Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Udhëheqësit globalë janë mbledhur në New York ditën e sotme për "Samitin e së Ardhmes" në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që synon adresimin e sfidave të shekullit të 21-të, duke filluar nga konflikti te klima, mes skepticizmit nëse pakti përfundimtar do të përmbushë synime të larta. • Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e propozoi për herë të parë takimin në vitin 2021, duke e cilësuar atë si një "mundësi një herë në brez" për të riformuar historinë njerëzore duke rindezur bashkëpunimin ndërkombëtar. • Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani të shoqëruar nga delegacioni kanë marrë pjesë po ashtu në mbledhjen e sotme. • Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot sytë e botës janë të fokusuar te kjo mbledhje. • Më tej u shpreh se shpesh herë veprimet e liderëve të vendeve aty kanë qenë larg pritshmërive të popujve përkatës. • Kryeministri tha se bota aktualisht është pranë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt. • Ai theksoi se Shqipëria mbështet "Paktin për të ardhmen" dhe se ndonëse është një vend i vogël, përsëri ka dhënë shembuj të mirë. • Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza, për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë.
6 artikuj për këtë temë.
SHBA- Mes një vorbulle konfliktesh dhe krizash në një botë të fragmentuar, sfida e udhëheqësve që po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë është të bashkëpunojnë jo vetëm për çështjet madhore, por edhe për modernizimin e institucioneve ndërkombëtare që u ngritën pas Luftës së Dytë Botërore, në mënyrë që të përballojnë kërcënimet dhe problemet e së ardhmes.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e prezantoi këtë sfidë një vit më parë, pasi lëshoi një alarm global për rrezikun e mbijetesës së njerëzimit dhe planetit, duke i ftuar udhëheqësit në një "Samit të së Ardhmes" për një angazhim të ri ndaj multilateralizmit - themeli i Kombeve të Bashkuara dhe shumë organizatave të tjera globale – dhe për një reformim të arkitekturës së vjetër globale që të përshtatet me një botë që po ndryshon me shpejtësi.
Shefi i OKB-së u tha gazetarëve javën e kaluar se ideja e takimit të nivelit të lartë "lindi nga një fakt i ftohtë dhe i dhimbshëm: sfidat ndërkombëtare po ecin më shpejt se sa aftësia jonë për t'i zgjidhur ato".
Ai vuri në dukje "ndarjet gjeopolitike jashtë kontrollit" dhe konfliktet, ndryshimet klimatike, pabarazitë, borxhet dhe teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale për të cilat nuk ka mekanizma kontrolli.
Samiti dyditor filloi të dielën, dy ditë para fillimit të takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve botërorë në OKB, në Nju Jork. Asambleja e Përgjithshme miratoi të dielën në mëngjes dokumentin kryesor prej 42 faqesh të rezultatit të samitit - "Paktin e së Ardhmes" me konsensus. Amendamentet e propozuara nga Rusia që do ta dobësonin ndjeshëm dokumentin u hodhën poshtë me 143 vota pro, 7 kundër dhe15 abstenime.
Pakti është një plan për t’u përballur me sfidat globale, që nga konfliktet dhe ndryshimet klimatike deri tek inteligjenca artificiale dhe reformimi i OKB-së dhe institucioneve globale. Ndikimi i tij do të varet nga zbatimi nga 193 vendet anëtare të asamblesë.
“Udhëheqësit duhet të pyesin veten nëse ky do të jetë thjesht një takim tjetër i radhës, ku ata vetëm do të flasin për bashkëpunim dhe konsensus më të madh, apo nëse do të shfaqin imagjinatë dhe bindjen për ta forcuar atë”, tha Agnès Callamard, Sekretarja e Përgjithshme e organizatës Amnesty International.
“Nëse e humbasin këtë mundësi, as nuk kam goxim t’i mendoj pasojat. E ardhmja jonë kolektive është në rrezik”, tha ajo.
Java më e rëndësishme e vitit për OKB-në
Samiti është preludi i takimit të nivelit të lartë të këtij viti, që mbahet çdo shtator. Më shumë se 130 presidentë, kryeministra dhe monarkë janë planifikuar të flasin, ashtu si edhe dhjetëra ministra, dhe çështjet nga ky takim pritet të mbizotërojnë fjalimet dhe takimet e tyre private, veçanërisht luftërat në Gaza, Ukrainë dhe Sudan, si edhe gjasat në rritje për zgjerimin e luftës në Lindjen e Mesme.
"Do të ketë një hendek të dukshëm mes Samitit të së Ardhmes, që përqendrohet tek zgjerimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe realitetit të dështimit të OKB-së në Gazë, Ukrainë dhe Sudan," thotë Richard Gowan, drejtor për OKB-në në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
"Ato tre luftra do të jenë temat kryesore në pjesën më të madhe të javës", shton ai.
Një moment i rëndësishëm në mbledhjen e asamblesë hapëse të së martës do të jetë fjalimi i Presidentit amerikan Joe Biden, ndoshta i fundit i mandatit të tij në një skenë botërore.
Ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas-Greenfield u tha gazetarëve këtë javë se në takimin e kësaj jave "Më të cenuarit në mbarë botën shpresojnë që ne të shënojmë përparim, të bëjmë ndryshime, t’u përcjellim një ndjesi shprese".
Ambasadorja Thomas-Greenfield tha se fokusi i SHBA-së në takimet e OKB-së do të jetë tek përpjekjet për t’u dhënë fund luftrave. Rreth 2 miliardë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga konflikti, tha ajo.
Shtatorin e kaluar, lufta në Ukrainë dhe presidenti i saj, Volodymyr Zelenskyy, zunë skenën qendrore në mbledhjen globale të OKB-së.
Por me afrimin e përvjetorit të parë të sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor, në qendër të vëmendjes pritet të jetë lufta në Gazë dhe përshkallëzimi i dhunës përgjatë kufirit izraelito-libanez, që rrezikon të përhapet në Lindjen e Mesme. Irani mbështet Hamasin në Gazë dhe militantët e Hezbollahut të Libanit. Presidenti i ri i saj, Masoud Pezeshkian, do t'u drejtohet udhëheqësve botërorë të martën pasdite.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas është planifikuar të flasë të enjten në mëngjes dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu të enjten pasdite.
Presidenti Zelenskyy do të jetë në qendër të vëmendjes në dy raste. Ai do të flasë të martën në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – i thirrur nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Japonia, Malta, Koreja e Jugut dhe Britania – dhe do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të mërkurën në mëngjes.
Përballë "statistikave të zymta"
Sllovenia, e cila mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit këtë muaj, zgjodhi temën "Udhëheqja për Paqe" për takimin e tij të nivelit të lartë të mërkurën, duke sfiduar 15 vendet anëtare që të identifikojnë arsyet se pse organi i OKB-së i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare po dështon - dhe si mund të ketë më shumë rezultate.
“Jetojmë në një botë me statistika të zymta, me numrin më të madh të konflikteve, me viktima rekord mes civilëve, punonjësve humanitarë dhe shëndetësorë, mes gazetarëve," u tha gazetarëve ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Zbogar. Ai përmendi një shifër rekord prej 100 milion njerëz të dëbuar nga shtëpitë e tyre nga konflikti.
“Bota po bëhet më pak e qëndrueshme, më pak paqësore dhe me tkurrjen e respektimit të rregullave, ajo po shkon drejt gjendjeje kaosi,” tha Ambasadori Zbogar.
“Nuk e kemi parë kurrë ndonjëherë më parë një nevojë kaq të madhe për të rikthyer besimin tek garantimi i së ardhmes”.
Një nga arsyet kryesore për mungesën e efektivitetit të Këshillit të Sigurimit janë ndasitë e thella mes pesë anëtarëve të përhershëm me të drejtë vetoje.
Shtetet e Bashkuara, aleati më i ngushtë i Izraelit, është mbështetës i Ukrainës së bashku me Britaninë dhe Francën. Rusia vazhdon agresionin ndaj Ukrainës dhe ka një partneritet ushtarak dhe ekonomik me Kinën, megjithëse Pekini ka rikonfirmuar mbështetjen për sovranitetin e çdo vendi pa kritikuar Rusinë në një dokument të fundit informues për takimet e OKB-së.
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i ri i Britanisë, Keir Starmer, do të jenë në Kombet e Bashkuara këtë javë së bashku me zotin Biden.
Por presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Jinping po dërgojnë ministrat e tyre të jashtëm. Ata nuk morën pjesë as vitin e kaluar.
Sekretari i Përgjithshëm Guterres, i cili kryeson takimet e kësaj jave, paralajmëroi se bota po përballet me "konflikte të shumta dhe mosndëshkim për to" - një tablo ku, siç tha ai, ndjesia është se "çdo vend ose çdo entitet ushtarak, milici, apo i çdo lloji tjetër mund të bëjë çfarë të dojë, sepse nuk do të kenë pasoja.”
"Dhe fakti që askush nuk e merr seriozisht kapacitetin e fuqive të mëdha për të zgjidhur problemet në terren," tha ai, "e amplifikon nivelin e mosndëshkimit."/VOA
SHBA- Kryeministri Edi Rama, është takuar pasditen e sotme në New York me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Ishte vetë kryeministri, ai që ka ndarë fotot me liderin turk në një postim në rrjetin social Facebook. Siç shihet nga fotot e mëposhtme, në takim ka marrë pjesë ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe dy delegacionet, ai turk dhe ai shqiptar.
Kryeministri po merr pjesë në punimet "Samitit për Ardhmen" në Asamblenë e OKB-së. Më herët ai mbajti fjalën e tij para liderëve botërore, ku tha se Shqipëria mbështet totalisht "Paktin e së Ardhmes. Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza si një shembull shqiptar për botë dhe për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe, Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet. Ai tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij Asamblenë e OKB në Nju Jork, në "Samitin për të Ardhmen". Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza si një shembull shqiptar për botë dhe për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe, Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë. Ai tha se qeveria e Shqipërisë mbështet transformimin e urdhrit botëror bektashi në kryeqytet. Ai tha ndër të tjera se Shqipëria është një vend i bashkëjetesës dhe tolerancës në mes të trazirave kudo në botë.
"Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë dhe ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e qendrës së urdhrit botëror bektashinj në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë Tiranës si një qendër e re moderimi, tolerance dhe bashkëjetese të paqtë.", u shpreh Rama.
SHBA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York ku po merr pjesë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sot sytë e botës janë të fokusuar te kjo mbledhje. Më tej u shpreh se shpesh herë veprimet e liderëve të vendeve aty kanë qenë larg pritshmërive të popujve përkatës.
Kryeministri tha se bota aktualisht është pranë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt. Ai theksoi se Shqipëria mbështet "Paktin për të ardhmen" dhe se ndonëse është një vend i vogël, përsëri ka dhënë shembuj të mirë.
Teksa përmendi shenjtoren Nënë Tereza, për të cilën tha se na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe Rama u shpreh se të njëjtit parimi i qëndron me formimin e Shtetit Sovrat të Urdhrit Bektashi që do të krijohet në Tiranë.
Rama: "Sot sytë e botës duhet të jenë në këtë mbledhje mund të themi sinqerisht se popujt e botës besojnë në një të ardhme më të mirë. Dyshoj për këtë. Duhet të përballemi nën këtë çati të OKB. Duhet të kemi kurajon të pranojmë që veprimet tona shumë shpesh kanë qenë larg pritshmërive të popujve që i shërbejmë. OKB nuk ka përmbushur shpresat e ‘Ne’ dhe frikat për të ardhmen rriten kudo ndërsa kriza pas krizë rriten mbi ne. Midis kësaj trazire kemi çuar dëm mundësitë për një ndryshim që secila krizë na ka paraqitur. Si t’ja nisim të rindërtojmë atë besim që është thyer.
Që fuqia mund të zgjidh vërtet sfidat që po shfaqen si të dëshmojnë që fuqia jonë kolektive nuk është thjesht më e madhe se veprimet destruktive të kombeve individuale por e vetmja rrugë shpëtimi. Si të frymëzojmë në vend që të demoralizojmë njerëzit e zakonshëm që shkatërrohen nga veprimet e kombeve? Bota ka ndryshuar dramatikisht. Kombet e bashkuar janë themeluar 8 dekada më parë.
Ky institucion mbetet i pazëvendësueshëm. Jemi buzë një rreziku të jashtëzakonshëm dhe askush nuk është i sigurt pavarërsisht pozitës gjeografike. Sfidat tona janë të ndërlidhura tërësisht. Nëse nuk përballemi me veprim shumëpalësh do dështojmë. Veprimi shumëpalësh nevojë. Janë të skajshme dhe për tu përballur. Shqipëria mbështet paktin për të ardhmen. Angazhimet e vetme nuk janë të mjaftueshme. Fjalët qëllimmirë duhet të kthehen në vepra të përbashkëta.
Shqipëria vend i vogël por ka dhënë shembull të mirë. Ka mbrojtur humanizmin e përbashkët, kishte më shumë hebrenj në Europë pas luftës, falë familjeve myslimane e të krishtera që i mbrojtën nga nazistët. Mbrojtëm mijëra afganë. Ne i dhamë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, që na dha parimin e bërjes së gjërave të vogla me dashuri të madhe. Ky është parimi që i qëndrojmë dhe rrekemi të veprojmë për të transformuar qendrën e Urdhit Bektashi në qendër të Tiranës si një qendër tolerance bashkëjetese."
NEW YORK- Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga konfliktet te ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut, pavarësisht kundërshtimeve të minutës së fundit nga një grup vendesh të udhëhequra nga Rusia. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i cili organizoi “Samitin për të Ardhmen”, e cilësoi atë si një “mundësi që vjen një herë në një gjeneratë” për të rishkruar historinë njerëzore duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar.
Si një akt hapës për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon më 24 shtator, dhjetëra kryetarë shtetesh dhe qeverish u mblodhën për nënshkrimin e tekstit. Në versionin e miratuar, udhëheqësit u zotuan të forcojnë sistemin multilateral për të “mbajtur ritmin me një botë që po ndryshon” dhe për të “mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave të tanishëm dhe të ardhshëm” përballë “krizave të vazhdueshme”.
“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur për gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.
Pakti përmban 56 “veprime”, përfshirë angazhimet për multilateralizëm, mbrojtjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes. Ai gjithashtu bën thirrje për reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e ripërtërira për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Miratimi i tekstit u përball me një vonesë të shkurtër kur zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Vershinin, paraqiti një amendament që theksonte “parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve”. Kundërshtimet e Rusisë u mbështetën nga aleatët e saj, si Bjellorusia, Koreja e Veriut, Irani, Nikaragua dhe Siria, por amendamenti i saj u hodh poshtë me shumicë dërrmuese.
Gjatë fazës së negociatave, Guterres i kishte nxitur kombet të tregojnë “vizion” dhe “guxim”, duke bërë thirrje për “ambicie maksimale” për të forcuar institucionet ndërkombëtare për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme. Megjithatë, përderisa ka disa “ide të mira”, teksti “nuk është dokumenti revolucionar që reformon gjithë multilateralizmin, siç kishte kërkuar fillimisht Antonio Guterres”, tha Richard Gowan, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, për AFP-në. Ngjashëm u shprehën shumë diplomatë, të cilët shprehën zhgënjim kur diskutuan për ambicien dhe ndikimin e tekstit, duke e përshkruar atë si “të vakët”, “emëruesi më i ulët i përbashkët”, dhe “zhgënjyes”.
“Idealisht, do të dëshironim ide të reja, ide të freskëta”, tha një diplomat.
Lufta kundër ngrohjes globale ishte një nga pikat e debatit në negociata, me referenca për “tranzicionin” larg karburanteve fosile që ishin zhdukur nga drafti i tekstit disa javë më parë, përpara se të riktheheshin. Pavarësisht kritikave, pakti është ende “një mundësi për të pohuar angazhimin tonë kolektiv ndaj multilateralizmit, edhe në kontekstin e vështirë gjeopolitik aktual”, tha një diplomat perëndimor, duke theksuar nevojën për të rindërtuar besimin midis Veriut dhe Jugut Global.
Vendet në zhvillim kanë qenë veçanërisht të zëshme në kërkesën për angazhime konkrete për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare, duke synuar të sigurojnë qasje më të lehtë në financime preferenciale, veçanërisht duke marrë parasysh ndikimet e ndryshimeve klimatike. Teksti përfshin me të vërtetë “angazhime të rëndësishme për drejtësi ekonomike dhe reformimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare”, komentoi Human Rights Watch (HRW), duke lavdëruar gjithashtu “fokusin në të drejtat te njeriut."
Megjithatë, udhëheqësit botërorë “ende duhet të tregojnë se janë të gatshëm të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, tha Louis Charbonneau, drejtori i HRW për OKB-në. Pavarësisht përmbajtjes së tij, pakti dhe anekset e tij — një Pakt Global Dixhital dhe një Deklaratë mbi Brezat e Ardhshëm, nuk janë ligjërisht obliguese, duke ngritur kështu shqetësime për zbatimin, veçanërisht pasi disa parime, si mbrojtja e civilëve në konflikte, shkelen çdo ditë.
“Detyra jonë e ardhshme është t'u japim jetë atyre, për t'i kthyer fjalët në veprime”, tha Guterres./ REL
SHBA- Udhëheqësit globalë po mblidhen në Nju Jork të dielën për "Samitin e së Ardhmes" që synon adresimin e sfidave të shekullit të 21-të, duke filluar nga konflikti te klima, mes skepticizmit nëse pakti përfundimtar do të përmbushë synime të larta. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres e propozoi për herë të parë takimin në vitin 2021, duke e cilësuar atë si një "mundësi një herë në brez" për të riformuar historinë njerëzore duke rindezur bashkëpunimin ndërkombëtar.
Si akt hapës për javën vjetore të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila fillon të martën, dhjetëra krerë shtetesh dhe qeverish pritet të miratojnë një "Pakt për të Ardhmen" të dielën. Por pas negociatave intensive të minutës së fundit, Guterres shprehu pak zhgënjim, duke u kërkuar kombeve të tregojnë "vizion" dhe "guxim" dhe duke bërë thirrje për "ambici maksimale" për të forcuar institucionet ndërkombëtare që luftojnë për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcënimeve të sotme.
Në versionin më të fundit të tekstit që do të dorëzohet për miratim, liderët zotohen të forcojnë sistemin shumëpalësh për "të mbajtur ritmin me një botë në ndryshim" dhe për të "mbrojtur nevojat dhe interesat e brezave aktualë dhe të ardhshëm" që përballen me "kriza të vazhdueshme".
“Ne besojmë se ka një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë njerëzimin”, thuhet në dokument.
Duke përfshirë gati 30 faqe, pakti përshkruan 56 "veprime", duke përfshirë angazhimet për multilateralizmin, mbështetjen e Kartës së OKB-së dhe ruajtjen e paqes. Ai gjithashtu bën thirrje për reforma për institucionet financiare ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, së bashku me përpjekjet e rinovuara për të luftuar ndryshimet klimatike, për të promovuar çarmatimin dhe për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Sipas njoftimit të komisionit europian, sesioni i OKB-së në Nju Jork do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian duke përfshirë Josef Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Fokusi i BE-së do të jetë trajtimi i konflikteve dhe krizave në të gjithë botën. Në një sfond të zymtë të krizave të shkaktuara nga njeriu dhe ato natyrore, BE-ja dhe shtetet anëtare do të fokusohen në pesë prioritete kryesore: ri-angazhimi për themelet e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla; mbështetjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; avancimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe financimi për zhvillim; adresimi i krizës së trefishtë planetare; dhe nxitja e besimit nëpërmjet një sistemi shumëpalësh më efektiv”, theksohet në njoftimin e Komisionit Evropian.