LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH ngjall debate, Salianji i ashpër me Naçon: Mos më bëj si gangster! Socialisti: S'ke certifikatë!

• Komisioni i Sigurisë është mbyllur pa asnjë diskutim. • Pas debateve mes kreut të Komisionit të Sigurisë dhe deputetëve të opozitës, Nasip Naço ka vendosur që të anulojë mbledhjen me pretendimin se shumë nga deputetët e pranishëm nuk e kishin rinovuar Certifikatën e Sigurisë. • Edhe pse nuk përmendi emër se për cilët deputetë bëhej fjalë, mbledhjet u pushtuan 2 herë pas debateve mes deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe atij të PS-së, Nasip Naço. • Sot, kryetarja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni do të fliste për situatën në veri të Kosovës. • Salianji kërkoi që mbledhja me Hysenin të bëhet me dyer të hapura pasi do trajtojë një çështje sensitive dhe shumë aktuale siç është veriu i Kosovës. Por u refuzua nga maxhoranca. • Kërkesa për raportimin e Vlora Hysenit te Siguria u përpilua nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt i cili nuk ka firmosur.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Drejtues të SHISH janë kapur duke bërë shantazh"/ Salianji: Doja ta pyesja për Beogradin, PS anuloi seancën tek "Siguria"

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha për mediat se drejtues të Shërbimit Informativ të Shtetit janë kapur duke bërë shantazh dhe se askush nuk guxon që t’i mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Pas anulimit të dëgjesës së shefes së SHISH, Vlora Hysenit, jashtë për mediat Salianji ka treguar çështjet për të cilat nuk ka marrë asnjë përgjigje. Një prej tyre ishte dhe pretendimi se Hyseni kishte shkuar për të zhvilluar një takim në Beograd. 

"Nuk u respektua as procedura dhe as ligji për të bërë kërkesa proceduriale dhe për votën në rastin e hedhjes në votë për të mbyllur komisionin. Në komision, shqetësimi jonë është për 2 çështje të rëndësishme që janë hedhur si akuza në publik për drejtuesen e re të SHISH, për të cilat dhe i pyeta. Pyeta nëse ka pasur shkarkim nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës të zonjës Hyseni për shkak të lidhjeve me Serbinë apo jo. Pyetje që mori të gjithë sherrnajën dhe bëri që komisioni të mbyllej. Pyetja e dytë që është shqetësuese për publikun, është që a ka pasur para, gjatë, apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH, udhëtim në Beograd, siç media ka raportuar. Shqetësimi i tretë dhe shumë i rëndësishëm ka të bëjë me shpartallimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militanët e PS-së.

Shqetësimi i katërt, ku dhe u mbyll mbledhja, ishte që drejtues të atij shërbimi informativ apo nga shërbime të shteteve partnere janë kapur duke bërë shantazh, duke u përfshirë në veprimtarinë kriminale dhe për këtë po e pyesja me iniciale. U mbyll mbledhja.

Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, mund t’i bëjnë këto me njerëz të pamundur, por kur goxojnë ta bëjnë edhe me ne, do të marrin përgjigjen e merituar. Gjithë frika e drejtuesve, ishte frika se ishte vendosur para kamerave. Bënë luftë me mediat për të mos i dhënë mundësinë publikut nëse ka paligjshmëri në vendosjen e saj, një shqetësim që është ngritur ka qenë mungesa e bashkëpunimit të SHISH me Shërbimin e Inteligjencës së Kosovës. Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Do të jetë në një moment tjetër. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për deputetët,"-tha në prononcimin e tij, Salianji. 

3 VITE ME PARE

'S'ka burrë nëne që ma merr fjalën"/ Përplasje të ashpra te ‘Siguria’, Salianji-Naços: Ik ore kapadai i fshatit!

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH
Pamje nga Komisioni i Sigurise

TIRANË- Anulohet dëgjesa e shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit tek Komisioni i Sigurisë. Shkak janë bërë përplasjet mes deputetëve të maxhorancës dhe atyre të opozitës, sidomos mes Nasip Naços dhe Ervin Salianjit, i cili kërkoi që takimi të zhvillohej me dyer të hapura. Ndërsa Naço, disa minuta pasi kishte rifilluar, mbylli mbledhjen me pretendimin se disa deputetë nuk kishin certifikatë sigurisë, pasi u kishte skaduar. 

Pjesë nga debati:

Salianji: A ka përgjigje që Hyseni ka qenë në Beograd si drejtuese e SHISH. Ka një shqetësim në publik për ne. Drejtuesit profesionistë të SHISH ishin zëvendësuar me militantë. A ka përgjigje Vlora Hyseni si kjo? A do e zhbëjë kulturën e mosndëshkimit në SHISH, Vlora Hyseni? Po në raste kur informacione të klasifikuara përdoren për shantazh. Ed Do Ish drejtor në një njësi është akuzuar për shpërdorim fondesh.

Naço: Nëse bën pyetje të karakterit të sekretit shtetëror do ta ndërpres fjalën.

Salianji: Po ku e di ti ore

Naço: Se njeh ti ligjin më mirë se unë po lërë tani

Salianji: Mos bëj si gangster se nuk e bën dot ore

Naço: Po përmend emra që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare

Salianji: Më lër të mbaroj fjalën. Ti nuk je pronar o burr. Kur të shkosh në fshat ik bëj si kapadai. Ose zbato rregullat ose mbylle mbledhjen. Para ligjit s’je asgjë

Naço: Seanca mbyllet këtu

Salianji: Ik ore kapadai i fshatit.

3 VITE ME PARE

DEBATET- Salianji dhe Noka kërkojnë fjalën, Naço i bllokon tek "Siguria": Kujton se po më lëviz ndonjë qerpik? (Sërish pushim)

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH
Pamje nga Komisioni i Sigurise

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar që të seanca në Komisionin e Sigurisë me kryetaren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni të mbahet me dyer të hapura. Por seanca u vendos që të mbahet me dyer të mbyllura, duke sjellë edhe debate mes tij dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Nasip Naços. Ky reagim i Naços, solli edhe indinjimin e Salianjit, i cili goditi me grushte tavolinën.

DEBATET NË KOMISION:

Naço: Si të flasim kur unë po pyes ta mbajmë me duar të hapura apo të mbyllura?
Xhaferraj: Po një pyetje do bëj, të flas për procedurë. Ore bëhet ndryshe.
Salianji: Nëse keni për qëllim që ta prishni mbledhjen...
Naço: Kjo seancë do zhvillohet me dyer të mbyllura.
Salianji: Ka shpjegim të votës kundër. Do e respektosh procedurën apo jo?
Naço: Po e respektoj.
Salianji: Jep fjalën për shpjegim. Kemi të drejtë për procedurë. Nuk e bëni dot si të doni ju. Ma jep fjalën...
Naço: Ti kujton se po më lëviz ndonjë qerpik mua.
Salianji: Mbledhje nuk do të bëni ju këtu. Shkoni dhe bëjeni në sallë tjetër.
Naço: 5 minuta pushim, kush nuk ka certifikatë sigurie të largohet nga salla. Unë nuk e shkel më ligjin.

3 VITE ME PARE

Me DEBAT pa nisur mirë, Salianji dhe Noka duan të pyesin Vlora Hysenin, Naço: 5 minuta pushim...sa të dilni nga depresioni!

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH
Nasip Naço

TIRANË- Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ku pritet të flasë kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni. Deputetët e opozitës kanë kërkuar fjalën për procedurë, por u është mohuar nga kreu i Komisionit, Nasip Naço. Gjë që ka sjellë edhe debate, që kanë sjellë edhe shtyrjen e Komisionit të Sigurisë për 5 minuta.

DEBATET NË KOMISION:

Naço: Si ta jap fjalën kur nuk kam mbaruar? Jo nuk kam mbaruar, po flas unë.

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë? Mirë, merre dhe fute në xhep

Naço: Po jo mo çfarë xhepi, ja tek e ke

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Salianji: Je bërë edhe psikolog

Noka: Të flasi njëherë zonja dhe pastaj po pati çështje sensitive të dalin mediat. Tani kjo sjellja "lule mos më prek". Këtë po bëni ju...

Naço: Unë e kuptoj se shyqyr që janë mediat dhe po bëni protagonistë. Mos ta mbyll fare unë këtë. Dilni nga depresioni njëherë pastaj... 5 minuta pushim.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri të Kosovës, opozita kërkon shpjegime nga SHISH! Vlora Hyseni raporton sot te 'Siguria', Alibeaj nuk firmos kërkesën

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH
Foto ilustruese

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkojnë që të mblidhet Komisioni i Sigurisë dhe të zhvillohet seancë dëgjimore me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Me anë të një shkrese zyrtarë, deputetët e opozitës kërkojnë nga Vlora Hyseni që të japë sqarime lidhur me pozicionin e Shqipërisë për atë që po ndodh në veri të Kosovës. Seanca dëgjimore me Vlora Hysenin pritet të mbahet të hënën kur në Komisionin e Sigurisë Kombëtare do të paraqitet edhe raporti për vitin 2022 i Shërbimit Informativ Shtetëror.

Anulohet dëgjesa me Vlora Hysenin te 'Siguria'! Shefja e SHISH

Kërkesa është përpiluar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj teksa është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës në Komision, me përjashtim të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk ka firmosur.

Raportimi i saj sot para deputetëve të opozitës, do të jetë i pari i Vlora Hysenit që prej marrjes zyrtarisht të detyrës në krye të SHISH në prill të 2023 dhe reagimi i parë i institucionit më të lartë të sigurisë në vend për çështjen e veriut të Kosovës; ndërkohë që më pas do të merret edhe në "pyetje" nga deputetët. Në kulmin e tensioneve në Veri të Kosovës, kryedemokrati Sali Berisha pretendoi se Hyseni kishte shkuar në Beograd për të zhvilluar një takim me agjensitë "simotra", por lajmi u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama. 

vlora hyseni komisioni i sigurise

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion