LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr për pronat në Kosovë, burri qëllon nënë e bijë me armë zjarri, më pas vdes në spital, policia: Qëlloi veten pasi u përplas me armë me efektivët

• Plagosen me armë zjarri në mes të rrugës nënë e bijë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. • Nënë e bijë, emrat e të cilave nuk janë bërë ende publike, kanë qenë brenda një makine kur janë qëlluar me armë zjarri nga një burrë. Ato janë gjetur me plagë të shumta në trup e të gjakosura dhe janë dërguar në spital nga kalimtarë rastësorë që kanë parë të gjithë ngjarjen. • Autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Zona është rrethuar nga policia, të cilët janë përplasur me armë me autorin. Por orë më vonë u raportua se ka ndërruar jetë në spital. mjekët kanë deklaruar se ai është paraqitur me dy plagë të shkaktuara nga një armë zjarri në dyert e spitalit. Policia deklaroi se ai ka plagosur veten. • Nënë e bijë janë ende në gjendje të rëndë dhe nuk janë marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin. Pritet përmirësimi i gjendjes së tyre në mënyrë që të rrëfejnë shkaqet, por paraprakisht raportohet se mes dy palëve kishte konflikte për pronat.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Sherr për prona, detaje nga plagosja e nënë e bijë në Kosovë, dëshmitarët: U qëlluan në makinë

Sherr për pronat në Kosovë, burri qëllon nënë e
Vendi ku u plagosën nënë e bijë në Kosovë

KOSOVË- Mediat kanë zbardhur detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të shtunë në Fushë-Kosovë, ku nënë e bijë u qëlluan me armë zjarri. Dëshmitarët kanë treguar se nënë e bijë ishin brenda makinës kur u qëlluan me armë zjarri nga një burrë. Të dyja u gjetën me plagë të shumta në trup dhe u dërguan në spital.

“Vajza ka ardh pa frymë në banesë dhe më tregoi se i ka parë dy gra të shtrira në tokë. Pastaj kur kemi dal e kemi pa që në vendin e ngjarjes kanë ardh policia dhe autoambulanca”, tha një dëshmitare për Klankosova.

Paraprakisht dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë. Të plagosurat janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime në duar. Autori është identifikuar.

1 MUAJ ME PARE

Plagosja në Fushë Kosovë, mjeku: Gjendja shëndetësore e grave është e rëndë

Sherr për pronat në Kosovë, burri qëllon nënë e
Vendi ku u plagosën nënë e bijë, Fushë Kosovë

KOSOVË- Nënë e bijë, të cilat u plagosën me armë zjarri në rrugën “Besa-Besë”, në Fushë Kosovë janë në gjendje të rëndë. Kështu tha në një prononcim për Telegrafin doktori kujdestar, Ejup Govori, i cili tregoi se pacientja e lindur në vitin 1959 për momentin është në sallë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ai po ashtu tregoi se pacientja tjetër është në emergjencë, duke vijuar me ekzaminimet.

“Gjendja shëndetësore e grave të plagosura ishte stabile por lëndimet janë serioze. Njëra paciente e cila është e vitit 1959 është transferuar në sallë të operacionit për intervenim kirurgjik nga kirurgu abdominal dhe ortopedi, d.m.th në bark dhe në ekstremitete. Ndërsa, pacientja tjetër është stabile, mirëpo është ende duke qëndruar në emergjencë dhe janë duke u kryer konsultat e mëtutjeshme”, ka thënë Govori.

Ngjarja ndodhi këtë mesditë në rrugën “Besa Besë”, në Fushë Kosovë. Autori është identifikuar nga policia. 

 

1 MUAJ ME PARE

Kush e qëlloi? Plagosi nënë e bijë, vdes autori në spital, mjekët: Kishte dy plagë me armë zjarri dhe nuk mbijetoi

Sherr për pronat në Kosovë, burri qëllon nënë e
Vendi ku u plagosën nënë e bijë

KOSOVË- Personi që plagosi nënë e bijë me armë zjarri në Kosovë ka ndërruar jetë në spital. Vdekjen e tij e ka konfirmuar për Telegrafin mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, Ejup Govori. Ai ka thënë se i dyshuari është paraqitur në QKUK në gjendje të rëndë, me dy plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Gjendja e tij kur është pranuar në QKUK ka qenë e rëndë, pra ka pasur shenja jete por ka qenë me parametra vital të komprometuar. Ka pasur dy plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Govori.

Mister mbetet personi që e ka qëlluar autorin e plagosjes. Paraprakisht dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje për një pronë. Të plagosurat janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nëna e lindur në vitin 1959, është duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plagëve të marra në stomak. E bija e lindur në vitin 1979, ka marrë lëndime në duar. 

1 MUAJ ME PARE

Plagosje me armë zjarri në Kosovë, burri qëllon nënë e bijë në mes të rrugës

Sherr për pronat në Kosovë, burri qëllon nënë e
Vendi i ngjarjes

KOSOVË- Plagosen me armë zjarri në mes të rrugës nënë e bijë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:45 në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë. Policia menjëherë pas marrjes së informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes. Dyshohet se një burrë i ka plagosur me armë zjarri. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ndërkohë i dyshuari është identifikuar por ende mbetet në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Besa Besë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Në vendin e ngjarjes shihet makina ku dyshohet se ka ndodhur plagosja dhe një numër policësh që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

plagosen nene e bije ne kosove

Sondazh

Poll

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Meta: Shkojnë për kontroll dhe kapin vibratorët e shokëve

Shirat përmbytin Lezhën, bllokohet qarkullimi, banorët mbyllen në shtëpia

Berisha per institucionet: Ska Klgj por KlgjS

Berisha: 'Alibasha dhe Brava' jane dy pengje te cilat nuk mund te kete asnje lloj negociate"

Kush do e drejtojë koalicionin me Metën? Berisha : S’ka asnjë diskutim! Padyshim që PD

Berisha; E dëgjuat Celibashin që tha në perceptimin tim është Berisha por Rama më thotë Ali-Basha.

Zgjedhjet e 14 majit, Meta: opozitaret bashke per ndryshim

Barrierat e shkatërruara nga përplasja, makina 'fluturoi' nga mbikalimi, ra mbi një tjetër mjet

Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha

Celibashi kthen mbrapsht kërkesën e autorizuar nga Basha, kreu i KQZ: Keni 48 orë kohë

Meta ZBARDH takimin me Yuri Kim: SHBA do një opozitë shumë të fuqishme

Vendimi i KQZ për PD, Meta: Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo shqiptar

"PD kërkon shfuqizim të Bordit të Karburanteve"/ Sula dhe Çupi: Çmimi jashtë normave