Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Shkrumbohet një makinë në zonën e Alliasit në Tiranë. •Automjetit i është vënë flaka për shkaqe xhelozie. •Dosja.al raportoi në orët e para të mëngjesit për zjarrëvënien e cila frikësoi qytetarët. •Në fillim u deklarua se shkak është bërë xhelozia. •Pronari fillimisht është shprehur se makina i është djegur për shkak të xhelozisë nga lidhja që kishte me një femër të autorit, por pas verifikimeve, e vërteta duket se rezulton krejt tjetër. •Policia e ka hedhur poshtë këtë, pasi hetimet e saj raportojnë se makina e pronarit është djegur nga burri i tezës së tij pasi kishin konflikte të mëparshme. •Autori i këtij akti nuk është arrestuar ende, ndërkohë policia vijon hetimet për ngjarjen në fjalë.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Zbardhet dinamika e ngjarjes në Allias. Dosja.al raportoi në orët e para të mëngjesit për zjarrëvënien e cila tronditi qytetarët. Zjarrëvënia dyshohet e qëllimshme, për shkaqe xhelozie. Duket se inati dhe mërzia ishte kaq e madhe, saqë autori vendosi t'i vinte flakën në mes të natës mjetit.
Pronari i automjetit dyshohet se i ka marrë të dashurën autorit të dyshuar dy ditë më parë. Në shenjë hakmarrjeje, autori vendosi të kryente këtë akt. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje për personat e përfshirë në ngjarje e nëse do ketë ndonjë ndalim./Dosja.al
TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetarët në orët e para të mëngjesit në zonën e Alliasit, në kryeqytet. Burime për 'Dosja.al' bëjnë të ditur se janë dëgjuar dy shpërthime pranë mjetit i cili ishte i parkuar. Banorët janë zgjuar të trembur pas zhurmave të fuqishme.
Siç shihet edhe në videon e siguruar nga 'Dosja.al', mjeti është ende duke u djegur. Nuk dihet dinamika e ngjarjes, e nëse e gjithë kjo ishte paralajmërim për drejtuesin e mjetit. Pritet që në orët në vijim, Policia të dalë me një njoftim zyrtar./Dosja.al