Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Ditën e sotme është zhvilluar seanca e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. • Në mbledhjen e sotme PD dhe PS janë paraqitur me dy raporte të ndara të punës hetimore të 4 muajve të komisionit. • Kreu i Komisionit, Ervin Salianji lexoi raportin e paraqitur nga opozita ku thuhej se anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë. • Po ashtu në raport përmendej se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u vendos që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. • Në raportin e prezantuar nga Salianji, i kërkohet SPAK të hetojë rolin dhe veprimtaritë e paligjshme të personave përgjegjë për rrjedhjen e të dhënave. • Salianji tha se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. • Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. • Po ashtu, ka rezutuar nga dëshmitë dhe dokumentet, se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. • Nga raporti ka rezultuar se emërimi e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. • Salianji bëri me dije se Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re. • Më tej, ai u shpreh se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. • Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë. • Në raportin e paraqitur nga deputeti socialist, Tonin Gorgu, vlerësohet nevoja për marrjen e masave administrative dhe ndryshimeve në legjislacionin përkatës. • Nga hetimi parlamentar, komisioni arrin në konkluzionin e domosdoshmërisë për një rishikim të kuadrit ligjor. • Në përfundik të seancës mes debateve, u vendos që raporti i paraqitur nga mazhoranca do të dërgohet në seancë plenare. • Gjatë fjalës mbyllëse, Salianji u shpreh se komisioni bëri gjetje përtej parashikimeve që kishin në kërkesa fillestare. • Ai falenderoi anëtarët e mazhorancës, duke mos kursyer as ironitë ku iu tha se "ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë".
8 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të shënave nga sistemi TIMS. Opozita dhe mazhoranca u paraqitën me raporte të ndara për punën hetimore, ndonëse me shumicë votash u miratuar raporti i PS që më pas do të dërgohet në seancë plenare.
Gjatë fjalës mbyllëse, Salianji u shpreh se komisioni bëri gjetje përtej parashikimeve që kishin në kërkesa fillestare. Ai falenderoi anëtarët e mazhorancës, duke mos kursyer as ironitë ku iu tha se "ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë".
Salianji: Miratohet si raport përfundimtar, raporti i paraqitur nga zoti Gogu, i sjellë nuk e di se nga kush. Raporti jonë do t'i bashkangjitet në seancë plenare si mendim pakice. Shpresoj shumë se mbase mund të ketë kolegë të tjerë aty që janë në anën e ligjit. Propozimi tjetër që iu thashë në mbyllje të komisionit, duke falenderuar të gjithë për punën, është për të shtuar, sepse duhet bërë me vendim të ndërmjetëm, edhe për sekretariatin teknik për ndihmën , për rritje për shkak të orëve shtese, një pagë shpërblim. Propozimi miratohet me gjitha votat pro. Duke iu njohur në këtë komision hetimor, ju do donit të ishit në anën e ligjit, por nuk iu kanë lënë. Ky komision hetimor bëri gjetje përtej parashikimeve që ky komisioni kishte në kërkesat fillestare. Faleminderit që ishit pjesë edhe pa e kuptuar shpesh se cfarë ishit.
TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit Hetimor të TIMS PS dhe PDj janë paraqitur me dy raporte të ndara për raportin e punës hetimore për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS. Në raportin e paraqitur nga kreu i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, një nga detajet që evidentohet është ai se si të dhënat e sistemit TIMS, janë përdorur nga grupet kriminale për të eleminuar kundërshtarët.
Në raport theksohet se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj.
Në raport evidentohet se për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS për ata vetë apo kundërshtarët e tyre.
“Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare”, thuhet në raportin që paraqiti Salianji.
TIRANË- Vijon prej më shumë se 3 orësh seanca e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjene të dhënave nga sistemi TIMS. Në mbledhje PS dhe PD janë paraqitur me dy raporte të ndryshme lidhur me punën hetimore prej 4 muajsh të komisionit.
Pas prezantimit të PS, kanë nisur edhe debatet mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak është bërë raporti i këtyre të fundit, ku kryetari i komisionit, Ervin Salianji shprehet se fillimisht duhet të ketë të dy raportet dhe pastaj të hidhen në votim se cili nga raportet do të jetë përfundimtar.
Opozita gjithashtu ka sugjeruar edhe që të dy raportet të unifikohen dhe më pas të kalohet në Kuvend që më pas të depozitohet në SPAK.
DEBATI:
Salianji: Ça të hedh në votim unë kur s’kam dokument?
Gogu: Që në nisje me shumë durim ju kemi treguar kompetencat tuja.
Salianji: Komisioni s’je ti, se prandaj keni përfunduar të gjithë ku keni përfunduar, depozitojeni në sekretariatin teknik të komisionit. S’më trembni fare ju mua, se kush trembet këtu e dimë ne. Se ju çoheni si frikacakë t’ju sjellim dokumente që i lexoni për turp, është një skandal i madh që ndodh në këtë institucion të republikës, kjo është në tjetër skandal që do ta çoj për ndjekje penale, që lexoni të dhëna pa i ditur që janë.
TIRANË- Deputeti Tonin Gogu ka prezantuar sot raportin e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit “TIMS”.
Në dokumentin voluminoz shpjegohet në mënyrë analitike e gjithë metodologjia e ndjekur nga ekspertët sipas Planit Hetimor të miratuar paraprakisht.
Po kështu vlerësohet nevoja për marrjen e masave administrative dhe ndryshimeve në legjislacionin përkatës. Nga hetimi parlamentar, komisioni arrin në konkluzionin e domosdoshmërisë për një rishikim të kuadrit ligjor.
Konkretisht në raport thuhet se nevojitet harmonizimi i ligjit Nr. 8792 datë 10.05.2001 “ Për krijimin e Qëndrës së Përpunimit të të Dhënave”; ligjit Nr. 71/2016 “Për kontrollin kufitar” dhe ligjit Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar .
“Pas hetimit të plotë edhe të kryqëzuar të të gjitha provave të administruara, rezultuan qartazi problematikat në zbatimin e akteve ligjore edhe nënligjore. Nevojitet të kryhet rishikimi tërësor i veprimtarisë operative të të gjitha strukturave të policisë me sistemin TIMS në kuadër të konstatimeve të këtij raporti, të cilat duhet të adresohen sa me parë në formën e legjislacionit, i cili do t'i nënshtrohet shqyrtimit në parlament”, thuhet mes të tjerash në konkluzionet e raportit të këtij Komisioni Hetimor.
Në vijim të konkluzioneve të këtij hetimi, raporti thekson se “aktet nënligjore në fuqi për sistemin TIMS duhen rishikuar tërësisht për mbrojtjen e të dhënave për sistemin TIMS, ku të përfshihen në të gjitha nivelet kontrollet, si dhe të miratohen rregulla ku rregullohen kompetencat dhe llogaridhënie në çdo nivel”.
Komisioni Hetimor konfirmon problematikën me sistemin TIMS në disa drejtime, të cilat, jo të gjitha lidheshin me procedurën e ndjekur në kontrollet kufitare. Sipas raportit, këto problematika kërkojnë disa masa dhe konkretisht:
a- ndryshimin e ligjt 71/2016 “Për kontrollin kufitar”
b- nxjerrjen e akteve nënligjore për menaxhimin dhe funksionimin e sistemit TIMS,
b- përzgjedhjen, rekrutimin, dhe kualifikimin e stafit që monitoron, mirëmban, edhe përditëson sistemin TIMS,
c- certifikimit e akreditimin AKSIK të programeve kompjuterike që mirëmbajnë edhe përditësojnë sistemin TIMS.
Komisioni rekomandon ndërtimin e një strategjie të shkruar operacionale e teknike në përputhje me konceptin e “Menaxhimit të integruar të kufirit”, midis autoriteteve përgjegjës, sipas parashikimeve të nenit 3 të ligjit 71/2016.
“Është thelbësore, që çdo organ i varësisë së ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, përgjegjës për kontrollet kufitare edhe sistemin TIMS, t'i nënshtrohet llogaridhënies së detajuar dhe masave mbrojtëse për mbrojtjen e të dhënave, në mënyrë përiodike. Të gjitha aktivitetet e përbashkëta të kontrollit kufitar, përfshirë edhe testimet e certifikimet e sistemeve TIMS të zbatuara në Shqipëri, duhet t'i nënshtrohen mbrojtjes efektive të të dhënave”, rekomandon Komisioni Hetimor.
Në vijim të këtij raporti, Komisioni Hetimor rekomandon gjithashtu përcjelljen e ndryshimeve ligjore brenda 6 muajve nga miratimi i këtij raporti në Kuvend.
“Mirëpresim gjithashtu që në draft-propozim të jenë inkuadruar tërësisht sugjerimet e rekomandimet e dhëna në këtë raport”, thuhet në rekomandimet e dokumentit të Komisionit Hetimor.
Komisioni hetimor për sistemin TIMS me marrjen e këtij raporti do të përgatisë dhe miratojë vendimin përfundimtar të hetimit, së bashku me mendimin e pakicës (nësë do të ketë).
“Konkluzionet e këtij raporti që i përkasin hetimit, me provat që janë administruar e çojnë komisionin në këto konkluzione, si dhe propozime për zgjidhjen e çështjes, përfshirë edhe masat për përsonat përgjegjës”, thuhet në raportin e Komisionit Hetimor.
TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka prezantuar më herët raporti e 4 muaj hetimeve. Në konkluzinet e raportit të prezantuar nga Salianji, thuhet se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Gjithashtu në konkluzionin e dytë thuhet se nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
PJESË NGA RAPORTI:
Konkluzioni i parë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh në shtetin italian në vitin 2007, ishte refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, megjithëse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kanë gjetur ndonjë produkt konkret pune.
Konkluzioni i dytë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Policinë e Shtetit apo sistemet e informatike të kësaj të fundit dhe nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie, ndërsa duket se marrëdhënia miqësore me shtetasin Ervin Muça ka qenë vendimtare për emërimin e tij.
TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kryetari i këtij komisioni po prezanton raportin përfundimtar të 4 muaj hetimeve. Në raportin përfundimtar të grupit të ekspertëve lidhur me hetimin e sistemit TIMS, i kërkohet SPAK të hetojë rolin dhe veprimtaritë e paligjshme të personave përgjegjës.
Gjatë prezantimit të raportit, Salianji tha se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Po ashtu, ka rezutuar nga dëshmitë dhe dokumentet, se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Nga raporti ka rezultuar se emërimi e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Salianji bëri me dije se Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re.
“Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS“, deklaroi Salianji.
Më tej, ai u shpreh se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë.
Sipas raportit, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon:
(i)Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla;
(ii)Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi;
(iii)Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;
(iv)Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu;
(v)Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça;
(vi)Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;
(vii)Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;
(viii)Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska;
(ix) Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.
KONKLUZIONET E RAPORTIT TË PREZANTUAR NGA SALIANJI:
Konkluzioni i parë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh në shtetin italian në vitin 2007, ishte refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, megjithëse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kanë gjetur ndonjë produkt konkret pune.
Konkluzioni i dytë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar.Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Policinë e Shtetit apo sistemet e informatike të kësaj të fundit dhe nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie, ndërsa duket se marrëdhënia miqësore me shtetasin Ervin Muça ka qenë vendimtare për emërimin e tij.
Konkluzioni i tretë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedura e ndjekur për emërimin e Drejtores së Hetimit të Krimit Kibernetik Ervina Gjana ka qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo del qartazi nga fakti se zonja Gjana ka depozituar dokumentacionin përpara shpalljes së vendit vakant, ka qenë kandidaturë e vetme, aplikimet janë hapur vetëm për dy ditë dhe emërimi është kryer përpara trajnimit në Akademinë e Sigurisë, në shkelje të përcaktimeve ligjore të Ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Po ashtu, rezulton se zonja Gjana nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në hetimin e krimeve kibernetike, certifikata e saj e sigurisë nuk ishte konform detyrës së re dhe në vitin 2014 që përkon me largimin nga detyra e specialistes së Sektorit të Serverave në Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit, ishin referuar materialet proceduriale si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”, e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Konkluzioni i katërt: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se njoftimi i parë për një ndërhyrje të paligjshme në sistemin TIMS ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 14:51 të datës 02.08.2023 nga shefi i Sektorit të Serverave, zoti Ardit Muço, i cili iu është përcjellë drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit. Më pas njoftimi i dytë ka ardhur nëpërmjet një email-i në orën 22:54 të datës 02.08.2023, ku krahas drejtuesve të Policisë së Shtetit, janë informuar mediat dhe drejtuesit kryesorë të shtetit, përfshirë Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Megjithë njoftimet e marra nga Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në datën 02.08.2023, datë në të cilën ka filluar edhe ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi institucional ka ardhur vetëm ditën e nesërme në datën 03.08.2023. Deklarimet e zotit Balla, zotit Rrumbullaku dhe zoti Veliu sa i përket marrjes dijeni dhe komunikimeve me njëri-tjetrin janë kontradiktore dhe nuk përputhen me njëra-tjetrën. Nëse reagimi do të kishte qenë në kohë, ndërhyrja e filluar në orën 18:00 të datës 02.08.2023 dhe e shtrirë deri në orën 02:00 të datës 03.08.2023, mund të ishte parandaluar.
Konkluzioni i pestë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se shtetasi Ervin Muça, me detyrë Drejtor i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Sistemeve, Besjon Tanuzaj, dhe punonjës të tjerë të Departamentit të IT-së, kanë kryer një sërë shkeljesh ligjore, duke vënë në rrezik sigurinë e sistemit të dhënave TIMS. Konkretisht, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar hyrjen e paautorizuar në ambientet e rëndësisë së veçantë të Policisë së Shtetit, nuk kanë marrë leje apo autorizim paraprak nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kryerjen e procesit të back-up-it, kanë bërë transferimin pjesërisht të të dhënave të sistemit TIMS në pajisje të jashtme, kanë hyrë në godinë duke përdorur kodin e një punonjëse që ishte me leje vjetore, kanë operuar në orët e vona të natës dhe jashtë orarit zyrtar, kanë urdhëruar vartësit për kryerjen e detyrave në kundërshtim me ligjin, si dhe nuk kanë hartuar aktet sipas Urdhërit Nr. 3410, datë 28.04.2023 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Megjithë shkeljet flagrante të ligjit, këta punonjës janë pezulluar vetëm për një periudhë 5-ditore dhe më pas janë lejuar që të vijojnë punën normalisht, pa filluar procedura e shkarkimit nga detyra, në kushtet kur qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ashtu edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishin konstatuar kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, dhe duke vënë në rrezik sigurinë e një infrastrukture kritike për Policinë e Shtetit.
Konkluzioni i gjashtë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezultoi se në datën 14 tetor 2021, ka pasur një sulm kibernetik në sistemet informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe sistemin TIMS. Ky sulm nuk është raportuar, nuk janë kryer verifikime apo hetime të thelluara, si dhe nuk janë marrë masa për pastrimin e sistemeve nga viruse të mundshme apo forcimin e masave të sigurisë për rreziqe që mund t’i kanoseshin sistemit nga sulme kibernetike. Po ashtu, rezultoi se në datën 9 shtator 2022 ka pasur një sulm të dytë të sistemeve informatike të Policisë së Shtetit, përfshirë sistemin TIMS, i cili sipas dëshmive ishte pasojë e drejtpërdrejtë e mosmarrjes së masave në rastin e sulmit kibernetik të tetorit 2021. Si rezultat i këtyre dy sulmeve, drejtuesit e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit kanë deklaruar se të dhënat e sistemit TIMS deri në shtatorin e vitit 2022 gjendet në kanale online, dhe mund të blihen nga çdo person që mund të jetë i interesuar. Lidhur me këto pretendime, të cilat mbështeten edhe në dokumentacion zyrtar nuk rezulton që të ketë pasur hetime të thelluara administrative apo penale nga institucionet ligjzbatuese. Moskryerja e këtyre hetimeve dhe marrja e masave të nevojshme rrit rrezikun për përsëritjen e sulmeve kibernetike me pasoja shkatërruese për sistemet kritike të Policisë së Shtetit në të ardhmen.
Konkluzioni i shtatë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se persona të caktuar kanë pasur akses të paautorizuar në sistemin TIMS. Megjithëse, ligji dhe aktet nënligjore parashikojnë në mënyrë të detajuar se si një personi i jepet akses në sistemin TIMS, mbetet e paqartë se si persona privatë, pra që nuk ushtrojnë një detyrë shtetërore që lidhet me aksesimin dhe përdorimin e sistemit TIMS, iu është akses në këtë bazë të dhënash me rëndësi të veçantë. Jo vetëm mënyra, por edhe personat që iu kanë dhënë këtë akses, qëllimet dhe motivet e këtyre personave privatë që kanë pasur akses në sistemin TIMS mbeten të paqarta dhe ngrejnë dyshime serioze për paligjshmëri. Sistemi TIMS përmban një shumëllojshmëri të dhënash, ashtu siç e kemi shpjeguar më lart, dhe aksesi i lirë nga persona të paautorizuar përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë në vendin tonë. Kjo situatë, për të cilën qoftë Ministri, ashtu edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duken se ishin në dijeni, duhet të kishte nxitur këta të fundit për marrjen e masave urgjente për kryerjen e një hetimi të thelluar të hyrjeve të paautorizuar në sistemin TIMS dhe marrjen e masave që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
Konkluzioni i tetë: Nga të dhënat publike dhe faktet e njohura botërisht, të cilat u sollën nga anëtarët e Komisionit Hetimor, rezulton se punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët kanë për detyrë të ruajnë dhe administrojnë të dhënat e sistemit TIMS, e kanë përdorur të drejtën e aksesit për t’ua vënë në dispozicion të dhënat e këtij sistemi elementëve të krimit të organizuar, të cilët kanë interes të veçantë për t’u njohur me hyrje-daljet e shtetasve nga territori i Shqipërisë, urdhërat e arrestit, ndalimit, kërkimit, masat ndaluese nga shtetet e huaja, vendimet gjyqësore penale nga autoritetet shqiptare apo të huaja, automjetet me të cilat lëvizin shtetas të caktuar etj. Për marrjen e këtij informacioni, këta shtetas janë të gatshëm të ofrojnë shuma të konsiderueshme monetare, në mënyrë që të mësojnë në kohë reale informacione që përmban sistemi TIMS pë rata vetë apo kundërshtarët e tyre. Të dhënat e sistemit TIMS iu kanë shërbyer grupeve kriminale për të bërë eleminimin e kundërshtarëve të tyre, për të kufizuar lëvizjet jashtë vendit apo edhe për t’u arratisur në rastet kur ndaj tyre janë lëshuar urdhër arreste kombëtare apo ndërkombëtare.
Konkluzioni i nëntë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se në sistemin TIMS janë kryer ndërhyrje, të cilat mundësojnë që për persona të caktuar, të mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë, si dhe nëse regjistrohen, kërkimi në bazën e të dhënave të TIMS nuk bëhet i plotë duke shmangur databazat e të dhënave kriminale, çka mundëson që shtetas shqiptar apo të huaj që mund të jenë në kërkim kombëtar a ndërkombëtar, apo të dënuar për kryerjen e krimeve, të hyjnë dhe dalin lirisht nga territori pa pasur ndonjë alert nga sistemi. Ky devijim, siç është shprehur edhe Drejtori i Departamentit të IT-së, zoti Ervin Muça, iu shërben kryesisht individëve me rekorde kriminale dhe mund të shpjegojë edhe faktin se si persona në kërkim nga organet shqiptare të drejtësisë ia kanë dalë të dalin apo hyjnë në territorin e vendit tonë pa u zbuluar nga institucionet ligjzbatuese. Edhe kjo problematikë meriton vëmendje të veçantë dhe adresim të menjëhershëm pasi përbën një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë, si dhe dëmton rëndë punën e organeve të drejtësisë, qofshin ato shqiptare apo të huaja.
Përgjegjësitë institucionale: Në vijim të konkluzioneve të mësipërme, kanë përgjegjësi për kryerjen e veprimeve a mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetit dhe duke sjellë përfitime të paligjshme për shtetas të caktuar, funksionarët si vijon:
(i)Ministri i Brendshëm, zoti Taulant Balla;
(ii)Ish-Ministri i Brendshëm, zoti Bledar Çuçi;
(iii)Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, zoti Muhamet Rrumbullaku;
(iv)Ish-Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, zoti Ardi Veliu;
(v)Drejtori i Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Ervin Muça;
(vi)Ish-Drejtori i Drejtorisë së Sistemeve në Policinë e Shtetit, zoti Besjon Tanuzi;
(vii)Ish-Drejtorja e Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zonja Nevila Xoxa;
(viii)Drejtori i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Policinë e Shtetit, zoti Zef Laska;
(ix) Specialisti i Drejtorisë së IT-së në Policinë e Shtetit, zoti Bruno Veizaj.
Për hetimin e rolit dhe veprimtarisë së paligjshme të këtyre shtetasve, vlerësojmë se është e nevojshme të kryhet një hetim i plotë, i thelluar dhe i gjithanshëm nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Kjo e fundit mund të nxjerrë në dritë edhe fakte të reja të paligjshme, ashtu si edhe të identifikojë persona të tjerë, që mund të jenë identifikuar gjatë hetimit parlamentar.
Sjellim në vëmendje, se për shkak të zvarritjes së dërgimit të kërkesave për informacion nga deputetët e mazhorancës, vonesës në kthimin e përgjigjeve nga institucioneve apo moskthimin e përgjigjeve nga institucionet, si në rastin e Këshillit të Ministrave, rrëzimit të kërkesave për thirrjen e dëshmitarëve të tjerë dhe kohës së shkurtër në dispozicion, Komisioni Hetimor i Kuvendit ka qenë në pamundësi objektive për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që do të çonin në zbardhjen e plotë të së vërtetës.
Prandaj, SPAK, pasi t’i vihet në dispozicion ky material, në përputhje edhe me kompetencën e saj lëndore të parashikuar nga neni 135, pika 2, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ka mundësi të hetojë dhe zbardhë të plotë veprimtarinë e paligjshme të personave të sipërcituar.
MË POSHTË GJENI RAPORTIN E PLOTË
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjet e të dhënave nga sistemi TIMS. Kreu i Komisionit, Ervin Salianji lexoi raportin e hetimive ku thuhej se anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë. Po ashtu në raport përmendej se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u vendos që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura.
Teksa Salianji po lexonte raportin, nënkryetari i komisionit, Tonin Gogu paraqiti një tjetër raport të hartuar nga 8 anëtarët e mazhorancës dhe ekspertët e propozuar prej tyre.
DEBATI:
Toni Gogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni ti hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qenë raport i komisionit.
Ervin Salianji: Kemi përgatitur një raport që është dinjitoz për komisionin. Nëse keni raport tjetër na e vendosni në dispozicion ta lexojmë
Xhemal Qefalia: Nëse e keni harruar raportin në emër të komisionit duhet të na i kishit vënë në dispozicion.
TIRANË- Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka nisur me debate. Ky debat ka nisur në lidhje me raportet, ku sipas opozitës, mazhoranca nëse ka raportin e saj lidhur me hetimin, atëherë ajo duhet ta paraqesë atë.
Deputeti demokrat, Lefter Gështenja ka kërkuar zbatimin e ligjit, ndërsa u shpreh se në mbledhjen e kaluar, u ra dakort se raporti do të hartohej nga grupi i eskpertëve që ka asistuar hetimin parlamentar. Ndërkohë deputeti socialist, Xhemal Qefalia, tha se komisioni duhet të njihet me raportin, më pas të hidhet në votim dhe nëse nuk arrihet në konsensus, atëherë të vijojnë me qëndrimet e tjera.
Pjesë e debatit i është bashkaur edhe kryetari i komisionit, Ervin Salianji i cili ironizoi deputetin socialist duke i thënë se bëri mirë që tha që do flasë shkurt pasi sipas tij ai do ti shkatërronte fare së qeshuri me ato që do thoshte.
“Bëre mirë që the do flas shkurt, se ndryshe do na shkatërroje fare me ato që the”, iu drejtua Salianji, deputetit Qefalia, duke ironizuar socialistin. Qefalia më pas u përgjigj se nuk është Salianji që ti gjykojë se çfarë thonë ata.
“Në 3 muaj e ca punë që ishte ky komision, 2 muaj ju ishit në tualet. Asnjë nga ju nuk keni lexuar raport. Doni të dalim në një raport përfundimtar apo keni vetëm kundërshti”, tha Salianji, referuar qëndrimeve të herëpashershme që kanë shfaqur deputetët e PS-së, që në mbledhje të caktuara largoheshin nga mbledhja.