LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancën! Kam informuar ndërkombëtarët për çështjen

• Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi zhvilloi një konferencë për mediat pas mbledhjes së grupit. • Bardhi tha se deputetët unanimisht i ka kërkuar Ervin Salianjit mos të dorëzohet. Bardhi gjithashtu ka zbuluar se deputeti Ervin Salianji ka vendosur se do të dorëzohet në Policinë e Tiranës pavarësisht kërkesës së kolegëve të tij. • Gjithashtu Bardhi lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën. • Ai u shpreh se kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se si një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa. • Bardhi tha në konferencën e sotme se PD-ja nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj. ndërsa i shembuj të deklaratës së tij, Bardhi përmendi disa nga kryebashkiakët socialistë të arrestuar dhe disa nga ish-ministrat. • Ai tha se pas denoncimeve të tyre mazhoranca i përqesh, ndërsa pasi vërtetohen, ulin kokën dhe thonë se nuk komentojmë punët e drejtësisë. • I pyetur nëse ndërkombëtarët janë informuar për çështjen, Bardhi tha se iu ka dërguar informacion fillestar informal, duke qenë se sipas tij nuk kanë kaluar as 24 orë nga vendimi.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vendimi për Salianjin, Bardhi: Kam dërguar informacion fillestar informal te ndërkombëtarët

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se lidhur me vendimin e Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji me 1 vit burg, ka informuar edhe ndërkombëtarët.

Ai tha se iu ka dërguar informacion fillestar informal, duke qenë se sipas tij nuk kanë kaluar as 24 orë nga vendimi. Bardhi tha vendimi i djeshëm ishte tërësisht politik dhe nuk mbante asnjë grimcë drejtësie.

"Kam dërguar informacion fillestar informal te ndërkombëtarët, se nga vendimi nuk ka kaluar ende 24 orë. Dje nuk kishte asnjë njeri që të logjikonte vendimarrjen e Edi Ramës. Vendimi i djeshëm i gjykatës nuk është vendim drejtësie. Nuk ka ndodh kurrë të thotë gjykata ka ardh Geroni me një letër dhe po e fus në dosje, kur pala kundërshtare nuk e ka provën. Gjyqatrët thjesht kanë firmosur urdhrin e Edi Ramës. Gjyqtari përkatës po pret të shkojë në Gjykatën e Lartë. Me votën e Fatmir Xhafës në vend të shkarkohen gjyqtari ka shkuar në Apel. Secili prej gjyqtarëve është armik i PD dhe aleat i krimit. Nuk mund të dënohet një deputet pa ligj dhe pa prova.", u shpreh Bardhi.

1 VITE ME PARE

Bardhi: Partia Demokratike nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj, mazhoranca na përqesh pastaj ul kokën

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha në konferencën e sotme se PD-ja nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj.

Si shembuj të deklaratës së tij, Bardhi përmendi disa nga kryebashkiakët socialistë të arrestuar dhe disa nga ish-ministrat. Ai tha se pas denoncimeve të tyre mazhoranca i përqesh, ndërsa pasi vërtetohen, ulin kokën dhe thonë se nuk komentojmë punët e drejtësisë.

"Keni dëgjuar ta thërrasë SPAK-u Taulant Ballën. Ministri i Brendshëm tha në seancë plenare e di të pa indentifikuar në dosjen e "Xibrakës". Kjo po ndodh me denoncimet e opozitës. PD nuk ka dalë kurrë bllof me denoncimet e saj. Na përqeshnin dhe pastaj ulin kokën dhe thonë nuk i komentojmë vendimet e drejtësisë. E nxorrën kampion Sajmir Tahirin dhe kushërinjtë e tij por përfunduan në burg.", u shpreh Bardhi

1 VITE ME PARE

"Kuvendi ka grisur dy herë Kushtetutën", Bardhi: Deputeti i opozitës dënohet pa ligj, Xhaçka mbrohet me imunitet politik

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë konferencës për mediat është shprehur se brenda një jave është shkelur dy herë Kushtetua në Kuvendin e Shqipërisë.

Bardhi tha se Kuvendi e ka humbur misionin e saj, sepse u dënua pa ligj deputeti i opozitës Ervin Salianji, ndërsa për Olta Xhaçkën tha se mazhoranca i dha imunitet politik Olta Xhaçkës.

"Në momentin që Kuvendi, gris dy herë brenda Kushtetutën e Shqipërisë. Një herë për të dënuar pa ligj një deputet të opozitës dhe njëherë në kundërshtim me vendimin e GJK për të mbrojtur Olta Xhackën ai parlament është vetëmbyllur, ka humbur misionin për të cilin deputetët na kanë çuar në atë sallë. Nuk na kanë çuar në atë sallë që deputetin e opozitës pa ligje dhe pa prova ta çosh në burg, ndërsa atë që është për burg ti japësh imunitet politik me karton të kuq ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj këto dy vendime, në ekstrem me njëra tjetrën e kanë përcaktuar fatin e Kuvendit”, tha Bardhi.

1 VITE ME PARE

Mbështetësit e tij protestë para policisë së Tiranës, zbulohet orari kur do të dorëzohet Salianji te autoritetet

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
ervin salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të dorëzohet sot në Policinë e Tiranës në orën 16:45. Po ashtu është lajmëruar që mbështetësit e Salianijit dhe PD-së do të zhvillojnë protestë para godinës së Policisë së Tiranës. Dorëzimin e tij e konfirmoi edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se Salianji ka vendosur të përballet me "të keqen" dhe të shkojë në "burgun politik". 

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e djeshme, 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli në vendimin e sotëm, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

1 VITE ME PARE

"Salianji ka vendosur të shkojë në burgun politik", Bardhi: Ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me mazhorancën

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
gazment bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit te PD-së Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat ka zbuluar se deputeti Ervin Salianji ka vendosur se do të dorëzohet në Policinë e Tiranës.

Gjithashtu Bardhi lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën. Ai u shpreh se kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se si një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

"Ky ishte vendimi politik i grupit. Por ne jemi të detyruar të respektojmë vendimin e Salianjit, i cili ka vendosur të shkojë në burgun politik. Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita. Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të patur asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik.", u shpreh Bardhi.

1 VITE ME PARE

Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së i ka kërkuar Salianjit mos ta zbatojë vendimin politik të Edi Ramës

"Salianji ka vendosur të dorëzohet", Bardhi: Ndërpresim
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi po zhvillon një konferencë për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi tha se deputetët unanimisht i ka kërkuar Ervin Salianjit mos të dorëzohet. 

Ai e ka cilësuar vendimin për burgosjen e Salianjit si vendim politik i kryeministrit Edi Rama, sipas tij i paralajmëruar në seancën plenare të 12 shtatorit. 

"Vendim politik i urdhëruar nga Edi Ram në seancën e 12 shtatorit. Vendimi i djeshëm akt politik hakmarrje i grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që denoncoi lidhjet e krimit me politikën. Ndaj kësaj padrejtësie nuk do pajtohemi e nënshtrohemi. Qëndrimi unanim ka qenë, i kemi bërë kërkesë Salianjit mos ta zbatojë vendimin e Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarët. Sot është dënuar cdo anëtar i grupit të PD-së. Grupi unanimisht sugjeroi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje. Ky ishte vendimi politik i grupit. Por ne jemi të detyruar të respektojmë vednimin e Salianjit, i cili ka vendosur të shkojë në burgun politik. Kjo akrifice do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi.", tha Bardhi.

gazment bardhi denimi i ervin salianjit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet