Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një konflikt ka degraduar pasditen e sotme deri në përdorimin e armës dhe përplasje me sende të forta. • Sherri ka ndodhur në një servis automjetesh në Marikaj të Vorës, pas një debati që dyshohet se lidhej me pjesët e këmbimit të makinave. • Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 28-vjeçari Xhuliano Shkurti. • Më pas një prej vëllezërve e ka qëlluar me armë në këmbë. • Sipas informacioneve policore të tre personat e përfshirë në konflikt janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. • Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
3 artikuj për këtë temë.
VORË- Policia ka reaguar lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme në Vorë. Bëhet me dije se gjatë një konflikti në një servis në Marikaj, është plagosur me armë zjarri 28-vjeçari, Xhuliano Shkurti dhe me sende të dy vëllezërit me mbiemrin Mara. Këta të fundit janë goditur me sende të forta nga Shkurti.
Përplasja fizike mes tyre dyshohet se ka ndodhur pas një debati që lidhej me pjesët e këmbimit të makinave. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
JOFTIMI I POLICISË:
Vorë/Informacion paraprak
Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç.
Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VORË- Janë zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Marikaj të Vorës, ku u plagos me armë zjarri një person. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti në një servis që dyshohet se lidhej me pjesët e këmbimit të makinave.
Dy vëllezër me mbiemrin Mara janë goditur me sende të forta në servisin e tyre nga 28-vjeçari Xhuliano Shkurti.
Më pas një prej vëllezërve e ka qëlluar me armë në këmbë. Shkurti ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

VORË- Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Marikaj të Vorës. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur pas një sherri të dhunshëm mes dy personave.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa i plagosuri i cili dyshohet se ka marrë një plumb në këmbë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i autorit dhe të plagosurit ende nuk dihen.