Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Zhvillime të reja nga Kosova. • Një ditë pas përplasjes së bujshme në Kuvend, ashtu siç u njoftua Prokuroria ka nisur hetimet dhe marrjen në pyetje të personave të përfshirë në incident. • Një nga protagonistët e ngjarjes së bujshme ishte deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili hodhi ujë me shishe drejt kryeministrit Albin Kurti, teksa ky i fundit po fliste nga foltroja, situatë e cila më pas agravoi në dhunë me ministrat e kabinetit qeveritar. • Lushtaku është marrë sot në pyetje nga organi i akuzës. • Sipas avokatit të tij, Faton Fetahu, Lushtaku u mor në pyetje në cilësinë e të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. • Ai shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje. • Sakaq, partia tjetër opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbledhur sot Kryesinë për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm për situatën e krijuar edhe pse nuk u përfshinë në incident. • Ngjarja është cilësuar si 'zhgënjyese' nga Bashkimi Evropian. • Duke dënuar skenat e dhunës në Kuvend, shefi i Zyrës së BE në Kosovës, Tomas Szunyog u shpreh se diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie.
4 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Ministri i Financave, Hekuran Murati i cili u përfshi në përleshjen fizike në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës pretendon se veprimi i deputetëve të PDK-së ishte i planifikuar. Murati ka publikuar në Facebook një foto para se të ndodhte incidenti që nisi me hedhjen e ujit nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
“Se a ishte rasti i djeshëm vetëm aksion simbolik e spontan i një deputeti, apo veprim i paramenduar e i planifikuar nga PDK, e dëshmon fotoja më poshtë. A, nëse i keni dëgjuar mbrëmë analistët nëpër studio dhe deputetët që më sulmuan, edhe mund të krijohet përshtypja se deputetin Lushtaku e sulmuam nga ulësja e qeverisë e ai u vetëmbrojt te ulëset e qeverisë. E me të parë Mërgimin teksa vetëmbrohej, Hajdar Beqa e Bekim Haxhiu u nisën nga fundi i sallës me vrap drejt nesh, që të vetëmbroheshin edhe ata”, ka shkruar Murati.
Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?
Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.
KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur kryesinë e partisë. Në njoftimin zyrtar thuhet se kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit në vend, përfshirë dhunën e përdorur dje në Kuvendin e Kosovës.
“Si pasojë e zhvillimeve të fundit, pamjeve të shëmtuara të dhunës në Kuvendin e Kosovës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur anëtarët e Kryesisë ku po diskutohet për hapat e LDK-së në ditët në vijim“, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Dje në Kuvend ka pasur përleshje fizike mes deputetëve të PDK-së dhe pjesëtarëve të Qeverisë Kurti. Tensionet vazhduan edhe pas rikthimit të deputetëve dhe kabinetit qeveritar në sallë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca vendosi që të vazhdojë seancën, duke e tejkaluar diskutimin që çoi në shpërthimin e dhunës, e që kishte të bënte me bisedat e incizuara mes shefes së Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusarit dhe zyrtarit të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiç. PDK-ja nuk pranonte të tejkalohej ky disktuim dhe e bllokoi foltoren e Kuvendit për disa orë.
Ndërkaq, deputetët e LDK-së nuk u përfshin në tensione. Deputeti Armend Zemaj i kërkoi Konjufcës ta ndërpriste seancën, duke ia lexuar rregulloren e Kuvendit, por kryeparlamentari e refuzoi kërkesën.
KOSOVË- Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është marrë në pyetje nga prokuroria për incidentin në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku deputetët e opozitës dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Avokati mbrojtës Faton Fetahu pretendoi se Lushtaku u pyet nga organi i akuzës në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës. Ai shtoi se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.
“Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës. Deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi, që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhyn në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim, që ka imunitet, zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarëve të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, ka thënë ai.
Dje deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës paralajmëroi se do të padisë zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ministren Albulena Haxhiun dhe Hekuran Muratin me pretendimin se është sulmuar prej tyre dhe se sulmi ishte i koordinuar nga qeveria.
Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës?
Përplasje dhe tension në Kuvendin e Kosovës. Seanca nisi me reagimet e deputetëve të opozitës për publikimin e audi-përgjimeve të deputetes Mimoza-Kusari Lila dhe nënkryetarit të Listës Serbe Sllavko Simiç të cilët flasin për politikanin famëkeq serb Radoiçiç i shpallur non-grata nga amerika. Në foltore dhe karrigen e Kurtit, disa deputetë të opozitës kanë vendosur pankartat 'Zdravo' duke iu rreferuar skandalit të përgjimeve. Pasi kryeministri Albin Kurti mori fjalën në Kuvend duke folur për marrëveshjen me BE-në për të ulur tensionet, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka hedhur drejt tij ujë më shishe. Në këtë moment kanë ndërhyrë ministrat e kabinetit qeveritar, më pas situata ka dalë jashtë kontrollit.
KOSOVË- Bashkimi Evropian ka dënuar skenat e dhunës në Kuvendin e Kosovës, në seancën e djeshme plenare, ku opozita dhe ministrat e kabinetit qeveritar patën një përplasje fizike. Në një postim në Twitter, shefi i Zyrës së BE në Kosovës, Tomas Szunyog shkruan se diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie.
“Skena zhgënjyese dhune janë parë sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskutimet dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, shkruhet në postimin e tij.
Disappointing scenes of violence seen today in the Assembly. The Assembly is not a place for physical attacks, but a place to discuss proposals and policies in a democratic manner. Discourse and exchange of ideas are basic foundations of a democracy.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 13, 2023
Incidenti ka ngjallur reagime të shumta. Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet. Një reagim ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama tha se një sjellje e tillë është një turp për Kosovën, madje shtoi se opozita duhet të distancohet nga kjo sjellje që nuk do t'i shërbejë për mirë Kosovës.