LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën përpara takimit zyrtar me të: Udhëheqës i shkëlqyer

• Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. • Blinken është planifikuar të qëndrojë për disa orë në vendin tonë, ku deri tani ka zhvilluar takimet zyrtare në ambasadën amerikane dhe me presidentin Bajram Begaj. • Pas presidencës, Blinken iu drejtua Piramidës së Tiranës, ku u takua me kryeministrin Edi Rma dhe mbajtën një fjalim të shkurtër. • Ndërkohë po te Piramida pati një takim të shkurtër me kreun e SPAK, Altin Dumanin. • Pasdite pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve me Shqipërinë, Blinken mbajti edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama. • Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. • Sot priten të firmosen edhe dy marrëveshje.  • Sipas DASH, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. • Ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të.• Pas presidencës, Blinken iu drejtua Piramidësë së Tiranës, ku u takua me kryeministrin Edi Rma dhe mbajtën një fjalim të shkurtër. •Ndërkohë pritet të takohet edhe me kreun e SPAK, Altin Dumanin. • Pasdite pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve, Blinken do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama. • Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. • Sot priten të firmosen edhe dy marrëveshje.  • Sipas DASH, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. • Ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të.

23 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Vizita e Blinken në Shqipëri/ VOA: Qytetarët optimistë për thellimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-amerikane

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Qytetarja e pyetur nga VOA

TIRANË- Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në mikrofonin e Zërit të Amerikës ata shprehen optimist se vizita e Sekretarit Blinken do të forcojë më tej bashkëpunimin dhe miqësinë shqiptaro-amerikane, si dhe do të shtojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ne jemi proamerikanë, ndaj dola ta pres dhe ta përshëndes sekretarin Blinken. Do të doja që ashtu si kanë punuar në SHBA Fan Noli e Faik Konica shumë shqiptarë të tjerë, ashtu është e mira që të punojmë edhe këtu, të vijnë të investojnë në Shqipëri dhe ta zbukurojnë siç po zbukurohet. Jemi proamerikanë dhe mezi po pres ta shoh e ta përshëndes zotin Blinken në Shqipëri”, thotë qytetarja Mira Xhani.

Ndërsa qytetarët e mbledhur pranë kryqëzimeve u shprehën optimist për thellimin e mëtejshëm të miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Ne shqiptarët jemi me fat që kemi miq SHBA-të. Dy miqtë më të ngushtë të Shqipërisë janë ky diell i shkëlqyer dhe SHBA-të. Ditë më të mira do të vijnë. Duke patur një besim të plotë me veten tonë dhe të mbështetur nga SHBA-ja, ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët kudo ku janë në Shqipëri dhe në vende të tjera”, thotë pensionisti Ylli Ali.

Qytetarët pohojnë për Zërin e Amerikës se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë në një nivel të shkëlqyer aktualisht, ndërsa kujtojnë mbështetjen e madhe të SHBA-ve në përpjekjet e Shqipërisë për liri dhe demokraci, dhe tani përsëri besojnë që falë përkrahjes amerikane, Shqipëria do të arrijë ndryshime të tjera në rrugën e integrimit si një vend europian.

“Është një kënaqësi e madhe kjo vizitë dhe do të kisha shumë dëshirë që të mund të isha më afër dhe ta përshëndesja me një flamur Sekretarin Blinken. Njerëzit kërkojnë që të jenë sa më të lirë, të kenë kushte sa më të mira, megjithatë tani ka shumë ndryshime, edhe me mbështetjen e SHBA-ve”, thotë qytetarja Miranda Shabanaga.

Kryeqyteti ishte mbushur me flamuj amerikanë dhe shqiptarë, ndërsa qytetarët ishin mbledhur nëpër kryqëzime rrugësh për ta përshëndetur këtë vizitë.

“Do të ketë ndryshime patjetër në cilësinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, për Kosovën, për Ballkanin perëndimor. Aq më tepër që jemi para realizimit të ëndrrës tjetër, që është integrimi në Bashkimin Europian”, thotë qytetari Luan Shehaj.

Qytetarët vlerësuan miqësinë e hershme të SHBA-ve për Shqipërinë prej më shumë se 100 vjetëve, kur e shpëtuan nga copëtimi i mëtejshëm, duke këmbëngulur për vetvendosjen e kombeve të vegjël, një miqësi që vazhdon të jetë e sigurtë dhe të japë fryte për ta.

“SHBA-të janë shteti më demokratik dhe ne e duam Amerikën, se ajo na shpëtoi nga copëtimi i plotë. Këtë Shqipëri e kemi nga Amerika. Ja pse ne jemi proamerikanë dhe e duam Amerikën dhe Amerika na do po ashtu”, thotë qytetari Klement Xhani.

Shëtitorja Dëshmorët e Kombit, ku janë selitë e institucioneve kryesore të shtetit shqiptar, ishte zbukuruar me flamuj të Shqipërisë dhe të SHBA-ve, ndërsa në korpusin e Universitetit të Tiranës dhe në ekrane elektronikë më tej ishin vendosur fotografi të Sekretarit Blinken, që uronin atij mirëseardhjen në Shqipëri.

Marrë nga VOA

2 VITE ME PARE

Veliaj ia del të dalë në foto me Blinken: I tregova investimin më të madh shqiptaro-amerikan

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Erion Veliaj dhe Antony Blinken

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka arritur që të takohet me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe të bëj disa foto me të. Me një seri fotosh të publikuara në Facebook, Veliaj nuk nguroi të përmendte Piramidën, e cila u rindërtua me një fond nga SHBA-të. 

Postimi i Plotë:

Kënaqësi të bisedoja me Sekretarin Anthony Blinken e t'i tregoja investimin më të madh të përbashkët shqiptaro-amerikan në kryeqytet, Piramidën e Tiranës. Dje një simbol i izolimit e të shkuarës, sot një simbol i teknologjisë e të ardhmes.

2 VITE ME PARE

Blinken: Faleminderit Ambasadës së SHBA për punën e rëndësishme dhe mbështetjen e reformës në drejtësi në Shqipëri

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
vizita ne ambasadë

TIRANË- Sekretari amerikan, Antony Blinken ka reaguar lidhur me takimin e parë zyrtar në Tiranë, ai në ambasadën amerikane.

Në një postim në "X", Blinken falenderon ambasadën për punën e tyre në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e afganëve deri te mbështetja e Reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Faleminderit Ambasadës së SHBA-së në Tiranë për punën tuaj të rëndësishme në prioritetet kyçe, nga ndihma për rivendosjen e mijëra aleatëve afganë deri te mbështetja e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe forcimi i partneriteteve tona ushtarake”, shkruan Blinken në “X”.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Mbërritja e Blinken në Kryeministri, të pranishëm zyrtarë të huaj dhe disa ministra shqiptarë

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Blinken dhe Rama

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë ku pas takimeve me Presidentin Bajram Begaj dhe disa të rinj shqiptarë ka shkuar edhe në kryeministri.

Ndërkohë janë ndarë momente nga mbërritja e tij në Kryeministri ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Të pranishëm në takimin në Kryeministri janë edhe disa zyrtarë të lartë mes tyre Yuri Kim si dhe disa nga ministrat shqiptarë.

2 VITE ME PARE

Zgjati vetëm pak minuta/ Blinken takohet me Dumanin dhe zyrtarë të tjerë të Drejtësisë në vend

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Makina e Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar sot me përfaqësues të drejtësisë në Tiranë. Pak para takimit në Piramidë, Blinken është takuar për disa minuta me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të lartë të Drejtësisë në vend.

Mes të pranishmëve në takim ishin kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj dhe kreu i ILD-së, Artur Metani. Takimi zgjati vetëm disa minuta, sepse më pas u mbajt konferenca për mediat me kryeministrin Rama.

2 VITE ME PARE

Vizita në Tiranë/ Blinken mbërrin në Kryeministri për takimin me Ramën

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
pamje nga kryeministria

TIRANË- Pas Piramidës, sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritur në Kryeministri ku do të mbahet takimi me kryeministrin Edi Rama. 

Pak minuta më herët ai mbajti një fjalim të shkurtër nga ambientet e Piramidës, deklaroi se Shqipëria ka bërë shumë përparime që nga koha kur ishte nën periudhën e diktaturës. 

Ndërkohë po ashtu në Kryeministri është parë të mbërrijë edhe Yuri Kim.

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
yuri kim
2 VITE ME PARE

Putin ushqen tensionet rajonale ndërsa Blinken mbërrin në Shqipëri, Nesho: Tablo e zymtë

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Agim Nesho

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, mbërriti sot në Tiranë për të përforcuar rolin kritik të Shqipërisë në politikën e jashtme të SHBA-së në kohën më të trazuar në dekada në Ballkan. 

"Kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të përqendrohet në të ardhmen, të ardhmen e Shqipërisë, të ardhmen e Ballkanit Perëndimor," tha zëvendës Ndihmës Sekretarja kryesore e Shtetit për Evropën dhe Çështjet e Euroazisë, Yuri Kim në një konferencë të Departamentit të Shtetit që parashikonte vizitën e Blinken në Shqipëri dhe Gjermani.

Një diplomat i lartë me njohuri eksperte për rajonin, Agim Nesho tha për Fox News se burime të besueshme pretendojnë se probabiliteti i konfliktit në Ballkanin Perëndimor këtë vit është shumë i lartë. 

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

"Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon,", tha për Fox News, Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes.

Blinken po takohet me kryeministrin Edi Rama dhe do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Ka qenë një periudhë veçanërisht e vështirë për Ballkanin Perëndimor dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t'u ndezur.

Shtetet e Bashkuara krijuan një seli operative në Shqipëri në vitin 2022 si një bazë vendase për operacionet në Ballkan dhe mund të ndihmojnë Shqipërinë dhe aleatët e tjerë në rajon kundër ndikimit dhe dezinformimit rus. Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t'u bashkuar me NATO-n dhe për t'u afruar me Evropën.

“Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet hibride dhe dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha Nesho. 

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA dhe OKB, Agim Nesho tha se mungesa e ndikimit të kryeministrit Rama në Kosovë, veçanërisht me kryeministrin Albin Kurti, i ndërlikon gjërat dhe se bashkëpunimi i ngushtë i Ramës me Vuçiç në projekte të shumta në rajon ka njollosur besueshmërinë e tij, duke e bërë atë një ndërmjetës joefektiv në sytë e Kosovës.

Rama është bashkëdrejtues i nismës “Ballkani i Hapur”, një propozim që do të lehtësonte një qarkullim më të lirë të njerëzve dhe mallrave në të gjithë Ballkanin. Shumë njerëz në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin e kundërshtojnë nismën për shkak të frikës se ajo është një dredhi serbe për të zëvendësuar tregun e përbashkët rajonal të Evropës dhe do të kërcënonte dëshirën e vendeve të Ballkanit për t'u bashkuar me BE.

“Vizita e Sekretarit Blinken, edhe pse në dukje mbështetëse, vjen në një kohë kur mbështetja e gjatë e Departamentit të Shtetit për nismën e Ballkanit të Hapur, e mbështetur në partneritetin Rama-Vuçiç si katalizatorë për stabilitetin rajonal, përballet me shqyrtim”, tha Nesho për Fox News. 

“Aktualisht, prirja e Vuçiç drejt Rusisë dhe pozita e zvogëluar e Ramës si një lider i akuzuar për korrupsion, i cili në dukje ka humbur mbështetjen e popullit shqiptar, paraqet një pamje të zymtë”, shtoi ai.

Shqipëria, dikur një vend marksist autoritar me marrëdhënie të hidhura me SHBA-në gjatë Luftës së Ftohtë, tani është një nga vendet më pro-SHBA-së në Evropë dhe ka një komunitet të madh diaspore në Shtetet e Bashkuara. Shqipëria është gjithashtu një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe partner kyç strategjik kur bëhet fjalë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Disa ekspertë dhe vëzhgues në rajon pohojnë se vëmendja që merr Shqipëria nga Presidenti Biden dhe politikëbërësit perëndimorë është pak për një vend që lufton të konsolidojë demokracinë e tij. Rajoni gjithashtu ka marrë një pozitë të pasme në Ukrainë, ndërsa lufton për të frenuar forcat ruse dhe së fundmi në luftën e Izraelit kundër Hamasit.  Blinken do të vizitojë gjithashtu Gjermaninë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidentja Kamala Harris. Kërkesat drejtuar qeverisë shqiptare për koment nuk u kthyen në kohën e shtypit.

2 VITE ME PARE

Vizita e Antony Blinken në Tiranë jehonë në mediat ndërkombëtare

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
antony blinken

TIRANË- Vizita e sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. 

"Fox News", "The Washington Post", "abcNEWS" dhe disa të tjera i kanë kushtuar artikull vizitës së Blinken në Shqipëri për riafirmimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“ABCNews” shkruan se vizita synon riafirmimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin kyç të Ballkanit, që mbështet Ukrainën në përballjen me Rusinë. 

"Foxnews" shkruan se vizita e Blinken në Tiranë vjen mes rritjes së tensioneve rajonale nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Nga ana tjetër edhe "The Washington Post" shkruan: "Sekretari amerikan i Shtetit viziton Shqipërinë, një aleat kyç rajonal që kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian". Deri më tani, Blinken ka zhvilluar takime në ambasadën amerikane dhe me presidentin Bajram Begaj. Ndërkohë pritet të zhvillohen takime edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrin Edi Rama. 

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

2 VITE ME PARE

Blinken përmend shqiptarët që kanë bërë histori në botë: Nga Dua Lipa te Mira Murati

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë fjalës së tij para mediave ka përmendur emra të njohur shqiptar që kanë bërë histori në karrierën e tyre nderkombëtare. Gjatë konferencës te Piramida, Blinken u shpreh se sheh një lidhje të fuqishme mes vendeve.

Ai më tej nuk la pas kualifikimin e Shqipërisë në Europian ku shtoi se ndoshta do të shohë finalen e Euro 2024. Ndër emrat që përmendi ishte edhe Dua Lipa ku u shpreh se gjithe amerikanët po kërcejnë me muzikën e saj.

"Ekipi juaj u kualifikua në Europian për herë të dytë dhe herën e fundit në 2016 ishte hera e fundit ishte një sekretar shteti që vizitoi Shqipërinë. Nuk dua të them se ka ndonjë lidhje, por ndoshta do të vij në finalen e kupës europiane.

Po shikoni lidhjet e fuqishme midis vendeve tona në mënyra të tjera. Amerikanë të rinj po kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën. Shefja e teknologjisë në Open Ai, një nga njerëzit që po lidh botën për inteligjencën artificiale, Mira Murati. Në Neë York është një restorant shqiptar, Kapërcimi i Shqipërisë në botën e re nuk ishte aq e thjeshtë. Sekreti ishte tek të rinjtë si ju që bënë ndryshimin," u shpreh Blinken.

2 VITE ME PARE

Blinken: Piramida është e mbushur me dritë, e ndjej ngrohtësinë këtu

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Antony Blinken

TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Shqipëria ka bërë shumë përparime që nga koha kur ishte nën periudhën e diktaturës. Duke folur për mediat nga Piramida, Blinken theksoi se në këtë vend, ndihet ngrohtësia dhe se Piramida është vend i mbushur me dritë dhe të ardhme. Po ashtu Blinken theksoi se Piramida u rindërtua me një investim shqiptaro-amerikan. 

"Mirëdita të gjithëve, ju falenderoj për një mikëpritje të mrekullueshme në vendin e shqiponjave. E ndjej ambientin e ngrohtë jashtë dhe ngrohtësinë këtu. Është një moment i rëndësishëm dhe një vlerësim për punën tuaj. Falenderoj zotin David për të gjithë punët e ambasadës dhe Edi për mbështetjen dhe ngjyrat që i ka dhënë Tiranës gjatë kohës që ka që kryetar i bashkisë. Më kanë thënë njerëz që kjo ndërtesë tregon i dedikohet një diktatori që i çoi shqiptarët në fushat e përqendrimit. Por sot shikoni rreth e rrotull, ky vend është mbushur me dritë, ka kafe, është një simbol i gjallë, i të tanishmes. Kjo ndërtesë u rindërtua me investimin e fondit shqiptaro-amerikan. Vitin e kaluar një numër rekord vizituar Shqipërinë dhe ekipi i futbollit u kualifikua," tha Blinken.

2 VITE ME PARE

Rama-Blinken: Ne nuk jemi vendi më i pasur që ju vizitoni, por jemi vendi që përpiqet më shumë

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mikëpritur Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në ambientet e Piramdës së Tiranës. Rama gjatë fjalës së tij, theksoi se diktatori Enver Hoxha, që u ndërtua kjo Piramidë, i rriti ata me urrejtje për të luftuar SHBA-në. Po ashtu Rama deklaroi se ndoshta Shqipëria nuk është vendi më i pasur që ai ka vizituar, por e siguroi se është vendi që po përpiqet më shumë për të bërë përpara.     

"Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. AI na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, dhe ju jeni shumë të sigurt në shtëpinë tonë. Ne nuk jemi vendi më i pasur që ju vizitoni, por jemi vendi që përpiqet më shumë," tha Rama.

2 VITE ME PARE

Blinken përfundon takimin me Begajn, niset drejt Piramidës, pritet takimi me Dumanin

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
pamje nga piramida

TIRANË- Ka përfunduar vizita mes sekretarit amerikan Antony Blinken dhe presidentit Bajram Begaj, vizitë e cila zgjati rreth 15 minuta. Blinken ka shkuar te Piramida e Tiranës ku pritet të takohet me të rinjtë dhe më pas me kreun e SPAK, Altin Dumanin. 

Gjatë pasdites pritet takimi me kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Sekretari amerikan pritet të nënshkruajë edhe dy marrëveshje.

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

 

2 VITE ME PARE

Blinken mbërrin në Presidencë, takimi i radhës me Begajn

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
pamje nga presidenca

TIRANË- Sekretari amerikan Antony Blinken ka mbërritu në Presidencë, ku u prit nga presidenti Bajram Begaj. Takimin e parë Blinken e nisi në ambasadën amerikane në Tiranë. 

Gjatë pasdites priten takimet me drejtuesit e drejtësisë në vend dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Sekretari amerikan pritet të nënshkruajë edhe dy marrëveshje.

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

2 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë/ Berisha: Mirëserdhe në Shqipërinë moniste

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vizitës zyrtare që sekretari amerikan, Antony Blinken po zhvillon në Tiranë.  Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha e nisi shkrimin me fjalinë "Mirëserdhe në Shqipërinë moniste".

Ai thotë se vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.

Berisha thotëse monizmi në Shqipëri është i instaluar sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Sipas tij, Rama nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha korruptive PPP e tij.

POSTIMI I PLOTË:

Welcome to monist Albania.

Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departatmentit të Shtetit të SHBA për çdo vend dhe për më tepër për Shqipërinë është një eveniment shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të trazuar për botën dhe rajonin tonë.

Partia Demokratike promotore kryesore e bashkëpunimit dhe miqësisë midis Shqipërisë dhe Shtetve të Bashkuara këto 33 vite, e cila futi zyrtarisht Shqiperinë në NATO, një dekadë e gjysëm më parë, lokomotivë kryesore e proceseve integruese të Shqipërise në BE mbetet e vendosur të mbeshtesë e pa lëkundur sikundër deri sot bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy vendeve tona dhe çdo përpjekje në kuadrin e NATO-s, por edhe në rrafshin bilateral të SHBA në për paqen sigurinë në rajon, Europë dhe me gjerë. Të dashur miq, vizita e sotme e Sekretarit Blinken është vizita e 6-të e një Sekretari të Shtetit në Shqipëri. Por kjo ëshzë e para vizitë e një sekretari shteti, pas 33 vite pluralizëm, që fatkeqësisht të paktën në protokoll ka takime vetëm me Partinë-shtet.

Kjo për shkak të dhunimit masiv të votes nga qeveria, sot si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit, 95% e të gjithë zyrtarëve të lartë të emëruar apo të zgjedhur i përkasin partisë shtet të Edi Rames.

Së dyti Edi Rama, aktualisht kryeministri më i korruptuar në Europë për të vënë në kontroll opozitën në një super Watergate të këtij shekulli korruptoi shefin e kunderzbulimit te FBI të New York, Charles McGonigal dhe i pagoi atij se paku 225 mije dollar per te manipuluar dosje kunder opozites shqiptare. Dokumentat deshmojnë se perveç McGonigal, Louis Bladel, Marko Rossini, Edi Rama dhe mentori i tij George Soros lobuan fort per shpalljen time nongrata, pa prova, për korrupsion domethensë, 8 vite pasi kisha dhënë dorëheqjen nga çdo funksion.

Ata e bënë këtë me qëllimin e vetëm që të shuanin zërat që denoncinin fuqishëm mega aferat korruptive të Edi Ramës lidhjet e tij të tmerrshme me krimin në Shqipëri, rajon deri tek bosët shqiptarë të Sinaloa të Meksikës, por edhe denoncimin e mbështetjes nga Edi Rama të projekteve serbo ruse ne rajon si ndryshimi i kufijve dhe de facto ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë.

Ata e bënë këtë se ne kundërshtuam me forcë projektin e Ballkanit të Hapur që mbështetetet haptas nga Sergei Lavrov dhe po kaq haptas nga Aleksis Soros si dhe mbrojtjen hapur të Beogradit nga ana e tij në samite ndërkombëtare për mos respektimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE ndaj Rusisë. Por me këtë rast dua t’ju garnatoj miq se ashtu sikundër kam shkruajtur në letren time drejtuar Sekretarit Blinken në maj të vitit 2021 se ne monentin kur qeveria e SHBA, agjensitë e saj apo të çdo vendi tjetër do paraqesin një provë apo dokument të vetëm për të faktuar korrupsionin tim, Sali Berisha largohet perfundimisht nga politika.

E vërteta është se pas tre vitesh hetimesh intensive e të shumëanshme qeveria, drejtësia e kontrolluar prej saj dhe askush tjeter nuk kanë gjetur dot asnjë provë fakt apo dokument që të fajsojnë Sali Berishën ndaj dhe unë jam sot me urdhër politik të Edi Ramës, si asnjë lider tjeter opozite nën arrest, por pa asnjë akuzë dhe me një proces në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare por edhe të Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut!
Jam sot me urdher politik në arrest shtepie si person në hetim sepse dhëndri im Jamarbër Malltezi si njeri nga 510 mijë qytetarë shqiptarë që në vitet 2006-2021 kanë marrë në total me kthim dhe kompensim 1 miljardë e 577 milionë e 400 mijë m2 tokë ka marrë dhe ai në përputhje të plotë me ligjin 410 m2 tokë të familjes së tij të konfiskuar nga regjimi komuniste 60 vite më parë (1 Link në fund)

Monizmi në Shqipëri është i instaluar edhe sepse Edi Rama prej shumë kohësh ju mohon 43 deputetëve të opozitës në Parlament të drejtat themelore kushtetuese. Ai nuk pranon krijmin e komisioneve hetimore parlamentare për megaferat e tij të mëdha korruptive PPP e tij. Dubai Cityn e Durresit, Parkun e Butrintit, për superkandalin e Rama- McGonigal për të cilin ka një gjyq nesër në Washington. Ai nuk pranon përfaqësuesit e tyre të zgjedhur në komisionet parlamentar dhe me kontrollin e tij rreptë të tij mbi drejtesinë dhe urdhër publik të tij mban në arrest shtëpie pa akuzë liderin e partisë më të madhe opozitare duke shndërruar Shqiperinë, vendin anëtar te NATO-s, në Ugandë apo Tunizinë e Europës. Me këtë akt Edi Rama vazhdon traditën e babait të tij biologjik ish-zëvendesit të diktatorit Ramiz Alia që firmoste në gusht të vitit 1988 ekzekutimin e fundit politik në gjithë Europën Lindore, varjen në litar si kundërshtar politik të poetit disident Havzi Nela. Për gjithë keto dua te garantoj shqiptaret dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA dhe kudo në botë se opozita shqiptare është sot më e vendosur së kurrë të rivendosë zgjedhjet e lira dhe pluralizmin politik në Shqipëri bazuar pikerisht mbi vlerat e lirisë për të cilat sekretari James Baker foli para 200 mijë shqiptareve 33 vjet me parë.

2 VITE ME PARE

Nisin takimet zyrtare, Blinken shkon në ambasadën amerikane në Tiranë

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
foto nga ambasada amerikane

TIRANË- Kanë nisur takimet zyrtare të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. Siç edhe u bë e ditur nga axhenda e publikuar më herët, takimi i parë po zhvillohet në ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Autokolona e blinduar e Blinken ka hyrë rreth orës 13:35 në Ambasadën e SHBA-së. Në orën 14:15 do të zhvillojë takim me afganët e strehuar në Shqipëri.

Më vonë sekretari amerikan do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit e drejtësisë në vend, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj. 

Gjithashtu sot pritet që Blinken të firmosë edhe dy marrëveshje. Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. 

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. 

 

2 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë, Ambasada e SHBA-ve konfirmon takimin me drejtuesit e drejtësisë: Vizitë historike!

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Antony Blinken

TIRANA- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri, të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ambasada i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Blinken, duke e cilësuar vizitën historike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada tregon edhe axhendën e Blinken-it ditën e sotme në Tiranë.

“Mirësevjen në Shqipëri Antony Blinken. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës. Na ndiqni gjatë gjithë kësaj vizite historike", shkruan ambasada e SHBA në rrjetin X.

2 VITE ME PARE

Pritja e Blinken në Rinas, ministri Hasani: Partneriteti me SHBA-në vetëm forcohet

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
igli hasani dhe antony blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u prit në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Ky i fundit përmes një postimi në "X" ka ndarë foto nga pritja ku shkruan se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, sa vjen dhe forcohet. 

POSTIMI I PLOTË: 

Mirë se erdhe Antony! Kënaqësi të mirëpres Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.

Sipas axhendës së sekretarit, ai bashkë me stafin e tij do të qëndrojnë për rreth 8 orë në Tiranë. Në kuadër të vizitë së tij zyrtare ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shqipëri. Gjithashtu sot pritet që sekretari amerikan të firmosë edhe dy marrëveshje. Pas Tiranës, Blinken do të udhëtojë drejt Mynihut. 

Për vizitën e Blinken në kryeqytet, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve.

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Sekretari amerikan Antony Blinken mbërrin në Rinas, pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
antony blinken

TIRANË- Sekretari amerikan i shteti, Antony Blinken ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Sipas axhendës së sekretarit, ai bashkë me stafin e tij do të qëndrojnë për rreth 8 orë në Tiranë. Ai do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Shqipëri. 

Në kuadër të kësaj vizite, janë marrë edhe masa nga ana e policisë, ku 1500 efektivë do të jenë në gatishmëri, ndërsa disa rrugë janë të bllokuara për drejtuesit e mjeteve. Gjithashtu sot priten të firmosen edhe dy marrëveshje. Pas Tiranës, Blinken do të udhëtojë drejt Mynihut. 

Sipas DASH, vizita do të përqendrohet pikërisht tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ish-ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit të Shqipërisë me SHBA-të. Kujtojmë se kjo është vizita e parë e Antony Blinken në Shqipëri, ndërsa është vizita e gjashtë e një sekretari amerikan në vend. 

 

 

2 VITE ME PARE

Blinken në Tiranë, Tabaku: Mbështetja e SHBA-ve, jetike dhe e domosdoshme

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka përshëndetur vizitën që do të zhvillojë këtë të enjte në Tiranë. Tabaku thotë se vizita e diplomatit është një shenjë e qartë e bashkëpunimit të fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Ajo shtoi se mbështetja në këto momente për vendin është e domosdoshme.

Postimi i plotë:

Mirësevjen Sekretari Blinken!

Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur mbështetës më të rëndësishëm dhe partnerë më strategjikë dhe të fortë që prej kohës së pavarësisë se sa SHBA. Që prej mbështetjes së Presidentit Wilson në 1912 e deri në këtë shekull prania e SHBA ka qenë jetike për vendin tonë dhe të ardhmen e shqiptarëve. Vizita e sotme e sekretarit Blinken është një shenjë e qartë e këtij bashkëpunimi që përditë e më shumë forcohet. Në fundin e diktaturës më të egër në Europë, sekretari Baker ishte njeriu që solli erën e ndryshimit në një vend të etur për liri. Ka qenë SHBA që mbështeti procesin e integrimit dhe më tej shtytësja kryesore e hyrjes në NATO. Qe pikërisht presidenti Bush që shqiptoi realitetin e pavarësisë së Kosovës nga Tirana që i dha jetë ëndrrës së shqiptarëve, një ëndërr e mundësuar nga ndihma e presidentit Clinton në vitin e vështirë të 1999. Qe urtësia dhe angazhimi i SHBA në marrëveshjen e Ohrit që i dha mundësinë një kryeministri shqiptar të jetë në krye të Maqedonisë së Veriut.

Ndaj mbështetja e SHBA në këto momente kritike për vendin është jetike dhe mëse e domosdoshme; lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, përpjekja për një drejtësi që funksionon, një parlament eficent dhe forcimi i marrëdhënieve tregtare duhet të jenë synimi. Detyra jonë është te ngrihemi në një nivel tjetër, për të tërhequr investimet amerikane, për të qenë pol i rëndësishëm në globalizimin dhe zinxhirin e furnizimit. Kjo do të thotë që vendi ka nevojë për të ngritur një skemë për analizën e investimeve të huaja, për të zhvilluar konkurencën dhe meritokracinë! Koha që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe diversifikimit të saj për të përfituar realisht kapitalin por dhe zhvillimin edhe dijen e sipërmarrjeve amerikane që smund të jenë vetëm në emër të tilla. Për të qenë një partner realisht strategjik na duhet që të zhvillojmë realisht tregun duke zhvilluar një ekonomi tregu, kulturën e punës dhe fluksin e burimeve! Koha që mos të kënaqemi me vizita përshëndetëse por të ndërtojmë një tjetër kapitull të përbashkët zhvillimi mes vendeve tona!

2 VITE ME PARE

Axhenda/ Blinken për herë të parë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe të rinjtë

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Edi Rama dhe Antony Blinken

TIRANA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton sot Shqipërinë. Gjatë vizitës Blinken do të ketë një takim me Presidentin e vendin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas Departamentit Aamerikan të Shtetit, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit.

Axhenda:

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 3:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.

2 VITE ME PARE

Sot Blinken në Tiranë, Rama mesazh mirëseardhjeje zyrtarit amerikan

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Antony Blinken

TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

“MIRËMËNGJES”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të Blinken në të cilën shkruhet ‘Mirësevini zoti Blinken’. Fotoja në fjalë është vendosur si banderolë edhe në korpusin e Universitetit të për t’i uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

 

2 VITE ME PARE

Sekretari Amerikan i Shtetit sot në Tiranë, pritet të nënshkruhen 2 marrëveshje

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Antony Blinken

TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe do të mbajë një takim me të rinjtë te Piramida.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Marrëveshjet:

Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

Një tjetër marrëveshje që pritet të miratohet nesër në prani të Blinken është:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

2 VITE ME PARE

Vizita e Blinken sot në Tiranë, ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi

Vizita e Blinken, takon Begajn dhe Dumanin, lëvdata për Ramën
Anthony Blinken

TIRANA- Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e numrit 2 të administratës së SHBA-së, Sekretarit Antony Blinken. Policia e Shtetit ka bërë publik planin e masave, ku ndalohet parkimi në disa rrugë përreth Kryeministrisë, si "Faik Konica", "Dervish Hima", "Ismail Qemali", "Gjergj Filipi", "Lek Dukagjini", Rruga e Elbasanit, etj.

Ditën e sotme ndalimi i qarkullimit nis nga ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00.

Ku ndalohet parkimi?

(ora 19:30 e datës 14.02.2024 deri në orën 20.00 të datës 15.02.2024)
1- Rruga "Faik Konica"
2- Rruga "Dervish Hima"
3- Rruga "Ismail Qemali" (para Kryesisë së Kuvendit),
4- Rruga"Gjergj Filipi"
5- Rruga"Lek Dukagjini"
6-Rruga e Elbasanit
7-"Papa Gjon Pali II"
8- Bulevardi “Bajram Curri”,
9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 
10-"Ukraina e Lirë" (Gjykata Kushtetuese)

Ku ndalohet qarkullimi?

(ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024)
1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar - ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga "Dervish Hima", rruga "Faik Konica", rruga "Papa Gjon Pali II",  rruga "Ismail Qemali", rruga "Themistokli Germenji", rruga "Abdyl Frashëri", rruga "Ukraina e Lirë", rruga "Gjergj Filipi", bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe bulevardi "Bajram Curri".

Cilat janë rrugët alternative për në Rinas?

1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim!
2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.
Emergjenca mjekësore?
Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty