LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar! Salianji vazhdon e mbledh firma për kryetar grupi. Tabaku: S'e kam idenë

• Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me lëvizjen e kolegut të tij demokrat, Ervin Salianji për mbledhjen e firmave, në mënyrë që të zërë vendin e tij si kryetar grupi. • Nga një takim që kishte në Sarandë, Alibeaj iu dha një përgjigje lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit. • Edhe njëherë përmendi se ai është kreu i PD-së, e sipas tij, e cilësoi lëvizjen e Salianjit si agresioni. • Lidhur me firmat ka reaguar sot edhe Jorida Tabaku, e cila tha nuk ishte e thirrrur për mbledhje grupi. Madje shtoi se nuk kishte dijeni për procesin. • Ndërkohë që Ervin Salianji vazhdon dhe mbledh firmat e kolegëve demokratë për të marrë postin e kreut të grupit parlamentar. Edhe sot është parë duke zhvilluar takime në selinë e PD-së.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

LISTA E PLOTË/ Kush janë 20 deputetët që firmosën për shkarkimin e Alibeajt, si është ndarë grupi i PD

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!
Partia Demokratike

TIRANË- Lista e mëposhtme tregon 20 deputetët që kanë firmosur shkarkimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi. Lista është publikuar nga emisioni Open. Firma e tyre është mbledhur nga deputeti Ervin Salianji, i cili kërkon që të bëhet kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 

Enkelejd Alibeaj iu dha një përgjigje nga Saranda lëvizjeve të demokratëve për ta shkarkuar atë nga kreu i grupit. Edhe njëherë përmendi se ai është kreu i PD-së, e sipas tij, e cilësoi lëvizjen e Salianjit si agresion. Lidhur me firmat ka reaguar sot edhe Jorida Tabaku, e cila tha nuk ishte e thirrrur për mbledhje grupi. Madje shtoi se nuk kishte dijeni për procesin. Ndërkohë që Ervin Salianji, edhe sot është parë duke zhvilluar takime në selinë e PD-së.

Lista me 20 deputetët që kanë firmosur shkarkimin e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi

1- Bujar Leskaj

2- Edi Paloka

3- Ina Zhupa

4- Isuf Çela

5- Luçiano Boçi

6- Greta Bardeli

7- Kastriot Piroli

8- Lindita Metaliaj

9- Sorina Koti

10- Tomorr Alizoti

11- Xhelal Mziu

12- Zef Hila

13- Ervin Salianji

14- Flutura Açka

15- Ferdinand Xhaferraj

16- Bledion Nallbati

17- Agron Shehaj

18- Belind Këlliçi

19- Tritan Shehu

20- Oerd Bylykbashi

5 deputetët e përjashtuar nga PD dhe një deputet i pavarur

1- Sali Berisha

2- Albana Vokshi

3- Edmond Spaho

4- Flamur Noka

5- Luan Baçi

6- Petrit Doda (I regjistruar si i pavarur)

BALANCAT NE PD

15 deputetët e PD që mbështesin Enkelejd Alibeajn:

1- Arbi Agalliu

2- Dashnor Sula

3- Enkelejd Alibeaj

4- Eralda Bano
5- Flamur Hoxha

6- Gazment Bardhi

7- Helidon Bushati

8- Jorida Tabaku

9- Kreshnik Çollaku

10- Lefter Gështenja

11- Lulzim Basha

12- Oriola Pampuri

13- Ramadan Likaj

14- Sajmir Korreshi

15- Zheni Gjergji

13 deputetët e PD që mbështesin Sali Berishën:

1- Ervin Salianji

2- Bujar Leskaj

3- Edi Paloka

4- Ina Zhupa

5- Isuf Çela

6- Luçiano Boçi

7- Greta Bardeli

8- Kastriot Piroli

9- Lindita Metaliaj

10- Sorina Koti

11- Tomorr Alizoti

12- Xhelal Mziu

13- Zef Hila

14- Agron Shehaj

15- Belind Kellici

16- Oerd Bylykbashi

17- Tritan Shehu

8 deputetë të PD të cilët nuk janë pjesë e grupimeve të asnjërit:

1- Agron Gjekmarkaj

2- Bledian Nallbati

3- Dhurata Çupi

4- Oriela Nebiaj

5- Fatjon Feizaj

6- Ferdinand Xhaferraj

7- Flutura Açka

8- Petrit Doda

3 VITE ME PARE

FOTOT- Salianji ende mbledh firma për marrjen e grupit të PD, kë takoi sot në shkallët e selisë blu?

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka vijuar sërish takimet me deputetë të grupit parlamentar të demokratëve. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, edhe paraditen e sotme Salianji u pa të ngjitej në selinë blu, aty ku mbërritën edhe kolegë të tij të tjerë deputetë. Mes tyre edhe "të përjashtuarit" nga Enkelejd Alibeaj, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi. 

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!

Pas aktit të Alibeajt, duket se Salianji është angazhuar për të mbledhur të gjitha firmat e nevojshme për t'i zënë vendin në krye të grupit parlamentar. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Por ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e kryedemokratit Sali Berisha.

3 VITE ME PARE

“Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha”, deputeti Sula: Palët lart eksitohen duke sharë njeri-tjetrin

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur se bashkimin e demokraëve e ka në dorë Sali Berisha. Në një interviste për News 24, Sula thotë se analiza për çfarë po ndodh në PD nuk duhet të nisë nga përjashtimi i fundit i katër deputetëve, por nga çfarë ndodhi pas humbjes së 25 prillit.

Pjesë nga Intervista:

A bashkohet PD me përjashtime?

Jo. Por analizën nuk mund ta nisim para dy ditësh, por që pas 25 prillit. Janë shumë gjëra që kanë ndodhur nga ajo kohë dhe kanë sjellë pasoja. Palët lart eksitohen duke sharë njeri- tjetrin, ndërkohë që këtë energji duhet ta përdorin kundër kundërshtarit politik.

Përjashtimet po i bën Alibeaj…

Këto janë të korrigjueshme. Edhe nëse kthehen katër deputetët, a zgjidhet problemi? Jo, nuk zgjidhet. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë racionale. Siç ishte dreka që u bë në fundviti.

Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha?

Pa diskutim që ai e ka. Berisha ka bërë pakte të mëdha me Nanon e Ramën dhe nuk bën dot pakt me “fëmijët e tij” politikë? Nëse shkojmë në 14 maj të ndarë, fiton Rama dhe PS. Unë nuk jam dakord me këtë qasje dhe kam bërë zgjedhjen time: në zonën time elektorale do të mbështes kandidatët që kanë dalë nga Primaret. Unë e kam bërë zgjedhjen, por prapë kam mendimet e mia për mënyrën se si duhet të bëhen punët në PD.

3 VITE ME PARE

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi i PD, Alibeaj: Jam përfaqësues i partisë pas largimit të Bashës

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka komentuar vendimin e tij për përjashtimin nga grupi të 4 deputetëve të PD. Në një prononcim për gazetarët nga Saranda ai tha se është pikërisht ai drejtuesi i PD pas largimit të Bashës, duke thënë qartë: Jam unë përfaqësuesi i demokratëve.

Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Eshtë hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arësye hallet e tyre personale.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

3 VITE ME PARE

Firma për Salianjin në krye të grupit të PD, Tabaku: Nuk kam asnjë dijeni, s'më ka thirrur njeri në mbledhje

Shkarkimet në PD, Alibeaj: Lëvizje agresioni, jam unë kryetar!
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat tha se nuk ka dijeni për mbledhje firmash që shkarkojnë kreun e grupit Enkelejd Alibeaj. Ajo u shpreh se nuk është thirrur për një mbledhje grupi.

“Nuk më ka thirrur askush për mbledhje grupi, nuk kam asnjë dijeni po mblidhen nuk po mblidhen firmat dhe cili është procesi” u shpreh Tabaku ndërsa tha se e sheh të dhimbshme që “opozita sot është më e pabesueshme se qeveria”.

Tabaku la të kuptohej që nuk e mbështet vendosjen e Salianjit në krye të grupit kuvendor dhe nuk e sheh si bashkim këtë proces.

“Nuk mendoja se duhej të arrinte në këtë pikë, ka një kryetar grupi që në të mirë e në të keq e ka ushtruar detyrën e tij. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha Tabaku.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar 4 deputetë, që janë mbështetës të Sali Berishës. Më konkretisht bëhet fjalë: Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn. Alibeaj pretendon se 4 deputetë nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit. Ky vendim erdhi në kohën kur Salianji kishte nisur të merrte firmat për të rrëzuar Alibeaj nga posti dhe për ta marrë ai karrigen, me bekimin e Berishës. 

jorida tabaku ervin salianji alibeaj perjashton 4 deputete

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet