LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në plagosjen e nipit/ 15-vjeçari mori tre plumba, e ëma e tij zbardhi ngjarjen: Kunetërit u konfliktuan për drogë (EMRAT+FOTO)

• Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në oborrin e banesës së tij në Fushë-Mëzez. • Policia ka dalë ditën e sotme me një njoftim zyrtar ndërsa ka zbardhur dinamikën e plagosjes së 15-vjeçarit. • Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim xhaxhai i të miturit, Nazmi Pëllumbi. • Policia thekson se 29-vjeçari Nazmi Pëllumbi pas një konflikti me vëllanë binjak ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt Florant Pëllumbit. • Plumbat kanë kapur aksidentalisht të miturin duke e plagosur 3 herë. • 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. • Nazmi Pëllumbi u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. • Ndërsa vëllai i tij u prangos për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. • Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. • Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. • Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e të miturit në Fushë-Mëzez/ 29-vjeçari mori automatikun për të vrarë vëllanë binjak, 15-vjeçari ishte te porta e oborrit kur u kap aksidentalisht nga plumbat

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në
Florent dhe Nazmi Pëllumbi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez. I mituri i plagos nga xhaxhai pas një konflikti me binjakun e tij. Vëllezërit binjakë Florent dhe Nazmi Pëllumbi mësohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe janë zënë në oborrin e banesës. Raportohet se 3 vëllezër të familjes Pëllumbi jetonin në një banesë private një katëshe në Fushë Mëzez, ku secili kishte hyrjen e tij. Gjatë sherrit mësohet se kanë ndërhyrë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes Pëllumbi për t’i ndarë.

29-vjeçari Nazmi Pëllumbi mësohet se është futur në banesë, ka marrë automatikun dhe është kthyer në oborrin e banesës për të qëlluar drejt vëllait binjak. Dëshmitarët janë shprehur se i kanë parë binjakët duke i tërhequr armën njëri-tjetrit. 15-vjeçar (djali i vëllait tjetër) nuk ka qenë në banesë kur ndodhi konflikti dhe në momentin që arma është shkrepur i riu ishte duke u futur brenda oborrit të shtëpisë.

Në momentin që është afruar të porta kryesore e banesës e kanë kapur plumbat. Nga pamjet e siguruara nga policia, shihej momenti kur i mituri qëllohet aksidentalisht me 3 plumba, ku një kapi në kraharor dhe dy të tjerë në krah. Plumbat kanë çarë llamarinën e portës dhe kanë goditur të miturin. 

Familja Pëllumbi nuk ka treguar të vërtetën dhe ka qenë nëna e të miturit që zbuloi konfliktin mes kunetërve. Pas dëshmisë është vënë në pranga Florent Pëllumbi ndërsa është shpallur në kërkim Nazmi Pëllumbi. Në banesën e Florent Pëllumbit policia gjeti edhe kokainë. 

1 VITE ME PARE

FOTO/ Sherri mes vëllezërve binjakë përfundoi me plagosjen e nipit, e ëma e 15-vjeçarit: Dy kunetërit u konfliktuan për drogë

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në
vellezerit

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit mbëmjen e djeshme në Tiranë. I mituri mbeti i plagosur pas një sherri mes xhaxhallarëve tij, vëllezërve binjakë, Nazmi dhe Florant Pëllumbi. Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e këtyre të fundit. 

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në
Nazmi dhe Florant Pëllumbi

Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës. 

29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga, ndërsa në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, ndërsa vëllai i tij u shpall në kërkim. 

 

1 VITE ME PARE

EMRAT/ Sherri mes vëllezërve binjakë agravoi me përdorimin e armëve, zbardhet plagosja e 15-vjeçarit në Fushë-Mëzez, në kërkim xhaxhai i të miturit

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së një 15-vjeçari të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez. I arrestuari është Florant Pëllumbi. Mësohet se vëllai binjak i të arrestuarit, Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se i mituri i plagos pas një konflikti të xhaxhallarëve të tij binjakë.

Pas një konflikti mes vëllezërve, Nazmiu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt vëllait të tij. Plumbat kanë kapur aksidentalisht të mitur duke e plagosur 3 herë. 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi:

Tiranë/ Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

1 VITE ME PARE

Plagosja e 15-vjeçarit në Kashar/ Policia shoqëron babain dhe xhaxhanë e të miturit, dëshmitë kontradiktore ngrenë dyshime për një konflikt brenda familjes

Sherri mes vëllezërve në Tiranë përfundoi në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KASHAR- Babai dhe xhaxhai i 15-vjeçarit që mbeti i plagosurmbrëmë në zonën e Fushë Mëzezit, janë shoqëruar në polici. Shoqërimi i tyre ka ardhur pas dyshimeve të hetuesve për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili shkoi në përdorim armësh. Ende nuk është në mënyrë të plotë kjo pistë.

Dëshmia e të miturit është kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes. Sipas 15-vjeçarit është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë e zezë, e cila sipas tij është larguar menjëherë.

Por, hetuesit, nga këqyrja e vendit të ngjarjes konstatuan 5 vrima plumbash në derë, të cilët janë qëlluar nga brenda oborrit, pasi vrimat e plumbave kanë dinamik dalës jashtë porte dhe jo nga jashtë brenda, duke rrëzuar mundësinë e të shtënave të mundshme nga autorë të jashtëm.

Dyshimet e hetuesve deri tani janë për konflikt mes 2 vëllezërve, debat që mund të ketë degraduar në oborr, deri në përdorim arme. Edhe i ati i 15-vjeçarit ka dhënë dëshmi kontradiktore, pasi sipas tij kishte dëgjuar të shtëna dhe djalin që erdhi i plagosur. 15-vjeçari, sipas burimeve, nuk ka rrezik për jetën, ndërsa ka marr 3 plumba, 1 në shpatullë dhe 2 në krah.

plagosja e 15-vjecarit ne kashar nazmi pellumbi florant pellumbi

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës