LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shembet ura në Patra/ 2 të vdekur, 12 të plagosur, Dëshmitari: Po nxirrnim skrap! Ka SHPRESA: Dëgjohen zëra nën rrënoja

•Një pjesë e një mbikalimi në unazën e Patrës të Greqisë, në zonën Perimetriki Odos është shembur duke lënë të vdekur dy persona dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë ndërsa ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja. •Dyshohet se në momentin e shpërthimit poshtë urës ndodheshin edhe disa punonjës të komuniteti rom, të cilët ishin sipas dëshmitarëve ishin duke mbledhur metal. • Ndërkohë policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet, drejt Athinës dhe Pirgos si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes. •Ura rezulton të jetë mbyllur që prej datës 20 korrik, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve më nënkalimet e saj. •Ndërkohë ditën e sotme ishte planifikuar prishja e kontrolluar e një pjese të strukturës hyrëse në unazën e Patrës.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Greqi/ Arrestohen tre persona për shembjen e urës në Patra

Shembet ura në Patra/ 2 të vdekur, 12 të plagosur,
pamje nga vendngjarja

GREQI- Tre persona janë arrestuar pas shembjes së një pjese të urës në Patra, ku dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën. 

Përgjegjësi i projektit dhe dy operatorë, ku njëri prej tyre po trajtohej i plagosur në spital janë arrestuar, raporton protothema. Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në rrënoja, ku të paktën 3 persona dyshohet se janë bllokuar. 

Ura ishte e mbyllur, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë, nga e enjtja e datës 20 korrik për shkak të punimeve të shembjes për rikonstruksionin e nënkalimit.

2 VITE ME PARE

Shembja e urës në Patra/ Dëshmitari: Ata u vranë! Po nxirrnim skrap...shpëtova për mrekulli

Shembet ura në Patra/ 2 të vdekur, 12 të plagosur,
pamje nga vendngjarja

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur pas shembjes së një pjese të urës në Patra. Një dëshmitar i cili ndodhej në vendngjarje kur u shemb ura në zonën e Bozaitikës, rrëfehu momentin kur pjesa e urës ra, raporton Protothema.

Sipas tij ka njerëz të vdekur poshtë në rrënojat, të cilët bashkë me të ishin duke nxjerrë skrap. Burri fatmirësisht kishte shpëtuar pasi ndodhej në një qoshe.

“Ata u vranë. Edhe unë dhe vëllai im ishim poshtë. Po nxirrnim pak skrap dhe ura na ra. Unë shpëtova për mrekulli, isha në qoshe," tha një dëshmitar në vendngjarje, duke pohuar se ka njerëz të vdekur poshtë në rrënojat.

2 VITE ME PARE

Shembja e urës në Patra/ Rritet bilanci: 2 të vdekur dhe 12 të plagosur, dëgjohen zëra nga rrënojat

Shembet ura në Patra/ 2 të vdekur, 12 të plagosur,
pamje nga vendngjarja

GREQI- Ka shkuar në 2 numri i personave që humbën jetën, ndërsa persona të tjerë janë poshtë gërmadhave të urës së Patras, Greqi, që u shemb mesditën e sotme, raportojnë mediat e huaja.

Sipas informacioneve poshtë gërmadhave dëgjohen zëra dhe grupet e kërkim shpëthimit kanë në dispozicion dhe një dron. Sipas të njëjtave informacione gjashtë nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Universitar dhe gjashtë të tjerë në Spitalin “Agios Andreas”, ku mësohet se katër prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ditën e sotme ishte planifikuar prishja e kontrolluar e një pjese të strukturës hyrëse në unazën e Patrës, por nën urë ndodheshin pesë-gjashtë persona, të cilët kishin shkuar atje për të mbledhur metal. Në kuadër të shembjes së kontrolluar,  një pjesë e madhe e urës është shkëputur duke bërë që ajo të bjerë në rrugë. 

2 VITE ME PARE

Shembet një pjesë e urës së Patrës në Greqi, një i vdekur dhe 8 të plagosur (PAMJET)

Shembet ura në Patra/ 2 të vdekur, 12 të plagosur,
Ura

GREQI-Një pjesë e një ure ka rënë në Perimetriki Odos të Patrës, në Diodorou, në zonën Bozaitika. Deri më tani raportohet se ka një të vdekur dhe 8 të plagosur. Në këtë pikë punimet kryhen prej dy vitesh, në kuadër të një shembjeje të kontrolluar. 

Që nga rënia e urës, e cila ndodhet në afërsi të vendbanimit të Romëve, informacionet bëjnë me dije se ka persona të bllokuar dhe të plagosur. 

35 zjarrfikës me 12 makina policie, si dhe mjete speciale të shpëtimit me 2 qen shpëtimi ishin në vendin e ngjarjes. Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet (drejt Athinës dhe Pirgos) si dhe në rrugën Diodorou në Patras, për shkak të shembjes së urës. 

Në vendngjarje janë edhe Guvernatori Rajonal i Greqisë Perëndimore Nektarios Farmakis, zëvendësministri i Infrastrukturës Nikos Tachiaos dhe ministrja e Transportit Christina Alexopoulou.

shembet ura ne greqi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet