vendor është duke u hartuar. '- u shpreh Zeqaj. 

3 VITE ME PARE

PD dhe PS bien dakord: Do i propozojmë Kuvendit shtyrjen me 6 muaj të afatit të "Zgjedhores"

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Foto ilustruese

TIRANË- Mandati i Komisionit të Reformës Zgjedhore është shtyrë me gjashtë muaj.

Në mbledhjen e kësaj të marte, bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri njoftoi vendimin për shtyrjen me gjashtë muaj të punimeve, një periudhë e mjaftueshme sipas tij për të realizuar objektivat e Komisionit.

"Në mbështetje të neneve 77, pika 1, e 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 e 55, pika 1, të Rregullores sëKuvendit, si dhe të pikës IX të Vendimit të Kuvendit nr. 12/2022 me propozimin e Bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore kërkohet që komisioni të shtyhet deri më 10 mars 2023."

Ky propozim do i dërgohet Kuvendit për votim, por në Komision ka marrë mbështetjen e dy palëve.

3 VITE ME PARE

VD-Caktohen 5 ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore (EMRAT)

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Kryetaret

TIRANË- Ditën e sotme janë caktuar 5 ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ata janë: Eridian Salianji, Viktor Gumi Indrit Sefa, Silva Caka dhe Arian Madhi.

Në mbledhjen e sotme u miratua shtyrja e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me 6 muaj. Shtyrja e afatit u propozua nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

 

3 VITE ME PARE

VD-Reforma Territoriale/ Denaj: 22 bashki sot nuk u shërbejnë qytetarëve

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Anila Denaj

TIRANË- Në komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja. Deputetja e Partisë Socialiste, Anila Denaj deklaroi se janë 22 bashki në vend që ende nuk janë në funksion të qytetarëve.

“22 bashki sot nuk janë në shërbim të qytetarëve. Ky komision ka detyrë reformën territoriale të shkëputur nga lidershipi. Kur të shkojmë në propozime të mos e shohim sikur reforma territoriale mban të gjithë përgjegjësinë edhe të lidershipit, por ajo reformë të mos ketë kthim prapa dhe të mos jemi viktimë e një mungese efektiviteti. Duhet t’i lëmë ekspertët të diskutojnë më gjatë nëse pjesa financiare e atyre bashkive është ose jo derivat i reformës territoriale. Nuk është numri ai që determinon shërbimet për qytetarët”, tha Denaj.

3 VITE ME PARE

VD-'Pushteti vendor nuk ka qënë i pavarur'/ Mziu: Kosova ka qeverisje më të suksesshme se ne

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu deklaroi ditën e sotme se Kosova ka qeverisje më të sukessshme se Shqipëria edhe pse ka vetëm 13 vite shtet. Në Komisionin e Reformës Territoriale, Mziu u shpreh se pushteti qëndror nuk ka qënë asnjëher i pavarur.

'Kosova 13 vite shtet dhe ka qeverisje më të suksesshme se ne. Nëse ka një vend në vendet e Ballkanit, Kosova është e para, nëse bëjmë një copy-paste të funksionimi të Kosovës në Shqipëri, do të ishte gjëja më e mirë për të funksionuar pushteti vendor. Nuk them se është koha e pamjaftueshme por është vullneti.Pushteti vendor nuk ka qënë i pavarur.'- deklaroi Mziu.

 

3 VITE ME PARE

VD-'Ka komuna që s'kanë asnjë lloj investimi'/ Komisioni, eksperti: Sot nuk ka autonomi nëpër Bashki

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Dhuarta Cupi dhe Fatlum Nurja

TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale ishte i ftuar eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja. Kryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi deklaroi se në disa komuna dhe bashki nuk ka asnjë lloj investimi nga shteti. Eksperti tha se nuk ka përkujdesje nga shteti e se nuk mund të quhet autonomi kur kryetarët e Bashkive trokasin në derën e kryeministrit. 

Dhurata Çupi: Kjo ndarje a i ka shërbyer qytetarëve? 7.8 milionë euro janë investuar në zonat rurale, ke zona që nuk janë prekur në asnjë shërbim publik. Ne në Tiranë e dimë se kur kryetarët e komunave, kërkonin ndriçim, çerdhe apo kopsht. Ka komuna dhe Bashki që nuk kanë asnjë lloj investimi. 

Fatlum Nurja: Nuk ka përkujdesje, autonomia është kur nuk kanë nevojë që të trokasin te kryeministri. 

3 VITE ME PARE

VD-Komisioni i Reformës Territoriale, eksperti: Pozicioni më i vështirë sot për sot është kryetar bashkie

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:

TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Reformës Territoriale, në nisje të saj është marrë mendimi i Fatlum Nurjas, ekspert i projektit ‘Bashki të Forta’. Nurja deklaroi se financat janë problemi më kryesor në komuna dhe në Bashki si dhe shtoi se pozicioni i kryetarit të Bashkisë është më i vështiri sot për sot.

'Kryetarët e bashkive s’janë demonët e mëdhenj, s’janë magjistarë, pa financa janë në presion të politkës për hapje vende pune. Ndërmarrjet e ujësjellësit nga 4 punonjës për 1 mijë lidhje shkojnë 6 punonjës për 1 mijë lidhje, normalisht do falimentojnë. Problemet nuk derivojnë vetëm nga reforma, reforma duhet riparë, jam dakort. Cfarë duhet të bëjmë. Lidershipi politk ta ketë të qartë që detyrat që i vijnë bashkive, shërbimet janë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal, detyra kërkon bashki nëse konfigurohen qe duhet të jenë njësi të zhvillimit ekonomik duhet të keni pikëppamje tjetër, bashki të kishte turizëm 12 muaj jo vetëm 3 muaj.

E pranojmë që motori ekonomik në Shqipëri me këtë nivel kapacitetesh është turizmi, po spostohen qytetarë drejt ultësirës perëndimore, duhet të krijojmë njësi atje ku po boshatisëen, kërkon një analizë shumë gjakftohtë e pa datë. Financat janë problemi kryesor, shërbimi me këtë nivel financiar se kryetarët e bashkive s’janë magjistarë, me këto financa është vendi më i vështirë, është pozicioni i punës sot për sot më i vështirë të jesh kryetar bashkie, përvec ndonjë agjende tjetër'- u shpreh Nurja.

3 VITE ME PARE

VD-Komisioni, Çupi: Ne kemi një model për Bashkitë rurale dhe ato urbane, duhen tipologji të ndryshme

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Komisioni

TIRANË- Në komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, është duke u zhvilluar një seancë dëgjimore me ekspertin e projektit “Bashki të Forta”, Fatlum Nurja. Bashkëkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi deklaroi se vendi ka një model si për bashkitë rurale dhe për ato urbane, ndërkohë që duhen tipologji të ndryshme. 

'Në rajon kemi disa modele, për bashkinë rurale dhe urbane, ndërsa ne kemi vetëm një. A jeni ju në këtë çasje që ne duhet t'i japim tipologji të ndryshme, apo jemi në këtë qasje siç jemi sot, bashki rurale. Ne nuk duhet të kompleksohemi, duhen të dyja, paketa rregullatore. Strategjia e vitit 2017 nuk doli e suksesshme.'- tha Çupi.

3 VITE ME PARE

VD-Komisioni i Territoriales, eksperti: Reformat na duhen për qytetarët, jo për vota

Eksperti i Territoriales: Duhet analizë financiare. PD & PS dakord:
Fatlum Nurja

TIRANË- Eksperti i projektit "Bashki të Forta", Fatlum Nurja deklaroi ditën e sotme në Komisionin për Reformën Territoriale se reformat nuk bëhen për vota por për qytetarët. Nurja shtoi se faji është i qeverisë pasi nuk ka monitoruar qeverisjen lokale.


 

'Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo! Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale. Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa patur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën. Nëse keni vullnet politik për të korigjuar balancën është në dorën tuaj, ka mundësi pët tu korrigjuar por të rëndësishme janë monitorimet, planet, financat, burimet njerëzore.  Të gjitha janë të lidhura me njëra tjetrën. Kanë nevojë për t’u riparë shumë gjëra.'- u shpreh Nurja.

reforma territoriale 2022 reforma zgjedhore 2022

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron