LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sekretari i Jashtëm i Britanisë mbërrin në Tiranë/ Pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani, Cameron: Partneriteti mes dy vendeve po jep rezultat

• Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, ka mbërritur sot në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. • Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. • Sipas axhendë, sekretari i Jashtëm britanik do të zhvillojë takime me krerët e shtetit, ku i pari do të jetë me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. • Ndërkohë në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj. • Lidhur me vizitën ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë e cila ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron. • Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. • Cameron, pak para vizitës në Tiranë në një prononcim për mediat, tha se partneriteti me Shqipërinë po jep rezultat për dy popujt, si edhe në trajtimin e emigracionit të paligjshëm. • Sekretari i Jashtëm britanik thotë se mbërritja e anijeve me emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ra me 90% për vitin që lamë pas. • Ai thekson se dy vendet po forcojnë partneritetin përmes lidhjeve tregtare, por edhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

3 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Mbërrin në Tiranë David Cameron, pritet në Rinas nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

 
Sekretari i Jashtëm i Britanisë mbërrin në Tiranë/
Hasani dhe Cameron

TIRANË-  Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Në lidhje me ardhjen e Cameron në Tiranë ministri Hasani ka ndarë pamje nga pritja e homologut të tij në Rinas.

Ministri Hasani shkruan se ishte kënaqësi të mirëpriste Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë. Ai më tej shkruans e ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

Postimi i Hasanit në "X": 

"Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Cameron në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor," shkruan Hasani.

 

2 VITE ME PARE

Cameron për vizitën në Tiranë: Partneriteti po jep rezultat për të dy popujt dhe në trajtimin e emigracionit të paligjshëm

Sekretari i Jashtëm i Britanisë mbërrin në Tiranë/
david cameron

BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, pak para vizitës në Tiranë në një prononcim për mediat, tha se partneriteti me Shqipërinë po jep rezultat për dy popujt, si edhe në trajtimin e emigracionit të paligjshëm.

Cameron thotë se mbërritja e anijeve me emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ra me 90% për vitin që lamë pas. Ai thekson se dy vendet po forcojnë partneritetin përmes lidhjeve tregtare, por edhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Partneriteti ynë me Shqipërinë po jep një rezultat si për njerëzit tanë, ashtu edhe për të luajtur një rol kyç në trajtimin e migracionit të paligjshëm. Mbërritjet e anijeve të vogla nga Shqipëria në Britaninë e Madhe ranë me mbi 90% në vitin 2023, që do të thotë se më pak shqiptarë po bien në duart e bandave kriminale dhe po bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal.

Së bashku ne po forcojmë partneritetin tonë, po forcojmë sigurinë evropiane, duke investuar në gjeneratën e ardhshme të të rinjve, duke ndërtuar lidhje tregtare dhe duke trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar për të siguruar që ne të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për vendet tona.”, tha Cameron.

2 VITE ME PARE

"Vizitë për korrupsionin dhe krimin e organizuar"/ David Cameron sot në Tiranë, pritet nga ministri Hasani

Sekretari i Jashtëm i Britanisë mbërrin në Tiranë/
david cameron

TIRANË- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Cameron pitet të mbërrijë në vendin tonë në mesditë, ndërsa është zbardhur dhe axhenda e takimeve që sekretari i jashtëm britanik do të mbajë me krerët e shtetit në vendin tonë.

Mësohet se Cameron do të pritet nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Më pas zhvillojë fillimisht një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.

Lidhur me vizitën ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë e cila ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron. Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

david cameron ne tirane

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet