Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Studentët e Mjekësisë protestuan ditën e sotme të veshur me bluza të bardha, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë u miratua me 64 vota që projektligji të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. • Votimi nxiti debate me deputetëve në Kuvend. • Deputetja e Partisë Demokratike Fltura Açka e ka cilësuar si ekstrem dhe në shkelje me të drejtat e njeriut. • Petrit Vasili foli si mjek lidhur me problemet e projektligjit. • Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha arsimimi i mjekëve është investim i taksapaguesve dhe vlerëson nismën e qeverisë. • Tashmë, projektligji për Studimet për Mjekësi do diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe në Komisionin e Ligjeve.
15 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka debatuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felajn. Ai tha se kur ajo drejton seancën plenare, krijohen tensione të panevojshme.
Një situatë e tillë, sipas tij, nuk ndodh kur seanca drejtohet nga kryetarja. Gazment Bardhi tha se Felaj me këto akte kërkon të dëshmojë sesa pushtet dhe forcë ka mazhoranca, por shtoi se kjo gjë nuk i intereson deputetëve të opozitës.
“Është e vërtetë është që procedura parlamentare është siç e thoni, por është e vërtetë që edhe deputetët ishin të pranishëm. Nuk është shkelje e rregullores që dy kolegët bëjnë prezantimin e pyetjeve. Sa herë që ju drejtoni seancën, ndodhin këto skena. Nuk ndodhin kur e drejton kryetarja. Sa herë drejtoni seancën, krijoni tension të panevojshëm. Kujt i shërben kjo? Kjo i shërben vetëm për të na treguar sa pushtet dhe forcë keni ju, por kjo nuk ka intereson”, është shprehur Bardhi.
TIRANË- Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në fjalën e marrë në Kuvend, theksoi se vendi duhet të ‘pastrohet’ nga ata që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë. Ai e vuri theksin tek edukimi i brezit të ri. Per të, në burg duhet të shkojnë të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve.
"Duhet të pastrohet vendi. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh, më mirë të shkojnë për edukim. Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve.
Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme, vetëm nëse punohet ndërshmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu, janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln kompani boshe se nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u revoltua sërish në seancën plenare. Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë. Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja.
Replikat
Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.
Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se është një armik i hapur ndaj Kosovës. Jashtë Kuvendit të Shqipërisë, duke folur për gazetarët, Berisha renditi disa nga arsyet se pse sipas tij, Rama është në ‘konflikt’ me Kosovën dhe pse nuk është pranuar si ndërmjetës për konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, shtoi se kreu i qeverisë shqiptare theksoi se e vetmja gjë që po bën Rama është roli i ndërmjetësit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
"Turi i Ramës është një tur i turpshëm, turi i një njeriu, i cili është i aftë të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Edi Rama është një armik i hapur, i deklaruar i Kosovës me një axhendë të pastër, të qartë serbe ndaj Kosovës. Axhenda e Edi Ramës kundër Kosovës nisi javën e parë të ardhjes në pushtet, kur akoma pa bërë betimin si kryeministër i vendit,vrapo në Kosovë dhe zbrazi parlamentin për shkak të qëndrimit fyes ndaj arkitektit të Kosovës së pavarur, Ibrahim Rugovës, detyroi deputetet e LDK të braktisnin parlamentin. Më vonë, Edi Rama riktheu fuqishëm projektin serb të shpërbërjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, de facto ndarjes së Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë. Pasi dështoi me këtë projekt, Edi Rama u bë protagonist i projektit tjetër të Aleksandër Vuçciç, me të cilin ai shpalli nga Tirana, luftën e ftohtë ndaj Prishtinës. Kalonte nga samiti në samit duke anatemuar Procesin e Berlinit dhe reklamuar procesin e Vuçiçit. Shkon tani në një tur për Procesin e Berlinit, por shkon në një tur më qesharak se kurrë. Ka hequr qyrkun e Ballkanit të Hapur dhe thotë se po reklamon Procesin e Berlinit, në një kohë kur ka dëshmuar si njësoj Vuçiçi se është i aftë të shkelmojë pavarësinë e Kosovës. Edi Rama vendosi i pari sanksione ndaj Kosovës, kërcënoi në mënyrë primitive se Kosova do kthehet në epokën e bronzit, foli për Donbase dhe Donjetcke dhe për skenarë që ia servirte Vuçiçi. Kosova ia preu biletën si ndërmjetës, nuk të pranojmë si ndërmjetës dhe kjo është në meritën e tyre. Edi Rama është ndërmjetës i Vuçiçit, nuk ka asnjë tagër tjetër. Pardje në Kosovë ishin kryeministrat e Holandës dhe Luksemburgut. Po çfarë ka Edi Rama për të thënë për BE-në përveç marrëzive të tij dhe hallit të McGonigalit? Këto i ka se e pret në bankën e akuzës McGonigali, jo vetëm për akuzën për korrupsion, por edhe për akuza më të tmerrshme të lidhura me Kremlinin dhe Rusinë,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave zyrtare nga Irani se Shqipëria u ka dorëzuar pajisjet elektronike të sekuestruara në kampin e muxhahedinëve. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti këtë një akt të lartë tradhtie dhe kërkoi hetim nga OKB.
"Një komunikatë e Frontit të Rezistencës së Muxhahedinëve, informon se 232 kompjutera të qendrës së Manzës, kanë përfunduar në Teheran. Kjo komunikatë është e zëdhënësit të qeverisë apo të Këshillit Informativ të Iranit. Nëse kjo është e vërtetëë, ky përbën një akt të tradhtisë më të lartë që mund t’i bëhet lirisë, që mund të jetë bërë ndonjëherë në Shqipëri, kur një grup njerëzish, rezistentë ndaj njërit prej regjimeve më gjakësore, ju kujtoj se janë ekzekutuar nga ajatollahët 300 të rinj dhe të reja, të cilët kanë protestuar dhe protestojnë për liritë dhe të drejtat njerëzore. Rikujtoj këtu se regjimi i ajatollahëve është regjimi më i implikuar në tragjedinë, në agresionin rus në Ukrainë. Pasi dronët kamikazë të prodhuar në Iran, po vrasin dhe kanë vrarë qindra e mijëra civilë në një vend të lirë të agresuar nga Rusia. Edi Ramaa në këtë mënyrë është bërë një shtojcë e ajatollahëve dhe ky përbën një akt që tejkalon çdo etikë dhe moral. Dënoj me ashpërsi më të madhe këtë akt dhe kërkoj me urgjencë që OKB të ndërmarrë një hetim të shpejtë. Mos harroni se dorëzimi i këtyre kompjuterëve në Iran do të thotë dorëzimi i mijëra iranianëve që figurojnë në listat e rezistencës, sepse kjo është një rezistencë në Iran dhe mbarë botën. I bëj thirrje OKB-së që të marrë tërësisht në mbikëqyrje kampin e muxhahedinëve. Të konsiderosh shpallje lufte kiber-ataket, do të thotë të rreshtohesh me ajatollahët. Edi Rama është bërë krah i tyre. I ka lejuar vendit një njollë që nuk ka ekzistuar kurrë më parë,"-tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga Kuvendi që studentët që po protestojnë jashtë, të kenë të drejtën e fjalës në Kuvend. Mirëpo, kjo kërkesë nuk iu plotësua. Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo e cila i tha se kjo kërkesë nuk është futur në rendin e ditës.
Berisha: Një përfaqësi e studentëve duan që të vijnë që të flasin në Komision.
Nikolla: Është detyrë e Komisioneve që të diskutojnë për grupet e interesit. Jemi tërësisht në një temë tjetër. Nuk është futur sot në rendin e ditës, informohuni. Do operojnë me Komisionet.
/Dosja.al
TIRANË- Debat mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin për studentët e mjekësisë, Taulant Balla iu referua Sali Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës. Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë ish-diktatorin dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë. Por nuk dha më tepër detaje.
"Parafolësi është një eksponent i botës së krimit, person që përfaqëson planet më mafioze të vendit. Person që në dosjen e Prokurorisë figurojnë dhjetra kilometra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues. Mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar Kuvendin. Nuk e kam vizituar kurrë se nuk më ka kërkuar kurrë ta vizitojë. Të nxirrte sekretari i parë tek qershia, por mos më bëj ta them pjesën e dytë,"-tha Berisha.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha. Këtij të fundit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë dhe thekson se projektligji do të miratohet më 20 korrik.
"Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës, e siç e thashë në mëngjes, mjafton që të bëhen 10-15 veta për një protestë. Ky ligj që u vendos mëngjesin e kësaj seance plenare, tregon diferencën e madhe mes nesh dhe ju. Ne themi që të shkojmë tek koeficienti i vendeve të OECD. Nuk e arrin dot që ne të kemi një pagë si Italia për një mjek specialist. Interesi publik është kujdesi për shëndetin e qytetarëve duhet t'i garantojmë qoftë banorëve të Viçidolit, qoftë atyre të Kostenjës, shëndet, ndaj duhet mjeku dhe infermierja. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë. Të garantojmë interesin publik. Ky projektligj do të kthehet në ligj më 20 korrik. Dhe unë ende besoj dhe shpresoj që mes deputetëve të opozitës të ketë ende nga ata që të mos bjerë pre e kësaj maskarade. Do të shkosh, paguaj diferencën. Do zgjedhësh të bëhesh mjek për Shqipëri, nëse do të bëhet për Gjermaninë, shko bëje shkollën atje,"-tha Taulant Balla.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë. Ndërsa shtoi se projektligji është huazuar nga Kuba dhe po implementohet edhe në Shqipëri.
"Ndërkohë që po flas, para Parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Ju me procedurë të shpëjtuar keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehta një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj në fakt ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë. Shkatërroni fakultetin e Mjekësisë. Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale, bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët. Ai ka në themel vjedhjen e shumave kolosale që iu bëni. KLSH faktoi se vetëm në një vit, keni vjedhur dhe shpërdoruar 138 mln lekë. Në vitet e mia studenteske, kishim detyrim që të shkonim 3 muaj ushtarë. I bëj thirrje gjimnazistëve në radhë të parë që të ngriheni në protestë ndaj këtij sistemi që të shkërrmoqë ëndrrat tuaja. I bëj thirrje studentëve të univeristeteve të tjera që t'u bashkohen se kauza e tyre është e drejtë. T'u bashkohen edhe prindërit. Nuk ka atentat më të rëndë ndaj lirisë së zgjedhjes. Ndodh sepse keni zgjedhur 138 mld në një vit. Në vend se të mendoni të kundërtën, caktoni rroga të mëdha për vendet e larta. 2-3fishoni rrugat e mjekëve. Jepini vendit sistemin që meriton. E keni mirë ju sepse nuk mjekoheni në spitalet tona. Nuk doni t'ja dini për përkeqësimin e kushteve dhe thoni hajde bëjmë ligjin për studentët për të ndëshkuar të drejtën e zgjedhjeve. Kërkoj tërheqjen e atij ligji,"-tha Berisha.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli për projektligjin për mbajtjen e diplomës për 5 vite të studentëve të Mjekësisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Tabaku tha se kjo çështje nuk zgjidhet me forcë dhe as me diskutim të përshpejtuar. Tabaku, duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.
"Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje. Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërpri fjalën siç e ke zakon. Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë,"-u shpreh Tabaku.
TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen. Si një mjek në profesion, Vasili nga Kuvendi i Shqipërisë ka evidentuar problematikat e projektligjit, ndërsa shtoi se shqetësimin më të madh ka dekurajimin e studentëve të ardhshëm që të shkojnë në këtë degë.
“Ka 3-4 elemente që duhet të shihen. Nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Kujtohet maxhoranca pas 10 vitesh dhe shpërbën sistemin universitar me atë guxim që se ka pasur as diktatura, këtu jemi në kufijtë e budallallëkut. Thoni që do u mbahet për 5 vite diploma. Si mund të trajtojë një të smëurë një mjek pa diplomë? Thoni që po nuk gjeti punë, mbas një viti e merrni diplomën. Si e llogarisni këtë? Tërhiquni nga kjo gjë dhe jepni kohë që të mos dekurajohen ata që duan të studiojnë në Mjekësi,"-tha Petrit Vasili.
TIRANË- Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa në Kuvendin e Shqipërisë diskutohej lidhur me çështjen e projektligjit për studentët e mjekësisë. Balla i përmendi kthimin e saj në Shqipëri nga Holanda, ndërsa Açka u përgjigj se ishte një vendim i saj, e jo sepse Shqipëria ishte një vend i mirë për të jetuar falë drejtimit të Partisë Socialiste.
"Zoti Balla merret me gjëra personale. Kur ka ardhur puna për shkollat që janë mbyllur, nuk ka qenë i shqetësuar zoti Balla. Kam ndenjur se ashtu e kam menduar unë, jo se e ke bërë ti Shqipërinë më të bukur. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë. Përmirësoje Shqipërinë dhe nuk kanë nevojë studentët të ikin fare,"-tha Flutura Açka.
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi lidhur me projektligjin për Universitetin studimet për Mjekësi. Vokshi ka pyetur se ku i kanë nisur të studiojnë fëmijët e deputetëve dhe ministrave, ndërsa Nikolla është përpjekur ta ndalojë.
PJESË NGA DEBATI:
Albana Vokshi: Ku i keni çuar fëmijët tuaj për të studiuar? Pse të tjerët duhet që të Qeveria ka miratuar një vendim...po flas për procedurë
Lindita Nikolla: Jo nuk po flet për procedurë, po flet përçart.
Albana Vokshi: Kjo procedurë është skandaloze.
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se projektligji për mbajtjen në Shqipëri të studentëve të Mjekësisë është një vendim që i bën mirë interesave të vendit. Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla tha se opozita është kundër me çdo kauzë, pasi kërkojnë që të marrin vota.
"Janë 1200 mjekë dhe mjeke që kanë përfunduar studimet në Shqipëri dhe nuk ia ofrojnë shërbimin qytetarëve shqiptarë. Është investim publik i Shqipërisë së përbashkët. Duam mjekë dhe mjeke në çdo cep të territorit. Ky është interesi, për këtë na kanë sjellë këtu. Ju i shihni njerëzit si vota, sa herë del një pakënaqësi, jeni të gatshëm që të merrni krahun e kundërt. Shkoni dhe pyesni ata që iu kanë sjellë në këtë sallë. Do të zgjedhin interesin e disa personave që kanë zgjedhur këtë profesion të respektuar, apo...? Na duhet që të rrisim numrin e mjekëve në vend. Na duhet të jemi 2.6 mjekë për 1000 banorë. Në emër të grupit parlamentar të PS, e përshëndes vendimin e qeverisë. Studentët që kanë fituar të drejtën për të studiuar bëjnë një marrëveshje. E dyta, studentët aktualë do nënshkruajnë marrëveshje. Kolegët tuaj shkonin me kobure në brez për të protestuar për këndin e lojrave. Heroi juaj Klevis Balliu protestonte tek Astiri. Mos harroni që jeni në këtë sallë për interesin e shqiptarëve,"-tha Balla.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ka konsideruar si një masë ekstreme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja Açka tha se duhet konsultim më i gjerë publikisht për këtë masë dhe jo të kalojë për miratim me procedurë të përshpejtuar.
"Sigurisht që duhen marrë masa që djemtë tanë të mos na ikin, por para se ta bëjmë këtë, ne duhet ta bëjmë Shqipërinë të dëshirueshme para se të kalojmë në masa ekstreme. Kjo është një masë shumë ekstreme. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Kuvend me kaq nxitim. Në fillim mbaroni punët dhe pastaj merruni me studentet. Ndodh shkelja e të drejtave të njeriut, e pamundur që të vendosim me dhunë. Jam e sigurtë që studentët do të protestojnë. Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin, por jo të tilla absurde. Në një takim me të huaj, një zonjë gjermane u ankua, i thashë i keni marrë studentët dhe mjekët. I thashë na ktheni paratë si shtet, kushdo që lidh kontratë. Jo të detyroni fëmijën që të jesh politikisht korrekt. Kjo është një masë ekstreme që i shkon për shtet politikave. Bëni një hap prapa dhe mos u nxitoni për këto masa drastike, sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja edhe për ju si maxhorancë,"-tha në fjalën e saj Flutura Açka.