LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama sulmon protestuesit dhe administratën: Kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve

• Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat e fundit, raportin me qytetarët dhe qasjen e re të qeverisë në mandatin e katërt. • Duke mbajtur fjalën e tij para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama e ka cilësuar këtë fazë të re politike si “Rilindja 2.0”, ndërsa dokumentin “Besa” e ka prezantuar si metodën për rikthimin e besimit të qytetarëve. • Kryeministri tha se tre mandatet e para i kanë dhënë përgjigjen pyetjes nëse Shqipëria mund të ndryshonte, ndërsa sfida e mandatit të katërt është që ky ndryshim të jetë i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i ndjerë nga të gjithë qytetarët. • Duke komentuar protestat e fundit, Rama tha se qytetarët që dolën në bulevard nuk janë “mosmirënjohës”, por një tregues i standardeve të reja që kërkon shoqëria. • Kryeministri kritikoi administratën publike për mungesë komunikimi dhe empatie, duke deklaruar se sjellja arrogante e disa punonjësve të shtetit ka dëmtuar besimin e qytetarëve. • Rama u ndal edhe te pjesëmarrja e disa socialistëve dhe punonjësve të administratës në protesta, duke thënë se kishte qytetarë që paradite ishin në punë dhe në mbrëmje dilnin në bulevard. • Sipas tij, ata nuk dolën për të sulmuar qeverinë, por sepse pakënaqësia e tyre ishte më e fortë se bindjet politike. • Në lidhje me protestën për projektin në Zvërnec, Rama deklaroi se ajo mori përmasa ndërkombëtare për shkak të lidhjes së projektit me familjen e Donald Trump. • Sipas tij, pa këtë element protesta do të kishte mbetur një çështje shqiptare, ndërsa videot virale, simbolika e flamingove dhe rrjetet sociale e kthyen në një ngjarje me jehonë globale. • Ai akuzoi gjithashtu se në protestë pati video të deformuara, lajme të rreme dhe ndërhyrje politike, por pranoi se zemra e reagimit qytetar lidhej me shqetësime reale. • Kryeministri komentoi edhe rastin e nënës me djalin në spektrin e autizmit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur nga protestuesit për qëllime politike. • Një tjetër rast i përmendur nga Rama ishte ai i një fermeri nga Lushnja, të cilin e cilësoi si shembull të dështimit të komunikimit institucional. • Sipas Ramës, fermeri kishte pritur tre vite për një përgjigje dhe mungesa e shpjegimit nga administrata kishte krijuar ndjesinë e shpërfilljes.

12 artikuj për këtë temë.

51 MINUTA ME PARE

"Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri politik"/ Rama: Besa është metoda që ky cikël të kthehet në një përvojë të re për qytetarët

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mandati i katërt i qeverisë socialiste do të fokusohet te rikthimi i besimit të qytetarëve, duke e cilësuar këtë fazë të re politike si “Rilindja 2.0”. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se tre mandatet e para kanë dhënë përgjigjen për pyetjen nëse Shqipëria mund të ndryshonte, ndërsa sfida e re është që ky ndryshim të jetë i qëndrueshëm dhe i besueshëm për të gjithë.

Sipas tij, qeveria duhet të kalojë nga transformimi i vendit te besueshmëria e këtij transformimi, duke vendosur në qendër empatinë dhe komunikimin me qytetarët. Rama tha se dokumenti “Besa” do të jetë qasja për këtë cikël të ri politik, me synimin që qytetarët të mos ndihen të shpërfillur dhe vendimmarrja institucionale të shoqërohet me më shumë përgjegjësi.

"Nuk kemi, miqtë e mi, asnjë luftë për të bërë me flamingot. Nuk kemi luftë me qytetarët. Tre mandatet e para i përgjigjen padiskutim dhe këtë e kemi me certifikatë, sepse këtë kanë vulosur shqiptarët. Pyetjes ‘nëse Shqipëria mund të ndryshonte’, përgjigjja është dhënë dhe është e pakthyeshme. Mandati i katërt do t’i përgjigjet një pyetjeje më të vështirë: A mund të bëhet ky ndryshim i qëndrueshëm, i besueshëm dhe i të gjithëve? Dhe duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje me empati. Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria e transformimit. Nga fjala e dhënë politikisht te fjala e kontrollueshme institucionalisht. Atyre njerëzve të bulevardit që mbushën bulevardin dua t’u them një fjalë të fundit: Ju kam dëgjuar!

Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi, as dekreti; i mban vetëm uji i qetë. Kur uji trazohet, ngrihen, ikin dhe kthehen vetëm kur e gjejnë ujin ashtu siç e duan. Kështu është besimi i një populli. Nuk vritet me një krizë, largohet kur uji trazohet dhe nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor. Puna e mandatit të katërt është një dhe e vetme: të mbledhim ngado, nga të gjitha burimet e trazuara të besimit, dhe ta bëjmë këtë me empati. Dhe flamingot do të kthehen. “Rilindja 2.0” është emri që ne i vumë ciklit të ri politik,” besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë,” tha Rama./Dosja.al

58 MINUTA ME PARE

Dokumenti 'Besa'/ Rama: Kjo është kthesa e mandatit tonë, vendimet tona mos të përjetohen si prerje në besë

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar para grupit parlamentar të Partisë Socialiste dokumentin e quajtur “Besa”, të cilin e cilësoi si një pikë kthese për mandatin e katërt të qeverisë. Rama u ndal te rasti i një fermeri nga Lushnja, Arbëri, të cilin e përmendi si shembull të hendekut mes vendimmarrjes së institucioneve dhe mënyrës se si qytetarët i përjetojnë ato.

Sipas Ramës, problemi nuk qëndron te qytetarët që protestojnë, por te mungesa e komunikimit të duhur nga administrata, duke sjellë raste kur njerëzit ndihen të lënë pas dore ose të shpërfillur. Ai tha se fermeri kishte pritur për tre vite një përgjigje për kërkesën e tij dhe se shpjegimet e dhëna më vonë nuk mund të perceptoheshin ndryshe veçse si arrogancë. Kryeministri u shpreh se pikërisht nga raste të tilla ka lindur dokumenti “Besa”, që sipas tij synon të ndryshojë mënyrën e funksionimit dhe komunikimit të administratës.

“Flamingo mund të dalë në protestë dhe mund të jetë aleati ynë., Ndaj vija e re ndarëse kalon mes atyre që duan ta bëjnë Shqipërinë më të mirë edhe me ta. Për Arbërin fermerin e kthyer në flamingo, Shqipëria po i jepte të huajve atë që administrata shqiptare nuk dënjonte të ja thote të qartë.. Një djali Shqipërie që kërkonte në këtë vend të bënte punën edhe më të mirë. Ai nuk e mbante më veten, i kishte plasur shpirti dhe shkruante, “lek për ryshfet nuk kam dhe as nuk kam ndërmend, sepse edhe këto procese e dimë për çfarë bëhen. Kur fola me të u shpjegova për ndalimin dhe proceset…Por çedo, këto fakte ai i dëgjoi pas 3 vitesh dhe unë u ndjeva si ai që s’thuhet, kur ia shpjegoja. As morëm mundimin të ia shpjegojnë si duhet në 3 vite, madje krijun edhe idenë poshtëruese, se duhet të paguante edhe lek për një gjë që nuk bëhet. Por një njeri që jeton me tokën, një njeri që ka partner dhe ambicie që mban mënjanë 1.5 mln euro çdo shpjegim që mund t’i japësh pasi ka dalë në protestë tingëllon si arrogancë.

Di që pasi fola me të, kërkova me zë pak më të lartë përse nuk i është dhënë përgjigje atij djali, përse duhet të presë 3 vite vetëm për të mësuar se kërkesa jote nuk bëhet??? Halli bëhet më poshtërues kur mbetet as po, as jo. Pas disa orësh vjen një sms…Nga postimet e Arbrit në protestë, si për të më thënë që mos mërzitet shefi që ky tipi është kundër qeverisë….Dhe del jo problemi që kanë flamingot me ne, por problemi që kemi me veten. Arbri nga Lushnja nuk është problemi është prova dhe sprova që kemi me veten tonë. Dhe ky është një tjetër mësim shumë i shtrenjtë dhe nga ky lindi edhe dokumenti që kemi sot, dhe e kam titulluar “Besa”, e di se do hapë debat, por nuk gjeta fjalë tjetër me të duhet se çfarë kthese duhet për këtë mandat të katër. Që njerëzit të mos ndihen të prerë në besë dhe të mos ndjehen të papërfillur. Do ta merrni të gjithë me vete, për ta shkoqitur gjatë pushimeve”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Nëna e moshuar me djalin me spektër autik u sulmua nga policia, Rama: Atë e përdhunuan protestuesit

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar rastin e një gruaje të moshuar me djalin në spektrin e autizmit, e cila u sulmua me ujë me piper nga policia, duke akuzuar organizatorët se e kanë përdorur për qëllime politike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se gruaja nuk është ndjerë e mbështetur nga institucionet për shkak të hendekut mes rezultateve të qeverisë dhe përjetimit të saj personal.

Sipas kryeministrit, protestuesit e kanë marrë gruan në Parlament dhe e kanë vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për të krijuar një përplasje me policinë dhe institucionet. Ai akuzoi kundërshtarët politikë se përdorin raste të tilla për të krijuar simbolika proteste, ndërsa kërkoi që qeveria të përmirësojë komunikimin dhe empatinë ndaj qytetarëve.

“Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për t kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët ng atë verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të endekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. E futën në rrjet, dhe më pas e lanë në fatin e saj dhe u nisën për te mikrofoni në Bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish përtop të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor,” tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Mos të flas për ata që marrin lekë"/ Rama sulmon Administratën: Kanë ‘parkuar’ fytyrën në vend të prapanicës

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sjelljen e administratës publike, duke thënë se mungesa e komunikimit dhe e empatisë me qytetarët ka krijuar një hendek mes institucioneve dhe njerëzve. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se fitorja me 83 mandate është njëkohësisht një mundësi dhe një sfidë për qeverinë, pasi rrit pritshmëritë e qytetarëve.

Sipas tij, faktet dhe arritjet e qeverisë shpesh nuk perceptohen siç duhet nga qytetarët, jo sepse janë të pavërteta, por për shkak të mënyrës së komunikimit. Ai kritikoi disa punonjës të administratës për mënyrën se si u drejtohen qytetarëve, duke thënë se sjellja arrogante e njerëzve të shtetit ka krijuar pakënaqësi.

"Pas fitores së madhe që na dha 83 mandate, e kam thënë në disa takime të brendshme me ju, ajo fitore është mallkim aq sa bekim. Bekim sepse na dha forcën të vijojmë transformimin me mbështetjen e popullit, por mallkim spes efitoret e mëdha e kthejnë në mbipeshë të përjetuar keq çdo përplasje mes realitetit dhe pritshmërisë së qytetarëve. U kemi të drejtë të ankohemi pse gjykohemi, por duhet të pranojmë atë që dhemb më shumë, faktet tona shpesh nuk dëgjohen sepse përjetohen si arrogancë, jo se janë të rreme, por sepse edhe kur jepen jepen pa empati. Një e vërtetë e thënë me arrogancë, mund të humbasë përballë një gënjeshtre të thënë me empati. Mungesa e empatisë së njerëzve të shtetit është bërë e padurueshme, arroganca e njerëzve pa gjak që u flasin si të kenë karrige në vend të fytyrës dhe fytyrën e kanë të parkuar në vend të prapanicës, dhe këtu nuk po flas për ata që kërkojnë para”, tha Rama./Dosja.al

 

1 ORE ME PARE

Rama sulmon qytetarët e protestës së djeshme: Bulevardi u zbraz nga Flamingot, kanë ngelur puplat dhe vezët e ditëzinjve

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj organizatorëve dhe mbështetësve të protestës së zhvilluar një ditë më parë në bulevard, duke i quajtur ata ditëzinjë. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se pas përfundimit të protestës “bulevardi u zbraz nga flamingot” dhe u mbush nga puplat dhe vezët e ditëzinjve.

Sipas kryeministrit, protesta nuk mund të kuptohet vetëm përmes ndërhyrjeve politike apo ndikimit të aktorëve të tjerë, pasi në thelb qëndron një hendek mes qeverisë dhe përjetimit të qytetarëve.  Ai përsëriti se protesta mori jehonë të madhe edhe për shkak të përhapjes në rrjetet sociale, simbolikës së flamingove dhe lidhjes së projektit në Zvërnec me familjen e Donald Trump.

“Meqë bulevardi u zbraz nga Flamingot dhe aty ngelën puplat e ditëzinjve dhe vezët e punëzinjve, dhe duke bindur veten se populli do të bindet kur të shoh veprën aty ku sot sheh atdheun e tij në shitje. As këto bashkë nuk mjaftojnë që të mbyllin këtë hendek. Fokusohuni te përjetimet e njerëzve. Midis faktit tonë dhe njeriut të zakonshëm hapet një hendek i atillë, e ka realizuar rënia e besimit të tij. Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa renë e mbingarkuar të të dhënave digjitale në Bulevardin e Flamingove, që çoi sinjal në të gjithë anët e globit. Mbi Zvërnecin qëndronte hija e emrit më polarizues në mediat botërore, dhëndri dhe bija e tij, e Trump. Zvërnec dha videon revoltuese, Flamingo dha pamjet magjepsëse dhe pjesën tjetër e bëri algoritmi. Zelli i kundërshtarëve të gjithandejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh për çdo çast, ku Bulevardi u transformua në hendek. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishte e njerëzve të thjeshtë. Ndaj përgjigja për ta duhet të jetë nga ne dhe jo e sharlatanëve. “O burra të rrëzojmë diçka, të rregullojmë ndonjë gjë dhe të kapim diçka”. Ishte qëllimi i tyre. Ata nuk e krijuan protestën por e kapën. Tani po rrotullohen drejt plagës. Zemra e protestës ka shtegtuar, bashkë me flamengot. Ata nuk janë armiq të Shqipërisë, por bijë të saj. Nuk e dinë se ku po shkojnë, pasi janë mish përtokë i armiqve dhe dashakeqeve të Shqipërisë," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Pa të do ishte çështje shqiptare"/ Rama: Emri i Trump, globalizoi protestën

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar ndikimin ndërkombëtar që pati protesta kundër projektit në Zvërnec, duke deklaruar se lidhja me familjen e Donald Trump e bëri çështjen të marrë vëmendje globale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se protesta nuk mund të kuptohet pa ndikimin e rrjeteve sociale dhe përhapjen masive të videove nga terreni.

Rama u shpreh se prania e familjarëve të Donald Trump në projekt ishte një faktor që e shndërroi çështjen nga një debat vendas në një ngjarje me jehonë jashtë Shqipërisë.

"Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj.

Në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore. Pikërisht në qendër të projektit ishte dhëndri dhe e bija e tij. Pa atë lidhje, protesta do të ishte, në rastin më të mirë, një çështje shqiptare, jashtë vëmendjes së botës, por falë kësaj lidhjeje ajo u shndërrua menjëherë në një ngjarje me jehonë globale. Zvërneci dha videon revoltuese, flamingoja dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, ndërsa algoritmi, i nxitur edhe nga ushtritë e ndërhyrjeve të punësve të tjera, bëri pjesën tjetër. Me një shkëndijë të ndezur pranë pyllit me pisha në Nartë, u shpërnda brenda pak orësh një zjarr marramendës anembanë botës," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama shpërthen nga qytetarëve: Video të deformuara, ndërhyrje brutale nga jashtë, të “infiltruar” për të shtuar zemërimin

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet e tij ndaj protestuesve, duke deklaruar se në to ka pasur ndërhyrje nga jashtë, video të deformuara dhe lajme të rreme që rritur zemërimin e qytetarëve. Gjatë fjalës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama tha se qeveria ka përballë një hendek mes fakteve të paraqitura prej saj dhe mënyrës se si qytetarët e përjetojnë realitetin.

Sipas tij, në protestë ka pasur 'aktorë' për të shumëfishuar pakënaqësinë, por shtoi se arsyeja kryesore e reagimit të qytetarëve nuk duhet kërkuar vetëm te këta faktorë. Rama u shpreh se pakënaqësia lidhet me pritshmëritë në rritje dhe me përvojat e qytetarëve, veçanërisht me problematikat në administratë.

"Populli na kërkon llogari më shumë se sa do të donim ne për gjithçka që duhet bërë e nuk na vlerëson për ato që ke mi bërë. Bezdiset kur i tregojmë ç’kemi bërë por na tregon sa lart duhet të ngjitet me ose pa ne. Sa më i madh e i fortë të jesh përballë kësaj të drejte aq më i rrezikuar je, qofsh edhe Edi Rama apo PS. 3 mandate folëm me gjuhën e fakteve, ato janë e do të mbeten aty, dëshmitare për transformimin. Ne lart kishim faktet, njerëzit poshtë kishin përjetimin. Në atë protestë kishte ndërhyrje brutale të huaj, video të deformuar dhe lajme të rreme, aktorë të vënë në dispozicion për të shumëfishuar zemërimin. Asnjë prej tyre, e as të gjitha bashkë nuk ishin zemra e manifestimin spektakolar që ktheu bulevardin në hendekun më të dukshëm mes fakteve tona dhe përjetimit të njerëzve. Përgjigja për themelin e hendekut nuk duhet parë në pjesët e bashkëngjitura por konflikti me përvojën e përgjithshme. Njerëzit presin çdo ditë e më shumë e bëhen më pak tolerantë, duam apo jo ne. Sidomos pas përjetimeve të hidhura me administratën, që e derdhi pikën në bulevard”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama: Askush nuk e kishte imagjinuar që në bulevardin ku vriteshin protestuesit, sot protestohet për lagunat

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se deri më tani askush nuk e mendonte se në bulevardin që vriteshin njerëzit në protesta, do të mbahej një protestë për mjedisin. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, Rama u shpreh se kjo tregon ndryshimin e pritshmërive të qytetarëve ndaj qeverisjes dhe jo mungesë mirënjohjeje.

Kryeministri tha se qytetarët sot nuk e krahasojnë më Shqipërinë me të kaluarën, por me mundësitë që presin të arrihen. Ai shtoi se çdo përpjekje për të minimizuar këtë kërkesë të qytetarëve do të ishte e gabuar.

"Le të ngrejë dorën një i vetëm në këtë sallë apo jashtë, e të thotë se e kishte imagjinuar, në kohën e sharrave elektrike, se do të vinte një ditë ku, po në të njëjtin bulevard ku protestuesit vriteshin me plumba si shpendët e lagunave, do të zhvillohej një protestë masive për fatin e lagunave të vendit. Por ja që, nëse do ta shtrëngonim me forcë dikë, t’i thonim “imagjinoje kur do të vijë ajo ditë”, nuk ka shansë të thoshte që kjo ditë do të vinte kaq shpejt. Për ta mbrojtur zogun dhe lagunën nga unë dhe nga ju, që biodiversitetit i kemi kthyer përkushtimin e ekzekutivit dhe legjislativit me rezultate aspak modeste. Mosmirënjohje? Në asnjë mënyrë jo.

Edhe këtu çelësin na e jep ai që e kuptoi shumë herët: pakënaqësia nuk rritet në një realitet ku njerëzit e kanë humbur shpresën, por aty ku shpresa është rritur më shpejt se realiteti. Çdo gjë që ende nuk ka ndryshuar ju duket e padurueshme. Nuk e krahasojnë më Shqipërinë me vendin e mungesave, por me vendin e mundësive ku ata mezi presin të mbërrijnë. Prandaj, nuk na vlerësojnë më. Madje duan ta harrojnë edhe atë që e mbajnë mend akoma. Një popull që nuk na vlerëson më sa do donim ne, por na kërkon llogari për gjithçka që mbetet për t’u bërë. Një popull që bezdiset kur i tregojmë nga sa poshtë jemi nisur për të ardhur këtu dhe na tregon se sa lart duhet të jemi. Me ne apo pa ne. Dhe ka të drejtë. Pikë. Kush përpiqet ta zvogëlojë përmasën e kësaj të drejte që na e tregoi Bulevardi i Flamingove, do të zvogëlohet. Sa më i madh të jesh para kësaj të drejte, aq më në rrezik je. Nëse nuk e kupton se kjo e drejtë është më e madhe dhe më e fortë se ti, qofsh edhe vetë PS, u quajtsh edhe Edi Rama, po deshe," tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama sulmon protestuesit: Në protestë individë me agjendë politike, përfshi disa eurodeputetë që s’e kanë lexuar ligjin!(VIDEO)

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër ndryshimeve ligjore, duke akuzuar disa prej pjesëmarrësve dhe eurodeputetëve për qëndrime politike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se në protesta ka persona me “agjenda politike”, ndërsa pretendoi se disa eurodeputetë kanë kritikuar ndryshimet pa e lexuar ligjin.

Sipas Ramës, ndryshimet janë bërë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe do t’i nënshtrohen një shqyrtimi të detajuar

“Ndryshimet e vitit 2024 le ta mbajë shënim kush e dëgjon, në atë ligj u përdorën pa pushim dhe vazhdojnë si benzinë për zjarrin e protestës nga individë me axhendat e tyre politike, përfshirë edhe disa eurodeputetë që në rastin më të mirë nuk e kanë lexuar çfarë kemi ndryshuar, ndërsa në rastin më të keq kanë dashur ta besojnë rolin e viktimave të imperializimit amerikan. Por e vërteta është se ato ndryshime janë bërë në përputhje me direktivën evropiane dhe fatmirësisht nuk është këtu fjala ime kundër fjalës së atyre që mendojnë ndryshe por ka një proces në zbatim të kalendarit të negociatave ku do të skanohen një për një me KE për ta përputhur krejt atë ligj 100 përqind me direktivën e BE  edhe ato ndryshime. Kështu që ky konflikt i stisur do të zgjidhet për bukuri në rrugën e negociatave, ku nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit. Tani le të ngrejë dorën një i vetëm këtu në këtë sallë, jashtë mureve të kësaj salle, kudo në Shqipëri apo jashtë kufijve, dhe të thotë po e kisha imagjinuar në kohën e koreve shurdhuese të sharrave elektrike, dhe atyre shkulmuese të çifteve shfarosëse se do të vinte një ditë kur po në të njëjtin bulevard, kur në atë kohë protestuesit vriteshin si shpendët e lagunave nga dritaret e kryeministrisë, do të vërshonte një proteste masive qytetare për fatin e biodiversitetin të një lagune të vendit”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

'Dua të tregoj rastin e nënës së shokut tim'/ Rama: Doli në protestë se nuk merrte dot shërbime në poliklinikë. Mjeku shkonte 3 orë me vonesë(VIDEO)

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur te problematikat e qytetarëve me shërbimet publike gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Rama solli si shembull rastin e nënës së një miku të tij, e cila sipas tij kishte marrë pjesë në protestë jo për çështje politike, por për shkak të vështirësive që kishte hasur në marrjen e shërbimit shëndetësor.

Ai tha se gruaja 80-vjeçare detyrohej të çohej herët në mëngjes për të pritur radhën në poliklinikë, ndërsa mjeku vonohej disa orë.

“Dua të tregoj rastin e nënës së një shoku tim që ka dal në protestë. Nuk e di a dëgjuat rastin e një gjysheje 80-vjeçare. Edhe ajo doli në protestë, jo për Zvërnecin, por sepse sa herë i duhej të vizitohej në poliklinikë, ngrihej pa zbardhur dita për të zënë radhën, pasi mjeku shkonte vonë dhe ajo priste 2-3 orë”, tha Rama./Dosja.al

1 ORE ME PARE

"Administrata paradite në punë, pasdite në protestë"/ Rama: Edhe socialistët iu bashkuan këngës 'Rama jepe dorëheqjen'

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se në protestën kundër qeverisë së tij në Bulevard kanë marrë pjesë punonjësit e administratës por dhe socialistët. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se qytetarët që dolën në protestë nuk kishin dalë kundër investimeve të qeverisë apo kundër zhvillimit të vendit, por ishin shprehje e një kërkese për standarde të reja.

Ai tha se mes protestuesve kishte edhe votues, mbështetës e anëtarë të Partisë Socialiste, madje edhe punonjës të administratës publike, të cilët paradite vijonin punën dhe në mbrëmje merrnin pjesë në protesta.

"Ju atje në periferinë e një bashkie nuk protestuat kundër atyre që kryebashkiaku kishte bërë për ju, ju që mbushët bulevardit nuk protestuat kundër Shqipërisë që ndërtuam gjatë tre mandateve të para, dhe këtu ndaj jo pak ata votues, mbështetës e anëtarë të PS, por edhe ata që gjatë ditësh ishin në punën e shtetit dhe në mbrëmje shkonin në bulevard, ata nuk dolën për të sulmuar qeverinë apo bashkuar këngës “Rama jepe dorëheqjen”. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna  e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë,“ tha Rama./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Mbledhja e grupit të PS, Peleshi: Në sesionin e ri parlamentar orgnizojmë Konferecën Ndërparlamentare

"Rilindja 2.0 dhe Besa janë cikli i ri politikë"/ Rama
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë të ditur se në javët e para të sesionit të ri parlamentar do të zhvillohet Konferenca Ndërparlamentare në Tiranë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Peleshi u shpreh se në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të parlamenteve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, vendeve kandidate, si dhe përfaqësues të Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Peleshi e cilësoi këtë konferencë si një nga forumet më të rëndësishme parlamentare të organizuara në Shqipëri, duke e konsideruar një mbështetje politike për objektivin strategjik të vendit për anëtarësimin në BE.

“Në javët e para të sesionit të ri parlamentar Kuvendi do të organizojë Konferencën Ndërparlamentare që do të mbledhë në Tiranë përfaqësues të parlamenteve të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian, të vendeve kandidate, PE dhe KE. Ky do të jetë një nga forumet më të rëndësishme parlamentare në Shqipëri dhe një mbështetje politike ndaj objektivit tonë strategjik, anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kuvendi ka qenë ambasador i Shqipërisë në procesin e anëtarësimit”, tha Peleshi./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Administrata apo mjekët? Si gënjeu Rama për arsyet që nëna e shokut të tij doli në protestë

Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve

Padia e Erion Veliajt kundër Ols Dados, kryebashkiaku mbërrin në Gjykatën Administrative

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra