LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion/ Goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie në Shqipëri e Kolumbi! Zbulohet hoteli ku i akomodonin (EMRAT+PAMJET)

• Një grup që trafikonte vajza nga Azia Qendrore dhe Amerika Latine në Shqipëri me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion është goditur nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST. • Në kuadër të operacionit “Rrjeti”, u ekzekutuan 9 masa në Shqipëri, 10 në Kolumbi dhe 3 persona u shpallën në kërkim. • Në vendin tonë u arrestuan, Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shpërdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, ndërsa 48 vajza të huaja janë vënë në hetim për ushtrim prostitucioni. • Hetimi për shkatërrimin e këtij grupi nisi që në muajin shkurt 2025. • Koka e grupit, kolumbiani Lukas Betancur kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine, duke u organizuar atyre udhëtimin dhe akomodimin në vendin tonë, ku më pas ushtronin edhe prostitucionin. • Në rastet kur vajzat refuzonin ose kërkonin të largoheshin, ato kërcënoheshin me familjarët e tyre në Kolumbi. • Krahu i djathtë i kolumbianit në vendin tonë ishte Dritan Sukaj, ku menaxhonte rrjetin e prostitucionit. • Gjatë operacionit është zhbuluar edhe një hotel në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet, që përdorej për ushtrimin e prostitucionit. • Ndërkohë, dy prej të arrestuarve, Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu ishin tutrorët e disa vajzave nga Kazakistani dhe i strehonin në këtë hotel. • Ndërsa, anëtari tjetër i grupit Denis Berisha u jepte drogë vajzave që ushtronin prostitucion e u gjente klientë. • Ndërkohë janë sekuestruar edhe shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

4 artikuj për këtë temë.

8 MUAJ ME PARE

Goditja e rrjetit të prostitucionit në Shqipëri/ Reagojnë Europol e Eurojust: Janë shfrytëzuar mbi 50 vajza

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion/
pamje nga te arrestuarit

SHBA- Dy agjencitë ligjzbatuese europiane Europol dhe EUROJUST, kanë reaguar në lidhje me goditjen e grupit kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore në Shqipëri me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion. Me anë të një njoftimi Europol bën me dije se rrjeti i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra nga Kolumbia në Evropë. Ndërsa viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë.

Në njoftim thuhet gjithashtu se dyshuari kryesor, i identifikuar si një Shënjestër me Vlerë të Lartë brenda një task force të Europolit, koordinonte aktivitetet e grupit, duke u distancuar gjithashtu nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë. Më tej në njoftim shkruhet se Hetimi zbuloi një strukturë shumë të organizuar brenda rrjetit, me anëtarë të caktuar në role specifike që varionin nga rekrutimi dhe transporti deri te kontrolli dhe shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i viktimave.

Njoftimi i EUROPOL:

Një rrjet kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra të cenueshme nga Kolumbia në Evropë. Pasi binin nën kontrollin e rrjetit, viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Të dyshuarit vepronin me një nivel të lartë lëvizshmërie, gjë që ndërlikonte hetimet kombëtare. Bashkëpunimi ndërkombëtar midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kolumbisë, i lehtësuar përmes Europolit, ishte thelbësor në lidhjen e organizatorëve kryesorë me bashkëpunëtorët vendas që vepronin në emër të tyre në vendet e tranzitit dhe vendet e shfrytëzimit. I dyshuari kryesor, i identifikuar si një Shënjestër me Vlerë të Lartë brenda një task force të Europolit, koordinonte aktivitetet e grupit, duke u distancuar gjithashtu nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë.

Hetimi zbuloi një strukturë shumë të organizuar brenda rrjetit, me anëtarë të caktuar në role specifike që varionin nga rekrutimi dhe transporti deri te kontrolli dhe shfrytëzimi i drejtpërdrejtë i viktimave. Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet e internetit për të rritur, me negociata mbi çmimet dhe shërbimet që trajtoheshin nga operatorët e qendrave të thirrjeve, duke i lënë viktimat pa kontroll mbi jetën e tyre. Të ashtuquajturat "agjenci" mbikëqyrnin çdo detaj, nga rekrutimi deri te mbledhja e parave, shpesh duke i nënshtruar viktimat dhunës psikologjike dhe fizike, si dhe kërcënimeve ndaj anëtarëve të familjes në Kolumbi. Të paktën gjysma e të ardhurave të paligjshme kanalizoheshin te organizatori kryesor, i cili mbështetej në metoda të sofistikuara të pastrimit të parave për të mbuluar fitimet kriminale.

