LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1 viktimë, 9 të plagosur, Mjekët: Një grua e moshuar në gjendje kritike

• Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e kaluar në Kroaci. • Në autobus ndodheshin 8 pasagjerë dhe 2 shoferët i tij, 58 vjeç me emrin Adem Rexha dhe Gazmir Korba • Deri më tani raportohet se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një person, i cili është Korba, ndërkohë që të tjerët janë të plagosur. • Personat që kanë mbetur të plagosur janë dërguar në spitalet Karlovac dhe Ogulin. • Nga aksidenti janë identifikuar katër persona të cilët janë shoferët Adem Rexha e Gazmir Korba si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça. • Drejtori i spitalit ku janë shtruar disa nga të plagosurit ka deklaruar se një grua e moshuar shqiptare është në gjendje kritike për jetën, duke theksuar se gjithsej janë 4 persona në gjendje të rëndë. • Shkak për aksidentin është bërë moti i keq dhe rrugët e mbuluara nga bora në Kroaci.

13 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vdiq në aksidentin në Kroaci, Niko Peleshi: Lajm i dhimbshëm, s’mundi t’u kthehej kolegëve në Komandën e Forcës Ajrore

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Gazmir Korbi

TIRANË- Gazmir Korbi, i cili u nda nga jeta tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në Kroaci ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i cili ndau ngushëllime e tij për viktimën.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!,”- shkroi Peleshi teska ndan edhe foton.

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën. Por po ashtu ka edhe një të moshuar në gjendje të rëndë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti i autobusit në Kroaci, ambasadori: Ja gjendja e të plagosurve shqiptarë

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Riza Poda

KROACI- Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi gjendjen e të plagosurve nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori Poda tha se 5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac, ndërsa 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mejkëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Poda.

Mbrëbjen e djeshme, një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën.

3 VITE ME PARE

Ç'thonë autoritetet kroate për aksidentin e autobusit nga Shqipëria? Flet ambasadori: Shkak dyshohet koha e keqe

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Riza Poda

KROACI- Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi qëndrimin e autoriteteve kroate për aksidentin e autobusit nga Shqipëria. Në një intervistë për Euronews Albania, ambasadori Riza Poda tha se koha ka qenë shumë e keqe dhe organet përkatëse ende nuk janë prononcuar në një deklaratë zyrtare për të vendosur fajin.

“Shkaku ka qenë koha shumë e keqe, sidomos në pjesën ku ka ndodhur aksidenti,”-tha ai. 

Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në orën 23:43, mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se një nga dy shoferët e autobusit ka humbur jetën. Por po ashtu ka edhe një të moshuar në gjendje të rëndë.

3 VITE ME PARE

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci, dëshmitari: Më parakaloi me shpejtësi, kur e pashë të përmbysur thirra ambulancën

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Foto ilustruese

KROACI- Mbrëmë, në Kroaci, autobusi me targa shqiptare i linjës Vata-Trans u përfshi në një aksident.Nga përplasja, humbi jetën ndihmës shoferi, 41-vjeçari Gazmir Korbi, si dhe u plagosën, Veli Muça, Armand Shaba, Herman Gjeci, Gjovalin Kola, Adem Rexha, ndërsa shoferi tjetër, Roland Kola, Naile Bajraktari, Klodian Vata ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion.

Ndërkohë një qytetar, i cili ka qenë i pari që i ka dhënë ndihmë personave të aksidentuar ka dhënë dëshminë e tij për JOQ, tregoi se shoferi i autobusit ishte jashtë normave të lejuara, edhe pse moti ishte i keq e rruga ishte e mbushur me borë e ngrica. Qytetari thotë se po udhëtonte për në Itali dhe ka qenë para autobusit të aksidentuar, por i ka hapur rrugën, e pas 2 ose 3 kilometrave ka parë autobusn e përmbysur në një kryqëzim. 

Dëshmitari për JOQ:

Un isha ia pari mbas Autobuz it ne kroaci qe ju dhash ndihmen e shpeit shoferi autobuzit nuk kishte vdek ai po shkonte me shpeitsi jasht normes koha ishte shum e keqe.jemi te shokur Nga ai aksident Ngushllime ati djali 41 vjeqare qe i humbi jeta mos te kisha ndaluar kamjon makina qe ishin ma familje Brenda qe udhtoshin dot ishte ber nje tragjedi shum me e madhe..zoti i sherofte sa ma shpeit te plagosurit dhe te ken shum kuides shoferat e autubuzave qe po marrin jet njerzish neper rrug hecin mbi normen e duhur.. Un isha para autobuzit po udhtosha pe ne Itali vazhdoj bor dhe mjegull po udhetoshim ne nje shpeitsi 110 klm ne ore autobuzi ne kam par Nga mbas qe po vinte me nje shpeitsi mbi ate qe duhei i hapa rrugen dhe thash ku shon ky si nuk shikon qe esht mjegull dhe debore.mbas 2 mbase 3 klm ishim duke u perplasur ne me tel se pse ishte kryq ne rruge dhe mjegull ishte kthes dhe nuk u shifte dot..kam pare tmerr un dhe nipi me nusen e nipit..njerzit e lare ne gjak..menjeher mbasi kalova autobuzin ndalova dhe mora Nga makina sos ndimen e shpeit se dija se sa persona ishin,menjeher u pergjigjen policia dhe I kerkova ndihme dhe amobolance ju dhash poziciinin mbas 20 min erdhen.un dola 500 metra larg me drit tel dhe drit emergjeset ndaloga kamion makina qe po vishin me shpeitsi familiare mos ti ndalosha un aty do tu beheshin me shum viktima…kaq

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Kroaci, Unioni i shqiptarëve: Jemi pranë të plagosurve, po e ndjekim ngjarjen me shumë rëndësi

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Aksidenti

KROACI- Unioni i shqiptarëve në Kroaci ka reaguar për aksidentin e autobusit shqiptar pranë Zagrebit. me anë të një postimi në Facebook, ata shkruajnë se po e ndjekin ngjarjen me shumë rëndësi. Po ashtu unioni bën me dije se ata po gjenden pranë të plagosurve në spitale. 

Postimi i Plotë:

Informatë! Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroaci ku një autobus me targa shqiptare është përmbysur dhe raportohet per disa të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A1 ndërmjet kryqëzimit Brinje dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit. Personat e lënduar po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Unioni Shqipëtar në Kroaci, Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovacit, Shoqata e Luftëtarëve Shqiptarë të Luftës atdhetare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë po e percjellin ngjarjen prej afër, po gjinden pranë personave të lënduar nëpër spitale dhe janë në dispozicion të të lenduarëve në çdo moment.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Aksidenti në Kroaci, autobusi ende i palëvizur nga vendi, Policia: Bora ka krijuar shumë probleme

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Autobusi

KROACI- Për shkak të përmbysjes së autobusit në autostradën me drejtim veri, qarkullimi ka qenë i mbyllur për të gjitha automjetet deri në orën 07:30, pasi qarkullimi zhvillohet vetëm në një korsi. Siç ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Policisë, Maja Broziçeviç, autobusi është ende i përmbysur në rrugë, po bëhen përgatitjet për ngritjen dhe largimin e tij.

“Problem krijon edhe bora. Edhe pse bora është pastruar, kërkohet kujdes dhe durim i madh i shoferit në kushtet e dimrit në rrugë dhe për shkak të rregullimit të posaçëm të komunikacionit”, thotë Broziçeviç.

 

Shkaku i aksidentit është bërë moti i keq në Kroaci. Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 persona, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rëndë. 

3 VITE ME PARE

EMRI/ Aksidenti në Kroaci, identifikohet viktima, 41-vjeçari ishte bashkë-shofer

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Aksidenti

KROACI- Gazmir Korbi është 41-vjeçari që mbeti i vdekur në aksidentin e autobusit shqiptar në Kroaci. Mësohet se Korbi ishte bashkë-shofer në autobus. Por në momentin që ka ndodhur aksidenti, autobusi po drejtohej nga 58-vjeçari Adem Rexha.

Shkaku i aksidentit është bërë moti i keq në Kroaci. Nga aksidenti mbetën të plagosur 9 persona, nga të cilët 4 janë në gjendje më të rëndë. 

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Kroaci, drejtori i spitalit: Një grua e moshuar është në rrezik për jetën

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Autobusi i aksidentuar

KROACI- Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci ka lënë 1 të vdekur dhe 9 persona të plagosur. Index.hr shkruan se Drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë. 

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.

"Kemi pranuar katër pacientë, tre prej tyre në gjendje të rëndë, një person i plagosur lehtë. Nga tre të plagosurit rëndë, një person, një e moshuar është në gjendje kritike për jetën, do të shohim se çfarë do të ndodhë në orët në vijim. Një tjetër person ndodhet në reanimacion, ndërsa dy të tjerët në repartin kirurgjik për vëzhgim. Ata po shërohen mirë," tha Vukelja.

Nga aksidenti në spitalin e Karllovacit janë pesë pacientë, të gjithë janë stabil. Siç ka thënë, drejtoresha e spitalit Ivana Kovaçiç, gjatë vizitës së mëngjesit është konstatuar se gjendja e askujt nuk është përkeqësuar. Të pesë janë shtetas shqiptarë, të gjithë mbi 50 vjeç.

"Tre kanë lëndime të rënda fizike, njëri prej tyre pak më i rëndë, por të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën, nuk ka pasur nevojë për monitorim intensiv. Në repart ndodhen edhe dy persona me lëndime të lehta. Të gjithë janë të moshës së mesme," tha Kovaçiç.

 

3 VITE ME PARE

FOTO+EMRAT/ Aksidenti në Kroaci, identifikohen disa të plagosur

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Te plagosurit

KROACI- Disa shqiptarë që ishin në autobusin e përplasur në Kroaci janë identifikuar. Mësohet se në autobus ndodheshin gjithsej 10 persona, por një 41-vjeçar fatkeqësisht humbi jetën. 

Në spital ndodhet të plagosurit, siç shihen dhe nga fotoja e mësipërme. Deri më tani janë identifikuar tre persona, shoferi 58-vjeçar me emrin Adem Rexha si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça.

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Emrat
3 VITE ME PARE

DETAJE/ Aksidenti në Kroaci, autobusi me targa 'AB 802CT' i përmbysur, në gjendje të rëndë shoferi dhe tre pasagjerë

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Autobusi i plagosur

KROACI- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Mësohet se autobusi i përmbysur është me targa 'AB 802CT' dhe drejtohej nga një 58-vjeçar.

Nga aksidenti humbi jetën një 41-vjeçar, ndërkohë që personat e tjerë mbetën të plagosur. Nga të plagosurit shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Aksidenti në Kroaci, pamje nga autobusi shqiptar i përmbysur

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
autobusi

KROACI- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Autobusi me 9 pasagjerë për shkak të motit të keq ka pësuar aksident dhe është përmbysur.

Nga aksidenti fatkeqësisht ka humbur jetën një 41-vjeçar, ndërkohë që personat e tjerë së bashku me drejtuesin e autobusit 58-vjeçar ndodhen në spital.

3 VITE ME PARE

Aksidenti në Kroaci, raportohet për 1 viktimë

FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Pamje nga aksidenti

KROACI- Një person ka humbur jetën nga aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci. Index.hr shkruan se aksidenti ka ardhur për shkak të motit të keq në vend.

Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi. Një person ka vdekur, ndërsa disa persona janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. Hetimet e policisë janë duke vazhduar.

Auto Club Kroat raportoi se pjesa e autostradës A1 Zagreb-Split-Ploçe ndërmjet kryqëzimeve Ogulin dhe Brinje është mbyllur në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti trafiku në kilometrin 112. Turneu është në rrugët shtetërore nëpërmjet Oshtarit dhe Modrushit (DC42 dhe DC23). Ata shtojnë se drejtuesit e mjeteve e kanë të vështirë të lëvizin në pjesë të caktuara të rrugëve në brendësi për shkak të borës dhe në bregdet për shkak të erërave të forta.

3 VITE ME PARE

Moti i keq, aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci

 
FOTO+EMRAT/ Shkak moti i keq, aksidentohet autobusi shqiptar në Kroaci, 1
Foto ilustruese

KROACI- Një autobus me targa shqiptare është aksidentuar mbrëmjen e kaluarnë Kroaci. Mediat kroate shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në orën 23:43 në autostradën A1 pranë kryqëzimit të Brinjës.

Aksidenti ka ndodhur kur një shqiptar 58 vjeç, duke drejtuar autobusin me targa shqiptare, për një arsye të panjohur ka kthyer djathtas dhe është përplasur një gardh duke u përmbysur më pas në anën e majtë të tij. Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin nëntë pasagjerë dhe shoferi.

 

aksidentohet autobusi shqiptar ne kroaci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet