Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pjerin Brushtulli, 48 vjeç, një person me precedent penalë ka mbetur i plagosur me armë zjarri në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në zonën e plazhit, në afërsi të një resorti, por rrethanat janë ende të paqarta. Brushtulli ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Brushtulli është një emër i njohur për policinë. Brushtulli u dënua në 2015 për vrasjen e Kolec Hilës, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2002. 48-vjeçari kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Pjerin Brushtulli, i cili u plagos në rrethana ende të paqarta në Velipojë, rezulton të jetë një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë. Kjo pasi më 6 tetor të vitit 2002 në fshatin Berdicë në të Rrethit Shkodër ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij Kolec Hila (Nushi), teksa po ecte në një rrugicë pranë banesës së tij.
Fillimisht çështja penale nga Prokuroria e Shkodrës nisi në ngarkim të të plagosurit të sotëm Pjerin Brushtulli e Tonin Brushtulli (vëllezër), për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas, akuza ndaj Tonin Brushtullit ra. Pas vrasjes Pjerin Brushtulli u arratis, por u prangos në vitin 2008. Ai u dënua me 15 vite burg, por duke përfituar nga lehtësira, në fillim të këtij viti la qelinë.
Shkak për vrasjen dyshohet të jetë bërë fakti që Hila ka patur një lidhje intime me nënën e Brushtullit. Kjo histori kishte rënë edhe në veshin e babait të 48-vjeçarit që u plagos sot, i cili ka tentuar që t’i vrasë të dy me bombë në vitet ’90, por nuk ia ka dalë. I ati i Brushtullit u arrestua e vdiq në burg, por djali nuk e la me kaq historinë dhe e vrau të dashurin e nënës së tij.
Ndërsa mbrëmjen e sotme u plagosr vetë. Ai ndodhej pranë një resorti në momentin që persona ende të paidentifikuar e qëlluan me armë. Brushtulli ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pista që po hetohet është vrasjea e Nushit.
SHKODËR- Personi që po shikoni në foto është Pjerin Brushtulli, 48-vjeçari që mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Ai ka marrë një plumb në bark dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës. Brushtulli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dhe shkaqet e ngjarjes nuk janë zbardhur ende. 48-vjeçari kishe vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgi. Në vitin 2002, ai vrau bashkëfshatarin e tij, Kolec Nushi dhe u dënua me 15 vite burg.
SHKODËR- Pjerin Brushtulli, 48-vjeçari që mbeti i plagosur në Velipojë ka qenë dënuar për vrasje. Kjo pasi në vitin 2002, Brushtulli ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Kolec Nushi. Ai është arratisur në atë nga drejtësia dhe është vënë në pranga në vitin 2008. Në të njëjtën kohë është dënuar me 15 vite burg. Ai ka përfituar lehtësime dhe është liruar oara kohe nga qelia. Brushtulli u lirua në fillim të këtij viti dhe në Velipojë kishte shkuar të kalonte pushimet me familjen e tij. Dhe këtë mbrëmje, në të njëjtën zonë, është qëlluar me armë zjarri. Autorët nuk janë identifikuar ende, por dyshohet që e gjithë ngjarja të ketë lidhje me vrasje e Nushit, të ndodhur në vitin 2002.
VELIPOJË- 48-vjeçari Pjerin Brushtulli që u plagos mbrëmjen e sotme në Velipojë është dërguar në spitalin e Shkodrës. Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Velipojë/ Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.
SHKODËR- Dosja.al ka zbardhur emrin e personit që është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Velipojë. Mësohet se bëhet fjalë për Pjerin Brushtulli, 48 vjeç. Brushtulli po dërgohet në spitalin Rajonal të Shkodrës. Ai ka marrë një plumb në bark në rrethana ende të paqarta.
SHKODËR- Një person i identifikuar si Pjerin Rrushkulli , 48 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në zonën e plazhit. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes, por mësohet se i plagosurit është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrushkulli ka marrë një plumb në zonën e barkut, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrushkulli është një emër i njohur për policinë. Rrushkulli u dënua në 2015 për vrasjen e Kolec Hilës, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2002. 48-vjeçari kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.