Europoli mbështeti aktivitetet operative, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe ofroi mbështetje analitike. Në ditën e veprimit, Europoli dërgoi një ekspert në Kolumbi për të verifikuar informacionin operativ në kohë reale, për të mbështetur hetuesit në terren dhe për të koordinuar bashkëpunimin ndërkufitar. Ky hetim u mbështet nga Ministria e Brendshme e Italisë përmes projektit shumë-donatorësh EU4FAST që trajton kontrabandën e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa EUROJUST shkruan se 17 persona të dyshuar për trafik personash, janë arresuar, ndërsa gjatë 16 kontrolleve në shtëpi u gjetën prova që do të përdoren në hetime të mëtejshme mbi grupin kriminal. EUROJUST shkruan gjithashtu se janë shfrytëzuar mbi 50 vajza për këtë aktivitet kriminal.

Gjithashtu në njoftim thuhet se të dyshuarit kishin ngritur një rrjet trafikimi njerëzor për të rekrutuar gra të cenueshme nga Kolumbia për shfrytëzim seksual në Evropë. Sipas EUROJUST të dyshuarit kryesorë i organizuan aktivitetet e tyre në mënyrë profesionale, duke shpërndarë detyra midis rrjetit për të shmangur ngjalljen e dyshimeve dhe duke udhëtuar nëpër botë për të komplikuar hetimet kombëtare.

Njoftimi i EUROJUST:

Shtatëmbëdhjetë të dyshuar për trafikim njerëzish u arrestuan në një operacion global që përfshinte autoritetet shqiptare dhe kolumbiane. Të dyshuarit kishin ngritur një rrjet trafikimi njerëzor për të rekrutuar gra të cenueshme nga Kolumbia për shfrytëzim seksual në Evropë. Dita e hetimit dhe veprimit mori mbështetje nga Eurojust përmes Projektit të Drejtësisë Penale të Ballkanit Perëndimor dhe Europolit.

Kur gratë e cenueshme mbërritën në Shqipëri, ato u detyruan të prostituoheshin. Grupi kriminal përdori platforma online për të shfrytëzuar gratë në të gjithë Evropën. Besohet se grupi ka detyruar mbi 50 viktima të prostituohen. Çdo grua që refuzonte të punonte mbahej kundër vullnetit të saj dhe kërcënohej me dhunë kundër familjeve të saj në Kolumbi. Një hotel në Tiranë u transformua për të ndaluar me forcë dhe shfrytëzuar seksualisht gratë.

Të dyshuarit kryesorë i organizuan aktivitetet e tyre në mënyrë profesionale, duke shpërndarë detyra midis rrjetit për të shmangur ngjalljen e dyshimeve dhe duke udhëtuar nëpër botë për të komplikuar hetimet kombëtare. Falë bashkëpunimit ndërkombëtar të lehtësuar nga Eurojust dhe Europol, u zbuluan lidhje midis hetuesve lokalë dhe grupit kryesor kriminal. Projekti i Drejtësisë Penale të Ballkanit Perëndimor lehtësoi pjesëmarrjen e prokurorit kryesor shqiptar gjatë hetimit. Europol mbështeti aktivitetet operative, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe ofroi mbështetje analitike. Në ditën e aksionit, Europol dërgoi një ekspert në Kolumbi për të verifikuar informacionin operativ në kohë reale, për të mbështetur hetuesit në terren dhe për të koordinuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Një ditë aksioni rezultoi në shpërbërjen përfundimtare të rrjetit kriminal, me operacione të njëkohshme të kryera në Shqipëri dhe Kolumbi. U identifikuan pesëdhjetë e katër viktima nga Amerika e Jugut dhe u arrestuan 17 të dyshuar, 7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, përfshirë një objektiv me vlerë të lartë. Gjatë 16 kontrolleve në shtëpi, autoritetet mblodhën prova dhe pajisje që do të përdoren në hetime të mëtejshme mbi grupin kriminal./Dosja.al

8 MUAJ ME PARE

Dalin PAMJET e arrestimit të grupit kriminal! Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion/
Foto ilustruese

TIRANA- Ky është momenti i arrestimit të të akuzuarve për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion të vajzave nga Amerika Latine drejt vendit tonë. Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.


Si rezultat i finalizimit pas 8 muajsh hetime, të operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi kriminal që trafikonte dhe shrytëzonte femrat  nga Amerika Latine drejt Shqipërisë për prostitucion. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

8 MUAJ ME PARE

Goditet grupi kriminal që trafikonte femra nga Amerika Latine në Shqipëri, dalin EMRAT e të arrestuarve

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion/
Foto ilustruese

TIRANA- Emrat e të arrestuarve si të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni të femrave, janë publikuar nga policia. Siç bëhet me dije në pranga janë vënë shtetasit Assel Adrysheva, Rostyslav Mieshkov, Denis Berisha, Mirel Shperdheja, Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Kejvin Ndreu, dhe organizatori, shtetasi Kolumbian Lukas Betancur, dhe janë proceduar penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Si rezultat i finalizimit pas 8 muajsh hetime, të operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”, është bërë e mundur shkatërrimi i një grupi kriminal që trafikonte dhe shrytëzonte femrat  nga Amerika Latine drejt Shqipërisë për prostitucion. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.

Në kuadër të operacionit: -u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;

-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç; -u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal. Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se:

-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;

-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion; -shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel; -shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion; -shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme. Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit. Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale.

8 MUAJ ME PARE

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri, goditet grupi kriminal, 19 masa sigurie

Rekrutonin vajza nga vendet e Amerikës Latine për prostitucion/
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Policia ka goditur një grup kriminal që rekrutonte vajza nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore dhe i detyronin të ushtronin prostitucion në Shqipëri. Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Ndërkohë autoritetet kroate, EUROPOL dhe EUROJUST ku lëshuan 19 masa sigurie.

Raportohet se 9 masa u ekzekutuan në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, 3 persona u shpallën në kërkim, ndërsa u proceduan penalisht 48 shtetase të huaja me kombësi të ndryshme. Gjithashtu policia bën me dije se organizatori i grupit, shtetas kolumbian është arrestuar në Kolumbi. Ndërkohë janë sekuestruar edhe shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.


Njoftimi i Policisë: 

Tiranë/Bashkëpunim intensiv me partnerët ndërkombëtarë, për goditjen e trafikimit të qenieve njerëzore, më qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Finalizohet pas 8 muajsh hetime, operacioni policor ndërkombëtar “Rrjeti”. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe Policinë Kombëtare të Kolumbisë, Policinë kroate, EUROPOL dhe EUROJUST.

Goditet një grup kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri. Ekzekutohen në Shqipëri, masa sigurie (7 prej tyre “Arrest në burg”), për 9 pjesëtarë të grupit kriminal.

Arrestohet në Kolumbi, organizatori i grupit, shtetas kolumbian. Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit. Procedohen penalisht 48 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni. Zbulohet një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, ku akomodoheshin dhe shfrytëzoheshin për prostitucion, disa nga shtetaset e huaja. Sekuestrohen shuma parash, 7 celularë dhe prova të tjera të vlefshme për hetimin.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në kuadër të një hetimi proaktiv të nisur në muajin shkurt 2025, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Rrjeti”, me objektiv goditjen e një grupi kriminal që trafikonte femra nga vendet e Amerikës Latine dhe të Azisë Qendrore, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, në Shqipëri, nëpërmjet platformave online.

Në kuadër të operacionit:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: A. A., 43 vjeçe, R. M., 53 vjeç, D. B., 39 vjeç, M. Sh., 28 vjeç, D. S., 37 vjeç, I. G., 35 vjeç dhe K. N., 25 vjeç;
-u ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur pranë policisë gjyqësore”, për shtetasit Z. B., 25 vjeç dhe K. C., 29 vjeç;
-u shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjithashtu, u arrestua në Kolumbi, organizatori i veprimtarisë kriminale, shtetasi L. B., 25 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se:
-shtetasi L. B., kishte rolin kryesor në rekrutimin e vajzave nga vendet e Amerikës Latine dhe në organizimin e udhëtimit dhe akomodimit të tyre në Shqipëri, ku më pas ato detyroheshin të ushtronin prostitucion. Në rast refuzimi, L. B. ushtronte presion dhe kërcënime ndaj vajzave dhe familjarëve të tyre në Kolumbi. Ky shtetas bashkëpunonte me shtetasin D. S., për sigurimin e kushteve për akomodimin e vajzave dhe menaxhimin e rrjetit të prostitucionit;

-shtetasi I. G. kishte përshtatur një hotel në rrugën “Reshit Collaku”, në Tiranë, si vend për akomodomin e vajzave dhe shfrytëzimin e tyre për prostitucion;

-shtetasit A. A. dhe K. N. shfrytëzonin për prostitucion, disa shtetase nga Kazakistani, të cilat i strehonin në këtë hotel;

-shtetasi D. B. iu jepte lëndë narkotike disa vajzave dhe siguronte klientë për prostitucion;

-shtetasi K. P. (i arrestuar më parë), mblidhte të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal dhe i transferonte ato nëpërmjet kriptovalutave, në llogaritë e shtetasi L. B.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Ky operacion është një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar dhe institucional. Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar ka patur rol kyç në suksesin e operacionit.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në goditjen e veprimtarive kriminale që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve dhe do të vijojë bashkëpunimin me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, për të goditur çdo veprimtari kriminale./Dosja.al

operacioni rrjeti

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje