LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e Vuçiç marrin pjesë, drafti: S'ka negociata

• Shqipëria do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi që kishte marrë një ditë më parë për ta bojkotuar Samitin. Pritet vendimi i Serbisë. •Lëvizje në Bullgari. Opozita ka ftuar mxhorancën që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut. 59 votat e saj i deklaron pro. • Në draftin e publikuar nuk parashikohet që të ketë ndryshime në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. •Kërkesa u hodh poshtë nga Komisioni parlamentar. Deputetët kërkuan që propozimi të bëhet nga kryeministri, të miratohet nga Këshilli i Ministrave, e më pas të diskutohet në sallë. • Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar, ka bllokuar procesin e çeljes së negociatave edhe për vendin tonë. BE ka hezituar që t’i trajtojë të ndara në procesin e integrimit, të dy vendet e Ballkanin Perëndimore, më argumentin se do të ishte më mirë për stabilitetin rajonal nëse dy fqinjët mund të përparonin së bashku.

30 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Integrimi në BE, Këlliçi: Në 10 vite qindra ekskursione dhe gallata qeveritare nëpër botë, asnjë rezultat

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka shprehur kritika ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama përsa i përket pjesëmarrjes në samitin e Bashkimit Europian. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi sjell në vëmendje arritjet e Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare në kohën e qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha. Ndërsa shton se gjatë gjithë kohës kur Rama ka qenë në pushtet nuk ka pasur asnjë arritje sa i përket integrimit të vendit. Në fund, ai shton se Rama po jeton “El Doradon” në kurriz të shqiptarëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETI BELIND KËLLIÇI

31 vite më parë, Sekretari amerikan, James Baker, bëhej i pari zyrtar i lartë amerikan që shkelte në Shqipëri. Vizita e tij mbetet e papërsëritshme, por mesazhi i saj jehon ende: Liria funksionon!  Liria që frymëzon Amerika, dhe theksoi sekretari, funksionoi për Shqipërinë, që njohu, në vetëm katër vjet, integrim shembullor në strukturat euroatlantike. Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit në vitin 2006. U anëtarësua në NATO në vitin 2009. Mori liberalizimin e vizave në vitin 2010.
 
Këta hapa gjigandë drejt integrimit, të hedhur gjatë katër viteve intensivë, ndodhën për faktin se liria funksionoi.  Por liria nuk punon dot e vetme. Këta 10 vjet të qeverisjes së Ramës, dëshmojnë se liria duhet shoqëruar me vullnet politik dhe me dashuri për Shqipërinë dhe kombin.
 
Janë 10 vite të qindra ekskursioneve dhe gallatave qeveritare nëpër botë, pa asnjë rezultat. E dëshmon edhe ky 22 qershor, 31 vite pas vizitës së sekretarit Baker. Edhe sot, në këtë datë të parë të integrimit të Shqipërisë, që shenjon përvjetorin e asaj vizite, Rama e refuzon integrimin. Pasi deklaron se nuk do të shkojë në Bruksel, thotë se do të shkojë, por do të lexojë fjalimin që kishte gati, edhe pse nuk do të shkonte.
 
31 vite më vonë liria po funksionon për shqiptarët. Por, fatkeqësisht, është liria e ikjes nga vendi. Amerika, ju që e donit këtu iu mohohet prej 10 vitesh. Për shkak se Rama me 10 vetë, në kurriz të shqiptarëve, jetojnë ‘Eldoradon’e tyre. Liria duhet të funksionojë për të gjithë.

Kryeministri Edi Rama e bojkotoi ditën e djeshme samitin e BE që pritet të mbahet me 23 qershor në Burksel duke e konsideruar një "shfaqje që nuk duhej parë", pasi Bullgaria sipas tij kishte marrë peng unionin me veton për ngërçin që ka me Maqedoninë e Veriut, por sot Bullgaria ka bërë hapa pas. Lideri i Opozitës në Bullgari ka ftuar maxhorancën që të diskutojnë në Parlament heqjen e vetos. 59 votat e tij, ish-kryeministri Boyko Borissov është shprehur se do t'i japë pro. 

3 MUAJ ME PARE

Shtyhet seanca për heqjen e VETO-s për RMV, deputetët: Ta propozojë kryeministri

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Foto ilustruese

BULLGARI- Mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme për Maqedoninë e Veriut shtynë propozimin e deputetit Stanislav Angelov dhe me mbështetjen e GERB-it, “Ka një popull të tillë” dhe “Vazrazhdane”. Kështu, deputetët nuk e dëgjuan ministren e Jashtme Teodora Genchovska, e cila duhej t'i njihte me përmbajtjen e protokollit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, miratimi i të cilit është një hap drejt heqjes së vetos bullgare.

Deputetët e GERB dhe MRF insistuan që një vendim për rastin me Maqedoninë e Veriut të propozohet nga kryeministri Kiril Petkov dhe më pas të kalojë në Komision. Po ashtu, kërkuan që pasi propozimi i kryeministrit për diskutimin e VETO-s, të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, atëherë ministrja e Jashtme Teodora Gençovska do të thirret për seancë dëgjimore në grupin parlamentar. 

Bullgaria ka pranuar të diskutojë parimisht sot propozimin e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Marrë nga dnevnik.bg

3 MUAJ ME PARE

Ministri francez: Ukraina nuk do të marrë një leje 'VIP' për t'u anëtarësuar në BE

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Clément Beaune

FRANCË- Franca ka thënë se kalimi i Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian mund të marrë vite për t'u përfunduar, duke përsëritur qëndrimin e saj se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë midis liderëve për përpjekjet e tij për t'u bashkuar.

Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant, tha një ministër francez, përpara një samiti në Bruksel, në të cilin liderët do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës.

Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka leje Mbreti. Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje”- tha ministri francez i deleguar për Evropën Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1, duke përdorur një term për trajtim preferencial. 

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t'i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Komisioni Evropian javën e kaluar mbështeti kandidaturën e Ukrainës. Duke folur në Bruksel, presidentja e saj Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit. Kjo është sigurisht duke kuptuar se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme.

3 MUAJ ME PARE

Marrëveshja Kosovë-Serbi nis të zbatohet menjëherë, të premten ZRRE pritet ta licensojë "Elektroseverin"

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Foto ilustruese

KOSOVË- Zyra e Rregullatorit për Energji të premten pritet t’ia japë lejen për operim në veri të vendit kompanisë së shtetit serb, “Drustvo Elektrosever D.O.O”, raporton Gazeta Express.
ZRRE do ta mbajë mbledhjen e radhës pasnesër në orën 13:00 dhe sipas njoftimit, njëra prej pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës/aplikacionit për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike kompanisë serbe.

Kosova u pajtua paraprakisht që t’i japë kompanisë së shtetit serb, “Elektrosever” leje për të operuar në veri të vendit. Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai serb, Petar Petkoviq e nënshkruan të martën dokumentin e implementimit të marrëveshjeve të viteve 2013 dhe 2015 për energjinë, kur në krye të shtetit ishin Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Sipas udhërrëfyesit për të cilin Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel, kjo kompani parashihet ta nënshkruajë një marrëveshje tregtare me KEDS-in, përmes së cilës do t’i mundësohet t’i kryejë shërbimet e distribuimit (faturimin, inkasimin, mirëmbajtjen dhe kyçjen e konsumatorëve të rinj) në katër komunat me shumicë serbe në veri. Kjo, parashihet të ndodhë 10 ditë pas licencimit.

“Drustvo Elektrosever D.O.O.” është përgatitur për këtë që nga dhjetori i vitit 2020. Atëherë, kjo kompani kishte aplikuar për leje në ZRRE.


Kjo kompani është e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë që në nëntor të vitit 2018. Pronare e saj rezulton të jetë shteti serb.

Sipas të dhënave në ARBK, kompania publike serbe për prodhimin, furnizimin dhe tregtimin e energjisë elektrike – “JP Elektroprivreda Srbije Beograd”, posedon 100% të aksioneve të “Drustvo Elektrosever D.O.O.”

Boban Novakoviq është i regjistruar si drejtor i kësaj kompanie, që si aktivitet primar e ka tregtinë e energjisë elektrike.


Ashtu siç paralajmëroi para një jave zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, edhe marrëveshja parasheh se nuk do të ketë licencim të asnjë kompanie tjetër për operim në veri të vendit, përveç “Drustvo Elektrosever D.O.O.”.

Këtë, që Kurti në vitin 2018 tha se nuk do të duhej të ndodhte kurrsesi, e mirëpriti të martën./Express/

3 MUAJ ME PARE

CDU/CSU mocion në Bundestag: Hapa konkretë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
CDU/CSU

Një ditë para samitit BE-Balkan partia më e madhe opozitare gjermane po e rrit presionin ndaj qeverisë mbi Ballkanin Perëndimor. Grupi parlamentar i Unionit Kristiandemokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) në Bundestag ka paraqitur një mocion në parlamentin gjerman i cili diskutohet sot, 22.06, në plenum. Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë "të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë " në BE.

Deputetët opozitarë kërkojnë gjithashtu që me vendet kandidate të miratohen hapa të ndërmjetëm për t'i afruar ato edhe më ngushtë me BE-në. Konkretisht, ata sugjerjonë anëtarësimin e asociiuar pa të drejtë vote në politikat e përbashkëta të jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe në tregun e brendshëm të BE—së, në këmbim të reformave dhe zbatimit të kritereve të Kopenhagës dhe progresit në sundimin e ligjit. 

Angazhim për njohjen e Kosovës

Deputetët kërkojnë në mocionin e tyre që qeveria gjermane të ndikojë që shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta njohin atë. Deputetët sugjerojnë që qeveria gjermane ta argumentojë këtë me situatën e re të sigurisë të krijuar pas agresionit rus në Ukrainë. Më tej deputetët kërkojnë edhe angazhimin e diplomacisë gjermane për anëtarësimin sa më shpejt që është e mundur të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe si hap i parë në Këshillin e Evropës. 

Veç të tjerash, deputetët kërkojnë refuzim të vendosur të ndryshimit të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivën e anëtarësimit të tyre në NATO, rritjen e luftës kundër korrupsionit, vazhdimin e "Procesit të Berlinit" për bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal dhe reforma brenda BE-së që sigurojnë kapacitetin e tij absorbues në të ardhmen.

Rrezik për paqen brenda BE-së

"Agresioni rus kundër Ukrainës ka nxjerrë në pah cënueshmërinë e kufijve në zemër të Evropës",  argumentojnë deputetë në kërkesën e tyre si edhe faktin që konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen dhe përhapen shpejt. "Konflikte të tilla rrezikojnë stabilitetin dhe interesat e paqes të BE-së".

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqendrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët. 

Në kërkesën e tyre deputetët vënë në dukje edhe ekzistencën e problemeve ndëretnike dhe ndërfetare. "Është në interesin e vetë BE-së që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – të cilat nuk janë ende anëtare të BE-së, por janë të rrethuara drejtpërdrejt vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, të  arrijnë stabilitet afatgjatë, sundim ligji, zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve, struktura solide demokratike dhe prosperitet ekonomik.” Në këtë mënyrë, synimi duhet të mbetet që në të ardhmen të kemi Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, shkruajnë deputetët.

Mocioni me titull, “Ripërtëritja e perspektivës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor me politikë të përkushtuar”, pas një debati 40-minutësh, pritet të kalojë për konsultim te komisionet përgjegjëse të punëve të jashtme.

Marrë nga DW

3 MUAJ ME PARE

Osmani takohet me presidenten e PE-së:Diskutuam për liberalizimin e vizave për Kosovën

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Vjosa Osmani dhe Roberta Metsola

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet sot në Bruksel me ftesë të Charles Michel ku është pritur në takim nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në një postim në Facebook Osmani tha se biseduan rreth liberalizimit të vizave, për të cilën po shpresohet se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv në samitin e nesërm që do të mbahet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

"Në një diskutim të hapur dhe përmbajtësor me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në Bruksel, diskutuam për nevojën që liderët e vendeve anëtare ta reflektojnë vullnetin e Parlamentit, si dhe të jepet sinjal i qartë se vendet demokratike, liridashëse dhe të përkushtuara ndaj vlerave evropiane e kanë vendin në BE."-shkruan Osmani.

Ajo theksoi se Parlamenti Evropian ka shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e popujve të BE-së për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, si dhe nevojën e përshpejtimit të perspektivës sonë evropiane.

3 MUAJ ME PARE

Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Kosovë 31 pjestarë të ushtrisë në operacionin e NATO-s “KFOR”

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Maqedonia e Veriut

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka njoftuar se në seancën e sotme të qeverisë me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, është marrë vendimi për dërgimin e 31 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës për një periudhë 6 mujore.

Sipas mediave maqedonase, gjithashtu qeveria ka miratuar dërgimin e dy pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në stërvitjen “ANATOLIAN EAGLE 22” në Republikën e Turqisë.

Qeveria miratoi një vendim për miratimin, hyrjen dhe qëndrimin e 33 anëtarëve të Komandës së Brigadës së Europës Juglindore nga Republika e Shqipërisë, Republika e Bullgarisë, Republika e Greqisë, Republika e Rumanisë dhe Republika e Turqisë me mjetet materialo-teknike, mjetet motorike dhe pajisjet ushtarake në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat së bashku me nëntë pjesëtarë të personelit ushtarak dhe civil të URMV-së, do të marrin pjesë në kryerjen e detyrave në Komandën e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG.

3 MUAJ ME PARE

E PLOTË- Paralele me BE, ky është blloku ku futen vendet që duan integrim, Rama: Vizionare!

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Emmanuel Macron

FRANCË- 24 orë para nisjes së Samitit të Brukselit në të cilin do të diskutohet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Situata është ende e paqartë në rajon përsa i takon hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vetos së Bullgarisë në nëntor të 2020. Kjo ka sjellë edhe një krizë politike në Bullgari pasi Partia populiste 'Ka një popull të tillë' (ITN) ka njoftuar largimin nga koalicioni qeverisës me katër parti duke hequr katër ministrat e saj nga kabineti pasi pretendojnë se qeveria bullgare do të heqë veton ndaj Maqedonisë. Koalicioni bullgar do të përballet me një votë mosbesimi ditën e sotme ku kreu i partisë opozitare Boris Borissov ka propozuar pikërisht heqjen e vetos.

Situata në rajon por dhe kandidatura e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë për integrim të përshpejtuar në Bashkimin Europian ka bërë që rreth një muaj më parë presidenti i Francës, Emmanuel Macron të propozojë krijimin e një organizate të re politike që mund t’i bëjë bashkë shtetet e kontinentit që i ndajnë vlerat evropiane.

Gjatë një fjalimi të tij në Strasburg për nder të Ditës së Evropës, Macroni tha se e dinë shumë mirë që procesi i lejimit të tyre [në BE] merr disa vite, në fakt me shumë gjasë edhe dekada.

Ukraina, për shkak të luftës, tashmë është anëtare e Evropës, e familjes sonë, e bashkimit tonë. Por edhe nëse ia japim statusin e kandidatit nesër, procesi ka filluar dhe shpresoj që të lëvizë përpara drejt një pranimi të shpejtë. Por të gjithë e dimë shumë mirë që procesi për futje në BE merr shumë vite, në fakt mund të marrë dekada. Dhe kjo është e vërteta. Përpos nëse vendosim që t’i ulim standardet për qasje dhe ta rimendojmë bashkimin e Evropës sonë, dhe po ashtu pjesërisht, parimet që i kemi. Le të jemi të qartë. Bashkimi Evropian, marrë parasysh nivelin e integrimit dhe ambicies, nuk mund të jetë në afat të shkurtë mënyra e vetme përmes së cilës kontinenti evropian mund të strukturohet”.-tha Macron.

Macroni po ashtu ka thënë që ideja e përshpejtimit të anëtarësimit i ul standardet e BE-së, gjë të cilën ai e refuzon. Kështu, Macroni propozoi themelimin e Komunitetit Politik Evropian që do të ishte i hapur për shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, apo edhe për Mbretërinë e Bashkuar që e kishte lënë atë.

“Është obligim i yni historik që t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe ta krijojmë atë që sot do të kualifikohej si komunitet politik evropian. Kjo organizatë e re evropiane do t’ua mundësonte shteteve evropiane që i ndajnë vlerat tona që të gjejnë hapësirë të re për bashkëpunim politik, për siguri, për bashkëpunim në energji, në transport, për të investuar në infrastrukturë ku njerëzit mund të qarkullojnë, posaçërisht të rinjtë”, ka thënë Macron.

Pas këtyre deklaratave Kryeministri Edi Rama mbështeti idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron për një Komunitet Politik Evropian, një organizatë që do të ishte e hapur si për anëtarët ashtu edhe për joanëtarët e BE-së.

Unë mendoj se ai ka të drejtë. Kjo duhet të ishte bërë shumë kohë më parë… sepse kjo është vizionare”, tha Rama, ndërsa nuk pranon të hyjë në detaje për formën që duhet të marrë komuniteti.

Ndërkohë një tjetër mbështetës i kësaj ideje ishte dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili përqafoi propozimin e Macron për të krijuar një komunitet politik evropian. Qëllimi, shpjegoi Michel, është të thellohet bashkëpunimi për çështjet e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Bashkëpunimi ndërmjet shteteve të BE-së dhe shteteve joanëtare do të fokusohej në zbatimin e programeve socio-ekonomike që nuk kërkojnë domosdoshmërisht harmonizim rregullator. Pas seancës plenare, Michel vizitoi rajonin e Ballkanit për të paraqitur propozimin e ri, ku Serbia dhe Shqipëria deklaruan mbështetjen e tyre për nismën.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Presidenti i Këshillit Evropian deklaroi se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe bëri thirrje për rinisjen e procesit të zgjerimit.

Ndërkohë presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka kritikuar sugjerimet e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, duke theksuar se ai është në favor të formimit të komuniteteve politike paralele me Bashkimin Evropian (BE), por gjithashtu theksoi se idenë e themelimit të një komuniteti politik evropian ai e sheh si një përpjekje për të mbuluar mungesën e dukshme të vullnetit politik ndaj dhënies së statusit kandidat Ukrainës.

Të 27 shtetet e BE-së kanë qenë të bashkuara në përkrahjen e rezistencës së Ukrainës ndaj invazionit rus, mirëpo liderët e këtyre shteteve janë të ndarë sa i përket shpejtësisë së Brukselit në pranimin e Ukrainës si shtet anëtar.

 

3 MUAJ ME PARE

"Hap drejt progresit", Vuçiç konfirmon pjesmarrjen në Samitin e Brukselit

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Vucic, Kovacevski,Rama dhe Abazovic

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, morën sot në mesditë një vendim që të tre vendet të marrin pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Sipas mediave vendase, përpara samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Vuçiç informoi Përfaqësuesin e Lartë Josep Borell se kishte biseduar me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, të martën në mëngjes dhe se ishte arritur një marrëveshje e përbashkët.

Siç është paralajmëruar, presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se liderët e tre vendeve të Ballkanit të Hapur kanë marrë vendim që nesër të shkojnë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Thuhet se në bisedën e sotme mes presidentit të Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, janë rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të Bashkimit Evropian.

Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrjen dhe qasjen e përbashkët në samitin e Brukselit është një hap tjetër drejt progresit”, thuhet në deklaratë.

Thuhet se liderët janë të vetëdijshëm se temat që do të diskutojnë në samit nuk do të jenë të lehta, por se pjesëmarrja e tyre do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin e tyre në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

U ra dakord gjithashtu që në takimet në Bruksel do të vazhdojmë të luftojmë për dialogun si modelin kryesor dhe të vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të intensifikuar komunikimin me zyrtarët e Unionit, gjithçka për të vazhduar luftojmë për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratë.

3 MUAJ ME PARE

Qeveria bullgare hedh poshtë kërkesën e Opozitës për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

 

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Lena Borislavova

 

BULLGARI- Qeveria bullgare ka hedhur poshtë propozimin e liderit të Opozitës Boyko Boriss për të miratuar formulën e presidencës franceze për të zhbllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, dhe më pas vendosi të anëtarësohet në Asamblenë Kombëtare dhe të marrë mbështetjen e 59 deputetëve të GERB-UDF.

Mediat bullgare shkruajnë se zëdhënësja e qeverisë Lena Borislavova tha se kryeministri Kiril Petkov nuk do të tërhiqet nga formula e shpallur në mënyrë të përsëritur për vendimin për Maqedoninë e Veriut, që fillimisht të kalojë fillimisht në komisionin parlamentar për politikë të jashtme, pastaj në sallën plenare, ku do të marrë mbështetje të gjerë dhe më pas përmes Këshillit të Ministrat.

Boriss kërkoi që në Kuvend të shqyrtohej kërkesa për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjë që i hap rrugë edhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai deklaroi pro të 59 votat e tij dhe kërkoi që t’i bashkohet edhe maxhoranca.

3 MUAJ ME PARE

VD-Heqja e vetos së Bullgarisë, Ahmetaj: Shpresë e madhe për Shqipërinë, jemi gati!

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj e quan shpresë të madhe për vendin heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ahmetaj u pyet në lidhje me lajmin nga Bullgaria, për heqjen e vetos. Ministri deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë e se është gati për të filluar negociatat. 

Pyetja: Heqja e vetos, sa janë shanset që të marrim një lajm të mirë sot?

Ahmetaj: Shpresa është e madhe, ne shpresojmë se do të kemi lajme pozitive. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, ne jemi gati të fillojmë negociatat. 

Bullgaria ka pranuar të diskutojë në Parlament propozim e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

3 MUAJ ME PARE

Pas arritjes së marrëveshjes për energjinë, Petkoviç: Bislimi është pajtuar që të diskutohet Asociacioni

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Lajcak, Bislimi dhe Kurti

SERBI- Kryenegociatori serb Petar Petkoviç, pas arritjes së marrëveshjes së energjisë, u shpreh se homologu i tij nga Kosova Besnik Bislimi ka rënë dakord që të fillojnë diskutimet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

U dakorduam për Udhërrëfyesin për energjinë dhe tani rruga është e hapur për bisedime për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kemi pritur 10 vjet për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, kemi pritur 10 vjet për marrëveshjen e Brukselit dhe gjashtë pikat e para Asociacionin e komunave serbe”, ka thënë Petkoviç.

Petkoviç tha se Kosova nuk i faturon serbët në veri dhe se udhërrëfyesi i arritur ditën e djeshme i përcakton hapat.

Afatet nisin kur Prishtina të lëshojë licencë për Elektrosever. Kjo është çka kemi pritur për vite dhe çka Prishtina ka refuzuar, për këtë Prishtina as nuk ka dashur të bisedojë”, ka thënë ai.

Ditën e djeshme Kosova dhe Serbia, pas takimit të zhvilluar në Bruksel në prani të dërguarit të BE-së Miroslav Lajçak, kanë arritur një marrëveshje përsa i takon energjisë. Në udhërrëfyes thuhet se kompania serbe në bashkëpunim me KEDS do të sigurojë energji elektrike për 4 komunat serbe në veri të Kosovës.

3 MUAJ ME PARE

Osmani në Bruksel për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, do të kërkojë liberalizimin e vizave

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e

BRUKSEL- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është nisur drejt Brukselit me ftesë të  presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel për të marrë pjesë në Samitin e BE-së.

Osmani do të përfaqësojë Kosovën në takimin e krerëve të Bashkimit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku pritet të kërkojë liberalizimin e vizave.

Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri tek mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thuhet në një njoftim të Presidencës.

Liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel pritet të diskutojnë për procesin e zgjerimit dhe perspektivën europiane të vendeve të rajonit, bashkërendimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe sfidat gjeostrategjike si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

Po ashtu gjatë vizitës në Bruksel, Presidentja Osmani do ta takojë presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, si dhe krerë tjerë shtetesh partnere të BE-së për ta rritur mbështetjen për rrugëtimin evropian të Kosovës”, njofton Presidenca.

 

3 MUAJ ME PARE

Rama tërhiqet, merr pjesë në samitin e BE: Dëgjova që diçka po lëviz në Bullgari

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të bojkotuar Samitin e Bashkimit Evropian që pritet të mbahet më 23 qershor dhe ka vendosur të shkojë në Brukse. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimi i tij ka ndryshuar pas 'lëvizjeve' të bëra në Bullgari, referuar vendimit të Opozitës së Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që do t'i hapte rrugën integrimit të Shqipërisë. Gjithsesi, Rama thotë se nuk shpreson se do të ketë 'dritë jeshile' në Samitin e BE-së, por që do të shkojë për tu dëgjuar për Ballkanin e Hapur.

"Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që po e shkatërron atë. Diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!"

Kryeministri Edi Rama e bojkotoi ditën e djeshme samitin e BE që pritet të mbahet me 23 qershor në Burksel duke e konsideruar një "shfaqje që nuk duhej parë", pasi Bullgaria sipas tij kishte marrë peng unionin me veton për ngërçin që ka me Maqedoninë e Veriut, por sot Bullgaria ka bërë hapa pas. Lideri i Opozitës në Bullgari ka ftuar maxhorancën që të diskutojnë në Parlament heqjen e vetos. 59 votat e tij, ish-kryeministri Boyko Borissov është shprehur se do t'i japë pro. 

3 MUAJ ME PARE

Drafti i samitit në Bruksel/ REL: Nuk hapen negociatat me Shqipërinë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e

Në samitin e Bashkimit Evropian, që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, do të përsëritet përkushtimi i BE-së për perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa do t’u ndahet statusi i kandidatit dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

Për këtë tashmë është përgatitur drafti i konkluzave që do të miratohen në këtë takim të Këshillit Evropian, draft në të cilin ka pasur qasje edhe Radio Evropa e Lirë.

Por, siç qëndrojnë gjërat aktualisht, përveç porosive politike për përshpejtimin e integrimit të vendeve të rajonit me BE-në nuk priten vendime konkrete sa i përket nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, apo ndonjë vendim tjetër konkret lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë dhe të padyshimtë për perspektivën e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe bën ftesë për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draftin e dokumentit që do të prezantohet në samit.

Nga ky takim do t’i bëhet ftesë Komisionit Evropian, përfaqësuesit të Lartë dhe Këshillit që “të avancojnë më tej integrimin gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit në mënyrën reversibile dhe bazuar në merita”.

Në këtë dokument një paragraf i veçantë i është kushtuar edhe dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhjes së mospajtimeve bilaterale mes vendeve të rajonit.

“Këshilli Evropian rikonfirmon urgjencën për arritjen e progresit të dukshëm në zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale dhe rajonale, në veçanti në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e raporteve mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në këtë draft.

Të enjten në mëngjes zhvillohet edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, presidentja Osmani do ta përçojë mesazhin e qartë të popullit të Kosovës mbi nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit, duke filluar nga liberalizimi i stërvonuar i vizave, deri te mbështetja për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës, pas aplikimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka rekomanduar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por vendimi i insitucioneve evropiane për këtë çështje ende nuk është marrë.

Ndërkaq, liderët e vendeve pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” kanë thënë se të mërkurën, do të njoftojnë nëse do të shkojnë në Samitin Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor. Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në draftin e konkluzave të përgatitura për samit, flitet edhe për idenë e krijimit të Bashkësisë Politike Evropiane.

“Këshilli zhvilloi diskutim strategjik për raportet e Bashkimit Evropian me partnerët në Evropë. Diskutoi propozimin për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane. Qëllimi është që të ofrohet një platformë për koordinimin politik të vendeve evropiane përgjatë tërë kontinentit. Mund të jetë e vlefshme për vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet e asociuara nga fqinjësia lindore, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet, me të cilat kemi lidhje të afërta” do të thuhet në konkluzat që pritet t’i miratojnë liderët e BE-së.

Më tej rreth kësaj ideje do të thuhet se “qëllimi është të forcohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për t’i adresuar çështjet e interesit të përbashkët në mënyrë që të rritet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian”.

Me rëndësi është të theksohet fjalia se krijimi i një Bashkësie të tillë Politike Evropiane nuk do ta zëvendësojë procesin e tashëm të zgjerimit të BE-së:

“Një kornizë e tillë nuk do t’i zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese, më saktësisht zgjerimin, dhe do të respektojë autonominë e BE-së në vendimmarrje”.

Ky do të jetë samiti i fundit i BE-së gjatë Presidencës franceze, ndërsa pas saj nga 1 korriku kryesimin e Bashkimit Evropian do ta ketë Çekia./ REL

3 MUAJ ME PARE

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Borissov: 59 votat tona shkojnë pro

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Oliver Varhelyi,

BULLGARI- Bullgaria ka pranuar të diskutojë në Parlament propozim e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

POSTIMI I VARHELYI:

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Mediat bullgare shkruajnë se Borissov i ka bërë thirrje kryeministrit Bullgar Kiril Petkovit që të bëhet bashkë me të për të hequr veton e vendosur nga RMV-së. ai paralajmëroi se në Parlament që pritet të mblidhet në orën 15:00 do të japë 59 votat e tij për të shkuar drejt vendimit. Borissov e fton maxhorancën bullgare që t’i bashkohet në këtë vendim. Sipas Borissov, propozimi i Francës u ka dhënë një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

“I kam kërkuar deputetëve të GERB-it, nëse më besojnë, ta mbështesin propozimin, nëse Petkovi trembet, do të jenë 59 deputetë për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë dhe Shqipërisë. Siç premtova, të shtunën lexuam tekstet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në Macron dhe KE, deri më tani gjithçka e mirë që ka ndodhur është falë BE-së”,- tha Borissov, ish-kryeministër i Bullgarisë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e ndjekin bashkarisht procesin e Integrimit në BE dhe hapjen e negociatave. Kryeministri Edi Rama e bojkotoi ditën e djeshme samitin e BE që pritet të mbahet me 23 qershor në Burksel duke e konsideruar një "shfaqje që nuk duhej parë", pasi Bullgaria sipas tij kishte marrë peng unionin me veton për ngërçin që ka me Maqedoninë e Veriut. Ishte Franca ajo që bëri propozimin e arritjes së një marrëveshjeje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Fillimisht qeveria e Bullgarisë mohoi që mund të kishte një mundësi të tille duke shtuar se çdo vendim del nga Parlamenti, por qëndrimi i OPozitës sot, mund të ndryshojë gjithçka.

3 MUAJ ME PARE

Samiti i BE/ Në axhendë propozimi i Macron për vendet e Ballkanit Perëndimor

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Macron

FRANCË- Udhëheqësit e BE-së në Bruksel pritet të nënshkruajnë ditën e nesërme rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian për t'i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në BE, sipas draft-konkluzioneve të samitit të fundit të BE-së, të datës 21 qershor, raporton EURACTIV. Në axhendë është parashikuar edhe propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macronn që të krijohet një “Komunitet Politik Evropian”.

"Këshilli Evropian ka vendosur t'i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë, " pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE-së ditën e nesërme.

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, shton draft komunikata.

Ekzekutivi i BE-së rekomandoi dhënien e statusit kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë javën e kaluar, gjë që u la liderëve të BE-së afërsisht një javë për të studiuar dokumentin përpara se të vendosnin për këtë çështje. Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu që Moldavia të merrte statusin e kandidatit, por nuk i dha të njëjtën pikëpamje gjeorgjianit derisa ajo të përmbushë kushtet e përcaktuara që çojnë në statusin e kandidatit në BE.

3 MUAJ ME PARE

Nesër samiti i BE/ Zbardhet drafti për Shqipërinë e RMV, pritet vendimi për Ukrainën e Moldavinë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Liderët e BE

Udhëheqësit e BE-së në Bruksel pritet të nënshkruajnë rekomandimin e javës së kaluar nga Komisioni Evropian për t'i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në BE, sipas draft-konkluzioneve të samitit të fundit të BE-së, të datës 21 qershor dhe të parë nga EURACTIV.

"Këshilli Evropian ka vendosur t'i japë statusin e vendit kandidat Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë, " pritet të deklarojnë liderët e BE-së kur të takohen për samitin e tyre të BE-së të enjten (23 qershor).

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin për hapat e mëtejshëm pasi të plotësohen plotësisht të gjitha kushtet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, shton draft komunikata. Një raport i parë i vlerësimit të progresit për përmbushjen e kushteve pritet si pjesë e paketës së rregullt të zgjerimit të Komisionit deri në fund të këtij viti. Ekzekutivi i BE-së rekomandoi dhënien e statusit kandidat të Ukrainës dhe Moldavisë javën e kaluar, gjë që u la liderëve të BE-së afërsisht një javë për të studiuar dokumentin përpara se të vendosnin për këtë çështje.

EURACTIV shkruan se Komisioni Evropian rekomandoi gjithashtu që Moldavia të merrte statusin e kandidatit, por nuk i dha të njëjtën pikëpamje gjeorgjianit derisa ajo të përmbushë kushtet e përcaktuara që çojnë në statusin e kandidatit në BE. Dhjetëra mijëra gjeorgjianë dolën në rrugë të hënën (20 qershor) për të demonstruar zemërimin e tyre kundër qeverisë dhe partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, disa ditë pasi ekzekutivi i BE rekomandoi shtyrjen e kandidaturës së Tbilisit. Qeveria e Gjeorgjisë është përballur me kritika ndërkombëtare në rritje për kthimin e perceptuar të demokracisë, duke dëmtuar seriozisht marrëdhëniet e Tbilisit me Brukselin.

Udhëheqësit e BE-së pritet të riafirmojnë qëndrimin, duke thënë se janë "të gatshëm t'i japin Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat pasi të jenë adresuar prioritetet e specifikuara në opinionin e Komisionit për aplikimin për anëtarësim të Gjeorgjisë". Megjithatë, disa vende anëtare të BE-së kanë theksuar pikën e kushteve që po plotësohen për tre vendet aspirante që t'i përmbahen procedurave standarde të zgjerimit të bllokut.

“Përparimi i secilit vend drejt Bashkimit Evropian do të varet nga merita e tij në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës, duke përfshirë kapacitetin e BE-së për të absorbuar anëtarë të rinj”, thuhet në draft-konkluzionet.

Formulimi sugjeron se nuk ka asnjë qëllim për të lidhur Ukrainën dhe Moldavinë së bashku si një "marrëveshje paketë", siç është bërë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ku njëra nuk mund të vazhdojë me procesin pa tjetrin.

Radhët e mbylljes 

Pas disa ditësh diskutimesh të brendshme të BE-së, asnjë kundërshtim midis 27 vendeve anëtare nuk është shfaqur, i thanë EURACTIV disa diplomatë të BE-së, duke thënë se ata kryesisht besojnë se opinioni i Komisionit do të pasqyrohet në vendimin e liderit të BE-së më vonë këtë javë. Një ditë më parë, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të hënën (20 qershor) se do të ftonte krerët e BE të miratonin statusin e kandidatit të Ukrainës dhe Moldavisë për t'u bashkuar me bllokun në samit.

“Tani është koha për të pranuar se e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë është brenda BE-së. Unë do t'ju ftoj t'i jepni statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë”, shkruante Michel në letrën e ftesës drejtuar liderëve të BE-së.

"Ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës mbështetje të fortë humanitare, ushtarake, ekonomike dhe financiare," shtoi ai.

27 vendet anëtare të BE-së duhet të bien dakord unanimisht për të dhënë statusin e kandidatit. Konsensusi në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat në BE ka marrë gjithashtu vrull pas një vizite të përbashkët në Kiev të kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit italian Mario Draghi. Të tre liderët, duke folur në emër të tre ekonomive më të mëdha të BE-së, dolën në favor që Ukraina të merrte statusin zyrtar "të menjëhershëm" të një kandidati në BE. Ministri i Evropës i Francës, Clement Beaune, tha të martën (21 qershor) se kishte "një konsensus të plotë për t'i çuar përpara këto çështje, dhe në veçanti për Ukrainën mundësinë e konfirmimit të statusit të kandidatit sa më shpejt të jetë e mundur".

Holanda, një nga vendet më hezituese dhe në vitin 2019 partner i Francës për të frenuar zgjerimin, javën e kaluar njoftoi se do të mbështeste statusin e kandidatit të Ukrainës në BE , duke e quajtur këshillën e Komisionit Evropian "një kompromis të zgjuar". Pavarësisht nga disa dyshime midis vendeve anëtare veriore të BE-së, ministri i jashtëm i Danimarkës tha për EURACTIV  se ai e mirëpret dhënien e statusit të kandidaturës, por pranoi se nuk ka asnjë iluzion dhe “është e qartë se puna për të bërë reformat, dhe paralelisht, rindërtimi i Ukrainës do të jetë një punë e jashtëzakonshme. përpjekje”. Ndërsa kandidatura do të shënojë një zhvendosje strategjike drejt lindjes nga BE-ja përballë luftës së Rusisë në Ukrainë, shumica brenda bllokut besojnë se Kievit ka të ngjarë të duhen vite për t'u bërë anëtar i bllokut, nëse fare.

Ballkani Perëndimor duhet të humbasë

Udhëheqësit e BE-së ka të ngjarë të shprehin gjithashtu "angazhimin e plotë dhe të qartë të bllokut ndaj perspektivës së anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor" dhe "thirrje për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit", pas një takimi të planifikuar midis liderëve të BE-së dhe gjashtë homologëve të tyre nga rajoni. Nga gjashtë kandidatët, vetëm Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur zyrtarisht negociatat e pranimit, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë qenë në dhomën e pritjes për disa vite. Serbia, së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat janë pjesë e Iniciativës për Ballkanin e Hapur, kanë kërcënuar me një mos-shfaqje në samit dhe kanë thënë se do të njoftojnë të mërkurën (22 qershor) në mesditë nëse do të marrin pjesë në takimin e ardhshëm. , planifikuar për të enjten në mëngjes. Presidenti serb Vuçiç është nën presionin në rritje të BE-së për t'u lidhur me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë, duke thirrur miqësinë tradicionale midis Beogradit dhe Moskës.

“Këshilli Evropian u bën thirrje të gjitha vendeve që të harmonizohen me sanksionet e BE-së, në veçanti vendet kandidate”, thuhet në konkluzionet e Këshillit.

Pavarësisht se disa vende anëtare të BE, duke përfshirë Slloveninë dhe Austrinë, po bëjnë presion që Bosnje dhe Herzegovina (BiH) të marrë gjithashtu statusin e kandidatit për në BE, sipas diplomatëve të BE-së kjo ka 'shumë pak gjasa' të ndodhë. Në vend të kësaj, liderët e BE-së pritet të mirëpresin marrëveshjen e fundit politike, por theksojnë se liderët e Bosnjës do të duhet të zbatojnë fillimisht angazhimet e saj, “të cilat do t'i lejojnë vendit të përparojë me vendosmëri në rrugën e tij evropiane, në përputhje me prioritetet e përcaktuara në opinionin e Komisionit. , për të marrë statusin e kandidatit në BE”. Sipas draft-përfundimeve të samitit, pritet që ata të komentojnë mosmarrëveshjen dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila ka penguar përparimin e vendit në procesin e zgjerimit për atë që Sofja e sheh si politikë antibullgare në vendin fqinj. si dhe çështjet e identitetit. Teksti i vetëm nga draft-konkluzionet për të cilin ende nuk është rënë dakord është “negociatat mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”. Megjithë disa përparime dhe një propozim francez për një afat kohor për zgjidhjen e çështjeve, parlamenti bullgar mbetet kundër hapjes së bisedimeve të pranimit nga Shkupi përpara se të arrihet përparim i prekshëm. Deputetët në Sofje të mërkurën në mbrëmje do të votojnë për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Kiril Petkovit. Petkov ka humbur mazhorancën pasi partia “Ka një popull të tillë” u largua nga koalicioni 4-kahësh, duke akuzuar kryeministrin se kërkon heqjen e vetos pas shpine deputetëve. Sipas komentuesve politikë në Sofje, Petkov do të humbasë mocionin.

“Bazuar në metodologjinë e rishikuar, Këshilli Evropian fton Komisionin, Përfaqësuesin e Lartë dhe Këshillin që të avancojnë më tej integrimin gradual midis Bashkimit Evropian dhe rajonit tashmë gjatë vetë procesit të zgjerimit në një mënyrë të kthyeshme dhe të bazuar në merita. Lexohet drafti i Konkluzioneve të Këshillit.

Megjithatë, ata nuk do të përmbushin çdo angazhim më të fortë për sa i përket afatit kohor të mundshëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok.

Propozimi i Macron

Liderët e BE-së do të diskutojnë gjithashtu propozimin francez për krijimin e një “Komuniteti Politik Evropian”. Sipas projekt-konkluzioneve, synohet të ofrohet një platformë për koordinimin politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin. Nisma mund të ketë të bëjë me Ballkanin Perëndimor, vendet e asociuara të Partneritetit tonë Lindor, vendet e EFTA-s dhe të gjitha vendet e tjera evropiane me të cilat Bashkimi ka marrëdhënie të ngushta.

"Një kuadër i tillë nuk do të zëvendësojë politikat dhe instrumentet ekzistuese të BE-së, veçanërisht zgjerimin, dhe do të respektojë plotësisht autonominë vendimmarrëse të Bashkimit Evropian", do të thonë liderët, në një përpjekje për të hedhur poshtë ndjenjat se nisma është një tjetër mashtrim për të vonuar anëtarësimin në BE. vendet kandidate.

3 MUAJ ME PARE

Pse BE-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e

Evropa e mori emrin e saj nga grekët e lashtë, që i referoheshin në atë kohë një territori që shtrihet në veri nga Peloponezi deri në pjesën kontinentale. Pra atë që ne sot e njohim si Ballkan. Sipas këtij këndvështrimi, rajoni i Ballkanit përbën qendrën e kontinentit evropian.  Vendndodhja gjeografike e vendeve të Ballkanit brenda kontinentit evropian është fikse,  por marrëdhënia e vendeve ballkanike me Bashkimin Evropian është shumë komplekse.  Disa vende të rajonit – Kroacia, Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Sllovenia – janë pjesë e unionit, ndërsa të tjerat janë përfshirë në një proces të gjatë me objektiv hyrjen në Klubin Evropian.

Neni 49 i Traktatit të Bashkimit Evropian, thekson se “çdo shtet evropian që respekton vlerat e unionit dhe është i përkushtuar për t’i promovuar ato, mund të aplikojë për t’u bërë anëtar”. Por një vështrim i shpejtë në hartën e Evropës na tregon se përveç 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të tjerët si Gjeorgjia, Ukraina, Moldavia, Bjellorusia dhe Rusia, nuk përputhen dhe aq me parakushtin territorial.  Megjithatë, shtetet evropiane duhet të përmbushin kushtet politike dhe të jenë demokraci të qëndrueshme. Për më tepër, siç po e shohim aktualisht, një zgjerim i mëtejshëm drejt pjesëve lindore të Evropës, do të krijojë tensione të mëtejshme me Rusinë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i përmbushin kriteret gjeografike për anëtarësim në BE, dhe janë të angazhuara të plotësojnë kushtet për të drejtat themelore, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Por pse duhet të integrohet sa më shpejt Ballkanit Perëndimor në BE?  Një vështrim mbi hartë na e jep përgjigjen. Këto vende janë të rrethuara nga vende të tjera anëtare të BE-së. Të shkosh në Greqi nga Evropa Qendrore do të thotë të kalosh nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Sapo Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e BE-së, Bullgaria, Rumania dhe Greqia do të humbnin një kufi të jashtëm të BE-së, dhe do të fitonin fqinjë të rinj të BE-së.  Do të lehtësoheshin pengesat e bashkëpunimit ndërkufitar, transportit dhe kontaktit mes njerëzve. Kur diskutonin anëtarësimin në union, Komisioni i BE-së ka filluar të marrë në konsideratë faktorët gjeopolitikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të vendndodhjes së rajonit, BE-ja ka nevojë për qasje në infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor, që të përmirësojë ndërlidhjen e tyre në fushat e transportit, energjisë dhe telekomunikacionit. Prandaj, në kuadër të Komunitetit të Transportit, që u themelua në vitin 2017 dhe përbëhet nga anëtarët e BE-së dhe 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, BE-ja po siguron shumë fonde për projekte që lehtësojnë integrimin e infrastrukturës së Ballkanit Perëndimor në BE.  Nga ana tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor po miratojnë rregullat dhe rregulloret e BE-së në fushën e transportit. BE-ja e ka pranuar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë fqinjët e tyre, dhe se meqenëse kufijtë janë artificialë, tejkalimi i tyre është një objektiv.  BE-ja nuk mund ta shohë veten si një njësi të izoluar, që është në gjendje të kujdeset për veten e saj. Ky fakt bëhet veçanërisht i dukshëm në lidhje me çështjet e sigurisë. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, përvoja e luftës në kontinent ishte tronditëse për Evropën.

Në atë kohë Evropa, nuk ishte e përgatitur për t’u marrë në mënyrën e duhur me këtë çështje. Ekzistonte frika se luftërat mund të përhapeshin në vendet fqinje, duke krijuar një ndjenjë pasigurie. Që herët, KE dhe më vonë BE-ja kërkuan që vendet në rajon të krijojnë një dialog politik midis tyre dhe të bashkëpunojnë për çështje specifike për të rivendosur besimin e humbur.  Për të nxitur stabilitetin, vendeve të ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, iu premtua se do të përfshiheshin në familjen evropiane. Tani me vonesën e zgjerimit të BE-së, dhe paraqitjen në rajon të aktorëve të tjerë të huaj, siguria ka qenë subjekt i vëmendjes së përtërirë nga ana e Brukselit. Kjo u pa me fluksin e madh të emigrantëve në vitin 2015, që kërkoi nga BE-ja të bashkëpunonte ngushtë me vendet në kufirin e saj jugor për të menaxhuar fluksin e njerëzve që shkonin drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Pra u bë një detyrë e jo-anëtarëve të BE-së që të mbyllnin qasjen në “fortesën” Evropë në emër të BE-së.

Bashkimi Evropian është ende partneri më i madh tregtar i Ballkanit Perëndimor. Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor formojnë një grupim të vogël, me struktura të fragmentuara ekonomike, tregje të vogla dhe një fuqi blerëse në përgjithësi të ulët, disa anëtarë të BE-së kanë interes të rrisin investimet e tyre dhe të zgjerojnë mundësitë e biznesit në rajon. Ndërlidhja ekonomike e vendeve evropiane në të gjithë kontinentin evropian, është e dukshme. Megjithatë për shkak të madhësisë së tij, tregu i BE-së i tërheq më pranë vetes edhe ekonomitë e tjera më të vogla, madje duke i vendosur ato në një gjendje varësie. Për të qenë ekonomikisht të qëndrueshme, ekonomitë duhet të krijojnë marrëdhënie tregtare me BE-në. Vendet në fqinjësi të BE-së ose kanë negociuar pasjen e një qasjeje dypalëshe në tregjet e BE-së, ose po përpiqen të përmbushin kriteret për anëtarësimin në BE për të qenë në gjendje të gëzojnë përfitimet e saj. Idetë për një integrim të pjesshëm të ekonomive në tregun e BE-së, tregojnë edhe një herë se sa vendet, veçanërisht ato fqinje, janë tashmë të ndërlidhura dhe të lidhura ekonomikisht me njëra-tjetrën.

Njerëzit janë një tjetër arsye, se përse ka kuptim zgjerimi i BE-së në këtë rajon. Sipas të dhënave të vitit 2021, popullsia totale e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor arrin në rreth 17.7 milionë njerëz. Pranimi i vendeve në një union të përbashkët ka kuptim, kur kihet parasysh fakti se shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë tashmë në vendet e BE-së dhe janë thelbësorë për ekonomitë e vendeve pritëse.  Nga perandoritë që ndanë Evropën, autokracitë, demokracitë, gjenocidet, shtypjet, vrasjet, dhe luftërat, Evropa ka përjetuar gjithçka. Pas Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania dhe Franca u bashkuan për të ndërtuar një marrëdhënie miqësore, u mboll fara e një Bashkimi Evropian që synonte të kapërcejë mizoritë e kaluara dhe të vendosë mirëqenien e popullit të tij në qendër.

Nëse besojmë ende në idenë kryesore të BE-së, nuk duhet vënë në dyshim, përkundrazi duhet inkurajuar pranimi i të gjitha vendeve evropiane në union. BE-ja nuk duhet të krijojë barriera apo pengesa të reja, por duhet të mbështesë tejkalimin e tyre. Edhe pse për momentin mund të ketë disa probleme praktike me zgjerimin e BE-së, është e rëndësishme të mos humbasim tablonë më të gjerë dhe të punojmë drejt arritjes së përmbushjes së vizioneve të BE-së.

Shënim: Christina Griessler, studiuese në Rrjetin për Komunikim Politik (netPOL) dhe drejtuese e Politikave Krahasuese me fokus Evropën Qendrore dhe Lindore në BE, Universiteti Andrassy në Budapest, Hungari.

Marrë nga Bota.al

3 MUAJ ME PARE

SAMITI/ Demokratët evropianë letër Charles Michel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Charles Michel

TIRANË- President i Këshillit Evropian, Charles Michel ka marrë një letër nga demokratët evropianë të cilët kërkojnë që Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në letër shkruhet se Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e Evropës dhe ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit të saj në rajon. Aty thuhet se në vitet e fundit BE-ja ka zhvilluar politika të ndryshme për të mbështetur integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin. Integrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, sipas demokratëve evropianë ka qenë një proces i vazhdueshëm për gati dy dekada. Megjithatë, ata besojnë se sot, më shumë se kurrë, vendimet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e rajonit tonë dhe të rinisë sonë.

LETËR E HAPUR UDHËZUESVE TË BASHKIMIT EVROPIAN

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është çështje sigurie!

I nderuari President i Këshillit Evropian, Charles Michel,
I nderuari Përfaqësues i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell,
Të nderuar anëtarë të Këshillit Evropian, AL Presidentë dhe Kryeministra të qeverive kombëtare të Bashkimit Evropian, Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor po bëjnë thirrje për veprimin tuaj urgjent. A do të dëgjoni zërin dhe nevojat e të rinjve dhe do të veproni tani? Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e Evropës dhe ekonomisë, sigurisë dhe stabilitetit të saj në rajon. Prandaj, në vitet e fundit BE-ja ka zhvilluar politika të ndryshme për të mbështetur integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin. Me kalimin e viteve, shumë breza të rinjsh në Ballkanin Perëndimor janë rritur me vizionin dhe dëshirën e tyre për të jetuar dhe punuar në vendlindjen e tyre, në një vend pjesë e familjes evropiane, me të njëjtat mundësi dhe me të njëjtat vlera si bashkëmoshatarët e tyre. në shtetet anëtare të BE-së. Në fund ia dolën ta arrinin këtë, por duke jetuar jashtë vendit, larg atdheut, në një nga vendet e zhvilluara evropiane, anëtare të Unionit.

Qindra mijëra, zakonisht të rinj, janë larguar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe janë shpërngulur në vendet e BE-së për të ndjekur arsimin ose punën e mëtejshme. Gjithashtu, një përqindje e madhe e të rinjve të moshës 15 deri në 29 vjeç, duan të largohen pa qëllim kthimi, gjë që është një fakt shqetësues. Rrahja e trurit dhe shkalla e lartë e emigrimit po i dëmtojnë perspektivat e Ballkanit Perëndimor dhe ne besojmë se një perspektivë më e fortë e BE-së mund ta kthejë këtë rrjedhje. Ne jemi të vetëdijshëm për kufizimet dhe kufizimet e fuqisë së BE-së, megjithatë duke pasur parasysh se gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor janë ende ndër më të varfrat në Evropë dhe ritmi i tyre i konvergjencës me standardet evropiane është i ngadaltë, shpresojmë që zhvillimi i këtij rajoni brenda BE-së. do të ecë më shpejt dhe do të prodhojë rezultate të dukshme – duke u ofruar kështu brezave të rinj një shans për të punuar dhe jetuar në shtëpi dhe për të kontribuar në përparimin dhe zhvillimin e drejtë dhe të drejtë të vendeve të tyre.

Integrimi i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë një proces i vazhdueshëm për gati dy dekada. Megjithatë, ne ende besojmë se sot, më shumë se kurrë, vendimet e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e rajonit tonë dhe të rinisë sonë. Përballë një krize të paprecedentë në Evropë, duke filluar me pandeminë COVID-19 dhe duke përfunduar me një luftë shkatërruese në Ukrainë, rajoni i Ballkanit Perëndimor po përjeton një krizë socio-ekonomike të pafundme, me efekte të veçanta të rëndësishme tek gratë dhe të rinjtë. Megjithatë, dhe veçanërisht gjatë kohërave të krizës, ne kemi parë ndikimin që të rinjtë mund të sjellin në komunitetet e tyre kur zëri i tyre dëgjohet. Prandaj, vendosëm të ngremë zërin tani, për të theksuar rëndësinë e këtij momenti dhe pritshmëritë tona nga liderët aktualë për të dhënë shpresën që u nevojitet të rinjve. Dhe cilat janë nevojat tona? Ne, Rinia Ballkanike, duam një të ardhme gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për ne dhe brezat e ardhshëm në vendet tona. Ne duam të kemi mundësi të barabarta për punë të denjë, arsimim ose trajnim, të kemi të drejta të barabarta për të udhëtuar dhe eksploruar. Ne ndihemi evropianë, jemi pjesë e Evropës, prandaj duam që vendet tona të kenë trajtim të barabartë dhe qytetarët tanë të drejta të barabarta, si të gjithë qytetarët evropianë. Ne duam të luftojmë së bashku kundër ndryshimeve klimatike, për të siguruar zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Axhendës 2030, sepse jo vetëm nevojat tona, por edhe prioritetet tona janë të njëjta me të rinjtë në të gjithë Evropën. E ardhmja e Evropës duhet të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe zëri i të rinjve duhet të dëgjohet kur krijojnë drejtimin e zhvillimit të Evropës, bazuar në pritshmëritë dhe nevojat e tyre.

Ne e pranojmë gjestin politik të dhënë nga institucionet evropiane për të shënuar këtë vit si Viti Evropian i Rinisë. Vlerësojmë faktin që Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpallur Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Ne kemi treguar se ndajmë vlerat themelore evropiane dhe të rinjtë janë të përkushtuar ndaj parimeve dhe vlerave evropiane, prandaj meritojnë një të ardhme brenda BE-së. Por ne ju nxisim, secilit prej liderëve të zgjedhur evropianë të së tashmes, që të bëni ndryshimin për një të ardhme më të mirë. Është koha e fundit për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.  Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve evropianë dhe Këshillit Evropian që: Ndiqni rekomandimet e miratuara me shumicë dërrmuese nga Parlamenti Evropian, në raportet 2021/2244 (INI) për Shqipërinë dhe 2021/2248 (INI) për Maqedoninë e Veriut, dhe nisni negociatat për anëtarësimin në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut;

Promovimi dhe organizimi i konferencave të para ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më së voni deri në fund të vitit. Ne sinqerisht besojmë dhe presim që thirrjet tona do të kenë ndikim dhe ju do të demonstroni vullnetin politik dhe aftësinë e BE-së për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive dhe për të riafirmuar përkushtimin e BE-së për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për t'u dhënë të rinjve shpresa e njerëzve se tani është koha për të ecur përpara në integrimin në BE dhe Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes evropiane. 

Sinqerisht, 

Bruno Gonçalves – Sekretar i Përgjithshëm i IUSY

Ana Manasieva – Zëvendës Presidente e IUSY për Ballkanin Perëndimor

Marko Mihailoski – Kryetar i Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë (SDYM), Maqedonia e Veriut

Stefan Ninić – President i Rinisë Demokratike (DY), Serbi

Floida Kërpaçi – President of Youth Movement for Integration (LRI), Albania

Amina Cikotić – Presidente e Rinisë Socialdemokrate (SDY), Mali i Zi

Sonja Milatoviq, Kryetare e Këshillit Rinor të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Mali i Zi

Luka Goršek, Kryetar i Forumit Rinor të Social Demokratëve (Forumi Mladi), Slloveni

Glindxhet Madhi – Kryetar i Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FESYA), Shqipëri

Suad Beganoviq, Kryetar i Forumit Rinor Partia Socialdemokrate (SDP), Bosnje dhe Hercegovinë

Lovro Lukavečki, President i Rinisë Socialdemokrate Kroate (CSDY), Kroaci

Të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

3 MUAJ ME PARE

VOA: Tirana, Shkupi e Beogradi në dilemë për pjesmarrjen në takimin me krerët e BE-së

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e

Tri vende të Ballkanit, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po shohin mundësinë për të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë në Bruksel me udhëheqësit e vendeve të Bashkimit europian, si shenjë zhgënjimi ndaj zvarritjes së nisjes zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Tiranën dhe Shkupin. Këtë e bëri të ditur në Tiranë kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi online me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Dhe më herët, zoti Rama, deklaroi gjatë një konference të përbashkët me kryeministren e Finlandës Sanna Marin se nuk kishte ndonjë pritshmëri nga mbledhja e Këshillit europian këtë të enjte.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë muajin e kaluar presidenti i Këshillit europian Charles Michel, njoftoi se udhëheqësit e Ballkanit janë ftuar të takohen me krerët e vendeve të Bashkimit europian. Ndërsa procesi i integrimit po has pengesa të vazhdueshme, Brukseli duket se po eksploron mënyra të tjera alternative për t’i mbajtur pranë vendet e rajonit.

Takimi i së enjtes do të mbahet, pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit europian ku do të diskutohet sërish çështja e nisjes zyrtare të bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin, të bllokuara nga Bullgaria. Të zhgënjyera nga ko situatë, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me të cilat është bashkuar dhe Serbia, po shohin mundësinë që të mos marrin pjesë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Rama bëri të ditur se kishte patur një bashkëbisedime të gjatë me udhëheqësit e dy vendeve të tjera ballkanike. “Duket se një tjetër "Jo, më fal!" do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i marrë peng nga Bullgaria, nuk është një spektakël i mirë për t'u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”, shkruajti zoti Rama, ndërsa një vendim për këtë çështje pritet të merret nesër.

Më herët ai kishte deklaruar gjatë një daljeje publike me kryeministren e Finlandës Sanna Marin se “nuk pres asgjë të re në këtë Këshill, megjithatë deri në fund, Bashkimi Europian, vendet evropiane, Finlanda përfshirë, po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin. Edhe për këtë ne jemi shumë falënderues”.

Për Finlandën, siç bëri të ditur kryeministrja Marin, bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin pa asnjë vonesë.

Vizita e sotme në Tiranë e e zonjës Marin, e para e një kreu qeverie të Finlandës, që kur dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike me njëra tjetrën, duket të jetë një shenjë falenderimi ndaj qëndrimit të Shqipërisë për kërkesën e këtij vendi, së bashku me Suedinë, për t’u bërë anëtarë të Nato-s. Të dy shtetet hoqën dorë nga neutraliteti i tyre historik, pas agresionit rus në Ukrainë. Qeveria shqiptare ka miratuar në parim aplikimin e tyre dhe tani pritet vetëm ratifikimi nga parlamenti.

Situata në Ukrainë zuri një vend të rëndësishëm në deklaratën e përbashkët për shtyp të zonjës Marin me kryeministrin Edi Rama. ”Agresioni i Rusisë në Ukrainë e ka ndryshuar për breza të tërë mjedisin tonë të sigurisë”, tha kryeministrja e Finlandës, duke shtuar se "ndërkohë që Rusia vazhdon luftën e saj mizore kundër Ukrainës, është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar dhe se nuk ka vend për logjikën e Rusisë për influencë në Europën e sotme. Besojmë që ky do të jetë mesazhi më i rëndësishëm nga samiti i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji. Na duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet kundër Rusisë dhe të jemi të bashkuar. Kjo është e vetmja mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë luftën e saj".

Për kryeministrin Edi Rama "bëhet fjalë për dy vende që në çdo aspekt janë një vlerë e shtuar e Aleancës se Atlantikut të Veriut dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert e Aleancës duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë"

Deri më tani Turqia është e vetmja që ka kundërshtuar anëtarësimin e dy vendeve nordike, pasi sipas saj ato i kanë ofruar mbështetje dhe strehim eksponentëve të Partisë së punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilët i konsideron si terroristë. Megjithatë dje mes Turqisë dhe Finlandës u zhvilluan bisedimet e para për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje./VOA

3 MUAJ ME PARE

Rama e refuzoi! Vuçiç merr sot vendimin për Samitin e BE, a do marrë pjesë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë ditën e sotme në mesditë një vendim, në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Brukselit, BE-Ballkani Perëndimor. Konsultimet e Vuçiç me anëtarët e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt janë ende duke u zhvilluar, sipas një njoftimi të Presidencës, shkruan Alo.rs.

Në një bisedë telefonike me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell të martën, Vuçiç tha se sot në mesditë do të merret një vendim i përbashkët pas konsultimeve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe atë maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama la të kuptojë se ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkroi se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. 

Bashkimi Evropian do të mbajë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor më 24 qershor në Bruksel. Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

3 MUAJ ME PARE

Osmani konfirmon pjesëmarrjen në Samitin e BE: Më duhet vizë për në Bruksel

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për median holandeze NRC, ku ka folur edhe për pjesëmarrjen e saj në Samitin e BE-së në Bruksel. Me shpresën që qytetarëve të Kosovës do t’u hiqen vizat, Osmani u shpreh se në samitin e së enjtes do të niset me shpresë, por pa pritshmëri.

“Unë shkoj gjithmonë atje me shpresë, por pa shumë pritshmëri. Le të shpresojmë se nuk do të jetë një tjetër zhgënjim”, ka thënë Presidentja Osmani për NRC.

Osmani ka theksuar se mungesa e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës është një padrejtësi e madhe.

“Qytetarët nga Ukraina, Gjeorgjia, vende të ndryshme të Amerikës Latine lejohen të udhëtojnë lirisht. Por unë – e vetmja – kam nevojë për vizë për të marrë pjesë në samitin në Bruksel. Është një padrejtësi e madhe: diskriminim ndaj popullatës sonë. Ne jetojmë në një geto. Ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, ka vazhduar ajo.

Osmani tha se shpreson që realiteti i vitit 2022, në të cilin agresori rus pretendon marrjen e Ukrainës si pronë të saj, do ta bëjë të gjithë BE-në të kuptojë se nuk duhet të përkulet para pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës dhe mësymjeve së saj në Bosnje dhe Hercegovinë. 

 “Vendet në BE duhet të ndalojnë së bërë lëshime për autokratët që promovojnë Putinin,” është shprehur ajo.

3 MUAJ ME PARE

Do bojkotojnë samitin e BE-së? Vuçiç flet me Borrell: Vendimin do e shpallim me Ramën nesër

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar ministrin e Jashtëm evropian, Josep Borrell, se nesër në mesditë do të shpallet një vendim i përbashkët i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje të mundshme në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Tajung shkruan se në prag të Samitit të ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Vuçiç informoi Përfaqësuesin e Lartë Borel se ka biseduar me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, mëngjesin e sotëm dhe se nesër do të shpallet një vendim i përbashkët për pjesëmarrje në takim.

3 MUAJ ME PARE

Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Mario Draghi

ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi tha se Italia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Ukrainës. Në fjalimin e tij në Senat gjatë ditës së sotme, ai foli gjithashtu për zgjerimin e Evropës me vendet e Ballkanit, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave italiane, Draghi më pas trajtoi çështjen e hyrjes së Kievit në Bashkimin Evropian, duke përmendur dhe dy vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

"Italia dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në BE dhe se ajo ka statusin e kandidatit. Italia ishte ndër të parat që e mbështeti këtë pozicion. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në çdo forum ndërkombëtar, i vetëdijshëm se jo të gjitha shtetet anëtare ndajnë këtë qëndrim, por rekomandimi i Komisionit është inkurajues dhe besoj se Këshilli Evropian mund të mbajë një qëndrim konsensual për këtë”, tha Draghi.

 

3 MUAJ ME PARE

Vuçiç nuk shkon në Bruksel se ka frikë? Këshilltarja: S'dini asgjë për Presidentin dhe politikën e Serbisë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bisedoi mëngjesin e kësaj të marte përmes një video-konference me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në lidhje me vendimin nëse do të marrin pjesë apo jo në Samitin e 23 Qershorit BE-Ballkani Perëndimor.

Sot, po ashtu Vuçiç deklaroi në llogarinë e tij në Instagram, se tre liderët e tre vendeve janë pajtuar që pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët respektivë në qeveri, që nesër në mesditë ta shpallin vendimin nëse do të marrin pjesë në Samitin e 23 qershorit.

“Unë fola me kryeministrin Rama dhe Dimitar Kovachevskin këtë mëngjes për samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. Ne ramë dakord që, pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët tanë, do ta shpallim vendimin nesër në mesditë nëse do të marrim pjesë në këtë takim. Ne gjithashtu shkëmbyem mendime mbi hapat e ardhshëm të nismës sonë Open Balkan – ëine Fair, i cili do të mbledhë verëbërësit më të mirë nga rajoni, si dhe takimin e radhës për të diskutuar një sërë çështjesh me interes për qytetarët tanë dhe për të krijuar lidhje më të mira,“-shkroi Vuçiç.

Ndërsa Suzana Vasiljevic, këshilltare për median e presidentit të Serbisë, ka reaguar ndaj lajmeve se lideri serb dyshohet se është frikësuar nga udhëtimi në Bruksel, sepse atje e presin presione të reja për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ata që thonë se Aleksandër Vuçiç kishte frikë nga sulmet dhe kritikat e dikujt, padyshim që nuk dinë asgjë për presidentin dhe karakterin e tij, e as për politikën e Serbisë”, tha Vasiljeviç për Blic.

Vuçiç edhe më herët gjatë ditës së sotme ka njoftuar se do të konsultohet me liderët e Open Balkans për udhëtimin në Bruksel dhe se është marrë vesh që vendimin ta shpallë nesër. Ndërsa Rama foli që sot, duke u shprehur se nuk do të merrte pjesë, ndërsa vendimin e mori vetë, pa u konsultuar me askënd. 

3 MUAJ ME PARE

Rama refuzoi samitin e BE, Tabaku: Kryeministri autokrat nuk dëshiron integrimin

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për komentin e Ramës në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel. Sipas saj, Rama është duke vepruar si kryeministri më aristokrat në rajon e dëshiron që të ketë kontroll të fortë. 

'Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?'- tha Tabaku. 

Kryeministri Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. 

3 MUAJ ME PARE

Samiti i BE-së, Genc Pollo: Rama me Vuçiçin kërcënojnë! Akt antieuropian dhe i dëmshëm për Shqipërinë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Genc Pollo

TIRANË- Genc Pollo, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e konsideroi një një akt antievropian e shumë të dëmshëm për Shqipërinë. Në një postim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se Rama është bërë bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

"Efekti i parë i dukshëm i BallkanHapu: Rama me Vuçiçin pro-Putin kërcënojnë me bojkot të samitit BE ku janë të ftuar nga Charles Michel për një takim Ballkani Perëndimor/ Këshilli Europian. Refuzimi publik i ftesës akti anti europian e shumë i dëmshëm për Shqipërinë e më gjerë. GP,"- shkruan Pollo në postim. 

Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Ai deklaroi se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. Sipas kryeministrit Rama, 'rrëmbimi' i Unionit nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për tu parë, kështu që ai nuk ka se çfarë të bëjë në Bruksel më 23 qershor. 

3 MUAJ ME PARE

Rama deklaron i pari refuzimin e Samitit të BE: E diskutova me Serbinë e RMV, ç'do bëj atje?

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin që të bojkotojë Samitin që pritet të mbahet me 23 qershor në Bruksel mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimin e ka diskutuar me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ka dalë në përfundimin se nuk duhet të marrë pjesë. Sipas kryeministrit Rama, 'rrëmbimi' i Unionit nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për tu parë, kështu që ai nuk ka se çfarë të bëjë në Bruksel më 23 qershor. 

POSTIMi;

 Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër "Jo, më fal!" do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t'u parë! Çfarë duhet bërë atje?!

Rama është lideri i parë nga vendet e Ballkanit që merr përsipër të refuzojë publikisht pjesëmarrjen në Samitin në Bruksel. Pak më herët, mediat serbe shkruanin se Vuçiç do të konsultohej me Ramën e Dimitar Kovaçevskin e më pas do të merrte një vendim. Por, deri më tani, Vuçiç e Kovaçevsky nuk kanë bërë publik asnjë vendim. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

3 MUAJ ME PARE

Rama dhe Vuçiç në Samitin në Bruksel? Mediat Serbe: Po konsultohen, vendimin e shpallin nesër

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Rama e
Lideret e Ballkanit Perendimor

SERBI- Kryeministri Edi Rama dhePresidenti serb Alkesandër Vuçiç do ta shpallin nesër vendimin e tyre përfundimtar për marrjen ose jo pjesë në samitin që do të mbahet më 23 qershor mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Mediat serbe shkruajnë se Vuçiç është konsultuar me liderët e vendeve të tjera që janë pjesë e Open Balkan, mes tyre dhe kryeministri Rama dhe kanë dalë në përfundimin që ta shpallin nesër vendimin e tyre. 

Artikulli i mediave serbe:

Siç mësohet, janë duke u zhvilluar konsultimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç me anëtarët e Qeverisë dhe bashkëpunëtorët më të afërt lidhur me vendimin për të shkuar apo jo në Bruksel. Përveç kësaj, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut po mendojnë të mos shkojnë për shkak të trajtimit të BE-së ndaj tyre. Presidenti Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duan të solidarizohen, ndaj vendimin do ta shpallin nesër. Para vendimit përfundimtar Vuçiq, Rama dhe kryeministri maqedonas Dimitri Kovaçevski do të bisedojnë edhe një herë për të rënë dakord.

Maqedonia e Veriut pritet që të dalë sot me një vendim zyrtar. Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar në Bruksel në ditën e parë të Samitit të Liderëve të BE-së, që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

 

edi rama samiti i brukselit

Sondazh

Poll

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe

Dashnor Sula shpërndan "paund" në Kuvend, i lë ca para edhe Ramës tek vendi

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Aksident me vdekje në Korçë, zetori përplas motorin, dy persona të vdekur

PD kërkon përballje me Nanon:Trego ç’bisedove me Lamin për Martinajn. Naço:S’e lejon sekreti hetimor

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”, Noka shtron kërkesën. Naço: Na jep informacione nëse ke

Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë, Deputeti:Po thërrasim Kulturën pra

Salianji: Ekstradoni kriminelët nga Dubai, këtu kërcet pushka, atje hapet shmapanja. Kuko:I takon MD

Salianji: Në Shqipëri kërcet pushka, në Dubai hapet shampanjë! Krerët e grupeve kriminale të lirë

Ka shkuar mirë? Rama del i qeshur nga "Vila 30", i hedh dorën në qafë Kurtit

E PAPRITUR! Rama zhvillon takim 'kokë më kokë' me Kurtin në Tiranë

'RING'/ Kontrabandë nga Libia në Durrës, sekuestrohen 2275 ton naftë, arrestohen 4 persona

Marrëveshja Shqipëri-Emirate të Bashkuara, Alibeaj: Kush kryen krime është në Dubai

Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, Ministria e Brendshme: Nuk është fenomen i panjohur

Noka kërkon 'llogari' për zhdukjen e Martinajn: A ka informacion Qeveria? Thonë e gjeti hasmi

Bushka- Alibeajt: Ti je anatemuar në publik. Deputeti: Po e di, merr masë nëse shkela etikën

Çantën e mbushur me detonatorë e C4, arrestohet sa zbret nga urbani 44-vjeçari në Shijak

'Po u thonë diçka politikës shqiptare'/ Alibeaj: Çunat e Londrës vijnë në Bllok me makina angleze

Shqiptarët drejt Britanisë, Alibeaj: Largohen për të qëndruar në shtëpi bari, sa të rinj janë atje?

'Ligjet'/ Memorandumi Shqipëri-Britani e Madhe për emigracionin, Sula: Pse u miratua me urgjencë?

'Territorialja'/ PS kundërshton propozimin e PD, Balla: I qëndrojmë ndarjes aktuale me 61 Bashki

Balla: Bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit sillen sikur nuk u ka hyrë asgjë në këmbë

'Të hetohet Berisha', Balla: Dua përgjigje nga SPAK, PS qëndron ndarjes aktuale të Bashkive

Xhixho përplaset me kryebashkiakun Suli për shkollën "Ibrahim Basha": Pse s'është ndërtuar?

Transportonte 17 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari në Qafë-Botë

Hajdari: Të dalim në protesta, një grup njerëzish me në krye Ramën po uzurpojnë pushtetet

Përkujtimohet Azem Hajdari,djemtë i shkojnë me nuset për dore,Rudina merr të bijën, s'mungon Berisha

Veliaj s'përmbahet përballë gjimnazistëve/ Tregon idenë e tij për një shkollë të mirë: Si hotel

24 vite nga vrasja e Hajdarit/ Berisha: Hyri në histori, për 3 ditë rrëzoi regjimin

Shqiptarët dynden drejt Britanisë, ambasadori: Pasurimi i shpejtë ju çon drejt drogës

Deputetja i kthehet keq ish-zv.kryeministrit: Ahmetaj po deshe ta liroj vendin ta drejtosh

Sulmi ndaj sistemeve/ Salianji dhe Noka kërkesë AKSHI-t: Pse nuk u garantua siguria?

Arsimimi në Shqipëri, Yuri Kim: Faktor kyç, ndikon në përparimin tuaj

'Fëmijët kanë mundësi të punësohen'/ Rama: 11-vjeçarja në Shenavlash mbante shtëpinë me para

Abetarja e unifikuar/ Rama: Maqedonia parimisht dakord, diskutuam me Malin e Zi dhe Serbinë

Dëgjohet muzikë në Kongres, Rama: Jetojnë me ‘radio’ në xhep, njëri më tha është zilja e gruas

Kongresi, Rama: Kërcënimi ndaj gjuhës është i madh, do diskutojmë futjen e saj në çdo nivel arsimi

Rama mbledh Kongresin e Arsimit, Yuri Kim ende përgjumshëm

Dita e parë e shkollës, Rama këshillon të vegjëlit: Bëni qef dhe punë

Shtëpinë e kishte kthyer në “dyqan”, arrestohet i riu në Fier, e spiunuan për "Zastava"

Hakerat e Iranit futen në sistemin e kamerave të kufijve shqiptarë! Publikojnë videon

Sulmi kibernetik, radhë të gjata në doganën e Bllatës

Probleme me sistemin TIMS në Kapshticë, po punohet me regjistra

Berisha: Rama firmos kontratat korruptive! Rrugën Korçë-Kolonjë e mori në dorë një ish-deputet i PS