Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington ku pas pritjes që presidenti amerikan Joe Biden dha për krerët e shteteve të Aleancës, Rama dhe liderët e shteteve anëtare po diskutojnë për dërgimin e avionëve F-16 drejt Ukrainës. • Ndërkohë në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamjet kur është takuar me Presidentin Biden dhe Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.• Më pas Biden ka pritur një e nga një të gjithë liderët, duke bërë edhe foton familjare. Vendet anëtare të NATO-s kanë bërë me dije se kanë nisur dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për ta ndihmuar që të forcojë mbrojtjen kundër Rusisë. • Këtë lajm e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndodhet gjithashtu në Uashington dhe ka reaguar në lidhje me dërgimin e avionëve.• Ai tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij.• Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të Aleancës me anë të një fjalimi duke vënë në pah unitetin e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë.• Po ashtu Biden ka nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës teksa ai drejton Shtëpinë e Bardhë. • Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të NATO-s. • Mickoski u shpreh se për të është nder dhe kënaqësi e veçantë të festojë 75-vjetorin e ekzistencës së Aleancës së NATO-s. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet është e gatshme të kontribuojë në gjithçka që përfaqëson vlerë. • Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët në kuadër të samitit të NATO-s në Washington ku kanë pohuar se kanë rënë dakord për t’i dhuruar Ukrainës avionë F-16 nga Danimarka dhe Holanda.• Mësohet se avionët luftarakë janë prodhim amerikan.• Deklarata e përbashkët është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë. • Keir Starmer tashmë është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitimit të zgjedhjeve. • Ndërkohë kryeministri i ri ka nisur me një here agjendën e tij si kreu i Angliseë ndërsa ndodhet në Washinton në kuadër të samitit të NATO-s. • Më rastin e këtij samiti Starmer është takuar për herë të parë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.• Ndërkohë ky takim ka qenë shumë i ngrohtë mes dy krerëve të vendeve ku ka patur edhe përqafime mes tyre. • Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë prezantimit të tij në sesionin e parë të Aleatëve në Samitin e NATO-s në Washington ka folur për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Ballkanin Perëndimor. • Sipas tij, progresi, siguria dhe prosperiteti bazohen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.• Duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili nënvizoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, Mitsotakis i bëri një referencë të veçantë Marrëveshjes së Prespës, e cila, tha ai, mundësoi zgjerimin e Aleancës me pranimi i Maqedonisë së Veriut.
10 artikuj për këtë temë.
WASHINGTON- Liderët e NATO-s, të mbledhur në Uashington për një samit historik, janë zotuar se do ta rrisin mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, derisa Shtetet e Bashkuara thonë se avionët luftarakë F-16 janë rrugës për në Kiev. Ndërkohë, në draftin e komunikatës së samitit, e cila është duke u përgatitur, thuhet se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO është “e pakthyeshme”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se “derisa ne po flasim, dërgimi i avionëve F-16 ka filluar nga Danimarka, nga Holanda”. Kjo u konfirmua edhe nga një deklaratë e përbashkët e këtyre dy vendeve, ndërsa avionët luftarakë pritet të mbërrijnë gjatë kësaj vere.
“Kjo është shenjë e qartë se aftësitë e Rusisë për t’i tmerruar popullin, qytetet dhe komunitetet ukrainase do të vazhdojnë të zbehen”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Aleanca pritet të diskutojë një propozim të shefit të NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, për ta ndihmuar ushtarakisht Ukrainën me 40 miliardë euro për vitin e ardhshëm, pasi vendet anëtare nuk ia dolën të pajtohen për një paketë shumëvjeçare me ndihma ushtarake për Ukrainën që Stoltenberg e kishte propozuar.
Derisa Zelensky nuk do ta marrë ftesën e plotë për anëtarësim në NATO, për të cilën ai ka bërë shumë trysni i përballur me pushtimin rus, një komunikatë e përpiluar nga aleanca, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, thekson “të drejtën e Ukrainës për t’i zgjedhur marrëveshjet e veta të sigurisë dhe për të vendosur për të ardhmen e vet”.
“Derisa Ukraina vazhdon punën e saj jetike [për plotësimin e kushteve për anëtarësim në NATO], ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në rrugën e saj të pakthyeshme drejt integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin e saj në NATO”, thuhet në komunikatë.
“Ne ritheksuam se do të jemi në gjendje t’ia dërgojmë ftesën Ukrainës për t’iu bashkuar aleancës sapo aleatët të jenë pajtuar dhe sapo kushtet të jenë plotësuar”, thuhet në draftin e komunikatës, të cilën disa e shohin si një mënyrë për ta vështirësuar ndonjë marrëveshje të fshehtë me Moskën për paqen, e cila do ta përjashtonte Ukrainën nga aleanca.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bërë të qartë se mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është në mesin e kushteve të saj për ndonjë marrëveshje paqe. Në fjalimin hapës më 9 korrik, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Rusia nuk kërkon “asgjë më pak” se “ta fshijë Ukrainën nga harta”, por shprehu bindjen se presidenti Putin nuk do t’ia dalë.
Përveç njoftimit për avionët F-16, zyrtarët janë duke u përgatitur për mbështetje shtesë për Kievin, të cilën do ta zbulojnë më vonë gjatë samitit. Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më 9 korrik se aleanca do të njoftojë për një komandë të re ushtarake të NATO-s në Gjermani, për bashkërendimin e trajnimit dhe pajisjeve të trupave ukrainase. Ata do ta vendosin edhe një përfaqësues të lartë të NATO-s në Kiev.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se nëse Rusia do të dilte fituese në luftën e saj në Ukrainë, ajo do të trimëronte Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut, si dhe do të formësonte mjedisin e sigurisë globale për disa dekada në vazhdim.
“Nuk ka opsione pa rrezik me një Rusi agresive si fqinje”, tha Stoltenberg.
“Nuk ka opsione pa rrezik në një luftë. Dhe, mbajeni në mend, kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha ai.
Një ditë para nisjes së samitit, më 8 korrik, Rusia kreu njërin prej sulmeve më të rënda ajrore në Ukrainë prej se Kremlini e nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022. Së paku 43 njerëz u vranë të hënën në disa qytete të Ukrainës, përfshirë 21 në kryeqytetin Kiev. Zyrtarët dhe analistët kanë theksuar së fundmi se, derisa Rusia i ka shpeshtuar sulmet, ajo duket se po e pozicionin veten për një konflikt afatgjatë.
Një zyrtar i lartë i NATO-s, i cili foli për gazetarë në kushte anonime, tha se, megjithëse po iu pakësohen burimet, Rusia me gjasë do të jetë në gjendje ta vazhdojë luftën e saj ekonomike për edhe tre apo katër vjet të tjera. Megjithatë, ai shtoi se Kremlinit i mungojnë municione dhe trupa për ta kryer një ofensivë të madhe kundër Ukrainës në të ardhmen e afërt./ REL
WASHINGTON- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë prezantimit të tij në sesionin e parë të Aleatëve në Samitin e NATO-s në Washington ka folur për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, progresi, siguria dhe prosperiteti bazohen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili nënvizoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, Mitsotakis i bëri një referencë të veçantë Marrëveshjes së Prespës, e cila, tha ai, mundësoi zgjerimin e Aleancës me pranimi i Maqedonisë së Veriut.
“Shkelja ose zbatimi selektiv i Marrëveshjes së Prespës, vazhdoi ai, do të minonte besueshmërinë e të gjitha përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të tjera të pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor dhe do të rrezikonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, theksoi ai.
SHBA- Takimi i nivelit të lartë i NATO-s vazhdon në Uashington dhe në qendër të tij mbetet mbështetja për Ukrainën përballë agresionit rus, e cila po karakterizohet nga udhëheqësit e aleancës dhe të vendeve anëtare si një mbështetje për demokracinë dhe paqen. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe krerët e vendeve të tjera anëtare të NATO-s pritet të shpallin ndihmë të re ushtarake për Ukrainën.
Të mërkurën në takim Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi se drejt Ukrainës janë nisur avionë të tjerë F-16 të dërguar nga Danimarka dhe Hollanda.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pret që të miratohet një paketë të konsiderueshme për Ukrainën në takimin e nivelit të lartë. Stoltenberg tha se paketa do të përfshijë një komandë të re të NATO-s për Ukrainën për të ofruar ndihmë dhe trajnim për sigurinë, dhe një zotim afatgjatë për të vazhduar mbështetjen për Kievin.
Zoti Stoltenberg tha gjithashtu se pret që aleatët të përsërisin angazhimin se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s.
Ambasadori Michael Carpenter, këshilltar i Posaçëm i Presidentit Joe Biden dhe Drejtor për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare konfirmoi për Zërin e Amerikë se në një komunikatë të aleancës thuhet se rruga e Ukrainës drejt NATO’s “është e pakthyeshme”.
Megjithatë në këtë takim nuk pritet që Ukraina të marrë një ftesë për anëtarësim.
“Ne kemi qenë gjithmonë avokatë të së ardhmes së Ukrainës në NATO. Pyetja është, si mund ta përcjellim mesazhin e vullnetit tonë të fortë për të parë sa më shpejt përparim drejt synimit përfundimtar për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancë? Përmes samitit po përpiqemi të të sigurojmë këtë urë drejt anëtarësimit”, tha zoti Carpenter.
Ndërkohë sipas një varianti të komunikatës së cituar nga agjencia Reuters, NATO-ja i bën thirrje Kinës të ndërpresë mbështetjen për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, duke thënë se me ndihmën e saj ndaj Rusisë, Kina vazhdon të parqaqesë sfida për Evropën dhe sigurinë globale. Aleatët thonë gjithashtu se do të zgjerojnë partneritetet e tjera veçanërisht në rajonin Azi-Paqësor.
Dje në një ceremoni për nder të 75 vjetorit të NATO-s, Presidenti Joe Biden mirëpriti udhëheqësit e vendeve anëtare duke argumentuar fuqishëm se forca e aleancës i shërben paqes. Ai i bëri komentet në një moment që përbën ndoshta sprovën më madhore në historinë e NATO-s.
“Është diçka pozitive që sot jemi më të fortë se kurrë. Sepse ky moment në histori ka nevojë për forcën tonë kolektive. Grupet terroriste vazhdojnë të planifikojnë komplote keqdashëse, për të shkaktuar kaos dhe vuajtje. Në Evropë, Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon agresionin kundër Ukrainës. Dhe Putini kërkon nënshtrimin e plotë të Ukrainës, synon t’i japë fund demokracisë së Ukrainës, të shkatërrojë kulturën e Ukrainës dhe zhdukjen e Ukrainës nga harta. Dhe ne e dimë se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Por Ukraina mund dhe do ta ndalojë Putinin.”
Argumentat e tij u përforcuan nga anëtarë të tjerë të administratës së tij Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan duke folur me drejtuesit e industrisë së mbrojtjes përmendi shprehjen e Romës së lashtë: “Nëse doni paqe, përgatituni për luftë”.
Vetë shefi i aleancës, Jens Stoltenberg kërkoi intensifikimin e angazhimit të industrisë së mbrojtjes.
“Nënshkruani një premtim të ri që do ta bënte industrinë tonë të mbrojtjes në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut më të fortë, më inovative dhe më të aftë."
Presidenti Biden e vlerësoi rolin e zotit Stoltenberg në aleancë duke e befasuar ish-kryeministrin norvegjez me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil i Shteteve të Bashkuara.
Por analistët ngrenë pyetjen nëse kjo shfaqje e forcës presidenciale në takim, po mbetet në hije nga problemet e brendshme politike të zotit Biden, pas debatit ku paraqitja e tij ishte e dobët gjë që ka nxitur thirrjet edhe brenda partisë së tij për t’u tërhequr nga gara.
“Kjo duhet të na kujtojë se sa kritike është udhëheqja amerikane për këtë aleancë. Ajo u themelua nga Shtetet e Bashkuara. Ajo ekziston dhe përparon në sajë të udhëheqjes amerikane. Dhe kur lindin dyshime për udhëheqjen amerikane dhe udhëheqësit amerikanë, pasojat për NATO-n amplifikohen”, thotë për Zërin e Amerikës Giselle Dinnelly e Institutit “American Enterprise”.
Është një kujtesë kritike ndërsa NATO mblidhet nën mikpritjen e Presidentit Biden, se qoftë dobësia, qoftë forca e tij kanë ndikim përtej kufijve të Shteteve të Bashkuara./ VOA
WASHINGTON- Në fillim të takimit të presidentëve të shteteve dhe qeverive anëtare tëNATO-s në Uashington, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se së bashku me partnerët e tij do t'i vërë në dispozicion Ukrainës armë shtesë për mbrojtje. Së bashku me Gjermaninë, Rumaninë, Holandën dhe Italinë, "do të dorëzohen sisteme shtesë strategjike për mbrojtje ajrore, duke përfshirë sisteme shtesë Patriot, të cilat do të dhurohen nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Rumania".
Në fjalimin e tij në ceremoninë e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, Biden tha se gjatë vitit të ardhshëm, Ukraina do të marrë edhe qindra raketa shtesë mbrojtëse të nevojshme për të mbrojtur qytetet ukrainase nga sulmet raketore ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka përsëritur muajt e fundit se sistemet shtesë Patriot janë absolutisht të nevojshme për të mbrojtur qytetet e Ukrainës dhe zonat me popullsi të dendur. "Mesazhi ynë për Moskën dhe botën është i qartë: mbështetja jonë për Ukrainën është e fortë dhe e qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të presidentit amerikan Biden, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe krerëve të shteteve apo qeverive të Rumanisë, Holandës dhe Italisë.
Sistemet Patriot për Ukrainën
Megjithëse Biden e quajti ndihmën e premtuar historike, shumica e saj nuk është e re dhe nga pikëpamja ukrainase nuk është ajo që dëshironte presidenti Zelenski. Sipas burimeve qeveritare, kontributi gjerman është një nga tre sistemet antiraketë Patriot që tashmë janë dorëzuar. Rumania dhe Holanda gjithashtu kanë njoftuar më parë ndihmën e tyre.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një sistem shtesë Patriot, pasi e kanë dorëzuar tashmë një më parë. Sistemi i mbrojtjes kundër raketave Patriot është ndër më modernët në botë. Ai shërben për mbrjtje nga avionët, raketat balistike dhe raketat me rreze të gjata. Nga qarqet e NATO-s u dëgjua se shumëkush është i zhgënjyer për faktin se nuk ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për dërgimin e më shumë sistemeve Patriot deri në këtë samit të NATO-s.
Zelenski falënderoi aleatët
Lufta në Ukrainë është një nga temat kryesore në samitin e NATO-s në Uashington. Presidentët e shteteve dhe krerët e qeverive të 32 shteteve anëtare të Aleancës po festojnë 75 vjetorin e themelimit të NATO-s. Zelenski falënderoi SHBA-në, Gjermaninë dhe anëtarët e tjerë të Aleancës për forcimin e planifikuar të mbrojtjes kundërajrore të vendit të tij. Ai është mirënjohës ndaj partnerëve që pranuan deklaratën e mbështetjes për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, shkroi Zelenski në platformën X. Sistemet shtesë të mbrojtjes ajrore do të ndihmojnë në shkatërrimin e dronëve dhe raketave ruse dhe do të mbrojnë më mirë ukrainasit nga terrori ajror rus, shkroi Zelenski.
Ky është një hap i rëndësishëm pas vendimit të SHBA-së për t'i dhënë Ukrainës përparësi në dërgimin e raketave kundërajrore, shkroi më tej Zelenski, duke shtuar se ai është mirënjohës ndaj Presidentit Biden për rolin e tij udhëheqës dhe të gjitha vendeve partnere për angazhimin e tyre.
Performancë e mirë nga Biden
Vëmendja e vëzhguesve u përqendrua në performancën e presidentit amerikan Biden, ndoshta më shumë sesa në njoftimin për ndihmë shtesë për Ukrainën. Pas performancës katastrofike të Bidenit në përballjen televizive me sfiduesin republikan Donald Trump, në SHBA është zhvilluar një diskutim i madh, nëse Biden mund të mbetet kandidati presidencial demokrat. Tani për tani, çdo lëvizje e Biden po vëzhgohet nga afër.
Prandaj, në fjalimin e tij, ai u përpoq dukshëm të largonte çdo dyshim në lidhje me aftësinë e tij për të kryer detyrat presidenciale: ai nuk bëri asnjë gabim në tekst, nuk e humbi mendjen dhe përqendrimin. Biden e prezantoi veten si një luftëtar - dhe para audiencës së tij si lider i gjithë botës së lirë.
Por ai kishte edhe një asistencë teknike me teleprompter, që përdoret zakonisht në televizion, por që është e zakonshme edhe për ngjarje të tilla.
Çfarë mund të bëjë sistemi Patriot?
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot përbëhet nga raketa me drejtim automatik dhe funksionon me ndihmën e radarit. Si rregull, instalimi i radarit dhe kontejneri i lëshimit janë montuar në një kamion në mënyrë që të jenë të lëvizshëm. Sistemi aktualisht konsiderohet si një nga sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore. Ky sistem u zhvillua në vitet 1960 në SHBA dhe disa kompani gjermane morën pjesë në zhvillimin e saj. Mund të përdoret për mbrojtje kundër avionëve, raketave me rreze të gjata dhe raketave balistike, por nuk është i përshtatshëm për mbrojtje kundër predhave më të vogla.
Sistemi Patriot mund të shkatërrojë në të njëjtën kohë deri në pesë objektiva të ndryshëm. Gjermania e ka këtë sistem që nga viti 1989. Sipas prodhuesit, sistemin Patriot e kanë 12 vende, gjashtë prej të cilave janë pjesë e NATO-s./ DW
SHBA- Keir Starmer tashmë është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitimit të zgjedhjeve. Ndërkohë kryeministri i ri ka nisur me një here agjendën e tij si kreu i Angliseë ndërsa ndodhet në Uashinton në kuadër të samitit të NATO-s.
Më rastin e këtij samiti Starmer është takuar për herë të parë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Ndërkohë ky takim ka qenë shumë i ngrohtë mes dy krerëve të vendeve ku ka patur edhe përqafime mes tyre.
"Sapo pata një takim shumë të mirë me Presidentin Zelenskyy në të cilin e bëra të qartë se për sa i përket Mbretërisë së Bashkuar, një ndryshim i qeverisë nuk ka asnjë ndryshim në mbështetjen që do t'i ofrojmë" Ukrainës," u tha Starmer gazetarëve në Uashington.
Starmer mori detyrën të premten pasi fitorja e laburistëve në zgjedhje i dha fund 14 viteve të sundimit konservator në Britani. Pavarësisht dallimeve të tyre thelbësore, laburistët dhe konservatorët ndajnë pikëpamjen se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ofrohet ndihmë ushtarake për Ukrainën në mënyrë që të zmbrapset pushtimi rus, i cili filloi në shkurt 2022.
Ai kujtoi se edhe si opozitë, Partia e Punës kishte mbështetur ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
“Ishte vërtet e rëndësishme për mua ta riafirmoja atë vetë”, tha Starmer, pasi shtoi se ai nuk kishte folur me presidentin ukrainas që kur u bë kryeministër. Ai gjithashtu nënvizoi se samiti në Uashington është një mundësi kryesore për të konfirmuar angazhimin e qeverisë së re laburiste ndaj NATO-s.
???????????????????? UK Prime Minister Keir Starmer to Volodymyr Zelensky:-
— Concerned Citizen (@BGatesIsaPyscho) July 10, 2024
“Change of Government - no change of position in support of Ukraine”
Do you still support Ukraine? pic.tëitter.com/5j7IlYyëRë
WASHINGTON- Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët në kuadër të samitit të NATO-s në Washington ku kanë pohuar se kanë rënë dakord për t’i dhuruar Ukrainës avionë F-16 nga Danimarka dhe Holanda. Mësohet se avionët luftarakë janë prodhim amerikan. Deklarata e përbashkët është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë.
Deklarata e përbashkët:
“Ne, bashkë-udhëheqësit e Koalicionit të Kapaciteteve të Forcave Ajrore për Ukrainën, kemi punuar për të ofruar avionë luftarakë operativë F-16 për Ukrainë.
Qeveria daneze dhe holandeze janë në proces të dhurimit të F-16 të prodhimit amerikan për Ukrainën, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Procesi i transferimit për këto F-16 tani është duke u zhvilluar dhe Ukraina do të fluturojë me F-16 operacionale këtë verë. Ne nuk jemi në gjendje të japim detaje shtesë për momentin për shkak të shqetësimeve të sigurisë operacionale.
Ne i jemi mirënjohës Belgjikës dhe Norvegjisë për angazhimin për të ofruar avionë të mëtejshëm, dhe anëtarëve të tjerë të Koalicionit të Aftësive të Forcave Ajrore për mbështetjen e tyre.
Ne jemi të përkushtuar të përmirësojmë më tej aftësitë ajrore të Ukrainës, të cilat do të përfshijnë skuadrilje të avionëve modernë me shumë role F-16 të gjeneratës së katërt. Koalicioni synon të mbështesë me armatime, si dhe trajnime të mëtejshme për pilotët me qëllim rritjen e efektivitetit operacional.
Ne do të vazhdojmë të koordinohemi bashkërisht në mbështetje të mundësisë së Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”.
SHBA- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të NATO-s. Mickoski u shpreh se për të është nder dhe kënaqësi e veçantë të festojë 75-vjetorin e ekzistencës së Aleancës së NATO-s.
“Është nder dhe kënaqësi e veçantë për ne që jemi në mesin e këtyre njerëzve dhe së bashku me ta të festojmë 75-vjetorin e ekzistencës së Aleancës së NATO-s, aleancës më të madhe të mbrojtjes në historinë botërore”, tha sot Hristijan Mickoski në Samitin e NATO-s në ëashington.
Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet është e gatshme të kontribuojë në gjithçka që përfaqëson vlerë.
“Jemi këtu së bashku me aleatët tanë që të konfirmojmë përkushtimin tonë si deri më tani ashtu edhe në të ardhmen se do të promovojmë paqen, stabilitetin dhe sundimin e ligjit ndërkombëtar. Si një popull numerikisht i vogël duam të konfirmojmë se ajo që është e rëndësishme për ne, është që në ditët të cilat i kalojmë këtu për çështjet e rëndësishme që i diskutojmë, të marrim vendimet më domethënëse që do të formësojnë të ardhmen e njerëzimit në dekadat e ardhshme,” tha ai.
Kryeministri maqedonas shtoi se Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë dhe të promovojë vlerat krah për krah me aleatët.
“Edhe ne do të japim kontributin tonë, Maqedonia si shtet synon të vazhdojë të funksionojë në atë mënyrë dhe të promovojë vlerat, si qeveri maqedonase duam të jemi krah për krah me aleatët tanë dhe të konfirmojmë shpirtin liridashës të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas”, tha Mickoski.
Ai gjithashtu theksoi se RMV do të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e detyrimeve, gjegjësisht të paktën 2 për qind e BPV-së të investohen në modernizimin e ushtrisë
WASHINGTON- Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të Aleancës me anë të një fjalimi duke vënë në pah unitetin e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë. Po ashtu Biden ka nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës teksa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.
“Sot, NATO-ja është më e fuqishme se kurrë, me 32 shtete të forta. Është gjë e mirë që jemi më të fortë se kurrë, sepse ky moment historik ka nevojë për fuqinë tonë të përbashkët”, tha Biden teksa mirëpriti udhëheqësit e NATO-s.
Takimi i NATO-s vjen në një moment prove për presidencën e demokratit Biden. Disa demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve i kanë bërë thirrje publikisht që të heqë dorë nga fushata për Shtëpinë e Bardhë.
SHBA- Ditën e sotme po mbahet dita e dytë e samitit të NATO-së në SHAB. Ndërkohë vendet anëtare të NATO-s kanë bërë me dije se kanë nisur dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për ta ndihmuar që të forcojë mbrojtjen kundër Rusisë. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
"Kam kënaqësinë të njoftoj se ndërsa flasim, transferimi i avionëve F-16 nga Danimarka dhe Holanda është duke ndodhur në Ukrainë," tha Blinken.
"Këta avionë do të fluturojnë në qiellin e Ukrainës këtë verë," shtoi ai.
Sipas Blinken, brenda dy ditëve të ardhshme pritet të shpallet një paketë e re ndihme "tepër e fortë" për Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndodhet gjithashtu në Uashington dhe ka reaguar në lidhje me dërgimin e avionëve. Ai tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij.
“Sot ne vazhdojmë të punojmë në Uashington. Në veçanti, do të ketë një vendim për F-16 shumë shpejt. Ne po rrisim numrin e avionëve të disponueshëm për Ukrainën”, tha ai në një video-mesazh të postuar në platformën Telegram.
Zelenskyy sot pritet që të takohet me udhëheqësin e shumicës në senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësin e pakicës, Mitch McConnell. Takimi i presidentit ukrainas me dy udhëheqësit e senatit vjen pasi mbështetja e ardhshme e SHBA për dërgimi e armëve ushtarake për Ukrainën është në pikëpyetje, sidomos pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.
WASHINGTON- Ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington ku pas pritjes që presidenti amerikan Joe Biden dha për krerët e shteteve të Aleancës, Rama dhe liderët e shteteve anëtare po diskutojnë për dërgimin e avionëve F-16 drejt Ukrainës. Rama u pa krah liderëve të tjerë në këtë samit që shënon edhe 75-vjetorin e organizatës.
Ndërkohë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet kur është takuar me Presidentin Biden dhe Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Më pas Biden ka pritur një e nga një të gjithë liderët, duke bërë edhe foton familjare.