Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Nevis Ibrahimi polici i cili kryente shërbim në rregjimin e brendhsëm të Burgut të Drenovës është ndaluar sot nga policia.• Ai ka tentuar të fuste drogë në burg, duke shfrytëzuar fluksin e vizitave të së dielës dhe policët kontrollojnë familjarët që kalojnë për të takuar të burgosurit. • Ibrahimi ka shfaqur veprim të dyshimta, duke tërhequr vëmendjen e kolgëve të tij. • Këta të fundit e kanë futur për kontroll në një dhomë të veçantë, ku në trup i është gjetur i fshehur një sasi kanabis sativë e mbështjellë më nje copë të bardhë, përkatësisht në të mbathura. • Sjelljet e dyshimta të tij, kanë bërë që të jetë në kontroll të vazhdueshëm nga shërbimet e policisë. • Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. • Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.
4 artikuj për këtë temë.
KORÇË- Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në burgun e Drenovës nuk ka pranuar të flasë, teksa është marrë në pyetje nga policia lidhur me rastin. Ai nuk ka treguar asgjë për drogën që u gjet në trupin e tij gjatë kontrollit e cila mësohet se ishte rreth 30 gram. Efektivi nuk ka treguar as emra, se kujt do i dërgohej droga.
Si u ndalua?
Nevis Ibrahimi polici i cili kryente shërbim në rregjimin e brendhsëm të Burgut të Drenovës është ndaluar sot nga policia. Ai ka tentuar të fuste drogë në burg, duke shfrytëzuar fluksin e vizitave të së dielës dhe policët kontrollojnë familjarët që kalojnë për të takuar të burgosurit. Ibrahimi ka shfaqur veprim të dyshimta, duke tërhequr vëmendjen e kolgëve të tij. Këta të fundit e kanë futur për kontroll në një dhomë të veçantë, ku në trup i është gjetur i fshehur një sasi kanabis sativë e mbështjellë më nje copë të bardhë, përkatësisht në të mbathura./ Dosja.al
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i efektivit që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës dhe u ndalua sot nga policia. Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës. Sjelljet e dyshimta të tij, kanë bërë që të jetë në kontroll të vazhdueshëm nga shërbimet e policisë.
Pas kontrolleve ditën e sotme, atij i është gjetur në trup, përkatësisht në të mbathura një sasi lënde e dyshuar canabis ssativa e cila ishte mbështjellë. Kontrolli i tij është kryer në një dhomë të veçantë nga disa punonjës, ku edhe është gjetur sasia e drogës. Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg./ Dosja.al
KORÇË- Personi që shihni në foto është Nevis Ibrahimi, polici që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës. Punonjësit të policisë iu gjet një sasi cannabis në trup gjatë kontrollit. Ai e kishte fshehur drogën në rrobat e brendshme ndërsa nuk ishte e ndarë në doza.
Sot policia bëri të mundur ndalimin e tij dhe më pas kontrollin pas dyshimeve se fshihte diçka në rroba. E më pas u zbulua sasia e drogës. Pritet sektori i antidrogës për të ta peshuar, dhe për të vijuar me veprimet si edhe SHKB e burgjeve.
KORÇË- Ndalohet një punonjës policie në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e Drenovës në Korçë. Pak minuta më parë, gjatë kontrollit, punonjësit të policisë Nevis Ibrahimi, i është gjetur një sasi cannabis në trup.
Nuk dihet ende sasia e drogës pasi pritet të peshohet. Punonjësi i policisë u arrestua në kushtet e flagrancës.