LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shefja e OSBE-ODIHR-it takohet me Alibeajn e Mediun, deputeti i PD-së: Na kanë zaptuar zyrat. Glover: Takimi me Berishën ishte interesant

• Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka vijuar dhe ditën e sotme takimet me përfaqësuesit e partive opozitare në vend. • Fillimisht është takuar me Enkelejd Alibeajn në selinë e re të PD-së. • Alibeaj pas takimit u shpreh se i ka treguar Glover problemet që ouan në ndarjen e PD-së dhe theksoi se Berisha nuk përfaqësojnë PD-në në asnjë aspekt. • Pas takimit me Alibeajn, Glover u takua dhe me kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cili i ka treguar asaj problemet që janë hasur gjatë fushatës elektorale. Vet Glover ka folur pas takimeve, ku është shprehur se po vëzhojnë situatën politike në vend. • Po ashtu Glover është pyetur dhe për takimin me Berishën që pati dy ditë më parë dhe për të tha se ishte interesant.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Shefja e OSBE-ODIHR: Takimi me Berishën ishte interesant, po vëzhgojmë situatën politike në vend

Shefja e OSBE-ODIHR-it takohet me Alibeajn e Mediun, deputeti i PD-së: Na
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover ka folur pas takimeve të sotme. Ajo ka deklaruar se po e vëzhgon nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e kaheve politike. Po ashtu Glovër për takimin me Berishën ka deklaruar se ishte shumë interesant.

"Kam patur takime interesante. Jemi duke vëzhguar nga afër situatën politike dhe këndvështrimet e të gjitha kahëve politikë. Ne me siguri do të kemi  24 vëzhgues që do të jenë afagjatë dhe një shumë më i lartë afatshkurtër”, tha Glover.

3 VITE ME PARE

Mediu takim me kryemisioneren e ODIHR-it: Paraqita problematikat e procesit zgjedhor

Shefja e OSBE-ODIHR-it takohet me Alibeajn e Mediun, deputeti i PD-së: Na
Fatmir Mediu në takim me Audrey Glover

TIRANË- Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zbuluar detaje nga takimi që pati me shefen e misionit të vëzhguesve të ODHIR-it për zgjedhjet vendore, Audrey Glover. Gjatë takimit, Mediu gjatë një interviste me Euronews Albania, tregoi se fillimisht ka përcjellë problematikat e shumta që po hasen në zgjedhjet e 14 majit.

“Shqetësimi që ne ngritëm kanë të bëjë me procesin zgjedhor dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Që në fillim theksova se mungesa e reformës zgjedhore, është një hap mbrapa dhe një mungesë garancie për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme ose në mungesë të një vullneti politik për këtë çështje. Për të vazhduar pastaj me atë që është shqetësimi i ODHIR, veçanërisht në zgjedhjet e fundit, njehësimin e shtetit me partitë politike. Kemi njehësimin e PS me shtetin dhe përdorimin e burimeve shtetërore për interesa politike. Përdorimi i fondeve për fushatë, pavarësisht se të gjithë jemi për ngritje rrogash, por kjo nuk mund të ndodh gjatë fushatës elektorale”,- tha Mediu.

Gjithashtu Mediu i kërkoi ambasadores Glover prezencë sa më të madhe të vëzhguesve në monitorim dhe përqendrim sa më të madh në zonat zgjedhore më problematike si Elbasani, Durrësi, Tirana, Shkodra etj.

3 VITE ME PARE

"Berisha nuk e përfaqëson PD"/ Takimi me Glover, Alibeaj: I tregova problemin për okupimin e partisë, kandidatët tanë u shantazhuan

Shefja e OSBE-ODIHR-it takohet me Alibeajn e Mediun, deputeti i PD-së: Na
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Pas përfundimit të takimit me shefen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover, Alibeaj ka dhënë deklaratë për mediat. Ai u shpreh se i bëri të ditur Glover problemet brenda partisë dhe të gjitha shkaqet që sollën deri në përçarjen e PD-së. Po ashtu, Alibeaj theksoi se Sali Berisha nuk e përfaqëson Partinë Demokratike as në aspektin ligjor. 

"Tenderat e hapura, Aktivistin që e kanë në funksion të plotë, administratën në funksion të zgjedhjeve. I bëra të qartë shkeljet e evidentuara nga KQZ. Momentin që nuk ka marrë masat e duhura për të përjashtuar ata kandidatë që rezultojnë të dënuar.

Çështja në PD reflekton te korrektësia e këtyre zgjedhjeve. Ne qëndrojmë në seli të marrë me qira dhe selia jonë është zaptuar. Frekuentohet nga njerëz që nuk përfaqësojnë në PD. Edhe çështjen e mos figurimit të kryetarëve përkatës të koalicionit. Saktësova qartësisht se kush janë subjektet zgjedhore që keqpërdorim fondet dhe administratën. Për situatën që ka ndodhur brenda PD, për pozicionin që kemi mbajtur. I bëra të qartë situatën tonë. Situatën e presionit që ndodh ndaj PD, për përdorimin e mediave dhe çështjen e financimit të partisë. PD gjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur presion për të mos bërë fushatë për qytetarët. Është e papranueshme që kandidatët tanë të ndodhen në sulme nga qeveria dhe nga ajo pjesë që pretendon të jetë Partia Demokratike.

Ka një vit e ca që kjo parti është në një presion dhe shantazh që do të thotë fare qartë që ne jemi nisur për të bërë fushatë elektorale për qytetarë kundër regjimit. Njerëzit nuk e kanë menduar të ndodhen nën presion edhe nga një palë tjetër. Sali Berisha nuk e përfaqësojnë Partinë Demokratike në aspektin ligjor. Unë besoj se demokratët i përfaqësojnë vetëm ata njerëz që mbartin vlerat që demokratët kërkojnë"

3 VITE ME PARE

Shefja e Misionit të ODIHR takohet me Alibeajn në selinë e re të PD, pritet në hyrje nga Bardhi

Shefja e OSBE-ODIHR-it takohet me Alibeajn e Mediun, deputeti i PD-së: Na
Audrey Glover

TIRANË- Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover ka mbërritur ditën e sotme në selinë tjetër të Partisë Demokratike, të kryesuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Glover u prit në hyrje të selisë së re të PD-së nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Takimi i cili ka nisur në orët e para të mëngjesit, vjen pas takimeve që shefja e misionit të ODHIR pati në fillim të kësaj jave me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në fokus të takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, evidentimet e problematikave dhe mbarëvajtja e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm./Dosja.al

audrey glover

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet