Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Rikthimi i ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës duket se nuk është pritur me entuziasëm nga kolegët e tij. • Para se të futeshin në Kuvend, deputetët e Partisë Demokratike kanë dhënë mendimin e tyre para mediave të pranishme në oborr. • Ervin Salianji tha se politika nuk është lojë playstation-i që luhet nga krevati, ndërsa kundër ishte edhe Flamur Hoxha. • Po ashtu, edhe Dhurata Çupi theksoi se Basha nuk pati asnjë ndikim në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, duke ngritur pikëpyetje për rikthimin e tanishëm. • Edhe kryedemokrati Sali Berisha e ironizoi. • Ndërkohë në lidhje me rikthimin e Bashës në krye, drejtuesit e Partisë Demokratike zyrtare, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi nuk u shprehen para kamerave. •Ndërsa Berishës iu përgjigj vetë Basha, i cili e ironizoi me rezultatin e zgjedheve lokale të 14 majit. • Dje, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis të mërkurën pasdite rikthimin në politikë përmes një takimi me të rinj demokratë. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava. • Gjatë gjithë komunikimit, Basha iu ofroi një grupi të rinjsh tre teza që në fakt janë të vjetra dhe nuk janë realizuar gjatë kohës kur ishte kryetar, ajo e hapjes 100% të listave për deputet, vettingu në politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy. • Sipas tij, 14 maji ishte data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili qeshi me rikthimin e tij në politikë, pas 1 viti mungesë. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se nëse Berisha, të cilit i referohet si "SB" do të sulmonte kaq shumë edhe kryeministrin Edi Rama, rezultati i zgjedhjeve lokale të 14 majit do të ishte ndryshe.
"Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve,"-shkruan ndër të tjera Lulzim Basha.
Dje, ish-kreu i PD-së Lulzim Basha nis të mërkurën pasdite rikthimin në politikë përmes një takimi me të rinj demokratë. Ai komentoi fushatën elektorale në zgjedhjet e 14 Majit duke thënë se palët nuk ofruan asnjë ofertë por vetëm Big Brother dhe tallava. Gjatë gjithë komunikimit, Basha iu ofroi një grupi të rinjsh tre teza që në fakt janë të vjetra dhe nuk janë realizuar gjatë kohës kur ishte kryetar, ajo e hapjes 100% të listave për deputet, vettingu në politike dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në dy. Sipas tij, 14 maji ishte data e skadencës përfundimtare e politikës së vjetër.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar "rikthimin" e Lulzim Bashës. Para mediave teksa hynte në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha tha se nuk ka asnjë shqetësim nga Basha, i cili nuk bërë ai fushatë për zgjedhjet lokale të 14 majit. Gjithashtu, Berisha shtoi se votat që ka marrë PD-ja janë prej tij sepse përdorën logon për fushatën e tyre.
PJESË NGA PRONONCIMI:
A iu tremb rikthimi i Lulzim Bashës?
Berisha: Çfarë flet more? Mos bëj shaka! Atë po e përdor Rama si të dojë. Takim me të? Të pyesi Ramën. Ai është vegël në dorën e Ramës. Ai bën çfarë i thotë Rama. Axhendën e tij ia bën Rama. Ja si e shikoj unë, ç'të dojë të bëjë. PD-ja ka vota të Sali Berishës, pe ti bënë fushatë ata? Bëri Basha fushatë...? Lëre mos e pyet... Të bëjë ç’të dojë, asnjë lloj interesi nuk kam. Ai është historia e kalit të Timurit.
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Hoxha ka deklaruar se çdo deputet i Partisë Demokratike duhet të flasë në mënyrë që të bashkohet partia në një. Gjatë një pronocimi për mediat, Hoxha u shpreh se është herët që të flasin për një kryetar partie, në momentin që u përmend Basha.
‘Është e rëndësishme që të flasë çdo deputet. Nëse duna t’i shërbejnë demokratëve apo do të vijojnë që të mbajnë qeverisjen e rilindjes në pushtet. Do ta bëj unë i pari. Duhet të bëjnë të gjithë ato që kanë humbur të gjitha zgjedhjet. Kjo është përgjegjësia. Nëse do të ishim bashkë pas 25 prillit s’do të kishim këtë qeveri në pushtet. Të marrin përgjegjësi deputetë. Lulzim Basha mendoj se është herët të flasim për kryetar partie. Nëse jemi dy parti duhet të shohim. E tregon koha deputetët nëse do të marrin qëndrim për të dalë mbi interesat personale. Nëse në 2 vite kemi thënë se jemi me 2 parti unë nuk po e shoh. Duhet të bashkohemi e pastaj të bëjmë garë për kryetar,’ u shpreh Hoxha.
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se nuk mund që PD-ja që ka vulën tu kërkoj llogari koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për zgjedhjet e 14 majit, pasi ata kanë dalë në vend të katërt. Duke folur para nisjes së seancës, Salianji u shpreh se vetëm demokratët dhe populli ka të drejtë të kërkojë llogari.
"Do vazhdohet prap me të njëjtën mënyrë dhe më vjen keq. Ka dhe një paradë budallëku që e shoh dhe para jush herë pas herë. Ata që kanë dalë të katërtit i kërkojnë llogari atyre që kanë dalë të dytët pse keni dalë ju më mirë ndërkohë përgjegjësinë kryesore e kanë vetë. Sikur njerëzit kanë pritur që kush ka qëndruar dhe tani u ndez playstation-i për të luajtur lojën e ka gabim. Dhe ndonjë tjetër që i ngarkon ndonjë detyrë Rama dhe thotë hajde po vij. Nuk është kështu opozita dhe do ta shihni që demokratët kanë për ti marrë para," tha ai.