LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi i Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të votojë! Dështon ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë, nuk ka kuorum

•Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. •Në seancën e sotme u shqyrtuan pikat e mbetura pezull nga seanca e kaluar ku pati përplasje të dhunshme mes maxhorancës dhe opozitës. •Në fillim të kësaj seance u votuan gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. •Amendamentet kaluan me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. •Pas kësaj u hodh në votim në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje. •Projektligji u miratua me 64 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. •Kuvendi ka miratuar gjithashtu projektligjin për sekamt pensionale, me 76 veta pro asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që në seancën e sotme të miratojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128. •Në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë dhe dy të tjerë që ishin të pranishëm. Ndërsa opozita e mbështeti këtë projektligj, kritik dhe kundër ishin deputetët opozitarë nga LDK-së dhe AAk-së. •Ashtu siç u paralajmërua nga seanca e kaluar, opozita bojkotoi sot votimin e disa projektligjeve. PDK është larguar nga salla.

6 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

'Nuk ka kuorum'/ Dështon ndryshimi i Ligjit për zyrtarët publikë, deputeti i LVV-së voton kundër, Konjufca abstenon

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që në seancën e sotme ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka konstatuar se s’ka kuorum meqë në votim kanë marrë pjesë vetëm 59 deputetë.

“Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Dy deputet s’morën pjesë. Kështu që s’ka kuorum”, ka deklaruar Konjufca pas votimit.

Gjithashtu, përveç që nuk ka pasur kuorum, vetë Konjufca ka abstenuar. Kryetari i Kuvendit ka thënë se Ligji i njejtë mund të vendoset për votim në një seancë tjetër kurdo që mund të organizohet.

Derisa mazhoranca e mbështeti këtë projektligj, kritik dhe kundër ishin deputetët opozitarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Deputetët e opozitës këtë projektligj e cilësuan si tentim për kapjen e administratës shtetërore.

2 VITE ME PARE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kundërshton kufizimin e hapësirës së mediave në Kuvend

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka kundërshtuar vendimin e Kuvendit të Kosovës për vendosjen e një shiriti kufizues në hapësirën prej nga raportojnë mediat gjatë një seance parlamentare më 27 korrik.

Në hapësirën lart prej nga mediat raportojnë, sipas AGK-së, është vendosur një shirit që ua pamundëson mediave të marrin pamjen e plotë të sallës së Kuvendit dhe të deputetëve. Kjo ndodhi gjatë një seance plenare ku u miratua në lexim të parë projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.

"AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit”, thuhet në një reagim të AGK-së.

Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës, janë ankuar se në seancën e së enjtes janë ballafaquar me “kufizim të dukshëm” të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës.

AGK-ja i ka bërë thirrje kryesisë së Kuvendit të marrë masa për ta lehtësuar punën e gazetarëve “pasi raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut”. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit.

Marrë nga REL

2 VITE ME PARE

Me 76 vota PRO, Kuvendi i Kosovës miraton Projektligjin për skemat pensionale

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Projektligji për skemat pensionale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, 76 deputetët e pranishëm në sallë votuan pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. 

Të pranishëm në votim ishin edhe deputetët e LDK-së të cilët edhe dhanë votën pro për këtë projektligj. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kërkoi që ky projektligj të shqyrtohet e pastaj të sillet sërish në Kuvend sipas afateve.

Paraprakisht, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale. Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.

2 VITE ME PARE

Nuk ka surpriza/ Pas votimit të projektligjit të parë, deputetët e PDK-së largohen nga seanca e Kuvendit

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Mblidhet Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë bojkotuar seancën e sotme parlamentare. Ata janë larguar nga salla, gjatë kohës që ishte duke u votuar për dy anëtarë të bordit të RTK-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ditë më parë kishte thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim.  Mazhoranca ka kuorumin e nevojshëm për të kaluar pikat e rendit të ditës.

Kuvendi ka votuar Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe propozim-rezuluta për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovë.

2 VITE ME PARE

Kuvendi i Kosovës/ Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje, opozita bojkoton, PDK e AAK nuk marrin pjesë në votim

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Kuvendi i Kosovës

KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës po diskutohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara. Në fillim të kësaj seance janë votuar gjashtë amendamente të Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Amendamentet kaluan me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kësaj është hedhur në votim në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Edhe Projektligji u miratua me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Në votim përveç deputetëve të LVV-së, morën pjesë edhe disa nga deputetët e LDK-së. Në votim nuk morën pjesë fare deputetët e PDK-së dhe AAK-së. 

2 VITE ME PARE

Mblidhet Kuvendi i Kosovës/ PDK 'bojkoton': S’do të votojmë ligje as marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i  Kosovës/ Miratohen disa projektligje, opozita refuzon të
Partia Demokratike e Kosovës

KOSOVË-  Partia Demokratike e Kosovës do të marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.  Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se do jenë të pranishëm në seancën e sotme, por nuk do të marrin pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Patjetër se do të marrim pjesë. Ne seancat nuk I bojkotojmë. Ne nuk do të marrim pjesë në votimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që I sjell qeveria. Ne nuk I bojkotojmë asnjëherë seancat plenare”, tha ai.

Ne seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës më 13 korrik të këtij viti pati përplasje fizike në mes të deputetëve dhe të ministrave. Ndërsa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit ka shpërthyer dhuna.

Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiç. Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu vendosi karikaturë të Kurtit si 'pinoku'. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e hoqi fotografinë, gjë që çoi në reagimin e deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili i gjuajti me ujë kryeministrin Kurti. Më pas zëvendësi i tij Bislimi e gjuajti me shishe Lushtakun. Këtu reagoi ministri Hekuran Murati, i cili mori edhe disa goditje gjatë përleshjes. 

mblidhet kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri