Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Me shkopinj gome dhe armë zjarri, pjestarë të fisit Rraja dhunuan më 6 korrik barbarisht vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja, në një lokal në aksin Fushë Krujë -Thumanë. •Policia bëri të ditur një ditë më parë se dy anëtarë të fisit Rraja janë ndaluar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. •Ndërsa sot, 'Dosja.al' ka bërë publike pamjet e qarta nga sherri, i cili përmban pamje të rënda. •Burrat me shkopinj gome qëllojnë pa ndaluar edhe fort ndaj dy vëllezërve të cilët ishin ankuar se punimet e gurores në Borizanë për të cilën ka leje shfrytëzimi Përparim Rraja, po u dëmtonte banesat e tyre, por dhe të zonës përreth. •Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën. •Burri i veshur me bluzë bojëqiell, i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur. •Por, nuk lihet të largohet. •I gjithë grupi i fisit 'Rraja' e ndjek nga pas, e madje një burrë i veshur me të bardha ( i cili raportohet se është një nga vëllezërit Rraja) në dorën e djathtë ka pistoletën ndërsa me të majtën e godet me grusht. •Burri me bluzë të zezë dhe me shkop bejsbolli në dorë është Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja, ndërsa personi me pistoletë në dorë është Xhelali vëllai i deputetit Rrahman Rraja. •Njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë. •Policia ka ndaluar Ineidi Rraja 23 vjeç, Eni Kullaj 27 vjeç, Kujtim Përdaku 57 vjeç dhe Andi Rraja 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. •Gjithashtu u shpallën në kërkim Xhelal Rraja, 65 vjeç, Flamur Rraja, 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç. • Policia për këtë ngjarje ka bërë deklarata kundërshtuese. •Fillimisht policia njoftoi se kishte shoqëruar në Komisariatin e Krujës dy vëllezërit Rraja, ndërsa shtonte se kishte shpallur në kërkim dy të tjerë. •Në njoftimin e thelluar, policisë sot i kanë "humbur" vëllezërit e deputetit, madje i ka shpallur edhe në kërkim. •Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për lirimin e tyre, që u ndryshua menjëherë pa publikimit të videos me imazhe të rënda të dhunës ndaj disa qytetarëve, që kërkonin të drejtën e tyre për mosdëmtimin e banesave nga gurorja e fisit Rraja. • Ngjarja ka sjellë reagime të shumta nga opozita, e ndërsa mazhoranca qëndron në heshtje. • Opozita dënon sulmin dhe kërkon reagim nga drejtësia. •Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar se Bilbil dhe Jashar Maja janë kryetarë të grupseksionit të kësaj force politike në Borizanë.
17 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, e ka cilësuar dhunën e fisit Rraja si ekzemplare. Ai shkruan në Facebook se ngjarja e ndodhur në mes të ditës e madje e filmuar nga vetë dhunuesit, nuk ishte gjë tjetër veçse për ti dëshmuar komunitetit se padronët e zonës janë vetëm ata. Duke analizuar këto fakte të cilat u bënë publike, Arlind Qori shprehet se shteti nuk ekziston.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Fushë-Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë dhunuar me shkopinj gome Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ulur në një lokal. “Mollë sherri” u bë protesta dhe ankesa e tyre për një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet.
Postimi i plotë
Dhuna e gangsterëve Rraja ishte ekzemplare. Në mes të ditës, në kafene, e filmuar nga vetë rrahësit - për t'i treguar komunitetit se padronët e zonës janë ata. Shteti nuk ekziston në Rraja-stan. Shteti nuk ekziston në shumë stane të tjera të Shqipërisë. Shteti thjesht vendos marrëdhënie partneriteti me të zotët e staneve. Kjo është Republika e Gangsterëve.
TIRANË- Rexhep Rraja, një emër i njohur për policinë, është shpallur në kërkim pasi ishte pjesë e grupit të dhunuesve të cilët rrahën barbarisht me shkopinj Bilbil dhe Jashar Majën. Djali i deputetit socialist, Ramazan Rraja, nuk figuronte as në njoftimin e djeshëm të policisë dhe as në njoftimin e mesditës së sotme. Por pasi media e evidentoi, ndërhyri policia me një njoftim të tretë, ku njoftonte se kishte identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe Rexhep Rrajën.
Çfarë njoftoi policia mbrëmjen e sotme
Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit Bujar dhe Jashar Maja, Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi Rexhep Rraja, për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje".
Sherri për një gurore
Shkak është bërë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth, 200 metra në vijë ajrore nga gurorja. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores, për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu brenda ambienteve të lokalit, duke i rrahur.
Kush është Rexhep Rraja?
Rexhep Rraja u bë i njohur për publikun, pasi e ish e dashura e tij Xhisiela Maloku e denoncoi për dhunë dhe presion. Në dashminë e saj ajo rrëfente se ishte njohur me djalin e deputetit në vitin 2012, dhe ka qenë e lidhur me të deri në vitin 2017. Sipas saj, konfliktet me ish të dashurin, i kanë ardhur pas ndarjes.
Në vitin 2018, Maloku pretendonte se Rexhep Rraja e ka dhunuar fizikisht dhe e ka djegur me cigare në kofshë. Madje sipas saj nga dhuna që i është ushtruar në një dhomë hoteli ku e ka marrë nen kërcënimin e pistoletës, ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk mban mënd nëse është abuzuar apo jo.
Xhisela pohon se ka patur lidhje me djalin e deputetit prej 5 vitesh, por më pas ai e ka ndarë dhe e ka kërkuar sërish. Madje ajo ka marrë kërcënime deri me vdekje. Në dëshminë e saj ajo thekson se Rexhep Rraja i ka drejtuar pistoletën dhe më pas e ka çuar në hotel.
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka reaguar sa i takon transmetimit të pamjeve të dhunës në Fushë-Krujë, duke apeluar ndaj mediave për të patur kujdes me pamjet, pasi nxisin dhunë. Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona i goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Sipas AMA-s, përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunës ekstreme, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit.
"Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë-Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Përdorimi i teknikave të mbulimit të skenave të dhunimit ekstrem, ose i pasojave tek viktimat evitojnë efektin që përmbajtjet e papërshtatshme kanë te shikuesit, sidomos tek të miturit. Në mënyrë profesionale redaksitë audiovizive duhet të mbajnë parasysh dhe orarin e transmetimit të skenave ekstremisht të rënda, si dhe të aplikojnë mesazhe paralajmëruese për largimin e të miturve. Referencat në ligjin 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, OSHMA-të do të duhet të zbatojnë specifikisht kërkesat e nenit 4 të këtij ligji, për “moslejimin e transmetimeve që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve”, (pika 2/d), si dhe “moslejimin e transmetimeve që nxisin ose justifikojnë dhunën”, (pka 2/dh). Po ashtu në nenin 32, pika 4, saktësohet se “OSHMA-të nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen …. dhe çdo formë tjetër diskriminimi”. Në nenin 33, thuhet mes të tjerave që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut, (pika 1/ç); apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale“ (pika 1/d). AMA vijon me monitorimin e të gjithë mbulimit mediatik të këtij rasti dhe do të marrë masat e nevojshme nëse konstatohet shkelja e kërkesave ligjore", njofton AMA.
Gurorja e Rrajave po u shkatëron banesat qytetarëve, por deri më tani kërkesat e tyre duket se kanë shkuar në “vesh të shurdhër”. Banorët e Borizanës të cilët kanë treguar për mediat dëmet që kanë pësuar, thonë se nga shpërthimi i fundit u është dukur sikur është hapur toka. Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh, dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.
Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja. Banesat po dëmtohen dita-ditës, kjo nga shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë. Zgjidhja e cila nuk erdhi përmes komunikimit, pasoi nëpërmjet dhunës.
“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë, na kanë dëmtuar", tregon Jashar Maja në një prononcim për "Report TV".
Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja që janë dëmtuar. Jo vetëm këta, por banorët e zonës janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara. Kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.
“Thamë se u hap toka”, tregon një grua ndërsa tregon dhe dëmet. Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.
“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë su trondit vendi, u hap toka, mendova se është tërmet por ishin mina! Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar, u shkatërruan prapë!”, shprehet gruaja.
Duket se kjo problematikë është aq e hershme, e madje pak kohë më parë banorët janë ngritur edhe në një protestë, por që për fat të keq nuk gjetën zgjidhje.
KRUJË- Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar barbarisht dy vëllezërit Maja ditën e djeshme. Policia njofton se Rexhep Rraja u identifikua nga videoja e dhunës së shpërndarë në media.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja. Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është zëri i radhës që reagon për dhunën ndaj vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja, duke i lënë pa ndjenja. Meta që në krye të mesazhit të shpërndarë në Facebook, thotë se dhuna ka emrin dhe fytyrën e kryeministrit Rama, dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit. Për të, është tejet shqetësuese mosveprimi i Policisë së Shtetit. Meta shprehet më tej se është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari, hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike.
Reagimi i plotë
Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.
Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të "Rilindjes", që grabisin zgjedhjet për t'i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.
Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!
Xhelal dhe Përparim Rraja, vëllezër të deputetit Rrahman Rraja, me shkopinj e armë ndër duar, kanë sulmuar vellezërit Bilbil dhe Jashar Maja. Ndaj tyre është goditur disa herë derisa njëri prej tyre, Bilbil Maja humbi ndjenjat për shkak të dhunës fizike.
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e dhunshëm të një ditë më parë, në një lokal në Borizanë të Krujës. Pjesëtarë të fisit Rraja dhunuan dhe goditën me sende të forta dy vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja, duke i lënë pa ndjenja.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbulon se Bilbil dhe Jashar Maja janë kryetarë të grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë. Sherri ndodhi pas konfliktit mes palëve, pasi vëllezërit Maja ishin ankuar për guroren, sepse shpërthimet u krijonin shqetësime në banesat e tyre.
Berisha ndër të tjera sqaron se Xhelal dhe Flamur Rraja, vëllezërit e deputetit Rrahman Rraja, ushtruan dhunë ndaj dy qytetarëve të pafajshëm. Dy vëllezërit e deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë dhunuar me shkopa bejsbolli dhe kanë kërcënuar me pistoletë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët janë mbështetës të së djathtës.
Gurorja e cila u kthye në ‘mollë sherri’ për dhunimin barbar të dy kushërinjve në Krujë nga fisi Rraja, ndodhet rreth 100 metra larg nga banesa e të plagosurve, Jashar dhe Bilbil Maja. Shpërthimet e minave prej kohësh kanë shqetësuar banorët e fshatit Borizanë, të cilët kanë denoncuar administratorët e kësaj guroreje, pasi janë shkaktuar plasaritje tek banesat.

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja kundrejt atyre Maja, ku e ka quajtur si “dhunë shtazore”. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka shprehur solidaritetin me dy të lënduarit, Bilbil dhe Jashar Maja.
Berisha shprehet ndër të tjera se Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja, dhe iu rikujton se drejtësia vonon, por nuk harron krimet e tyre të shëmtuara.
Postimi i plotë
Dhunë shtazore në Borizanë të Krujës e Xhelal dhe Flamur Rrajës, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.
Të dashur miq,
Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.
Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat. Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara. #sb
KRUJË- Xhelal dhe Flamur Rraja janë në kërkim nga Policia e Shtetit. Pas dhunimit të vëllezërve Maja në Borizanë të Fushë Krujë, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme, Policia njoftoi se kishte shoqëruar në Komisariatin e Krujës dy vëllezërit Rraja, gjithashtu vëllezërit e deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Ndërsa shtonte se kishte shpallur në kërkim dy të tjerë. Në njoftimin e thelluar, Policisë sot i kanë "humbur" vëllezërit e deputetit, madje i ka shpallur edhe në kërkim. Përse ka ndodhur ndryshimi i deklaratës, ose përse u liruan dy vëllezërit Rraja ende nuk dihet. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për lirimin e tyre, që u ndryshua menjëherë pa publikimit të videos me imazhe të rënda të dhunës ndaj disa qytetarëve që kërkonin të drejtën e tyre për mosdëmtimin e banesave nga gurorja e fisit Rraja.
NJOFTIMI I PLOTË- DJE:
Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr. Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë një informacion të plotë.
NJOFTIMI I PLOTË- SOT:
Goditën në ambientet e një lokali 2 shtetas, shoqërohen në komisariat 8 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 4 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit: – I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L. Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç. Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës". Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç. Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
KRUJË- Dalin fotot e të dhunuarve nga anëtarët e fisit Rraja në Borizanë të Fushë Krujës. Panorama Tv ka siguruar fotot e dy kushërinjve, Jashar Maja dhe Bilbil Maja pas ngjarjes të cilët u dhunuan brutalisht nga pjetarë të fisit Rraja, të cilët madje kanë edhe çarje në kokë. Për shkak të dhunës, të dy të plagosurit janë "të larë" në gjak, ndërsa për mediat tregojnë se Policia e Shtetit nuk i ka dërguar në spital, por direkt në Komisariat për të dëshmuar edhe pse gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.
Ngjarja u shënua mesditën e djeshme, 6 korrik 2023, ndërsa sot Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar 4 persona ndërsa 3 u shpallën në kërkim. Organizatorët janë kujdesur ta filmojnë për tia treguar dhe të tjerëve pasojat që mund të ndodhin nëse ankohesh. Mes dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.
Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar më 5 qershor në media se shpërthimet gjatë punimeve në gurore po u shkatërronin banesat e tyre. Ndërsa mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, e pikërisht në ato momente i kanë dhunuar.
TIRANË- Partia Demokratike reagoi zyrtarisht pas pamjeve të dhunës barbare të ushtruar nga banda e njerëzve të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Shefi i organizimit të PD, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën, atyre që ai i ka cilësuar si bandat e Rrajës dhe të Artur Bushit. Ndër të tjera në fjalën e tij, Balliu tha se Partia Demokratike dënon me neveri këtë demonstrim force të pushtetit.
"Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh,"-u shpreh ai ndër të tjera.
DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU
Ndërkohë që Edi Rama luan liderin global nëpër Ballkan, gangsterët e tij politikë dhe ekonomikë në Shqipëri dhunojnë qytetarët me shkopa bejsbolli, shkelma, grushta e pistoletë te koka, në mes të ditës. Një video që po qarkullon gjerësisht jep pamje tronditëse se si krimi dhe shteti janë bërë një. Bandat e Niklës nën udhëheqjen e vëllait të deputetit të Ramës në Krujë, Rrahman Rraja rrahin demonstrativisht dy vëllezër nga një fshat i zonës. Faji i tyre është ankesa se gurorja e deputetit Rraja po u rrezikon shtëpinë. Lehtësia me të cilën ushtrohet dhuna është tronditëse. Kjo dëshmon se dhunuesit ndihen në kontroll dhe nuk kanë frikë nga shteti, ngaqë janë të lidhur me pushtetin dhe janë pjesë e tij. Partia Demokratike dënon me neveri dhe forcë këtë demonstrim force të pushtetit që është ngritur kundër qytetarëve të Shqipërisë. Thirrja për hetime ka vend, por Shqipëria nuk është më vendi ku thirrjet dëgjohen nga institucionet, dhe ku ka burra e gra në shtet që mund të kthejnë përgjigje. Dyert e institucioneve të drejtësisë janë të mbyllura për të fortët, dhe të hapura kanat për të pamundurit, kur nuk paguajnë dot energjinë apo rregullojnë ballkonin pa leje. Alarmi këtu nuk është vetëm dhuna në vetvete, por se si atë e ushtrojnë familjet e lidhura me pushtetin, familjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Me atë dhunë ata po thonë: ky është territori ynë, jo i krutanëve. Sa për kujtesë, Rrahman Rraja është para kryeministrit Edi Rama në listën e qarkut të Durrësit. Me siguri do të jetë edhe në listën tjetër. Edi Rama ia ka dorëzuar Krujën Rrajas dhe Bushit, sepse vetëm me të ngjashmit e tyre ai mund ta gëzojë atë pushtet, që po me ata dhe të tjerë ata ai e vjedh. Kjo është fytyra e Edi Ramës në Krujë dhe dhjetra bashki të tjera. Përpjekja e tij për të kontrolluar konfliktin rajonal, ngjan edhe më qesharake kur kupton se ai nuk kontrollon dot Niklën dhe Borizanën, dy fshatra që Sali Berisha i kontrollonte me katër policë.
Dje, fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja./Dosja.al
KRUJË- Njëri nga të plagosurit nga grupi i Rrajave, Jashar Maja, ka dhënë një deklaratë për mediat. Ai ka treguar se si e goditën bashkë me djalin e xhaxhait, Bilbil Jashari, në kafene me shkop gome dhe me tyta armësh. Jashari thotë se nëse nuk vendoset drejtësia, do ta vendosë vetë një të tillë.
“Ishim në autostradë te një lokal po pinim kafe dhe në atë moment çuni i xhajës kishte lene takim me inxhinierin e gurores. Edhe duke diskutuar me të për problemin e guroreve që mos t’i bënim me rendiment më të ulët minat se na shemben shtëpitë. Atëherë jemi ulur në kafe të tre dhe nuk ka zgjatur asnjë minutë, kanë ardhur ata Rrajat. Na kanë goditur me shkop gome, me tyta armësh. Kanë pasur armë se thonë nuk kanë pasur. Ne kemi dhe video të tjera, ku duken komplet çunat. Ka qene Xhelali, Përparimi, Flamur Rraja, kemi njohur shumë.
Kemi marrë policinë në telefon pasi kanë ikur ata. Kam tërhequr çunin e xhajës zvarrë dhe kam dal në rrugë. Policia erdhi pas dy orësh. Ka ardhur një patrullë që ishte më afër dhe ka ardhur për dy orë. Na kanë shoqëruar në Komisariatin e Fushë Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak.
Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Kam vetëm tre vjet që kam hyrë në shtëpi dhe instalimet i kam akoma pa vënë”, u shpreh Jashari.
KRUJË- Vëllai i Jashar Majës, i cili mbeti i plagosur në sherrin në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona e goditën me shkopa bejsbolli dhe grushte, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. Murat Maja, ka treguar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shendetësore.
“Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeccare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë. Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë.
Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qendrojë. Unë kam qene në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelal Rraja me patllake në dorë. Ne kemi denoncuar guroret, nuk ka është kthyer asnjë përgjigje”-tha ai.
Vëllezërit Bilbil dhe Jashar Maja denoncuan gruroret, për zhurmat e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja. Kjo solli konfliktin mes dy fiseve./Dosja.al
TIRANË- Policia ka arrestojë 4 persona dhe të shpallë në kërkim 3 të tjerë, si të përfshirë në konfliktin mes fisit Rraja dhe Maja në Fushë-Krujë.
Policia ka ndaluar Ineidi Rraja 23 vjeç, Eni Kullaj 27 vjeç, Kujtim Përdaku 57 vjeç dhe Andi Rraja 28 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xhelal Rraja, 65 vjeç, Flamur Rraja, 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç, të gjithë këta persona janë pjesëtarë të fisit Rraja.
Ata dhunuan dhe goditën me sende të forta dy vëllezërit B.Maja dhe J.Maja duke i lënë pa ndjenja. Sherri ndodhi pas konfliktit mes palëve, pasi vëllezërit Maja ishin ankuar për guroren e P. Rr. pasi shpërthimet në këtë gurore u krijonin shqetësime në banesat e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditën në ambientet e një lokali 2 shtetas, shoqërohen në komisariat 8 autorët e dyshuar. Vihen në pranga 4 dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë. Gjatë operacionit për kapjen e këtyre shtetase u angazhuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" të DVP Tiranë dhe Reparti Special RENEA. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në lidhje me një konflikt në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J. M., shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja, dhe të Repartit Special RENEA, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë, shtetasit:
- I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, P. Rr., 65 vjeç, N. M., 35 vjeç, L. Rr., 54 vjeç, D. Rr., 31 vjeç.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë ndalimi i shtetasve I. Rr., 23 vjeç, E. K., 27 vjeç, K. P., 57 vjeç, A. Rr., 28 vjeç, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve të zjarrit dhe i municionit", "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës".
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit Xh. Rr., 65 vjeç, F. Rr., 55 vjeç, dhe K. Rr., 31 vjeç.
Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., dhe shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimim e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
TIRANË- Ditën e sotme 'Dosja.al' siguroi me video momentin e dhunës së ushtruar nga fisi Rraja drejt vëllezërve Maja. Personi i cili mban pistoletë në dorë dhe shihet qartë në video është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rrajës, Xhelal Rraja. Ai i drejton pistoletën në kokë personit të dhunuar i cili ka përfunduar pa ndjenja në tokë pasi është dhunuar brutalisht nga fisi Rraja.
Fisi Rraja nga Kruja ka dhunuar brutalisht me shkopa gome, bejsbolli e madje kanë kanosur me armë në kokë dy vëllezërit Bilbil Maja dhe Jashar Maja, pasi këta të fundit u ankuan për punimet në një gurore në Borizanë, e cila është në pronësi të fisit Rraja./Dosja.al

KRUJË- 'Dosja.al' ka siguruar videon e momenti të sherrit të frikshëm që ndodhi mes dy fiseve brenda një lokali në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Me shkopinj gome, grushta e madje edhe me armë, grupi i fisit 'Rraja' futen në ambientet e brendshme të lokalit dhe qëllojnë pa mëshirë Bilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është bërë një gurore në Borizanë, të Krujës.
Në këtë video të shkëputur nga ngjarja, shihet se Xhelal Rraja, Përparim Rraja, dhe disa anëtarë të tjerë të këtij fisi qëllojnë me shkop bejsbolli njërin nga vëllezërit Maja. Madje, siç shihet edhe në video, edhe pse Maja rrëzohet në tokë nga goditjet e forta, dhuna ndaj tij nuk ndalet.
Në një moment shihet se njëri prej pjestarëve të fisit Rraja i drejton armën.
'Boll, hajde'- thonë më pas ata dhe largohen.
Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al
KRUJË- Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja. Këto të fundit, të pajisur me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuarBilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës.
Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma.
"Gjuaje k... Më fort! Më fort! thonë ata intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve.
Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al