LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të pabarabarta, Rama u ndihmua nga bandat, do organizohemi fuqimisht

• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. • Në mbledhje u bë analiza e brendshme e PD-së në zgjedhjet e 14 majit dhe arsyet se përse kjo forcë i humbi ato. • Kreu i PD-së Sali Berisha në nisje të fjalës së tij ka deklaruar se ata ishin të vetëdijshëm se me partinë në pushtet nuk mund të kishte zgjedhje të barabarta. • Po ashtu Berisha renditi disa nga arsyet se përse zgjedhjet ishin të manipuluara. • Sipas tij, PD-ja nuk u lejua që të merrte pjesë në zgjehdje me vulën dhe me logon e vetë. Po ashtu ai përmendi edhe faktin se PD-ja hyri në zgjedhje me 0 financim edhe pse ishte me 61 kandidatë. • Për fitoren e zgjedhjeve nga PS-ja, Berisha deklaroi se procesi ishte i manipuluar dhe se kandidatët e Ramës u ndihmuan nga bandat. • Në mbledhje, Berisha theksoi se do të ketë një analizë e të gjithë PD-së dhe se do të nisin nga puna për të hapur dhe forcuar partinë më shumë.

7 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Berisha: Do krijojmë një front opozitar të gjerë! Ne do ngrihemi dhe do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ata do të krijojnë një front të bashkuar opozitar përball qeverisë Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ata duhet të fillojnë nga përgatitjet në mënyrë që të mos humbasin më kohë.

"Në analizën tonë ne kemi statutin për bazë, ndaj jeni të ftuar që në përputhje me statutin, duke pasur parasysh se asnjë analizë e jona nuk mund të errësojë faktin që kjo farsë elektorale nuk mund të njihet, nuk mund të pranohet. Po të pranojmë këtë farsë ne, e ulim kokën, futemi nën tavolinë. Ne do ngrihemi. Do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot. Ky ka kapur çdo pushtet, çdo gjë. Kjo e vështirëson, por nuk e bën të pamundur misionin tonë. Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar, sa më të gjerë. Natyrisht me partitë politike opozitare të vërteta, me grupe, me organizata, me individë influentë. Por një front opozitar është i domosdoshëm, qoftë për përmbysjen e këtij regjimi në një lëvizje të fuqishme demokratike, qoftë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës të gjerë të frontit opozitar, ku opozita të rikthehet në pushtet. Është gusht, fundi i kohës se fillon e ngjitet. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbasim asnjë kohë sepse detyrat i kemi jo të lehta, por absolutisht të përballueshme," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Të bëjmë gjithçka për hapjen e partisë, asnjë forcë tjetër politike nuk i përgjigjet kësaj përgjegjësie

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

Ju ftoj që në çdo analizë të shqyrtojmë çdo dobësi dhe të metë të punës sonë organizative dhe problematikat e partisë, në mënyrë që ato t’i përsosim dhe t’i korrigjojmë. Ju ftojmë të bëjmë gjithçka për një hapje sa më të plotë dhe cilësore të partisë. Të tërheqim, të afrojmë në anët tona, të zgjerojmë radhët tona me individët, me vajzat, djemtë, burrat dhe gratë, të cilët janë të shumtë, të cilët edhe në këto kushte, u faktuan mbi gjysmë milionë. Nuk ka forcë tjetër politike që nuk mund t’i përgjigjet kësaj përgjegjësie. Nëse PD nuk i përgjigjet kësaj përgjegjësie, ajo të ardhme nuk meriton. Sepse të gjithë këto zhvillime nuk erdhën për një ditë, as edhe për një vit, këto kanë ardhur nga zgjedhjet në zgjedhje, gjithnjë në përkeqësim. Por PD ka ulur kokën, për fatin më të keq. Nuk i fitoi Rama zgjedhjet e vitit 2021. Nuk i fitoi se ndau në mes të fushatës 130 milionë euro në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë, Kavajë. Por duhet bërë një punë shumë, shumë e madhe. Ideja se ky i vjedh, po ne ç’bëjmë, ne nuk i mbrojmë me armë, se ajo çon në luftë civile. Nuk jemi ne për luftë civile. Ne u dalim zot. Mbrojtja e votës është një proces dhe ky është një proces, të cilit ne duhet t’i dalim në krye.

2 VITE ME PARE

Berisha: Me këtë pushtet duhet të përballemi! Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka theksuar se në zgjedhjet lokale anësimi i mediave ndaj kandidatëve të PS-së ishte absolutisht jashtë standarteve. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha në fjalën e tij është shprehur partia është e vërtetë që ka ardhur nga disfata në disfatë, por theksoi se është gjithashtu e vërtetë se nuk bëri kurrë një analizë serioze të farsës zgjedhore dhe procesit zgjedhor.

"Është e panevojshme të ndalem te anësimi i medieve dhe aspekte të tjera të shqyrtimit të ankesave, të cilat ishin absolutisht jashtë të gjitha standardeve, më keq se kurrë në historinë e vendit. Por, do të ndalem dhe njëherë në një moment. Me datën 15 maj dhe javën në vazhdim, altoparlantet e qeverisë në studiot televizive, u vërsulën me një ligësi ekstreme për të mbrojtur, për të bërë apologjinë e kësaj farse dhe akuzuan opozitën. Sepse ishin të paguar nga qeveria. Nga ana tjetër, vetë PD-ja është e vërtetë që ka ardhur nga disfata në disfatë, por është e vërtetë se nuk bëri kurrë një analizë serioze të farsës zgjedhore dhe procesit zgjedhor. Ajo çfarë unë do kërkoja nga ju, do të kërkoja që me çdo anëtar dhe simpatizant të PD-së, të diskutoni dhe shqyrtoni në mënyrën më serioze zhvillimet e kësaj farse elektorale. Nëse nuk ndërgjegjësojmë çdo anëtar dhe mbështetës tonin se kjo farsë, se këto dokumenta, faktojnë se Edi Rama nuk ka fituar kurrë zgjedhjet, përveç 2013-ës, se Edi Rama është një grabitqar i zgjedhjeve, se Edi Rama nuk njeh asnjë parim dhe se me të ne duhet të përballemi.

Në këto kushte, ne arritëm të marrim 500 mijë vota. Ne tani duhet t’u dalim zot këtyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që pavarësisht terrorit, demokratët u keqtrajtuan kafshërisht, u organizuan atentate ndaj tyre, sulme brutale fizike, por ne kjo situatë, këto zhvillime duhet të na ndërgjegjësojnë se ky vend nuk ka të ardhme me Edi Ramën. Nuk ka të ardhme pa zgjedhje të lira! PD ka mision dhe në këtë mision së pari duhet të bëjë gjithçka për të qartësuar çdo qytetar, se kushti i të gjitha kushteve është vota e lirë. Ndaj dhe ne, me këtë pushtet, në kohën më të parë të mundshme, duhet të përballemi dhe ju garantoj se ky pushtet është një kalbësirë. Kanë filluar ministrat të zbrazin zyrat, të mbushin thasët me dokumente për t’i djegur. Sepse notojnë mbi krime, sepse notojnë mbi vjedhje. Këta rrinë sepse ne nuk jemi ngritur. Duhet ta kemi të qartë këtë. Por njerëzit ngrihen kur të krijosh bindjen për të gjithë dimensionin e farsës elektorale. Nuk ka betejë më të rëndësishme për një forcë politike, se beteja për zgjedhjet e lira," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Bandat ishin faktor përcaktues në zgjedhje, Pëllumb Gjoka nuk u prek se duhej për fushatë

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të bërë rezultatin e zgjedhjeve që donte kryeministri Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha në fjalën e tij është shprehur se operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por biznesmeni Pëllumb Gjoka nuk mund të prekej se duhej të merrte fitoren në Velipojë. Të njëjtin gjë Berisha tha dhe për Bajrat në Shkodër. 

"E vërteta është se bandat u përdorën si faktor përcaktues në një mori qytetesh, për të diktuar rezultatin që donte Edi Rama. Edi Rama, në bashkëpunim me drejtësinë dhe policinë, bëri gjithçka për mobilizimin e bandave. I nxori nga burgjet, i kërcënoi me mandatet e Interpolit që i kërkonte, bllokoi hetimet. Operacioni ‘Metamorfoza’ është i regjistruar më 15 janar, por Pëllumb Gjoka nuk duhej të prekej se duhej të vendoste Velipojën nën pushtim. Bajri doli nga burgu dhe të tjerët u mblodhën vetëm për të diktuar rezultatin në Shkodër. Ata të cilët besojnë apo mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, në një mënyrë ose në një tjetër pranojnë, legjitimojnë rolin e krimit të organizuar në votën e shqiptarëve dhe fatin e tyre. Të gjitha këto janë të dokumentuar në raport," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Ata që mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së Berisha deklaroi se ata që i njohin fitoren Edi Ramës mashtrojnë veten me një farsë të shëmtuar.

"Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbytur rezultati, arriti deri në 600 euro. Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces. Tani, miqtë e mi, të gjithë ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar. Unë u shtroj atyre pyetjen: cili ishte efekti mbi votën i 50-mijë lekëshit te 638 mijë pensionistë? Cili ishte efekti mbi votën i rritjes së rrogave në mes të fushatës te 183 mijë punonjës? Cili ishte efekti te votën i miliarda lekëve të shpërndara për ndihmë ekonomike, për aftësira të kufizuara dhe qëllime të tjera? cili ishte efekti mbi votën i mijëra e mijëra lejeve ndërtimi dhe legalizimeve?

E them këtë sepse ju, unë dhe të gjithë ne së bashku, takojmë çdo ditë edhe demokratë, që pa asnjë të keq, i fitoi thonë. Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore. Të dokumentuar si të tillë. Ishte vetëm kjo? Jo, kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës.
Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë. Ata të cilët, që i njohin fitoren Edi Ramës, u shtroj një pyetje: çfarë zgjedhjesh janë ato kur një gjigant përdor të gjithë potencialin e shtetit, në një kohë kur një parti politike në anën tjetër nuk ka një qindarkë financimi? Në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën, Edi Rama shndërroi shtetin në makineri gjigante elektorale. Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori! Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar zgjedhjet lokale ishin më të pabarabartat në histori, pasi u refuzua regjistrimi i kryetarit të koalicionit opozitar. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar në fjalën e tij Berisha u shpreh se zgjedhjet ishin të pabarabarta pasi PD me 61 kandidatët e saj, nuk patën asnjë financim nga buxheti i shtetit. Ndërkohë ai theksoi se PD-ja e vulës, të cilën e quajti paterica e Ramës mori 1.2 milionë euro me 12 kandidatë që kishte.

"Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në histori, pasi Edi Rama refuzoi regjistrimin e kryetarit të koalicionit opozitar. Këto zgjedhje ishin më të pabarabartat në historinë e pluralizmit, pasi partia kryesore e opozitës, nuk pati asnjë anëtar në komisionet e votimit dhe numërimit të votave. Këto zgjedhje ishin zgjedhjet më të pabarabartat, pasi PD me 61 kandidatët e saj në mbarë vendin, pati zero financime nga buxheti i shtetit, përkundrejt 1.2 milionë euro që mori paterica e Ramës, Brava-Alibasha me 12 kandidatë. Por, para se të kalojmë në aspekte të tjera të farsës zgjedhore, unë këtu para jush u them demokratëve dhe mbarë shqiptarëve se mjafton kjo pabarazi ekstreme për të cilën fola më sipër, që çdo proces zgjedhor të shndërrohet në një farsë elektorale. Rezultati nuk duhet dhe nuk mund të pranohet kurrë. Ua them këtë këtu, sepse unë dhe ju, ndeshemi rëndom me pyetjen: këta na i vjedhin, po ne çfarë bëjmë? Ua them këtu sepse rëndom, për fatin më të keq, janë jo të paktë ata, të cilët pranojnë fitoren kallp si fitore të vërtetë.

Edhe njëherë u them, mjafton dhunimi i këtyre kritereve për të asgjësuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Në këtë farsë, pabarazia ekstreme, që unë u ndala më sipër, është vetëm njëri aspekt. Dy makineri gjigante funksionuan gjatë kësaj farse elektorale sa kurrë ndonjëherë për shkatërrimin e zgjedhjeve dhe blerjen e votave. Njëra ishte blerja e votës. kësaj here, siç jeni dëshmitar, pasi e shpalli Kodin Zgjedhor si kinezëri, Edi Rama përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë. Përveç kësaj, shpalli rritjen e rrogave për 187 mijë punonjës. Pra, me vendim zyrtar, kreu i ekzekutivit preku haptas, publikisht 867 mijë votues. Me para. Nuk ishte vetëm kjo. Në kontekst të blerjes publike të votës, u shtuan në ndihmën ekonomike me dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm në rrethin e Peshkopisë, Belinda Balluku mori dhe shpërndau për të blerë votat nga buxheti i shtetit 400 milionë lekë për personat me aftësi ndryshe. Në gjithë Shqipërinë, kjo faturë shkon në miliarda lekë. Për të blerë votën publikisht, u përdorën mijëra leje ndërtimi, leje legalizimi dhe licenca. Të gjitha këto në shkelje flagrante të Kodit Elektoral dhe Kodit të Venecias. Për të blerë votën u shpenzuan qindra milionë euro në asfalt elektoral, zhavorr elektoral, tubacione elektorale. Paraja nën dorë u përdor sa asnjëherë më parë. Nisur nga partia e Tom Doshit, paraja nën dorë, ka pasur një efekt të tmerrshëm toksik mbi votën," tha Berisha.

2 VITE ME PARE

Berisha: PD hyn në një periudhë jetike! Zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar në historinë e pluralizmit

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: Zgjedhjet ishin të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se ata kanë qenë të vetëdijshëm që mekryeministrin Edi Rama zgjedhje të lira nuk ka. Në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar Berisha u shpreh se  se misioni i tyre kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët.

"Ne me këtë mbledhje, hapim siparin e një etape të re në jetën e PD-së. Dhe në fakt, ne hyjmë në njërat nga periudhat më jetike, më të vështira, të jemi realiste, por edhe më vendimtare për rolin e kësaj partie. Po në këtë sallë muaj më parë, së bashku kemi qenë plotësisht dakord se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka dhe se misioni ynë kryesor është rikthimi i votës së lirë për shqiptarët. Por, kemi qenë njëkohësisht dakord që ne të angazhoheshim me të gjithë potencialin tonë në fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore 14 maj 2023. U angazhuam publikisht se ne do mbrojmë votën, në kuptimin që ne sigurisht nuk do mbronim me armë votën, por do bënim gjithçka për të konstatuar, për të denoncuar çdo shkelje, çdo abuzim me votën e shqiptarëve. Gjatë fushatës elektorale ju, shtabet elektorale, kandidatët, kanë bërë një punë shumë të mirë, që krahas shpalosjes së programeve, ata kanë evidentuar me vërtetësi të gjitha problematikat e mëdha të farsës që kaloi.

Pas kësaj, një komision i ngritur këtu në qendër, ka kryer një punë të pashoqe, të pashembullt në 32 vite. Këtu kemi raportin, i cili shkon mbi 600 faqe, do publikohet në dy vëllime, i cili është nisur me pjesë e kapituj në qendrat e specializuara të zgjedhjeve të lira dhe do paraqitet dhe shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para, në të cilat për herë të parë armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve, shpalli publikisht si kinezëri Kodin Zgjedhor, asgjësoi çdo mbrojtje që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale. Së bashku me Kodin Zgjedhor, Edi Rama shkelmoi të gjithë kriteret dhe parimet kushtetuese. Edi Rama vendosi pabarazinë më ekstreme mes subjekteve zgjedhore në farsën elektorale. Ai i mori PD-së vulën dhe logon me një vendim antiligjor dhe ia dha patericës së tij, Brava-Alibeaj," tha Berisha.

sali berisha pd mbledh keshillin kombetar

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje