LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, Policia: Arrestohen 10 persona

• Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë. • Konflikti mes dy grupesh ka agravuar në përdorimin e thikave dhe plagosjen e dy personave. • Në sherrin masiv janë përfshirë 10 persona, të cilët janë vënë në pranga të gjithë. • 2 personat e plagosur në sherr janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që të gjithë akuzohen për plagosje me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje si dhe deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore. • Personat e vënë në pranga nga policia për pjesëmarrjen në konflikt janë Dritan Pino, Petrika Ropi, Ilir Shukulli, Rafail Kocaqi, Salvi Asllan, Mihal Zhidro, Serxhio Mema, Gersi Dervishi, Sotiraq Shkurti dhe Kristi Lamçe.

3 artikuj për këtë temë.

10 MUAJ ME PARE

U përfshi në sherrin masiv në Korçë, kush është djali i policit me të shkuar kriminale, Petrika Ropi qëlloi 13 herë me thikë të riun para 3 vitesh

Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika
Sherri

KORÇË- Petrika Ropi është një nga personat e përfshirë në sherrin masiv në Korçë mbrëmjen e djeshme. Nga sherri masiv në lokal për motive të dobta, 2 persona kanë mbetur të plagosur me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Por kush është Pertika Ropi?

Nga një kërkim që Dosja.al bëri, del që emri i Petrika Ropit nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Kjo pasi në vitin 2022, Ropi plagosi një të ri 13 herë me thikë në zonën e Pazarit në Korçë. Bledar Asllani, i cili u qëllua pa mëshirë 13 herë, e ka denoncuar rastin në emisionin Fiks Fare, pasi nuk është marrë asnjë masë për autorin. 

Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika
Bledar Asllani

Sipas denoncimit të Asllanit, Petrika endej i lirë në rrugët e qytetit edhe pse e masakroi atë me thikë, pasi ka babain efektiv policie. 

Autori lëviz i lirë, kurse unë jam ende në spital. Dyshoj se e mbrojnë, se ai ka babanë polic. Babai i tij quhet Arqile Ropi, është inspektor zone. Kërkoj që të veprohet, pasi edhe mjeko ligjori erdhi dhe vetëm sa më pa. Asnjë gjë më tepër. Autori lëviz i lirë, s’ka asnjë masë, megjithëse me qëlloi 13 herë me thikë” përfundoi Bledari./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

EMRAT/ U konflikuan me njëri-tjetrin në lokal, kush janë të arrestuarit në Korçë

Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika
Pamjet nga sherri

KORÇË- Personat e mëposhtëm janë përfshirë në sherrin masiv të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal në Korçë. Mësohet se sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta, ndërkohë që të gjithë janë arrestuar nga policia.

Dritan Pino
Petrika Ropi
Ilir Shukulli
Rafail Kocaqi
Salvi Asllan
Mihal Zhidro
Serxhio Mema
Gersi Dervishi
Sotiraq Shkurti
Kristi Lamçe

Nga sherri i mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur 2 persona me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore./Dosja.al

10 MUAJ ME PARE

Sherri masiv në Korçë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, Policia: 2 të plagosur

Sherri masiv në Korçë me 2 të plagosur/ Zbardhet dinamika
Policia

KORÇË- Dinamika e sherrit masiv në Korçë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në një lokal është zbardhur. Mësohet se 10 personat që janë konflikuar në lokal mbrëmjen e kaluar janë vënë në pranga të gjithë. Ndërkohë që pronari i lokalit është proceduar penalisht dhe një tjetër person i përfshirë në konflikt është shpallur në kërkim.

Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që të gjithë akuzohen për plagosje me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje si dhe deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore. Nga sherri të mbrëmshëm kanë mbetur të plagosur 2 persona me thikë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas. Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:

-D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta";

-P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Plagosja e lehtë me dashje", "Shkatërrimi i pronës", "Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale "Punësimi i paligjshëm", pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

sherr ne korce

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës