LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para restorantit, prangoset pas disa orësh

• Vrasje me thikë në Sarandë. Vritet Klodian Bakiaj, 41 vjeç. Bakiaj u konfliktua me një 24-vjeçar nga Laçi në lagjen nr.1 të Sarandës rreth orës 18:30. 41-vjeçari nga Tepelena parkoi makinën para restorantit ku Xhanelo Tarja punonte si kamerier. • Ky i fundit ka dalë dhe i ka kërkuar që të largojë mjetin, por Bakiaj e ka kundërshtuar. Më pas, kamerieri është futur restorant, ka marrë thikën dhe ka dalë sërish duke e qëlluar disa herë me thikë në kraharor 41-vjeçarin. • Bakiaj u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Tarja u arrestua pas disa orësh në kërkim nga policia.

8 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Ky është autori i vrasjes në Sarandë, qëlloi klientin për një vend parkimi

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Xhanelo Tarja

SARANDË- Fotoja e mësipërme është e autorit të ngjarjes së rëndë të Sarandës, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Klodian Bakiaj. Pas një sherri për vendin e parkimit, i cili agravoi në përdorimin e thikës, Xhanelo Tarja qëlloi disa herë 41-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në orën 18:30, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas një sherri të çastit, Tarja qëlloi me thikë Bakiajn. 41-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra. 

3 VITE ME PARE

DINAMIKA/ Viktima i parkoi makinën para restorantit, si e vrau me thikë kamerieri klientin në Sarandë

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Vendi ku u vra Klodian Bakiaj

SARANDË- Sherri për një vend parkimi ka shkaktuar një viktimë mbrëmjen e sotme. Klodian Bakiaj, 41 vjeç ka parkuar makinën para një restoranti në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Por, kamerieri Xhanelo Tarja ka dalë dhe i ka kërkuar Bakiajt që ta largojë mjetin që aty.

41-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka debatuar me kamerierin 24-vjeçar. Tarja është futur sërish brenda restorantit, ka marrë thikën, ka dalë dhe ka qëlluar disa herë me thikë Bakiajn. Ky i fundit ka rënë në tokë. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Xhanelo Tarja, banues në Laç është shpallur në kërkim nga policia.

3 VITE ME PARE

FOTO/ Vrasja në Sarandë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia vendos shiritin e krimit

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Pamje nga vendngjarja

SARANDË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë nga vendi ku ndodhi vrasja pasditen e sotme në Sarandë. Siç shihet nga fotot, policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur sherri mes dy personave Klodian Bakiaj dhe Xhanelo Tarja për një vend parkimi. 

Po ashtu është vendosur dhe shiriti i krimit, ndërkohë që grupi i hetimit po merret me zbardhjen e ngjarjes. 

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në orën 18:30, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas një sherri të çastit, Tarja qëlloi me thikë Bakiajn. 41-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra. 

3 VITE ME PARE

EMRI/ Ky është 24-vjeçari nga Laçi që vrau pushuesin në Sarandë pas sherrit

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Policia e Sarandës

SARANDË- Xhanelo Tarja është 24-vjeçari nga Laçi që vrau pushuesin në Sarandë pas sherrit për parkimin. Tarja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi qëlloi me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj, banues në Tepelenë, të cilin e la të vdekur. 

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në orën 18:30, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas një sherri të çastit, Tarja qëlloi me thikë Bakiajn. 41-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra. 

3 VITE ME PARE

Identifikohet autori i vrasjes së Sarandë, shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Laçi

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Policia

SARANDË- Autori i vrasjes së sotme në Sarandë është një 24-vjeçar nga Laçi. Mësohet se i riu në një konflikt të çastit ka qëlluar me thikë dhe ka lënë të vdekur 41-vjeçarin Klodian Bakiaj. Autori është shpallur në kërkim, ndërkohë që Dosja.al, mësoi se konflikti mes dy personave ka ndodhur për një vend parkimi.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas, si pasojë e dëmtimeve me mjete prerëse ka ndërruar jetë, në spitalin e Sarandës, ju informojmë se: Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xh. T., 24 vjeç, banues në Laç. Shtetasi Xh. T, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin K. B., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën intensive për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

3 VITE ME PARE

EMRI/ Identifikohet personi që u vra në Sarandë

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Foto Ilustruese

SARANDË- Klodian Bakiaj, 41 vjeç është personi që mbeti viktimë e një sherri për shezlonët. Ngjarja e rëndë ndodhur në lagjen nr.1 të Sarandës. Bakiaj u konfliktua me disa persona dhe në momentin që ktheu kurrizin u qëllua me thikë.

Ai u dërgua në spitalin Rajonal të Sarandës, por fatkeqësisht ndërroi jetë e nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Pritet që të zbardhen detaje të reja në vijim në lidhje me sherrin që shkaktoi një viktimë. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në sherr. 

3 VITE ME PARE

DETAJE/ Sherri nisi për parkimin, si u vra me thikë pas shpine pushuesi në Sarandë

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Policia e Sarandës

SARANDË- Dosja.al ka mësuar se sherri që çoi në vrasjen e një personi këtë mbrëmje në Sarandë ka nisur për një vend parkimi. Mësohet se viktima është një pushues. Këtë pasdite, pas orës 18:00, 41-vjeçari nga Tepelena parkoi makinën para restorantit ku Xhanelo Tarja punonte si kamerier.

Ky i fundit ka dalë dhe i ka kërkuar që të largojë mjetin, por Bakiaj e ka kundërshtuar. Më pas, kamerieri është futur restorant, ka marrë thikën dhe ka dalë sërish duke e qëlluar disa herë me thikë në kraharor 41-vjeçarin.

Bakiaj u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Tarja është shpallur në kërkim nga policia.ai është qëlluar me thikë pas shpine, pas sherrit të nisur.

3 VITE ME PARE

Sherr me thika në Sarandë, vritet një person

Sherr për parkimin në Sarandë, kamerieri vret klientin para
Foto Ilustruese

SARANDË- Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një sherri me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë pasdite rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1 të qytetit bregdetar. Paraprakisht raportohet se disa persona janë përfshirë në një sherr me thika e për pasojë një prej tyre ka mbetur i plagosur. I plagosuri është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga thika. 

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtuar me mjete prerëse një shtetas ende i paidentifikuar, i cili pasi është transportuar në spitalin e Sarandës, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

policia e sarandes klodian bakiaj vritet klodian bakiaj xhanelo tarja

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen