Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) mbahet sot në Tiranë. • Samiti i sotshëm do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE. • Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”. • Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mbajti fjalën hapëse sot në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). • Hasani tha se Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetur tregun e lirë. • Ai shtoi se vendi ynë mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë. • Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samitit SEECP foli në lidhje me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. • Hasani shprehur sheqetësimin në lidhje me tensionet mes Iranit dhe Izraelit teksa theksoi se përdorimi dhe zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e botë. • Ai shtoi se Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet. • Ministri i bëri thirrje Iranit që të ndalojë aktivitetin bërthamorë teksa u kërkoi palëve që të angazhohen në përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Samiti i SEECP në Tiranë ka përfunduar pasditen e sotme me një deklaratë të përbashkët të pafirmosur nga dy shtete që morën pjesë. Mësohet se shteti i parë që ka refuzuar që të firmos deklaratën e përbashkët, për luftën në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ka qenë Serbia.
Kryeministri serb është larguar para se të nënshkruhej marrëveshja. Ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Bosnje & Herzegovinën.
TIRANË- Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, duke folur në Samiti i SEECP-së në Tiranë theksoi se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes. Gjatë fjalës së saj ajo tha se solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet.
“Mirënjohje për gjithçka që kanë bërë dhe për arritjen e prioriteteve të përbashkëta. Solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet. Bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Po ashtu duhet të drejtohet drejt vlerave dhe të ardhmes europiane. Unë besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal që do t’i japë formë të ardhmes tonë në Europë”, tha mes të tjerash ajo.
TIRANA- Nën kryesimin e Shqipërisë zhvillohet në Tiranë sot Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Bajram Begaj mikëpriti Presidenten e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar; Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; Kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic; Presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm.
Begaj u uroi gjithashtu mirëseardhjen në samit Kryeministrit të Serbisë, Duro Macut, si dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popşoi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë Emilian Horatiu Hurezeanu, Zëvendësministres greke të Punëve të Jashtme, Alexandra Papadopoulou, dhe Sekretarit të Shtetit për Çështjet Politike të Kroacisë, Frano Matusic.
Në samit marin pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë,Silvio Gonzato, të cilëve Presidenti Begaj u uroi mirëseardhjen.
Samiti me temë: “Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” synon që anëtarët aspirantë të BE-së, vendet e BE-së dhe partnerët të bashkëpunojnë duke reflektuar mbi progresin e kësaj platforme për të ecur përpara në të njëjtin drejtim në përballimin e sfidave të përbashkëta.
Shqipëria mori për herë të tretë kryesimin e SEECP-së në vitin 2024 dhe kjo Presidencë vjen në vazhdën e aksioneve të tjera të rëndësishme diplomatike, që nga kryesimi i Procesit të Berlinit në vitin 2023, tek Iniciativa e Evropës Qendrore, Bashkëpunimi Ekonomik i Detit të Zi në vitin 2024 dhe MARRI (Iniciativa Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatët) në vitet 2024–2025.
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë fjalës së tij hapëse të samitit SEECP foli në lidhje me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. Hasani shprehur sheqetësimin në lidhje me tensionet mes Iranit dhe Izraelit teksa theksoi se përdorimi dhe zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e botë.
Ai shtoi se Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet. Ministri i bëri thirrje Iranit që të ndalojë aktivitetin bërthamorë teksa u kërkoi palëve që të angazhohen në përpjekjet diplomatike për uljen e tensioneve.
"Ne jemi thellësisht të shqetesuar nga tensionet në Lindjen e Mesme sidomos përballjet e fundit mes Izraelit dhe Iranit. Paraqesin një rrezik serioz për stabilitenin më të gjerë rajonal, me pasoja global. Shqipëria rikonfirmon të drejtën e Izraelit për të ruajtur sigurinë e vet dhe mbrojtur popullsinë e saj nga kërcënimet e mirëfillta.
I bëjme thirrje Iranit të ndalojë aktivitetin e veta bërthamorë dhe të raketave balistike. Irani të veprojë në përputhje më traktatin e mos përhapjes së armëve bërthamorë. Përdorimi i zhvillimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja katastrofike në rajon e përtej. Shqipëria u bën thirrje palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të angazhohen seriozisht në përpjekjet diplomatike të synuara për uljen e tensioneve," tha ai.
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani mbajti fjalën hapëse sot në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Hasani tha se Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetur tregun e lirë. Ai shtoi se vendi ynë mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, duke theksuar se zgjerimi i BE-së është jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë.
"Shqipëria ka qenë një anëtare e përkushtuar e këtij procesi, kemi mbështetur tregun e lirë. Jemi krenar për arritjet si marrëveshja roaming rajonale dhe 5 marrëveshjet e lëvizshmërisë të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit. Shqipëria mbetet e angazhuar plotësisht në rrugëtimin transformues, zgjerimi i BE jo vetëm një proces politik, por investim strategjik për paqen në Europë. Me çeljen e grupkapitujve jemi në rrugën e duhur drejt integrimit. Deri në fund të vitit presim të hapim të gjithë grupkapitujt", tha Hasani.
TIRANË- Në Tiranë do të mbahet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Samiti i sotshëm do të shërbejë për nxitjen e Stabilitetit dhe Prosperitetit me ndikim pozitiv në jetën e qytetarëve dhe integrimin në BE.
Në axhendën e publikuar samiti do të startojë në orë 11 e 30. Pas nisjes do të mbajë fjalën hapëse ministri, Igli Hasani. Gjithashtu mësohet se tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.
Axhenda:
Eventi nis në orën 11:30. Nga ora 11:30 deri më 11:40, do të bëhet fjala hapëse e Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani.
Nga ora 11:40 deri më 13:00, do të mbahet turneu i tavolinës sipas radhës së folësve. Tema e diskutimit do të jetë “Rritja e Konkurrueshmërisë së Rajonit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse si Rrugë drejt Integrimit në BE për Pjesëmarrësit Aspirantë të SEECP-së”.
Më pas, nga ora 13:00 deri më 13:10, parashikohet të mbahet deklarata e këtij samiti. Për rreth 20 minuta, deri në orën 13:30, do bëhet dorëzimi i kryesisë së SEECP-së. Pas gjithë këtyre, do të mbahet dhe një foto familjare mes lidërve prezentë.
Presidenti Bajram Begaj do të presë kryetarët e shteteve dhe delegacioneve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në kuadër të kryesimit të këtij procesi nga Shqipëria.
“Nxitja e Stabilitetit dhe Prosperitetit përmes Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE” është tema e këtij sesioni plenar që do të hapet nga Presidenti Begaj në cilësinë e Kryetarit në detyrë të Samitit të SEECP.
Begaj në mbyllje të samitit do t’i kalojë homologut të tij bullgar, Presidentit Radev Kryesinë e radhës të SEECP-së. Veç mikpritjes së samitit, Presidenti pritet të zhvillojë takime të veçanta me homologë e liderë pjesëmarrës të procesit të SEECP-së për të thelluar më tej bashkëpunimin e Shqipërisë me këto vende.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024- Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.
TIRANË- Policia ka publikuar planin e masave që do të zbatohen sot për mbarëvajtjen e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), ku Tirana do të mirëpresë delegacione të nivelit të lartë të kryesuara nga Presidentë të vendeve anëtare.
Policia ka bërë me dije se do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, të cilat janë listuar edhe në njoftim. Gjithashtu, sot gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës. Bëhet me dije se orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:
Në ardhje të delegacioneve????Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.
-Në largim të delegacioneve: ???? Rruga “George w Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.
Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit. Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme. Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.
SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), si: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është një forum i rëndësishëm politik që synon dialogun dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore, i cili përmbyll një vit të suksesshëm të Presidencës Shqiptare nën moton “Formësojmë të ardhmen tonë evropiane”. Tirana mori Kryesimin e SEECP-së për periudhën Korrik 2024- Qershor 2025, pas Kryesimit të mbajtur më parë nga Shkupi, dhe do t’i pasohet në vijim Sofjes.