LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Serat e kanabisit në Berat, zbardhen emrat e rojeve, gratë ‘fermere’ u mashtruan dhe u kërcënuan, paguheshin 50 mijë lekë në ditë

• Tetë persona, rojet e armatosura të servave me kanabis në Berat janë vënë në pranga si rezultat i operacionit të zhvilluar një ditë më parë. Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha, Samuel Lushaj e Hamdi Dyli kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga ruajtja e kanabisit deri tek armëmbajtja pa leje. Dyli rezulton të jetë dhe pronar i tokave ku është mbjellë kanabisi. • Gjithashtu janë arrestuar edhe dy prej grave që punon në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema. Policia e Beratit bëri me dije sot se është sekuestruar një sasi prej 870 kg kanabis e 700 arka të mbushura me kanabis në proces përpunimi. Në pamje dukej edhe vendi ku punonin gratë. • Rekrutimi i tyre ishte bërë nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Grave u ishte thënë se do të vilnin ullinj, por kur kishin shkuar atje ishin përballur me serat me kanabis. Por ato nuk mundeshin të largoheshin më që aty, pasi janë kërcënuar nga dy të arrestuarat Drita dhe Izmira Mema. Atyre u është kërkuar që të mos u tregonin të afërmve. Gratë paguheshin 50 mijë lekë të vjetra në ditë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Ferma me kanabis në Berat, pamjet nga momenti i sekuestrimit, arkat stivë me 870 kg hashash

Serat e kanabisit në Berat, zbardhen emrat e rojeve, gratë
Kanabisi

Pamjet e kanabisit të sekuestruar ditën e djeshme në zonën e Kutallisë në Berat janë publikuar ditën e sotme. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, duken arkat e mbushura plotë e për plotë me boçe kanabisi. 

Nga policia thuhet se arkat përmbanin plotë 870 kilogramë kanabis. Sipas policisë, u sekuestruan 700 arka me kanabis, 8 thasë me hashash dhe sasi të tjera. Po ashtu janë shoqëruar disa gra që punonin në atë serë.

3 VITE ME PARE

Ferma me kanabis në Berat, Policia e Shtetit jep detaje: U gjetën 700 arka gati për kultivim, 8 thasë ishin të mbushur me boçe

Serat e kanabisit në Berat, zbardhen emrat e rojeve, gratë
Policia

Policia e Shtetit

Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, deklaratë për shtyp, për megaoperacionin policor të koduar “Stuhia”, të zhvilluar në Berat, ku u sekuestruan 870 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, 3 armë zjarri dhe sende që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, si dhe u vunë në pranga 11 shtetas.

Përshëndetje,

Jam sot këtu, së bashku me prokurorët e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat Albiona Papajani, Eni Çulli dhe me kolegët e mi, me qëllim informimin e publikut, në lidhje me një megaoperacion policor, në qarkun e Beratit.

Siç jeni në dijeni nga komunikimet e përditshme, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i punës hetimore dhe profesionale, të kryer nga Departamenti i Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbështetur dhe me inteligjencë informative, rezultoi se në territorin e fshatit Rërëz, në disa sera në pronësi të shtetasit H. D., kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, të kultivuara më parë në këtë zonë.


Bazuar në informacionet e grumbulluara, në orët e para të mëngjesit të datës 10.11.2022, nga Drejtoria kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, u finalizua megaoperacioni policor i koduar “Stuhia”.

Nga finalizimi i këtij megaoperacioni, në territorin e fshatit Rërëz, u lokalizuan serat për të cilat Policia e Shtetit dispononte informacion se brenda tyre kryhej procesi i përpunimit të bimëve narkotike, si dhe ambalazhimi i lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në brendësi të serave, dhe kanë arrestuar në flagrancë 11 shtetas të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht:

- H. D., 36 vjeç (pronari i tokës ku ishin vendosur serat), E. Xh., 30 vjeç, B. Xh., 42 vjeç, S. L., 22 vjeç, J. U., 23 vjeç, M. D., 24 vjeç, S. B., 27 vjeç, B. M., 48 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, D. M., 43 vjeçe dhe I. M., 25 vjeçe.

Nga veprimet operacionale të kryera nga shërbimet e Policisë, në kushtet e flagrancës, shërbimet gjetën dhe sekuestuan edhe 3 armë zjarri, konkretisht 2 pistoleta dhe 1 kallashnikov, të cilat i posedonin shtetasit e arrestuar, B. Xh., H. D. dhe J. U.

Në ambientet e brendshme të serave janë gjetur disa shtetase, nga zonat periferike të Tiranës, të cilat kryenin përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike kanabis.

Këto shtetase janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, nxjerrjen e përgjegjësive dhe evidentimin e rolit të secilës prej tyre në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të këtij megaoperacioni, shërbimet e Policisë gjetën në brendësi të serave dhe sekuestruan në cilësinë provës materiale,

• 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis, në proces përpunimi dhe

• 8 thasë të mbushur me boçe kanabisi, me peshë totale rreth 870 kilogramë lëndë narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli ne brendësi të serave, janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që shërbenin për përpunimin dhe ambalazhimin e lëndës narkotike, 4 automjete dhe një numër i madh aparatesh celulare të shtetasve të arrestuar, si dhe të shtetaseve të cilat u gjetën në sera, duke përpunuar bimët narkotike.

Nga veprimet e para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, rezulton se këto sera kanë shërbyer për prodhimin dhe përpunimin e bimëve narkotike, si dhe për ambalazhimin e lëndës narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Për hetimin e plotë të këtij rasti është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i kryesuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, me specialistët e Drejtorisë kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Vijojnë veprimet e thelluara, nga grupi i posaçëm hetimor, për këtë megaoperacion dhe për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije, detaje të tjera rreth këtij megaoperacioni.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, duke bashkëpunuar ngushtësisisht me agjencitë ligjzbatuese, si dhe duke u mbështetur fuqimisht te aleatët tanë kryesorë që janë qytetarët, ndaj vazhdimisht i ftojmë qytetarët që të vijojnë të mbështetin edhe më shumë Policinë e Shtetit, e cila është çdo ditë në shërbim të sigurisë së komunitetit.

Faleminderit.

3 VITE ME PARE

Gratë paguheshin 50 mijë lekë në ditë, zbardhen detajet nga serat me kanabis në Berat, kush janë 8 rojet e arrestuar, ruanin drogën me armë

Serat e kanabisit në Berat, zbardhen emrat e rojeve, gratë
Sera në Berat

BERAT- Janë zbardhur emrat e personave që u vunë në pranga një ditë më parë në Berat. Bëhet fjalë për 9 rojet që kujdeseshin me armë zjarri për serat me kanabis.

Ata janë:

1-Jurgen Haxhi Ujkaj, i datëlindjes 11.07.1999, banues në Koplik 

2-Bashkim Mehmet Mema, i datëlindjes 31.05.1974, banues në Zallher 

3-Sidrit Zaim Bisha, i datëlindjes 24.06.1995, banues në Ishull Lezh 

4-Endrit Gëzim Xheka, i datëlindjes 03.02.1992, banues në Fush krujë Nikël. 

5-Edison Bashkim Mema, i datëlindjes 17.03.2002, banues në Zallher 

6-Mirvaldo Mondi Disha, i datëlindjes 03.11.1998, banues në Nikël Fushë Krujë 

7-Hamdi Veli Dyli, i datëlindjes 25.12.1986, banues në Dronovic, pronari që kishte lënë me qera serat. 

8-Blerim Beqir Xheka, i datëlindjes 18.02.1980, banues në Nikēl Fushë Krujë 

9-Samuel Gëzim Lushaj, i datëlindjes 11.04.2000, banues në Shkodër.

Gjithashtu është bërë me dije se gratë që u shoqëruan në komisariat pagueshin 50 mijë lekë të vjetra për ditë pune. Gratë u kapën duke u kujdesur dhe pastruar bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara në sera në fshatin Dronovicë të bashkisë Dimal. Ato ishin marrë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe ishin dërguar atje për të punuar. Policia bëri shoqërimin e tyre në komisariat me autobus, duke qenë se bëhej fjalë për 105 punëtorë.

operacion antidroge ne berat

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë