LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte "në krah"? Alimehmeti: Ta heqim këtë qeveri sa më shpejt! Ish-deputeti: PD e paaftë të nxjerrë shqiptarët në kutitë e votimit

• Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim të madh me demokratët në Durrës, në kuadër të iniciativës së tij “Foltorja”. • Në takim kanë marrë pjesë qindra simpatizantë, ndërsa pranë tij kanë qenë edhe Ilir Alimehmeti dhe deputeti Aulon Kalaja. • Gjatë prononcimit për mediat, Salianji theksoi rëndësinë e kthimit të deputetëve të opozitës tek qytetarët dhe bashkëbisedimeve me ta, duke theksuar se kjo do të ndihmojë në ringritjen e PD-së. • Ai deklaroi se do të jetë prezent në çdo takim ku demokratët e kërkojnë, për të diskutuar mënyrat se si partia mund të bëhet më e fortë dhe një alternativë reale qeverisëse. • Gjatë fjalës së tij në foltoren e Durrësit, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita është e vetmja, që mund ta heqë nga pushteti qeverinë duke shtuar se PD vë interesin e Shqipërisë para partisë. • Sakaq Ervin Salianji ka theksuar se këto takime nuk shërbejnë për interesa personale, por për fuqizimin e partisë dhe përgatitjen e saj për sfidat politike që e presin. • Salianji kritikoi situatën në vend, duke nënvizuar se Shqipëria nuk po qeveriset, por po plaçkitet, po shpopullohet dhe infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. • Ish-deputeti theksoi se Partia Demokratike duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që shqiptarët po presin dhe se ky ndryshim duhet të nisë nga struktura e partisë dhe energjia e pashtershme e demokratëve, e cila deri tani nuk është shfrytëzuar plotësisht. • Ai shtoi se thirrjet dhe shqetësimet e demokratëve dhe qytetarëve nuk duhet relativizuar apo injoruar dhe se përgjegjësia e opozitës është të dëgjojë, të veprojë në kohë dhe të rikthejë besimin tek qytetarët.

8 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Takimi me strukturat e PD! Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji foli për situatën kritike në vend, duke theksuar se Shqipëria nuk po qeveriset, por po plaçkitet, po shpopullohet dhe infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. Salianji përmendi rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke nënvizuar se vendi komandohet nga një dorë e vetme.

Salianji falënderoi demokratët për kontributin e tyre dhe sakrificat ndaj autokracisë, duke theksuar se deri tani nuk kanë kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre. Ai shtoi se thirrjet e demokratëve dhe të qytetarëve nuk duhet relativizuar apo injoruar, duke theksuar nevojën që PD të përgatitet për të udhëhequr ndryshimin që gjithë vendi po pret.

Ish-deputeti foli edhe për zhgënjimin dhe lodhjen e demokratëve, mungesën e përgjegjësisë pas zgjedhjeve dhe nevojën për të thënë të vërtetat pa frikë, duke rikthyer shpresën dhe lidhjen me qytetarët.

"Sot Shqipëria nuk po qeveriset por po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet dhe po plaket. Gjelbërimi, rrugët janë si në mesjetë. Si në rastin e marrjes së pandehur të Ballukut tregon se çdo në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Kemi një njeri që nuk skuqet dhe nuk zverdhet.

Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.

Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di.

Na kanë gryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi.

E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është  vërteta he ne nuk duhet të ketë frikë që ti themi të vërtetat ashtu siç janë”, tha Salianji./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Salianji pas takimit me strukturat e PD në Durrës: 'Foltorja' i shërben Partisë Demokratike dhe jo interesave personale

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS- Pas zhvillimit të Foltores në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji bëri me dije se qëllimi i këtij takimi ishte rikthimi i energjisë dhe mobilizimit brenda Partisë Demokratike, jo përfitimi personal i askujt.

Në një intervistë për Report Tv, Salianji theksoi rëndësinë e vlerësimit të sakrificave të demokratëve që kanë dhënë kohën, energjinë për partinë. Foltoret, sipas Salianjit, kanë për qëllim të rikthejnë bashkëpunimin dhe energjinë e strukturave të PD-së, duke përgatitur partinë për sfidat politike që e presin në të ardhmen.

"Unë dua që PD të jetë parti e madhe dhe që njerëzit kanë sakrifikuar shumë. Unë kam bërë burg, shumë të tjerë kanë sakrifikuar financat, energjinë... Sot ishte e gjithë kupola e lartë e PD e zgjedhur me votë. Problemi i demokratëve dhe politika brenda PD-së është që askush nuk takon njerëz; kush takon njerëz, bën mirë", tha Salianji./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira", Salianji nga Durrësi: Do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimeve të tyre

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS- Gjatë një takimi me strukturat e PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha dhe çdo vonesë për t’u përgjigjur shqetësimeve të tyre do të shihet si dështim nga demokratët.

Salianji kritikoi qeverinë aktuale, duke theksuar se Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira, përmes patronazhit të detajuar dhe monitorimit të çdo votuesi deri në kutinë e votimit. Ai shtoi se kjo ka bërë politikën të papërgjegjshme, ndërsa përdorimi i krimit të organizuar dhe presioni mbi vendet e punës e bëjnë pjesëmarrjen në zgjedhje të kufizuar dhe të manipuluar.

Ish-deputeti vuri në dukje se një tjetër arsye është paaftësia e opozitës për të qenë bindëse. Ai përmendi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme lokale, ku PD nuk arriti të mobilizonte votuesit sa PS në qytete si Vlorë, Berat, Cërrik e Tepelenë, duke theksuar nevojën për të dëgjuar demokratët dhe për të motivuar pjesëmarrjen në votime.

Ervin Salianji: Sot pritshmëritë e shqiptarëve janë të mëdha, do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimit të tyre në kohë.

Është  e vërtetë si drita e diellit që Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira. I kanë rrethuar votuesit, kanë patronazhim kapilar të cdo qendre dhe njohin emër për emër duke gjurmuar votuesit deri në kutinë e votimit. E ka bërë politikën të papërgjegjshme. Zgjedhjet janë si shtrëngim për vendin e punës dhe përdorimin e krimit të organizuar. Por ta themi hapur një tjetër shkak është paaftësia e opozitës si forca më e madhe në vend për të qenë bindëse.

Zgjedhjet e pjesshme lokale janë një sinjal I fortë që duhet ta lexojë secili prej nesh. Edi Rama arriti të nxirrte 15 mijë votues në Vlorë ne nuk nxorrëm as 2 mijë. E njëjta gjë në Berat, Cërrik e Tepelenë. Më bëri të reflektoj se duhet ti dëgjojmë demokratët pse nuk I motivojmë të dalin të votojnë. Ne nuk I mbyllim as sytë e veshët si një superskandal si kapja në korrupsion për 50 mln euro sic ishte rasti I zv/kryeministres Belinda Balluku nuk bëri që njerëzit të shpërthenin  në revoltë  të bënte të vërshonin njerëzit në rrugë./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Takimi me strukturat në Durrës! Salianji: Demokratët janë heronjtë e PD, koha për ndryshim ka ardhur

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS-  Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi rëndësinë e mobilizimit të demokratëve dhe dëgjimit të thirrjeve të tyre. Ai i quajti pjesëtarët e PD-së “heronj”, të cilët kanë sakrifikuar dhe kontribuar përballë autokracisë, pa kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre.

Salianji nënvizoi se thirrjet e demokratëve dhe zëri i Shqipërisë nuk duhet të injorohen apo relativizohen, pasi ato janë shprehje e dhimbjes që çdo politikan duhet ta ndjejë dhe ta mbajë përgjegjësinë. Ai shtoi se PD duhet të përgatitet për të udhëhequr ndryshimin që qytetarët presin, duke nisur nga ky takim i parë me demokratët dhe nga energjia e pashtershme e strukturave të partisë, e cila deri më tani nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Ervin Salianji: Rizgjim i PD, sepse ju jeni heronjtë e PD, keni sakrifikuar dhe keni dhënë kontribut duke u përballur me autokraci dhe në këmbim s’keni kërkuar asgjë veç vëmendjes, e dëgjesës, e ndarjes së shqetësimeve që secili i ka për fuqizimin e PD. Demokratët janë duke thirrur, Shqipëria është duke thirrur, thirrjet e tyre s’duhen relativizuar dhe nuk duhen injoruar. Këto thirrje janë dhimbje që rëndojnë dhe duhet të rëndojnë në peshën e përgjegjësi të çdo politikani, e kam ndjerë këtë thirrje dhe përgjegjësiajonë duhet të jetë e qartë, PD duhet të përgatitet të udhëheqë ndryshimin që gjithë po presin ky ndryshim nis edhe nga kjo sallë si takim i parë që i zhvillojmë me demokratët, nga kjo energji që është e pashtershme në PD por që nuk i jepet mundësia.

6 MUAJ ME PARE

Salianji takim me strukturat e PD në Durrës! Alimehmeti: Ta heqim këtë qeveri sa më shpejt! Këtë mund ta bëjmë vetëm ne

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ilir Alimehmeti:

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita është e vetmja, që mund ta heqë nga pushteti qeverinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Durrësit, ai u shpreh se PD vë interesin e Shqipërisë para partisë. 

Ilir Alimehmeti: Ne dimë që Balluku me një të rënë të lapsit merr 50 mln euro nga tuneli I llogarasë dhe nuk e dimë nëse është I sigurtë. Sa më shpejt ta heqim këtë qeveri dhe këtë e bën vetëm e djathta që vë interesin e shqipërisë para partisë. Ju e kuptuat se kjo është një frymë për të bashkuar të gjithë për ti diskutuar dhe për të bërë më të mirën e mundshme. Duhet të flasim me votuesit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Salianji takim me strukturat e PD/ Ndrec Pjetri: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit, salla plot na jep shpresë…

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Foto ilustruse

DURRËS- Kandidati më i votuar i PD-së në listat e hapura të Durrësit, Ndrec Pjetri ka deklaruar se salla e mbushur plot qytetarë i jep shpresë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Durrësit, Pjetri tha se ky rrugëtim nuk është për kauza personale dhe emra të caktuar, por në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në fund, ai tha se duhet të bindin qytetarët se ky organizim është për të mirën e opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi.

"Jemi berë si zogjt e korbit që se dimë as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nis një proteste në Tiranë, por ska asnjë lloj orgnizimi. A të rrimë duarkryq apo të ngremë zërin. Ne duhet të jemi modeli si ta zgjidhim situatën. Kjo nuk është për interesa personale. Duhet të bindim te parët rrethin tonë që kjo është për të mirën e opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ne duhet të jemi modeli që duhet të themi çfarë duhet të bëjmë dhe si të zgjidhim situatën. Ky rrugëtim nuk është për kauza personale dhe emra të caktuar. Unë ju garantoj një gjë: që interesi im është në interes të qytetarëve shqiptarë. Kam garanci historikun tim, e kam nisur 14 vjeç dhe sot jam 34, me dy fëmijë, dhe nuk e kam lënë. Të bindim që kjo nuk është për interesin e atij personi të anjërit", tha Ndrec Pjetri./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Ervin Salianji para takimit me strukturat e PD në Durrës: Politikanët e PD duhet të jenë afër njerëzve, fuqizimi dhe ringritja e partisë e rëndësishme

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë që deputetët e opozitës të kthehen tek qytetarët, takimet dhe tek bashkëbisedimet me ta. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ky angazhim do të bënte të mundur ringritjen e PD-së.

Ish-deputeti tha se do të jetë në çdo takim ku do ta kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD, të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Në fund, Salianji tha se në takim është e gjithë struktura e PD.

Ervin Salianji: Salla është plot, është e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen, unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Salianji nis takimet me strukturat e PD në Durrës! Krah tij drejtuesit dhe figurat e degës së Durrësit, ja kush pritet të marrë pjesë

Ervin Salianji takim me strukturat në Durrës, KË kishte
Ervin Salianji

DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë sot një takim me strukturat e PD-së në Durrës. Sipas burimeve për mediat, pranë tij do të jetë Ilir Alimehmeti dhe drejtuesit kryesorë të Degës në qytet.

Në takim do të marrin pjesë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës, Tan Burgia, dhe ish-kryetari i foltores, ndërsa disa figura kryesore, përfshirë nënkryetarët e Degës, ish-deputetin Pëllumb Berisha, sekretarin Arlinind Boshku, sekretarin organizativ Nikolin Radovani dhe kryetarin e fundit të zgjedhur me votë Luan Hoti, nuk do të jenë prezent.

Ndër të pranishmit do të jenë gjithashtu deputetët më të votuar të Qarkut Durrës, Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, ish-deputetë të tjerë, si dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të grup-seksioneve./ Dosja.al

ervin salianji takim me strukturat ne durres

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve