LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë. Islami po shikonte ndeshjen kur e kapi plumbi. Autorët arratisen drejt vendlindjes (ZHVILLIMET)

• Vritet aksidentalisht shqiptari Pëllumb Islami në Athinë. Ky është konkluzioni i policisë greke pas të shtënave që u dëgjuan rreth orës 23:40 në një kafe në zonë e Nea Ionia në Athinë. Shqiptari u dërgua në spital, por pas rreth 3 orësh mbylli sytë përgjithmonë. • Autorë të ngjarjes së rëndë janë një grup shqiptarësh të përbërë nga shtatë persona. Ata u futën në lokalin ku Islami pasi kishte mbaruar turnin si hidraulik, kishte shkuar të shikonte një ndeshje futbolli dhe u përplasën me një tjetër grup. • Sherri përfundoi në përdorimin e armëve dhe një nga plumbat kapi aksidentalisht shqiptarin që njihej dhe si Sandri. Të shtatë janë shpallur në kërkim dhe dy prej tyre janë identifikuar si Erlis Salaj e Julian Qose. Ata dyshohet se ndodhen në Shqipëri. • Policia ka sekuestruar dy makina dhe po vëzhgon pamjet filmike. Grupi me në krye Salajn njihej si ‘Team l’ dhe akuzohen se kontrollonin të gjitha shtëpitë publike e trafikun e kokainës në Athinë.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Kokat' e prostitucionit dhe drogës në Athinë, kush është Grupi L që vrau Islamin, dyshime se ndodhen në Shqipëri (Dosja e një të 'burgosure')

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Erlis Salaj dhe një prej anëtarëve të grupit

GREQI- Janë të trajnuar për të qenë truproja, por ajo që bëjnë në të vërtetë është kontrolli i trafikut të drogës dhe prostituimi! Ata janë shtatë shqiptarë, drejtohen nga Erlis Salaj dhe janë vetëquajtur ‘Team L’ (Skuadra L), emër që e kanë markuar përjetësisht në trup, përmes një tatuzhi. Një tjetër anëtar i grupit është identifikuar si Julian Qose, ndërsa pesë të tjerëve nuk u dihen ende emrat.

Aktualisht, ata janë njerëzit më të kërkuar në Greqi dhe dyshohet të jenë arratisur në Shqipëri pasi vranë bashkatdhetarin e tyre, të identifikuarin si Pëllumb Islami (Sandri).

Grupi ooperon në Athinë dhe një natë më parë u futën në një lokal të sqaroheshin’ me një tjetër grup, por përplasja me armë solli vrasjen e Islamit. Ky i fundit ishte ulur në një tjetër tavolinë nuk kishte asnjë lidhje me grupet në fjalë, asnjë precedent penalë dhe po shikonte nje ndeshje futbolli. Por, një plumb në kokë i qëlluar nga Qosja, i mori jetën.

Familja Islami qan për djalin e vdekur, banda ka marrë arratinë

Familja Islami ka hapur dyert e mortit, vazjtojnë Pëllumbin e vrarë, por ky nuk është krimi i vetëm që rëndon mbi anëtarët e bandës së përbërë nga shqiptarët me muskuj, varëse ‘Versace’ e mbushur me ‘tatu’.

Një prej anëtarëve të këtij grupi ndodhet pas hekurave pasi është akuzuar se ka skllavëruar një vajzë, të cilën e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi për muaj të tërë dhe e ka prostituuar.

Ata kanë dhe lidhje të forta me uniformat blu.

Madje Protothema raporton se gjatë një bastisjeje të policisë më 16 tetor 2020 në klubin ku rrinin shqiptarët një pjesë e tyre u vu në pranga. Ata akuzoheshin për trafik droge, pastrim parash, armëmbajtje pa leje dhe thyerjne e karantinës, por brenda pak ditësh u liruan.

Korrupsioni në shuma të mëdha u hapi dyert e burgut, aty ku kanë kontakte edhe me emra të njohur të botës së krimit.

Si është rasti i vajzës që mbahej peng?

Më 8 janar u raportua se është arrestuar një 33-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se ka shfrytëzuar seksualisht një vajzë dhe e ka prosituuar në një klub nate. Mediat greke shkruanin se shqiptari i është prezantuar si pronar i një klubi nate dhe i ka ofruar punë. 23-vjeçarja e ka pranuar ofertën e punës së shqiptarit sepse i duheshin para, por është mbajtur e burgosur nga shqiptari.

23-vjeçarja detyrohej të bënte deri në 4 takime me klientë në ditë për shumën prej 150 eurosh, ndërsa tutori sa herë që mungonte në banesë, i vendoste roje për tu siguruar që ajo nuk do ikte.

Viktima, pas tre muajsh ferr, ka arritur të arratiset dhe të shkojë në Polici për të denoncuar gjithçka ka përjetuar, si pasojë 33-vjeçari shqiptar u identifikua nga efektivët e Nëndrejtorit të Krimit të Organizuar dhe u arrestua.

Në dosjen e publikuar në mediat greke, e reja tregon se shqiptari i ofroi të punonte si kamariere me fitime të mira, duke përfituar nga situata e vështirë financiare në të cilën ndodhej. Vajza pranoi, por në vend që të punonte në lokal përfundoi në banesën e shqiptarit duke u prostituuar.

Shqiptari monitoronte plotësisht lëvizjet e saj, por ajo arriti të ruante fshehurazi para që merrte nga klientët, për të mundur të shpëtonte nga shtëpia e torturave. Por shqiptari e kuptoi…

“I pandehuri kuptoi se viktima kishte kursyer në fshehtësi shumën prej 5000 € nga puna e saj dhe për këtë arsye arriti t’ia merrte duke ushtruar dhunë fizike,”- thuhet në dosje.

“Në mesditën e datës 7 janar, oficerët e policisë së Departamentit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore kanë vënë nën vëzhgim shtëpinë e shqiptarit dhe pasi kanë lokalizuar e kanë arrestar. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 6890€, një sasi e vogël kanabis dhe një veturë. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë e Athinës mëngjesin e 8 janarit, ndërsa mësohet se “po hetohet pjesëmarrja e mundshme e të akuzuarve në më shumë incidente të trafikut të qenieve njerëzore,”- thuhet në tej në dosje.

Kjo dëshmi bëri që banda të mbahet nën vëzhgim, por vrasja e Pëllumb Islamit s’u parandalua dot.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Tatuazhe e varëse 'Versace', këta janë tre personat e shpallur në kërkim për vrasjen e shqiptarit në Greqi, identifikohet 'kapoja'

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Erlis Salaj dhe dy të tjerët

GREQI- Mediat grek kanë publikuar fotot e tre prej katër personave që janë shpallur në kërkim për vrasjen e Pëllumb Islamit, i cili u ekzekutua një natë më parë me një plumb në kokë. Të tre duken trupa të mbushur, muskulozë, me tatuazhe e varëse floriri të markës 'Versace'. 

Personi në të majtë të fotos dyshohet se është kreu i grupit dhe është identifikuar si Erlis Salaj. Një tjetër është identifikuar si Julian Qose, por nuk dihet se cili është prej dy personave të tjerë që janë publikuar me foto.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal një natë më parë, pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Pëllumb Islamit në Greqi, 4 autorët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë, momenti kur largohen me "Jeep"

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Pëllumb Islami

GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje nga vrasja e shqiptarit Pëllumb Islami në Greqi. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për katër persona, të cilët pas krimit, dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë. Mediat greke kanë publikuar dhe momentin kur ata duket se largohen nga vendi i ngjarjes me një mjet të llojit "Jeep". 

Ata dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës, të trafikut të qenieve njerëzore, si dhe gjobëvënie.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal një natë më parë pas një përleshjeje mes dy grupeve të përbërë nga shqiptarë. Një prej plumbave ka kapur aksidentalisht Islamin, duke i marrë jetën në vend. Viktima nuk kishte asnjë lidhje me personat në fjalë, por ishte duke parë ndeshjen me shokët e tij. Ai punonte si hidraulik në shtetin helen.

3 VITE ME PARE

GREQI/ Makinat e 7 shqiptarëve u morën me qira, shkuan në lokal si 2 grupe të ndryshme për t'u sqaruar, debati përfundoi me vrasje

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Makina

GREQI- Shqiptarët e përfshirë në vrasjen e 37-vjeçarit Pëllumb Islami, në Athinë, kishin marrë mjetet e tyre luksoze me qira. Kështu raportojnë mediat greke, të cilat specifikojnë se dy mjetet që u lanë pas nga autorët, janë marrë me qira në një zyrë e cila ndodhet në qendër të Athinës.  

Autorët shqiptarë nisën të qëllonin me armë zjarri pas një sherri banal që nisi mes tyre brenda lokalit. Plumbat kapën Islamin, i cili ndodhej në vendin e gabuar në kohën e gabuar. Pas vrasjes së shqiptarit, Policia zbuloi jashtë kafenesë një mjet tip 'Jeep' i përdorur nga shqiptarët, ndërsa pranë vendit të ngjarjes u pa një makinë tjetër luksoze, e llojit 'Benz'. Efektivët e policisë, të cilët kanë shkuar në vendngjarje që në momentin e parë, kryen kontrollin e plotë të makinave, për të identifikuar autorët. 

Policia ka mundur të kontaktojë biznesin nga ku u morën makinat, për të zbuluar emrat e shqiptarëve.

Në vendngjarje janë grumbulluar nëntë gëzhoja nëntë milimetrash. Ndërsa në muret e dyqanit janë gjetur predha të cilat janë dërguar në Departamentin e Hetimit Kriminal, ku aktualisht po kryhen testet balistike për të përcaktuar se sa armë janë përdorur.

Oficerët e Sigurimit të Atikës, nga eksplorimi i zonës, dyshojnë se shtatë personat e shpallur në kërkim kanë shkuar në lokal si dy grupe për të diskutuar dhe në një moment ka pasur një mosmarrëveshje të rëndë që ka çuar në shkëmbimin e të shtëna. 

3 VITE ME PARE

FOTO/ Kush është shqiptari që u vra gabimisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Pëllumb Islami

GREQI- Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar. 37-vjeçari quhet Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve ishte me profesion hidraulik. Ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në Athinë.

Gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali. Sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante me vete dhe qëlloi me armë ndaj grupit kundërshtar.

Plumbat plagosën një prej klientëve që ndodhej në lokal, i cili nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Ai u dërgua në spitalin KAT me plagë në gjoks dhe shpatull, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Policia e cila mbërriti  në vend ngjarje brenda pak minutash, tha se autorët mundën të largoheshin me një automjet të markës “Mercedes”, por nuk u bë i mundur ndalimi i tyre.

Në vend u gjetën shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, të cilat u dërguan për ekzaminim. Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, por dyshohet për larje hesapesh mes bandave.

3 VITE ME PARE

ZBULOHET EMRI- Identifikohet viktima e sherrit në Greqi, shqiptari u vra aksidentalisht me armë zjarri

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar. 37-vjeçari quhet Pëllumb Islami, por të gjithë e thërrisnin Sandri dhe sipas informacioneve të Top Channel ishte me profesion hidraulik.

Megjithatë, për momentin, 7 shqiptarët nuk janë identifikuar, por deri më tani dyshohet se bëhet fjalë për një përplasje mes bandave për trafikun e drogës, ndaj dhe u përleshën në një kafene duke përdorur dhe armët e zjarrit. 

3 VITE ME PARE

Policia në kërkim të bandës së 7 shqiptarëve! Gjendet mjeti i dytë i tyre, mediat greke: Janë të përfshirë në trafikun e drogës

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Makina

GREQI- 'Bandë e përfshirë në trafikun e drogës'- kështu raportojnë mediat greke për 7 shqiptarët e arratisur pas vrasjes së bashkëatdhetarit të tyre. Policia ka nisur hetimet për vrasjen që ndodhi një natë më parë në një kafene. 

Pas vrasjes së shqiptarit, Policia ka gjetur një mjet 'Xhip' të gjetur në afërsi të kafenesë që dyshohet se i përkiste njërit prej shtatë shqiptarëve, e po ashtu kanë gjetur edhe një veturë 'Mercedes' e cila dyshohet se i përkiste edhe njërit prej të 7-tëve.

Për momentin, 7 shqiptarët nuk janë identifikuar, ndërsa identiteti i viktimës me origjinë shqiptare, i moshës rreth 30-35 vjeç, është ende një mister. Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë rreth orës 23:40 në një kafe me nargjile në rrugën Kastamonis, në Nea Ionia, ku një shqiptar vdiq pasi u qëllua me armë zjarri. 

3 VITE ME PARE

DINAMIKA- Shkuan për të parë ndeshje futbolli, përfunduan te përplasja me armë në rrugë, si u vra aksidentalisht shqiptari në Athinë

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Lokali

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku në një kafene një grup prej 7 shqiptarësh të cilët ishin nisur për të parë një ndeshje futbolli, nisën të debatonin ende pa u ulur. Pas debatit ata kanë dalë në rrugë para kafenesë ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën duke qëlluar dhe duke lënë të vdekur një tjetër shqiptar që nuk kishte lidhje me grupin.

Shqiptari është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plagëve, ndërsa grupi u arratis në drejtim të paditur. Policia është vënë në kërkim të autorëve, ndërsa ka gjetur një mjet tip xhip që dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të grupit, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gëzhojë dhe një plumb pistolete.

“Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.

3 VITE ME PARE

'Ishte kaos'/ Vrasja e shqiptarit në Greqi, dëshmitarët: Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Qytetari

GREQI- Detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi. Ai u vra brenda një lokali në zonën e Nea Ionia, nga bashkëatdhetarët e tij, të cilët mundën që të arratiseshin. Viktima, i cili ka dhënë frymën e fundit në spital, nuk ka pasur asnjë dokument që vërteton identitetin e tij. Pamjet nga kamerat e sigurisë do të ndihmojnë policinë të kuptojë se si arritën në kafene dhe rrugën e tyre të arratisjes. 

Një banor tha se u dëgjuan 5-6 të shtëna me armë, pak para se të vdiste, viktima ishte i shtrirë në tokë dhe po fliste me një vajzë. Ai tregoi se pas ngjarjes së rëndë situata ishte kaotike ndërsa rrëfeu momentin kur pa autorët të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.

 “Dëgjova 6 apo 7 të shtëna, u hodha jashtë dhe pashë njerëz. Viktima ishte shtrirë dhe fliste me një vajzë Dola jashtë, ishte kaos, e pashë njeriun të rënë. Një makinë është larguar me shpejtësi dhe i kanë bërtitur shoferit “ik, ik””, tha për protothema.gr një banor i zonës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Nea Ionia, ku shqiptari mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Gjithçka nisi kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në lokal dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur. 

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë lokalit dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar dhe plumbi ka kapur një klient, i cili ishte shqiptar, por nuk kishte lidhje me grupin. Ai ishte ulur për të parë ndeshjen. Për pasojë shqiptari mbeti i vdekur.

3 VITE ME PARE

Përleshje me armë zjarri mes shqiptarëve në Greqi, vritet aksidentalisht bashkëatdhetari i tyre

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.
Kafeneja

GREQI-Vritet shqiptari në Nea Ionia. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:40 në një kafe me nargjile në rrugën Kastamonis, në Nea Ionia, ku një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, duke ndërruar jetë në spital. 

Sipas informacioneve të mediave greke, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur. Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë me njëri prej tyre duke nxjerrë armën dhe duke qëlluar. Për pasojë, shqiptari, i cili sipas imazheve të para që ka pasur policia nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u përleshën, mbeti i plagosur në kockë të klavikulës.

Banda "L" me 7 anëtarë vret shqiptarin në Athinë.

Pas plagosjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur. Oficerët e policisë që ndodhen në vendngjarje gjetën një xhip të tipit amerikan të cilin e quajtën “fletë dhe krahë” pasi ndoshta i përkiste njërit prej anëtarëve të grupit shqiptar.

Shqiptari u dërgua i plagosur në spitali ku ndërroi jetë pak para orës 03:00 pasi kishte humbur shumë gjak.

Policia ka grumbulluar nga vendngjarja shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar nga një pistoletë 9 gamë, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka qëlluar përmes kamerave të sigurisë së dyqanit.

vritet shqiptari ne greqi vritet pellumb islami pellumb islami erlis salaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet