LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

RIKTHEHEN zjarret në Shqipëri! Digjen 70 ha kashtë në Maliq, jashtë kontrollit flakët në malin e Gjallicës: Duhet ndërhyrje nga ajri!

• Dita e sotme ka rikthyer edhe zjarret në vendin tonë. • Flaka në malin e Gjallicës në Kukës është riaktivizuar dhe autoritetet lokale kërkojnë ndihmë nga ajri. • Kjo pasi ndërhyrja me zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thepisur. • Po ashtu, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Maliq, ku deri më tani janë djegur rreth 70 ha kashtë. • Ndërkohë që një person është prangosur për zjarrvënie në Gjirokastër. 

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

70 ha të djegura! Izolohen dy vatra zjarri në fushën e Maliqit

RIKTHEHEN zjarret në Shqipëri! Digjen 70 ha kashtë në Maliq,
Foto ilustruese

KORÇË- Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, por "lufta" ndaj flakëve do të vazhdojë edhe gjatë natës. Deri më tani zjarri në Maliq ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë.

2 VITE ME PARE

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit

RIKTHEHEN zjarret në Shqipëri! Digjen 70 ha kashtë në Maliq,
Maliq

MALIQ- Riaktivizohen vatrat e zjarrit në zonën e fushës së Maliqit, ku deri më tani zjarri që ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë. Për shuarjen e flakëve në terren kanë shkuar 3 mjete të shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit që si fillim kanë izoluar zjarrin.

Por aktualisht duket se e kanë të vështirë pasi zjarri favorizohet nga era. 

2 VITE ME PARE

Del nga kontrolli zjarri në malin e Gjallicës, kërkohet ndihmë nga ajri

RIKTHEHEN zjarret në Shqipëri! Digjen 70 ha kashtë në Maliq,
Pamje nga mali i Gjallicës

KUKËS- Alarm në Kukës për zjarrin që është riaktivizuar në malin e Gjallicës. Zjarri, pasi u shua më 25 korrik, u aktivizua gjatë ditës së djeshme, ka qenë një vatër, ndërsa sot janë krijuar edhe katër të tjera.

Si pasojë, është djegur një sipërfaqe e madhe me pishë dhe bredha, ndërsa autoritetet lokale të zjarrfikësve kërkojnë ndihmë nga ajri. Sipas tyre, ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur ndërhyrjen me automjete.

2 VITE ME PARE

Ndezi zjarr dhe flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet Nonda Andoni në Gjirokastër

RIKTHEHEN zjarret në Shqipëri! Digjen 70 ha kashtë në Maliq,
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një person është arrestuar në Gjirokastër ditën e sotme për zjarrvinie. Në pranga ka rënë Nonda Andoni, i cili ndezi zjarr me pajisjen e bletëve, por për shkak të teperaturave të larta zjari u përhap duke djegur sipërfaqe e madhe toke me barishte dhe pisha. Andoni dyshohet ka djegur vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”.

Njoftimi i Policisë:

GJIROKASTËR Ndezi zjarr me pajisjen e bletëve (tymësen), si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke me barishte dhe pisha, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin. Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në territor, me qëllim parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi N. A., banues në Gjirokastër.

Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”, duke u kujdesur për parkun e bletëve, ka ndezur pajisjen e tyre (tymësen) dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte dhe pisha. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

zjarr ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet