LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit. Raporti nga burgu: S'krijon besueshmëri për lirim

• Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë, tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cilësuar si masakra e Paskuqanit. • Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, në News24 babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. • E po ashtu shtoi se autori i vrasjes së 3 grave, e plagosjes së 3 të tjerave, dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën. • Ndërkohë personi që ishte në shënjestër, Rrahman Sela, autori i vrasjes së babait të Hutrës është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes, edhe pse 40-vjeçari ishte ende në burg. • Për të, në raportin e burgut, tregohej qartazi se ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg. Sipas komisionit të vlerësimit kur 40-vjeçarit i mbeteshin dhe 2 muaj dënim, me sjelljen dhe qëndrimin e tij brenda ambienteve të burgut, nuk krijonte besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit. • Megjithatë u lirua. • Derisa më 1 mars, Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. • Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. • Tashmë i arrestuar, ai pret dënimin.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Si sillej Dan Hutra në burg? Ofendonte të dënuarit e tjerë, Komisioni i Vlerësimit: Nuk krijon besueshmëri për qëndrim korrekt jashtë

“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan
Dan Hutra

TIRANË- Zbulohen të dhëna të tjera lidhur me sjelljen e Dan Hutrës, autori i masakrës së Paskuqanit. Edhe pse ishte i burgosur për dhunë në familje sjellja e tij në burg ka treguar se Dan Hutra nuk ishte rehabilituar, ndërsa nuk kishte krijuar besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit. Sipas dokumentit të siguruar nga A2CNN, i cili flet për sjelljen 6-mujore të 40-vjeçarit në burgun "Jordan Misja", tregohet qartazi se vrasësi i tri grave dhe i plagosjes së tre të tjerave ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg.

Nga të dhënat e nxjerra nga grupi i 5 ekspertëve, të cilët kanë vlerësuar periudhën qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2022, shkruhet se Hutra ka pasur probleme dhe në marrëdhënie me bashkëvuajtësit e tjerë në burg. Ndaj tyre ka përdorur fjalë fyese, e si pasojë është dënuar pasi ndaj tij janë marrë masa disiplinore.

Po ashtu, sipas komisionit të vlerësimit kur 40-vjeçarit i mbeteshin dhe 2 muaj dënim, me sjelljen dhe qëndrimin e tij brenda ambienteve të burgut, nuk krijonte besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit. Kjo pasi anëtarët e komisionit dolën në konkluzionin se Dan Hutra nuk ka respektuar rregullat e burgut ndaj dhe si pasojë është vlerësuar negativisht.

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vrasja e babait të Dan Hutrës, flet autori i krimit: E kam kryer dënimin, shteti të marrë në mbrojtje familjen time

“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan
Dan Hutra

TIRANË- Autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës, ka folur në lidhje telefonike me emisionin “Me zemër të hapur” në News 24. Ai është shprehur se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes. Më tej ai kërkoi mbrojtje për familjarët e tij. Ai mohoi të ketë lidhje me Rrahman Selën, të cilin Hutra e akuzon se i ka dhënë armën për të vrarë babanë e tij.

“Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh kush është dhe nuk kam pasur të bëj me të. Rrahman Selën nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të. Nuk e ndjen veten mirë. Këto janë ngjarje të rënda. Unë një pyetje do të bëj.

Nëse ai person do të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. I bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen që të mos ndodhë një masakër. Shteti të marrë familjen në mbrojtje. Për gjërat e tjera i sqaron drejtësia. Nuk jam në gjendje të mirë. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Unë i bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen se është në rrezik atje. Dhimbje e madhe sikur isha duke parë gjithë familjen time para syve. Unë jam i larguar nga atje.

Edhe pasi ka ndodhur kjo ngjarje jam detyruar të iki nga ky vend në një vend tjetër. Po të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. Ai kërkon me vrarë një njeri atje. Verdiktin e ka dhënë shteti. E kam bërë dënimin. Tani kam halle të tjera si me shpëtuar kokën dhe me mbrojtur familjen”, deklaroi ai.

Edhe Rrahman Sela u shpreh se nuk ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë të ndodhur disa vite më parë.

“As jam interesuar për të. Një gjë që nuk më takon. Më vjen keq për ato viktima. Shteti dhe drejtësia i di këto gjëra. Kanë ardhur në shtëpinë time dhe nuk kanë gjetur as gëzhojë dhe as një send”, u shpreh Sela.

3 VITE ME PARE

“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan Hutrës: Dyshonte për atësinë e djalit

“S’e dinim që kishte vrarë gruan”, ish-vjehrri i Dan
Biseda

TIRANË- Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë, tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në një intervistë telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”, në News24 babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.

INTERVISTA:

Gazetarja: Si është gjendja e nuses dhe e gocës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Mirë, mirë…
Gazetarja: Ku keni qenë ditën e ngjarjes, ku jeni ndodhur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë kam qenë te vëllai.
Gazetarja: Po çfarë ka ndodhur më përpara midis Elenës edhe autorit të ngjarjes që Elena është kthyer në shtëpi dhe jetonte me ju në banesë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ka ndodhur që e ka lënë ky, kjo u martua dhe e la ky!
Gazetarja: Po si u njoh Elena me Danin?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po janë njohur nëpërmjet një shkesi.
Gazetarja: Sa kohë kishin që jetonin bashkë në një shtëpi?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3-4 muaj…
Gazetarja: Po për shtatzëninë e Elenës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po na tha, kishin debate kështu.
Gazetarja: Cilat ishin akuzat që iku Elena nga shtëpia e Danit? Iku vet Helena nga shtëpia apo janë divorcuar me mirëkuptim?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo pa mirëkuptim janë ndarë…
Gazetarja: Ka ikur natën nga shtëpia?
Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo natën por ditën edhe ai ka ardhur e ka lënë, se patën vendosur unazat a kupton?
Gazetarja: Po ai a erdhi në shtëpi dhe foli, bisedoi pasi iku Elena? Cili ishte konflikti me ju, çfarë kërkonte nga ju ai pasi Elena iku nga shtëpia?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ai kërkonte që nuk e ke djalin me mu
Gazetarja: Po pse i kishte këto dyshime?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Pse ka ikur vajza, pa i fol atij
Gazetarja: Po vajza kur iku nga shtëpia e Danit, iku pa i treguar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!
Gazetarja: Po pse ishte dhunuar, ishte kërcënuar, çfarē kishte ndodhur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po ku di unë, jo smundem , jo punë grash
Gazetarja: Po me kë ka jetuar Helena atje, me vjehrrën e saj me Mislimen?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!
Gazetarja: Po sjellja e Mislimes si ka qenë ndaj Helenës?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Nuk e di nuk merem me ate punë
Gazetarja: Po Dani e kishte dhunuar ndonjëherë Helenën, e kishit parë me shenja në trup?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…
Gazetarja: Po Helena ju kishte pohuar ndonjëherë se ishte dhunuar nga Dani?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Kur lidhët martesën me Danin e dinit që ai kishte vrarë bashkëshorten e parë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjëherë se dinim
Gazetarja: Po që kishte dalë nga burgu?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Nuk u interesuat, nuk e pyetët shkesin se kush ishte ky njeri?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Shkesi tha se është burrë i mirë
Gazetarja: Po shkesin e njihnit ju?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Si nuk e njohim e njohim, është nga Kuksi
Gazetarja: Ku jetonte Dani me Helenën?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jetonte këtu te bregu i lumit, ka qenë me qera se nuk ka pasur as shtëpi asgjë
Gazetarja: Edhe Mislimja ju akuzonte juve që iku nusja?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo me atë nuk jam takuar asnjëherë
Gazetarja: Po ceremoninë e fejesës e bëtë të madhe, festuat?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…
Gazetarja: Po çfarë lekësh ju kërkonte Dani juve?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kërkonte lekë për vete të vete
Gazetarja: Po ai pretendonte se i kishte shpenzuar për fejesën? Sa lekë i dhatë ju?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3300 euro
Gazetarja: Ja dhatë këto?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po, para 6 muajve…
Gazetarja: Çfarë pretendimesh kishte të tjera kundrejt jush ai?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjë pretendim
Gazetarja: Sa kohë kishit që e kishit takuar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo se kam takuar
Gazetarja: Pse e kishte bërë kallëzimin Elena që e kishte dhunuar Dani, se ju thoni se nuk e ka rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Se ka rrahur jo, e ka dhunuar këtu te shtëpia atje jo
Gazetarja: Çfarë ndodhi kur ai erdhi te shtëpia dhe tha që nuk e ka fëmijën me mua?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ndodhi që u ndanë
Gazetarja: E kishte rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo
Gazetarja: Po pse denoncoi Elena që më ka rrahur?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë nuk e di se ça bëjnë ato
Gazetarja: Pse e tërhoqi denoncimin?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ja për këtë punë se po na vret
Gazetarja: Ju kishte kërcënuar?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Këtu te shtëpia po
Gazetarja: Çfarë ju kishte thënë?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Do ta marrin vesh mediat botërore
Gazetarja: E kishe dëgjuar edhe ti këtë
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po si nuk e kam dëgjuar, po…
Gazetarja: Si është bashkëshortja, keni folur me të, çfarë ju ka thënë
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po kemi fol, më mirë, nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdek vajza
Gazetarja: Nuk e dinë që ka ndërruar jetë edhe nusja edhe vajza?
Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo nuk e dinë
Gazetarja: Me çfarë është plagosur Helena?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Me thikë, edhe Kujtimja në brinjë
Gazetarja: Po fëmija i Mevlutes dhe i Helenës ku ndodhej?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Aty kanë qenë, i kishin marrë komshinjtë
Gazetarja: Kishit vendosur të bënit analizën e ADN për atë pretendim që kishte Dani?
Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.

Arratia e Dan Hutrës mori fund pas  7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera./Dosja.al

dan hutra masakra e paskuqanit

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi