LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Rikthehen online lojërat e fatit/ Ligji miratohet me votat e maxhorancës, opozita kundër: Po i fusni bastet brenda në shtëpi

•Sot në Komisionin e Ligjeve u miratua rikthimi online i lojërave të fatit, me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. • Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër. •Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë. • Ish Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, e ka konsideruar ligjin për lojërat e fatit jo shumë të ndryshëm nga ligji i 2018 dhe jo shumë të ashpër. •Deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka kritikuar rikthimin e ligjit për lojërat e fatit dhe kujtoi përpjekjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama në vitin 2018 për të hequr lojërat e fatit si një nga shkaqet e mëdha që dëmtonin familjet shqiptare.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Rikthehen lojërat e fatit, ligji miratohet me votat e maxhorancës, opozita votoi kundër

Rikthehen online lojërat e fatit/ Ligji miratohet me votat e
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin online të lojërave të fatit, me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë. Ndërkohë deputetja Dhurata Çupi ngriti disa shqetësime që shoqërojnë këtë rikthim të basteve sportive.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë.

2 VITE ME PARE

"Fundi marrëzisë"/ Deputeti i opozitës në Komisionin e Ligjeve: Me ligj po i fusni bastet brenda në shtëpi

Rikthehen online lojërat e fatit/ Ligji miratohet me votat e
Asllan Dogjani

TIRANË- Debatet në Komisionin e Ligjeve kanë vijuar. Deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka kritikuar rikthimin e ligjit për lojërat e fatit. Ai ka kujtuar gjatë fjalës së tij, përpjekjet që janë bërë nga Kryeministri Edi Rama në vitin 2018 për të hequr lojërat e fatit si një nga shkaqet e mëdha që dëmtonin familjet shqiptare.

Një nga armët më të forta që Rama erdhi në pushtet ishte mbyllja e kazinove, e kafeneve, që përdoreshin për të luajtur bixhoz. Të them të drejtën e kam vlerësuar si një nismë shumë me rëndësi, pasi plagët sociale, nga ato lojërat e fatit të vitit 2013 kishin krijuar probleme më shoqërinë shqiptare. Ai arriti deri aty sa t’u thoshte nënave shqiptare se; ‘pagën e burrave do jua sjellim në shtëpi’. E kam vlerësuar si nismë shumë të mirë, pasi pasojat ishin të jashtëzakonshme, ishte rritur numri i vrasjeve, vjedhjeve, borxheve, sherreve, por këto lojëra fati na paskan vazhduar deri në 2018-ën. Deri në 2018 u ndërprenë.

Por pas këtij viti rezulton se 4 mijë individë apo kompani paskan punuar në të zezë. Por çfarë ndryshoi që po tentoni që t’i hapni bastet online? A nuk i shkatërron rininë këto baste? Ne kemi pasur dhe një studim nga Universiteti i Tiranës mbi plagët që ka lënë të të rinjtë këto baste.

Këto baste deri dje, kanë qenë fizikisht, edhe te dera e pallatit. Sot i keni futur në çdo derë, në çdo familje shqiptare përmes telefonit.

Nga krevati, nga dhoma e gjumit, nga kuzhina, çdo qytetar mund të vërë bast përmes telefonit. E morët nga rruga dhe e futët në shtëpi. Kjo qeveri ka dështuar në parandalimin e këtij fenomeni.”, tha ai.

2 VITE ME PARE

'Lojërat e fatit'/ 'Si do mbrojmë futbollin nga trukimet?, Xhafaj: Jam kundra ligjit, të jetë më i ashpër

Rikthehen online lojërat e fatit/ Ligji miratohet me votat e
Fatmir Xhafaj

TIRANË-Paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve është diskutuar ligji i “Lojërave të fatit”, një ligj i cili ka hapur një polemik dhe një debat publik pas ndalimit të lojërave të fatit në vitin 2018. Diskutimet në Komisionin e Ligjeve janë fokusuar tek masat dhe te ashpërsia e përmbajtjes së tij. Pjesë e diskutimit ka qenë ish Kryetari i Komisionit të Ligjeve, tani anëtar i komisioni Fatmir Xhafaj, i cili e ka konsideruar ligjin jo shumë të ndryshëm nga ligji i 2018 dhe jo shumë të ashpër.

Unë jam dakord këtu me kriteret e vendosura me subjeket aplikues dhe me ato që lidhen, me komisionin e licensimit, me këshillin e mbështetjes së projekteve, pavarësisht se nëse mbetet ligji kështu sic është paraqitur do preferoja kritere shumë më të ashpëra se ato që u prezantuan këtu, për subjeketet dhe administratorët e tyre se nuk ka ndonjë ndryshim nga ato që kemi qenë. Duhet një detyrim më i lartë dhe taksa më të larta se 15 përqindshi që vendosej dikur. Unë nuk jam shumë mbështetës ndaj këtij ligji.

Dua të bëj disa pyetje përpara se të vendos votën time:

-A keni ju një analizë se cfarë ka ndodhur pas ndalimit të lojërave të fatit në 2018 në raportin social?

-Nëse është ky dokument a është përfshirë këtu Ministria e Mirqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit të Sportit?

-Ligji në 2018 u bë për të parandaluar riskun social që po kanosej në familjet shqiptare, si është parashikuar nga ky ligj ky risk që ka ekzistuar dikur?

-Ne nuk i kemi mbyllur të gjitha lojërat e fatit ne kemi kasino dhe casino resorte, a mund të na thoni se cilat janë këto dhe a përputhjet vendosja e tyre me vendimin e këshillit të ministrave dhe sa është përfitimi shtetit? A ka pasur shkelje nga këto kazino?

-A ka praktika në vende të tjera ku bastet sportive menaxhohen 100 përqind nga shteti?

 Problemi është që tani bëhet drejtpërdretjt të interesuar. Sa ka mundësi që ka që kjo ka, a ka parashikime. Ju thatë se e njihni këtë risk të tillë. Pyetja ime është se cfarë arrin ky ligj dhe si e mbrojmë ne sportin tonë? Aq më tepër si e mbrojmë ne sportin tonë?- e ka mbyllur fjalën e tij në komision Xhafaj.

ligji për lojërat e fatit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet