LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi: LVV-ja ka marrë shtetin peng! Kos: Të krijohen sa më parë institucionet

• Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 12-të. • Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e premte, më 9 maj. • Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00. • Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 113 deputetë. • Kryesuesi i seancës, Avni Dehari gjatë fjalës së tij propozoi për votim të fshehtë. • Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. • PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. • Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. • Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. • Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post. • Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje teksa theksoi se LVV-ja ka marrë pengë shtetin. • Sipas tij partia e Kurtit po mban peng konstituimin e institucioneve. • Ai theksoi se ky është një degradim që asnjëherë nuk e ka menduar që mund të ndodh ndonjëherë. • Krasniqi u shpreh se kryeministri Albin Kurtin e ka më të rëndësishme deputeten Albulena Haxhiu sesa qytetarët e vendit. • Sa i përket konstituimit të kuvendit, ai këmbënguli se zgjidhja është evidente dhe se duhet të ndryshohet kandidatja. • Krasniqi tha se do ta diskutojë me kryesinë e partisë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit. • Ai tha se është i gatshëm t’i takojë dhe të komunikojë me të gjithë liderët. • Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu pas dështimit të konstituimit të Kuvendit u shpreh se nuk e kupton pse disa parti parlamentare nuk e pranojnë votimin e fshehtë për emërimin e saj. • Ajo ka vlerësuar se ky votim është demokratik. • Haxhiu komentoi edhe refuzimin e LDK-së për koalicion me VV-në duke thënë se ‘është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve të Kosovës. • Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos në reagimin e saj në lidhje me situatën u shpreh se është në interes të Kosovës që sa më parë t'i formojë institucionet për t'i çuar përpara reformat urgjente evropiane. • Kos veçoi edhe nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje, i cili,sipas saj, do të duhet të trajtohet me prioritet nga Qeveria dhe Kuvendi i ri. • Sipas Kos, kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera. • Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë  drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. •  Ahmeti tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. •  Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Votimi i fshehtë është demokratik", Haxhiu: Qëndrimi i LDK-së, i papranueshëm! Po injorohet vullneti i qytetarëve të Kosovë

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të
Haxhiu

KOSOVË- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka folur për mediat pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu u shpreh se nuk e kupton pse disa parti parlamentare nuk e pranojnë votimin e fshehtë për emërimin e saj.

Ajo ka vlerësuar se ky votim është demokratik. Haxhiu komentoi edhe refuzimin e LDK-së për koalicion me VV-në duke thënë se ‘është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve të Kosovës.

‘‘Pra për mua është i paqartë pozicioni i tyre që fare nuk marrin pjesë në votim për komisionin në mënyrë që të vazhdojmë votimin e fshehtë. Është votim shumë demokratik, për shumë pozicione përfshirë këtu edhe presidentin.

Sa i përket qëndrimit të LDK-së, mendoj që është e papranueshme që të injorohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, ne zgjedhje kemi pasur para 3 muajve, ka tendencë të hapur që të injorohet ky vullnet i popullit. LVV-ja është subjekti më i madh në vend, Kurti është kandidati më më së shumti mbështetje nga qytetarët e Kosovës. Kushdo që tenton me injoru këtë vullnet e ka gabim’’, tha ajo.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

1 VITE ME PARE

"LVV-ja po mban peng konstituimin e institucioneve," Krasniqi: Për Kurtin më e rëndësishme është Haxhiu se qytetarët!

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të
Foto ilustruese

KOSOVË- Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur para gazetarëve pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit. Kresniqi gjatë fjalës së tij ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje teksa theksoi se LVV-ja ka marrë pengë shtetin. Sipas tij partia e Kurtit po mban peng konstituimin e institucioneve. 

Ai theksoi se ky është një degradim që asnjëherë nuk e ka menduar që mund të ndodh ndonjëherë. Krasniqi u shpreh se kryeministri Albin Kurtin e ka më të rëndësishme deputeten Albulena Haxhiu sesa qytetarët e vendit. Sa i përket konstituimit të kuvendit, ai këmbënguli se zgjidhja është evidente dhe se duhet të ndryshohet kandidatja.

‘‘Pra po e shihni që po vazhdon abuzimi i të drejtës Kushtetuese që i takon partisë së parë që i takon për ta propozuar një kandidat. VV-ja e ka marrë shtetin peng dhe po e mbanë konstituimin e institucioneve peng, ky është një degradim që asnjë se kemi menduar që mund të ndodh ndonjëherë.

Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet.  Si PDK ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Zgjidhja është evidente, duhet me u ndërru kandidatja. E ftoj deputetin Kurti që të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun a 1 milion qytetarë që kanë votu në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga ajo që kemi pa deri tash Haxhiu është më e rëndësishme për të’’, tha ai. 

Krasniqi tha se do ta diskutojë me kryesinë e partisë propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për formimin e një qeverie të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit. Ai tha se është i gatshëm t’i takojë dhe të komunikojë me të gjithë liderët.

“Ju e dini që s’i kam ikë asnjë takimi. Unë e kam takuar edhe Albin Kurtin. Normalisht që kolegët e ish-opozitës i takoj edhe më lehtë dhe edhe më me dëshirë”, shtoi ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, propozoi të martën që të gjitha partitë të merren vesh për një qeveri gjithpërfshirëse të tranzicionit deri në zgjedhjen e presidentit. Sipas LDK-së, kjo do t’i jepte zgjidhje ngërçit institucional.

1 VITE ME PARE

Dështon edhe tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, seanca shtyhet për të premten

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të
Foto

KOSOVË- Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 12-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e premte, më 9 maj. Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 113 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari gjatë fjalës së tij propozoi për votim të fshehtë. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. 56 vota ishin për votim të fshehtë, një kundër e asnjë abstenim.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik në Kosovë, Ali Ahmeti: Forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes!

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të
Ali Ahmeti


KOSOVË- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti, duke komentuar ecuritë  drejt formimit të institucioneve të reja të Kosovës, tha se pavarësisht nga sfidat, Kosova po kalon nëpër një proces të natyrshëm demokratik. Ahmeti në një intervistë për Ekonomia Online tha se beson se forcat politike në Kosovë do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike.

“Kosova nuk ka luftuar vetëm për çlirim nga pushtuesit, por edhe për demokraci të mirëfilltë,” tha Ahmeti.

Ai shtoi se dështimet e seancave nuk janë as tragjedi, as turp, por pjesë e rrugëtimit të një shteti që po forcon themelet e tij demokratike.

“Kosova ka aq energji që pas disa përpjekjeve të konstituohen organet e shtetit, mirëpo ne nuk kemi luftuar vetëm për liri dhe për të çliruar nga pushtuesit, por kemi luftuar edhe për demokraci. Kjo është demokracia e mirëfilltë në Kosovë. Besoj që forcat politike do të bëjnë përpjekje për të gjetur zgjidhje politike. Për mua nuk është edhe aq tragjike, që aq shumë po e dëgjoj nëpër mediume. Nuk është asnjë turp i Kosovës”, tha ai.

Ahmeti tha se forcat politike në Kosovë kanë energji të mjaftueshme për të ndërtuar konsensus, në frymën e një demokracie të vërtetë, ku edhe maxhoranca, edhe opozita, gjejnë vendin e merituar.

“Kosova po shihet se po zhvillon një demokraci autentike, një demokraci të mirëfilltë dhe forcat politike kanë aq energji për të gjetur shtegun e daljes. Kjo është demokracia dhe përpjekjet maksimale që bëhen që opozita të fitojë pozicionin e vet dhe pozita t’i ruajë pozitat e veta. Kjo është formula e demokracisë. Ta shohim se si do ta arrijnë zgjidhjen përfundimtare”, tha Ahmeti.

1 VITE ME PARE

Ngërçi politik, sot tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Seanca e radhës të premten/ Dështon edhe tentativa e 12-të
Foto

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 12-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca është caktuar të fillojë në orën 10:00. Konstitutimi i Kuvendit ka hasur në vështirësi të shumta që nga seanca e parë që ishte mbajtur më 15 prill.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes së cilës i ka ftuar në koalicion qeverisës. Pas kësaj letre, të martën është mbledhur kryesia e LDK-së ku Abdixhiku propozoi një qeveri tranzicionale, duke refuzuar kështu koalicion qeverisës vetëm me LVV.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar shumicën në Kuvend, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në gjashtë prej dhjetë seancave që janë mbajtur deri tani.

PDK, LDK dhe AAK, kundërshtojnë fuqishëm këtë kandidaturë, duke e cilësuar si të papranueshme. Në vazhdimin e 11 të seancës konstituive, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe kanë refuzuar sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë. Ky veprim bllokoi procesin e konstituimit të Kuvendit, duke çuar në ndërprerjen e seancës.

 

konstituimi i kuvendit te kosoves

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë