LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë, banorët duan ndihma, Gjeoshkencat: Nesër në rrezik 7 qarqe

• Stuhi, reshje të dendura shiu dhe erë e fortë! Kështu është 'panorama' në veriun e Shqipërisë. Shkodra, qarku më i prekur është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Evakuimet nisen një ditë më parë kur nisen edhe orët kritike të situatës e cila risolli për ata banorë situatën e para 11 viteve. • Deri më tani janë 318 të evakuuar vetëm në Shkodër. • Dy të zhdukurit, babë e bir që i mori rrjedha e ujit janë gjetur të vdekur. • Por nuk mjafton me kaq. Ura e vjetër e Bahçallëkut që u shemb dje ka lënë pas inerte që kanë dëmtuar urën e re. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit. Sot ka dalë nga shtrati edhe lumi i Gjadrit , duke bërë që disa hektarë toke bujqësore të jenë nën ujë. Nga reshjet e furishme janë hapur portat e hidrocentralit të Vaut të Dejës. • Në Njësinë Administrative Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është 180 hektarë. • Situata problematike është dhe në Lezhë ku ka pasur përmbytje dhe evakuime gjithashtu. • Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa. Por tani situata duket se është nën kontroll, megjithatë ende lumenjtë po mbahen nën monitorim. • Në Krujë, Durrës, ka prani uji në disa akse të qytetit, e në Tiranë gjithashtu. Janë pezulluar lundrimet në Shëngjin, Durrës dhe Vlorë. Aktualisht, Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri kanë probleme me energjinë elektrike. • Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër nesër do të kenë reshje te dendura shiu. Sasia maksimale e tyre do kapë qarkun Shkodër me 77.9 mm, pasuar nga Kukësi me 74.3 mm shi. • Reshjet e parashikuara për nesër do të sjellin vërshim të përrenjve dhe lumenjve, si dhe përmbytje në zonat urbane. • Moti do fillojë të përmirësohet nga e mërkura.

47 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

PAMJET ME DRON: Si duket Shkodra nën pushtetin e ujit, mjeti i mbetur mes të rrugës, s'kalon dot

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Harku i Bërdicës

SHKODËR- Veriu i vendit, më së shumti Shkodra, prej më shumë se 24 orësh është nën pushtetin e ujit për shkak të motit të keq në vend. Terenc Pepa ka xhiruar pamje me dron, duke treguar një panoramë tjetër sesi duket nga ajri Harku i Bërdicës në Shkodër, ku gjithçka është e mbuluar nga uji. Madje në mes të rrugës ka mbetur edhe një mjet, që mesa duket e ka pasur të pamundur që të kalojë mbi nivelin e ujit që ka mbuluar edhe rrugën.

PAMJET NGA AJRI: 

 

3 VITE ME PARE

Deri në 1 metër uji në oborr, banori i Kuçit: Po ruaj bagëtinë, 35 pula më ngordhën

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga Kuçi

SHKODËR- Fshati Kuç në Shkodër është ende nën pushtetin e ujit. Por disa zona e shtëpi janë më në rrezik se të tjerat, si përshembull banesa e Gëzimit, i cili tregon për kamerat dëmet që i ka shkaktuar uji. Për "Euronews", ai tregoi se i kanë ngordhur 35 pula dhe se tani po rri roje, në rast se niveli i ujit rritet. 

“Uji ka ardhur brenda dy orëve. Në oborr uji është mbi 1 metër e gjysmë, ndërsa në shtëpi brenda është 30-40 centimetra,” – u shpreh ai.

Po ashtu, ai tha se e ka çuar familjen te njerëzit e tij pasi telefonoi shumë herë dhe ushtria erdhi t’i nxirrte. Deri në këto momente, ai po përpiqet të ruajë bagëtitë që nuk janë mbytur nga uji dhe janë e vetmja e ardhur e tij.

3 VITE ME PARE

PËRDITËSIMI ora 18:30- Si është situata e përmbytjes në Shkodër, Emergjencat Civile: Uji po tërhiqet!

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga përmbytjet

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e radhës, në orën 18.30, duke pretenduar se situata me reshjet ne vend është përmirësuar. Sipas njoftimit, është kryer evakuimi e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre dhe evakuimi i rreth 57 krerësh bagëti. Po ashtu, shtohet se në terren situata është ndjeshëm më e mirë në Shkodër dhe në Lezhë. 

Situata e krijuar nga reshjet në vend

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve në vend, veçanërisht në dy qarqet më problematike, Shkodër e Lezhë. Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve. Ka prani uji në rreth 4356 ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje. Forcat e Armatosura dhe të emergjencave civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre. Po ashtu janë evakuuar edhe 57 krerë bagëti. Përmirësim të konsiderueshëm ka edhe situata në Lezhë, por orët në vijim mbeten sërish kritike, bazuar në parashikimet e motit për shtim të reshjeve të shiut. Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa. Në monitorim është edhe situata sa i përket nivelit të lumenjve, veçanërisht lumit Drin, Gjadër dhe Erzen. E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë të banorëve të këtyre zonave dhe do të qëndrojnë në terren edhe gjatë orëve të natës.

3 VITE ME PARE

Intervistë nga makina, Haki Çako bën planin për nesër: Situata nën kontroll, shpresojmë që shiu mos të ketë të njëjtin intensitet

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Haki Çako

TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë një përditësim të të dhënave nga terreni lidhur me përmbytjet. Në një intervistë për "Euronews", Haki Çako tha se uji po tërhiqej dhe lumi Buna ishte kthyer në normalitet të plotë. Lidhur me çfarë do të ndodhë nesër, Çako tha se shpresonte vetëm që moti të mos ishte njësoj si sot, por me intensitet më të ulët.

"Në tërësi janë evakuuar 52 familje. Por gjithashtu mund të them që ka edhe prezencë uri në 485 banesa. Sipërfaqja në total është 446 hektarë. Gjendja është përmirësuar ndjeshëm, me rënien në prurjeve të Drinit, Gjadër dhe lumit Kir. Lumi Buna gjithashtu është normalitet të plotë. është liruar rruga në harkun e Bërdicës, edhe ajo në fshatin Kuç. Pothuajse në të gjithë zonat. Situata është nën kontroll. Shpresojmë që reshjet të mos kenë të njëjtin intensitet që dje. Pas të mërkurës pritet që të përmirësohet moti. Këto janë parashikime, e nuk varen nga ne, por vlen të theksoj se i gjithë sistemi i mbrojtes civile funksionon në mënyrë korrekte,"-tha ai teksa jepte intervistën nga një makinë.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në veri të vendit/ Kushi: Nesër pezullohet mësimi në 14 shkolla

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Ministria

TIRANË- Për shkak të motit të keq, mësimi do të pezullohet në disa zona të vendit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Ministria e Arsimit dhe është njoftuar nga ministrja Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se edhe pse situata paraqitet e përmirësuar në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim.

NJOFTIMI I MINISTRISË:

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë
Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh
Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult
Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult
Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult
Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult
Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

3 VITE ME PARE

Përmbytjet në Shkodër/ Spiropali thirrje për Bardh Spahinë: Mjafton që të marrë në telefon dhe do jemi në dispozicion

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Elisa Spiropali

SHKODËR- Situata e përmbytjeve në Shkodër ka sjellë përplasjen ndërmjet opozitës dhe mazhorancës, megjithatë ministja e shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali ka bërë thirrje për bashkëpunim me kryebashkiakun e qytetit, Bardh Spahia. Gjatë një interviste për emisionin ‘Kontrast’, Spiropali tha se për menazhimin sa më të mirë të situatës duhet të ishte edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Por sipas Spiropalit, ai refuzoi që të vinte pasi kishte impenjime të tjera të priste ‘non gratën’ duke ju referuar Sali Berishës.

"Unë e thashë edhe në atë takim, nuk jemi aty për Sali Berishën, por jemi aty për Shkodrën dhe qytetarët e Shkodrës dhe për qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Ai po përdor fatkeqësinë natyrore për fatkeqësinë e tij partiake. Ai është një problem i vjetër e i trashëguar që nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Është domosdoshmëri sot kur dëgjojmë deklarata delirante nga pushteti lokal dhe kryetari i Tiranës dhe bashkisë. Nuk mund të mos them se mënyra se si menaxhohet pushteti më kujton bashkinë e Lul Bravës. Pra nuk pastrohet as qyteti as pusetat asgjë. Të gjithë janë të gatshëm që të japin mend për menaxhimin e kaskadave megjithëse ende nuk pastrojnë pastetat. Qytetaret që janë evakuuar të furnizohen më ato që ju duhen dhe bashkia të bëjë punë e saj që të përdori fondin emergjencës për këta qytetarë. I bëj thirrje institucionet shtetërorë të vazhdojnë dhe të bëjnë punë. Ata që nuk pastrojnë dot pusetat e qytetit, japin mend për kaskadat. Ne do të jemi këtu. Bashkia duhet të bëjë punën e saj dhe të përdore fondin e emergjencës. është detyrë, pikë. I bëj thirrje institucioneve që të vazhdojnë dhe të bëjnë punën. Nëse kryetari i Bashkisë ka nevojë për ushtrinë, mjafton që të marrë në telefon dhe do jemi në dispozicion,"-tha Spiropali. 

3 VITE ME PARE

Del nga shtrati lumi i Gjadrit, disa hektarë toke nën ujë, rrezikohen banesat

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga lumi Gjadër

SHKODËR- Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jetë e problematike për shkak të reshjeve të mëdha të rëna gjatë dy ditëve të fundit. Përveç lumit Kir dhe Drin, sot pasdite ka dalë nga shtrati edhe lumi i Gjadrit , duke bërë që disa hektarë toke bujqësore të jenë nën ujë, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.

Siç edhe duken nga pamje e siguruara nga A2CNN, të gjithë banorët kanë marrë masa për rritjen e nivelit gjatë natës, por nuk përjashtohet edhe mundësia e evakuuimit të tyre. Si pasojë e daljes nga shtrati të këtij lumi, rrezikohen  fshatrat e Dajçiut, Blinishtit dhe Zajz.

3 VITE ME PARE

ME VIDEO- Situata në Vaun e Dejës, hapen portat pas shirave të rrëmbyeshëm

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Permbytje

TIRANË- E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të rrezikuar, pasi ujë ka vërshuar në banesat e tyre, që nga mbrëmja e së dielës.

Shkak janë bërë reshjet e shumta që kanë çuar në hapjen e portës së hidrocentralit të Vaut të Dejës. 


Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Situata në Lezhë/ Përmbytje në njësitë Dajç, Balldren dhe Blinisht. Evakuuohet një familje në Mabë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Permbytje

LEZHË- Një nga bashkitë e përmbytura në vend si pasojë e reshjeve të shiut është dhe Lezha. Stacioni Metereologjik i FA, Gjadër thotë se gjatë natës dhe gjithë ditës ka pasur shi me intensitet të lartë, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm,

Në Njësinë Administrative Dajç dhe sipërfaqja e përmbytur është 180 hektarë. Si rezultat ka pasur përmbytje në fshatrat, Gjadër, 40 ha të përmbytur; Zojs, 30 ha të përmbytur; Gramsh, 30 ha të përmbytur; Mabë, 40 ha të përmbytur; Dragush, 10 ha të përmbytur; Koterr, 20 ha te përmbytur; Dajç, 10 ha të përmbytur.

Deri në këto momente në të gjitha fshatrat e Njësisë Administrative Dajç ka ndërtesa dhe stalla bagëtish me prani të ujit. Pas ndërhyrjes nga mjete të bashkisë, gjendja është normalizuar.

Mbrëmjen e djeshme është kryer evakuuimi i një familje në fshatin Mabë.  Në këtë njësi ka problem me rrugën që lidh Gjadrin me fshatin Zojz, pasi ura e fshatit është e pa kalueshme, për shkak të ujit të lumit Gjadër, i cili ka kaluar urën.

Rruga që lidh Fshatin Dajç me fshatin Grashë (Gramsh), në një gjatësi prej 600 ml ka lartësi uji deri në 50 cm, pra aktualisht komunikimi me rrugë automobilistike me fshatrat Gramsh dhe Zojz kryhet nga Bushti-Barbullush dhe Gramsh- Zojz ose anasjelltas.

Kryetarja e njësisë ka kërkuar nga Kryqi i Kuq 17 pako ushqimore, 2 në Mabë, 5 në Gjadër dhe 10 në Zojz. Aktualisht përgjegjësja e Kryqit të Kuq me stafin e vet po zhvillon një takim me Kryetaren e njesisë për t’u njohur nga afër me problematikat, dhe mundësitë e tyre për ndihmë.

Në njësinë Administrative Balldren, ka problem në fushën e Torovicës, megjithëse hidrovori është në punë, por niveli i pompave thithëse është më lartë se niveli i fundit të kanalit, si rezultat i fundosjes se sipërfaqes se tokës, në këtë zonë ka nën ujë rreth 500 hektarë tokë bujqësore, por jo objekte banimi.

Në Fshatin Kakarriq, ka prezencë të ujit në dy shtëpi. Pasi hidrovori i Gocajve ka punuar me ndërprerje, me vënien në punë, situata është përmirësuar. Po kështu dhe në këtë Njësi ka sipërfaqe toke bujqësore të përmbytura në fshatrat Kakarriq, Gocaj e Balldren.

Në njësinë Administrative Blinisht ka sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura, por jo shtëpi banimi. Në këtë njësi ka prezencë të ujit deri në lartësinë 40 cm të rrugës që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër, në një gjatësi rreth 700 ml.

Në këtë njësi rruga Blinisht –Baqel ka prezencë uji dhe kalohet me vështirësi, po kështu edhe rruga Piraj Superstradë.

Sipas bashkisë Lezhë, në njësitë e tjera Administrative nuk raportohen problem. Ujëmbledhëset nuk raportohen të ketë problem.

Sipas DRUK, aktualisht lumi Drin ka rënë në kuotën +1.1 m nga +1,6 m që arriti sot, ndërsa kuota kritike + 2 ,0 m, te ura e Lezhës.

Ka kuota të larta në lumin Gjadër tek ura në fshatin Gjadër, ka sipërfaqe të përmbytura në zonën Zadrimë Blinisht Dajç me fshatrat e tyre. Në ish kënetën e Kakarriqit, fusha e Torovicës, po shtohen sipërfaqet e përmbytura nga reshjet pa ndërprerje.

Hidrovoret janë të gjitha në gatishmëri dhe po punojnë, ndërsa në bashkitë e tjera të Qarkut Lezhë nuk raportohen probleme.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq 'mbërthen' vendin/ Situata në Porte, pezullohen lundrimet në Durrës, vonesa në Vlorë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Det

TIRANË- Moti i keq ka krijuar kaos dhe në lundrimet. Në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe të anijeve të peshkimit. 

Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit. Nesër në mengjes rreth orës 5:00 AM pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy” kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

NJOFTIMI

Njoftim mbi situatën detare në porte dhe në radat e Republikës së Shqipërisë. Duke filluar nga mesnata era do të jetë me drejtim Jug-JugPerëndim. Forca e detit do të jetë 8-9bft , shpejtësia e erës 15-28m/s dhe lartësia e dallgës do të jetë nga 1.8-3.50. Përmirësimi i kushteve të motit pritet mbas orës 10:00 të dates 23 nëntor 2022. Situata në portet dhe radat paraqitet si më poshtë: Në portin Durrës për operimin e mjeteve që operojnë në linjën Durrës-Bari-Durrës, do ju njoftojmë në një moment të dytë. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Dy mjetet që operojnë në Portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë ndodhen aktualisht në portin e Brindisit. Nesër në mengjes rreth orës 5:00 AM pritet që të mbërrijë në portin e Vlorës vetëm mjeti “Galaxy”kurse mjeti “Ioan Star “ nuk do të niset nga porti i Brindisit për shkak të kushteve të meteorolgjike. Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Sarandës anijet pasagjere të linjës Sarandë-Korfuz-Sarandë janë nisur nga porti i Sarandës në mëngjesin e ditës së sotme dhe ndodhen aktualisht në portin e Korfuzit. Këto mjete nuk do të nisen ditën e nesërme nga Porti i Korfuzit për në Sarandë por do të qëndrojnë në Portin e Korfuzit.Kurse për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit është i pezulluar lundrimi.

Në portin e Shëngjinit situata është e qetë dhe pa probleme.

Për anijet e peshkimit është pezulluar lundrimi deri në përmirësimin e situatës.

Drejtoria e Përgjithshme Detare do ju njoftojë në vijëmësi për çdo ndryshim apo përditësim të situatës meterologjike dhe operimit te mjeteve.

3 VITE ME PARE

'Shmangni bodrumet dhe nënkalimet'/ Përmbytjet, ISHP këshillon qytetarët: Ecni aty ku uji nuk po lëviz

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Permbytje

TIRANË-Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët të banojnë në zona ku ka pasur përmbytje. Mes këshillave të dhëna, janë edhe ato të shmangies së vendeve të ulëta si bodrumeve apo nënkalimeve.

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,

UDHËZIMET NGA ISHP:

-Shmangni vende të ulëta si bodrumet ose nënkalimet. Këto bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje.

-Mos ecni nëpër zona të përmbytura. Mund të jetë e vështirë të kuptohet sesa i thellë është niveli i ujit dhe çfarë qëndron në të.

-Nëse duhet të ecni në ujë, kudo që të jetë e mundur ecni aty ku uji nuk po lëviz. Përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës përpara jush.

-Mos ecni me makinë në zona të përmbytura. Nëse ujërat e përmbytjes ngrihen rreth makinës suaj, braktisni makinën dhe zhvendosuni në zonë apo pikë më të lartë-vetëm nëse mund të bëni këtë në mënyrë të sigurt.

-Mos prekni pajisjet elektrike nëse jeni të lagur ose po qëndroni në ujë.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Reshjet s'përfundojnë sot! IGJEO parashikon të tjera përmbytje, ja qarqet e rrezikuara për nesër

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Permbytje

TIRANË- Reshjet e shiut do të jenë prezente dhe në ditët në vijim. Instituti i Gjeoshkencave parashikon që në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër pas mesditës së djeshme deri të mërkurën të bien reshje te dendura shiu. Sasia maksimale e tyre do kapë qarkun Shkodër me 77.9 mm, pasuar nga Kukësi me 74.3 mm shi. Kjo do të sjellë vërshim të përrenjve dhe lumenjve, si dhe përmbytje në zonat urbane.

'Do të jenë reshje intensive, jo në nivelet e javës që lamë pas, por duke qenë se është sasi e shtuar kundrejt reshjeve që kanë rënë aktualisht , atëherë situata do vazhdojë të qëndrojë problematike. E gjithë ultësira do vazhdojë të mbetet me të njëjtën problematikë.'- thotë Anira Gjoni për Tvklan.

Situata pritet të qetësohet nga e enjtja, pasi sinoptikanët parashikojë se intensiteti i shiut do të bjerë nga pasditja e djeshme.

'Do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash, në zonat malore do kemi reshje të pakta të shiut, në zonat e thella priten dhe flokët e pakta të dëborës. Temperaturat pritet të kenë rënie, mërkura pritet që maksimumet të luhaten rreth vlerave 15 apo 16 gradë celcius.'- thotë Hakil Osmani.

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

FOTOT- Reshjet krijojnë probleme jo vetëm në Shkodër, tokat përmbyten në Krujë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Murqina

KRUJË- Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje jo vetëm në Shkodër por dhe në Krujë. Fotot më poshtë, tregojnë situatën në Murqinë, e cila shfaq tokat të mbuluara nga uji. Duket se vëmendja e krijuar në veri të vendit, kryesisht në Shkodër dhe Lezhë, ka lënë pak në harresë atë që po ndodh në Krujë.

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,

Murqina, Mallkuç dhe Gjoricë janë të përmbytura nga rreshjet e shiut. 

Aktualisht, vendi është përfshirë nga reshja të dendura shiu, ku situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku qindra banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla. Moti i keq ka shkaktuar 2 viktima, ku babë e bir kanë humbur jetën pasi u bllokuan në makinë pas vërshimit të ujit në përroin e fshatit Bogë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Na u shkatërrua çdo gjë'/ Reshjet, probleme edhe në Tiranë, përmbytje në Don Bosko dhe Kombinat, ndërhyn zjarrfikësja

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Përmbytjet në Tiranë

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika edhe në Tiranë, kryesisht tek Siri Kodra, ku në 7 banesa uji ka hyrë deri në pjesën e oborrit.

Për njërën nga familjet situata ka qenë më e rënduar për shkak se uji u ka hyrë brenda në shtëpi.

“Ka hyrë uji në shtëpi brenda, i kam ngritur teshat lartë kapicë. U mbushen familjet e tjera edhe ne plot, unë i kam ngritur teshat lart se nuk kam nga ia mbajë. Tualeti është top mbush me ujë, shkuam blemë edhe çizme se nuk mund të rrinim dot zbath. 2 çunat kam, gruaja dhe unë. Kemi ndenjur ne krevat se uji ishte poshtë, vishnim çizmet që të lëviznim”.

“Nga reshjet ne mbrëmë deri në afërsi të mëngjesit pothuajse na hyri uji brenda. Këtu mbrëmë nuk mund te dilje fare, këta thonë janë bllokuar kolektorët, pusetat. Shume shume keq është si sivjet nuk ka bër vaki, u lemeris e gjithë shtëpia, ku të shkonim vetëm të hipnim në tarrac lartë. Ishalla nuk bo vaki mo se me ardh ky qamet nuk bohet, u shkatërron çdo gjë që kishim lënë jashtë, çdo gjë iku dëm”.

Gjatë mbrëmjes së të dielës problematika janë shfaqur edhe në zonën e Don Boskos si dhe në Kombinat, ku është nevojitur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Shkëlqim Goxhaj: Objektet në të cilat kemi probleme janë shtëpi banimi kryesisht në zonën e Don Boskos, rruga Siri Kodra dhe në Kombinat. Këto janë zonat që kanë probleme ne territorin e bashkisë së Tiranës kur reshjet kalojnë normalen. Janë probleme jo shumë emergjente pra jo përmbytje të mëdha, kryesisht bodrume, oborre banesash. Ditën e sotme përsëri jemi ne terren por edhe thirrjet ne sallën tonë operative janë me te pakta.

 Deri më tani në kryeqytet nuk ka pasur familje te evakuuara për shkak të rëndimit të situatës si pasojë e reshjeve të shumta që kanë përfshire vendin.

3 VITE ME PARE

Moti i keq paralizon vendin, si paraqitet situata në qarqet e Shqipërisë, Shkodra e Lezha më të rrezikuarit

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga vendi

TIRANË- Prej më shumë se dy ditësh moti i keq ka kapluar vendin. Situata në qarqet e vendit është alarmante kudo, por Shkodra dhe Lezha janë dy qytetet më të rrezikuara në vend. Me mijëra hektarë të mbytur, qindra banesa të mbuluara nga uji dhe fatkeqësisht dy viktima, është bilanci i motit të keq në vend.  

Si paraqitet situata në çdo qark:

Shkodra: 

Shkodra ndodhet nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura që nisën një ditë më parë. Disa fshatra të kryeqendrës së veriut janë përmbytur totalisht, ndërsa mbi 50 familje janë evakuuar pasi uji është futur në banesat e tyre. Gjithashtu mbi 700 familje janë izoluar komplet në fshatrat e Shkodrës. Fatkeqësisht në Shkodër kanë humbur jetën dhe 2 persona, babë e bir, të cilin i mori rrjedha e përmbytjeve ditën e djeshme. 

Lezhë:

Qyteti i Lezhës është zgjuar sot me një panoramë aspak të këndshme si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë ditës së djeshme, e cila ishte një nga qarqet më me shume probleme si pasojë e motit të keq. Rreth 1500 hektarë tokë Në Zadrimë, Torovicë dhe Kakarriq janë përmbytur plotësisht, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Në Lezhe janë përmbytur mbi 23 banesa dhe mijëra hektarë tokë, por fatmirësisht ndryshe nga Shkodra nuk ka asnjë humbje jete. 

Durrës: 

 Një nga zonat e prekura nga përmbytjet është dhe ajo e ish-Kënetës në Durrës ku shumë banesa tashmë ndodhën në 'pushtetin' e ujit. Mjëra hekltarë tokë janë përmbytur në Durrës, ndërkohë që e vetmja mënyrë për të kaluar në rrugët e ish-Kënetës është nëpërmjet varkave. Mbi 10 banesa janë përmbytur në Durrës. 

Gjirokastër:

Në qytetin e Gjirokastrës situata paraqitet më me pak probleme, krahasuar nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan përgjatë ditës së djeshme. Emergjencat civile në këtë qark informojnë se nuk ka banesa të përmbytura apo toka bujqësore. Por si pasojë e reshjeve të dendura disa akse janë bllokuar nga rrëzimi i gurëve dhe disa pemë janë thyer.

Kukës-Vermosh:

Teksa situata në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante nga përmbytjet masive si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në Vermosh dhe Theth ka nisur dimri. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin. Reshjet e para të borës kanë nisur edhe në Kukës, ku vendi është zbardhur, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për përmbytje. 

Bulqizë:

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugën e Arbërit. Të shoqëruara me erëra të forta, të cilat kanë vijuar natës gjithë natës dhe ditës së sotme, reshjet kanë sjellë përmbytje në disa segmende të akseve rrugore nacionale e ruale ndër to edhe një segment i Rrugës së Arbërit.

3 VITE ME PARE

Moti i keq përfshin dhe Pukën/ Izolohen disa akse rrugore, kryebashkiaku: Situata është e rëndë, e pamundur për t’u përballuar nga financat

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Kryebashkiaku i Pukës

PUKË- Edhe qyteti i Pukës është përfshirë nga moti i keq, ku në disa akse rrugore ka patur rrëshqitje të dherave, e për këtë arsye është bërë izolimi i tyre. Kryebashkikau i Pukës tha me konkretisht se janë izoluar disa akse rrugore që lidhin fshatrat me qendrat e njësive adiministrative. Ai shtoi se dëmet e shkaktuara si pasojë e reshjeve janë të mëdha dhe se nuk mund të përballohen nga financat e Bashkisë.   

"Shumë rrugë dhe vende u dëmtuan nga intensiteti i lartë i reshjeve. Ne bëmë takimin me shtabin e emergjencave për të monitoruar dëmet e shkaktuara. Ky është dëm i madh, i pamundur për t’u përballuar nga financat e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve, sepse pavarësisht se situata është e rëndë ne do u vijmë në ndihmë. Bashkia është pranë tyre, qoftë për transport, ndihma, ushqime etj", tha kryebashkiaku i Pukës. 

Bashkia e Pukës po punon për rikthimin e normalitetit, edhe pse duket se do të jetë e pamundur për shkak të mjeteve të kufizuara dhe financave të pamjaftueshme për përballimin e dëmeve të tilla./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Bilanci i ri/ Evakuohen 50 familje, rrugët e bllokuara nga uji dhe zonat pa drita, si paraqitet situata në Shkodër

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,

SHKODËR- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e ri të zonave të përmbytura dhe familjeve të evakuuara, në vendet ku reshjete dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë dëme kolosale. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë evakuuar 50 familje në bashkinë Shkodër dhe 3 familje në fshatin Gruemirë në Malësi të Madhe. ë evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre. Një familje është evakuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre. Në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, kalimi bëhet në drejtim të Gurit të Zi.
Po ashtu është normalizuar situata në aksin e vjetër Milot-Burrel, ku pati rënie gurësh. Furnizimi me energji është i garantuar në pjesën më të madhe të zonave, ku ka patur dëmtime nga reshjet, pas një pune të pandërprerë nga punonjësit e OSHEE në terren.

Situata e krijuar nga reshjet në vend

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, situata si pasojë e reshjeve intensive në vend paraqitet problematike veçanërisht në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.
Mbi 240 efektivë të Forcave të Armatosura, me 25 motomjete dhe pajisje të posaçme për përmbytjet janë përqendruar në këto dy qarqe, në ndihmë edhe të forcave të tjera operacionale.
Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është bërë evakuimi i 50 familjeve në bashkinë Shkodër dhe 3 familjeve në fshatin Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe. Të evakuuarit janë strehuar në konviktet e shkollave dhe pranë të afërmve të tyre.
Një familje është evakuar nga fshati Mabe, në Lezhë, të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre.
Pas kërkimeve intensive është bërë e mundur gjetja e trupave të babë e bir, në fshatin Dedaj, të cilët i mori rrjedha e ujit të përroit në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, fshati Bogë, njësia administrative Shkrel, bashkia Malësie Madhe.
Punonjësit e ARRSH janë gjatë gjithë kohës në terren për të pastruar akset e bllokuara.
Është bërë i mundur kalimi i banorëve të zonave ku ka probleme edhe me rrugë të tjera alternative.
Në aksin rrugor Shkodër- Lezhë, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, kalimi bëhet në drejtim të Gurit të Zi.
Po ashtu është normalizuar situata në aksin e vjetër Milot-Burrel, ku pati rënie gurësh.
Furnizimi me energji është i garantuar në pjesën më të madhe të zonave, ku ka patur dëmtime nga reshjet, pas një pune të pandërprerë nga punonjësit e OSHEE në terren.
Situata po ndiqet me vëmendje edhe në bashkitë e tjera të vendit si në atë të Dibrës, Kukësit, Tropojës, Durrësit, Tiranës,etj.
Efektivët e Forcave të Armatosura, nën koordimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të gjitha kapacitetet e shërbimit zjarrfikës, Policia e Shtetit, strukturat e emergjencave civile, shërbimi mjekësor janë të gjithë të angazhuar në terren në çdo rast nevoje.
U bëjmë thirrje banorëve të zonave më të prekura nga reshjet, të bëjnë kujdes gjatë këtyre orëve kritike, të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në çdo rast dhe pa vonesë.

3 VITE ME PARE

PAMJE PREKËSE/ Mes mjerimit e përmbytjeve, e ëma shpërthen në lot, vogëlushja s'e lëshon kotelen nga dora

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Familja Guci

DURRËS- Mes mjerimit e përmbytjeve në kontejnerin ku janë strehuar që prej tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, një vogëlushe gjen kohë të përkëdhelë kotelen e saj. Ndërkohë që e ëma bën apel përmes mediave dhe kërkon që kryeministri Ed iRama ta ndihmojë, e vogla s'e lëshon macen nga dora. Ajo e përkëdhel dhe luan me të, ndërkohë që e ëma kërkon mëshirë nga autoritetet, pasi mjerimi është ulur 'këmbëkryq' mes kësaj familjeje me 4 anëtarë. 

3 VITE ME PARE

"700 shtëpi të bllokuara në Shalë"/ Banori bën apel: Jemi në dorë të zotit, të lirohet rruga për ambulancën, të çojmë të sëmurët në spital

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Shkodër

SHKODËR- Një nga banorët e izoluar në zonën e Shalës në Shkodër bën apel për ndihmë që të zhbllokohen rrugët. Administratori i zonës, sipas banorit nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar familjet e kësaj zone, teksa thekson se ia ka çuar dëshmi me foto nga situata e rëndë në të cilën ndodhen si pasojë e përmbytjeve. Ai shprehet se janë aktualisht 700 familje të bllokuara në Shalë ndërsa, bën apel për ndihmë që të zbllokohen disa rrugë pasi u duhet të dërgojnë familjarët e sëmurë në spital. 

"Situata është shumë e keqe e paklaueshme. Njerëzit  janë bllokuar nga bregu i lumit, një fadromë të niset të paktën të pastrohen. Asnjë lloj tentative për të na ndihmuar, kemi vënë në dijeni administratorn dhe institucionet na detyuan të bëjmë këtë punë. Kemi nevojë për ndihmë, është e nevojshme të ndërhyhet sa më shpejt, ishalla nuk vdesin të tjerë. Syri i kaltër vaskat nuk i vjen ndërmend njeriu të vijë, është zonë e harruar. Energjia është tërë Shqipëia në katastrofë, kjo nuk është problem tani por të paktën të lirohet rruga për të ardhur ndonjë ambulancë që të cojmë ndonjë të sëmurë në spital. Emergjencat civile nuk i kemi kontaktuar akoma kemi vënë në dijeni administratorin e komunës Shalë i kemi çuar dhe foto. Janë 700 familje të bllokuara në zonën e Shalës janë 700 shtëpi. Me ju lut zotit me të n'a ndihmojë", tha banori i Shalës në Shkodër. 

Sipas një bilanci të ri të situatës në Shkodër, raportohet se në total janë 2405 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa janë 32 familje të evakuuara. Ka prezencë uji  në 590 banesa. Qarkullimi në aksin Shkodër-Tiranë tek Harku i Bërdicës është ndërprerë për shkak të prezencës së ujit rreth 50 cm. Kalimi bëhet nga Guri i Zi./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Jeton me 3 fëmijë në kontejnerin e përmbytur, gruaja nga Durrësi shpërthen në lot: Emirjana Sako të mos tallet me mua, s'jetoj dot më

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Gruaja nga Durrësi

DURRËS- Familja Guci jeton prej vitesh në kontejnerë, por shirat e moti i ashpër e kanë bërë akoma më të mjerueshme për ta. Krryefamiljarja tregon për Syri TV duke qarë se jeton vetë e katërta në një kontejner që është totalisht i përmbytur nga shiu. Ajo i bën thirrje kryeministrit Edi Rama që të vërë dorën në zemër për të, ndërkohë që i kërkon kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako që të mos tallet me të. Ajo thotë se i kanë hequr bonusin e qirasë, është e sëmurë dhe nuk dëshiron të jetojë më në këto kushte. 

"Vajzën e çoj në shkollë me autobuz që të mos humbasë ditët, me hallet e mia. Këta po lozin me mua. Nuk e di çfarë loje po luhet me mua, nuk e di çfarë po ndodh. Unë çdo gjë e kam jashtë. Jemi në gjendje katastrofe, një dhomë e kuzhinë duam. Ajo kryetarja të mos tallet me mua, të mos luajë me jetën time. Nuk më mban zemra më. Nuk e duroj dot më këtë jetë të mallkuar. I lutem Edi Ramës të vërë dorën në zemër për mua. Kryebashkiakja më ka ardhur vetë këtu mua, dola DS2 në fillim, më pas dola DS5. Llafet e tepërta të lënë fukara. Unë jam vetë i katërt që jetoj një jetë mjeruar, aq sa shpirti im e di,"- tha gruaja mes lotësh. 

 

3 VITE ME PARE

"Shkodra e ndarë në demokratë e socialistë', banori i fshatit Kuç: Duam ndihmë, për 14 minuta 1 metër ujë në oborre

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banori duke folur për mediat

SHKODËR- Situata në fshatin Kuç të Shkodër paraqitet e rëndë. Një banor i fshatit duke folur për mediat tha se uji vërshoi brenda 14 minutash në banesat e tyre duke shkuar në 1 metër. Banori tha se kërkon ndihmë teksa shprehet se askush nuk i ka lajmëruar paraprakisht në lidhje me situatën e rënduar. Ai u shpreh se në Shkodër ka ndarje në demokratë e socialistë ndërsa shtoi se kreu i Bashkisë Shkodër nuk ka shkuar t'i shohë.

“Dje në orën 10:00 të mëngjesit isha duke punuar në një dyqan. Në sekonda erdhi ujë…pa na njoftuar askush. Për 14 minuta kemi pasur 1 metër ujë në oborre. Askush nuk na ka njoftuar. Të gjithë shokët e fshatit Kuç kemi vijuar për të shpëtuar gjërat. Kërkojmë ndihmë. E tillë përmbytje, ishte dhe në 2010-2011. Në Shkodër ndahen, demokratë dhe socialistë. Por unë kërkoj ndihmë. Kjo rrugë është e vështirë që të bëhet. Kryetari i Bashkisë nuk i është afruar fare zonës sonë. Ne duam ndihmë”, tha banori.

3 VITE ME PARE

"Punojmë për copën e bukës"/ Përlotet gruaja në zonën e ish-Kënetës në Durrës: Jemi në qiell të hapur, fëmijët i çova duke qarë në shkollë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banorja në Durrës

DURRËS- Dhjetëra banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që nisën prej ditës së djeshme pothuajse në gjithë qarqet e vendit. Një banore e kësaj zone flet e përlotur se nuk ka shpresë që situata të zgjidhet dhe të rikthehet në banesën e saj. Ajo shprehet se nuk ka mundësi për t'a përmballuar situatën e rëndë, pasi ka edhe fëmijët që duhet të kujdeset.

"Para dy vitesh ka ndodhur kjo situatë, shtëpia më është përmbytur. Orendive i ka hyrë uji. Askush nga shteti nuk ka ardhur deri tani. Kemi kërkuar ndihmë, kemi shkuar në bashki por nuk do t’ia dijë askush. Uji vjen nga kanalet. Ne përmbytemi vit për vit. Ne nuk kemi të bëjmë shtëpi të re. Ne po punojmë për copën e bukës. Ne jemi të mbaruar. Nuk kam mundësi më, ose të dal në rrugë të madhe. Është shumë e rëndë për mua edhe si prind dhe fëmijën që e kam çuar në shkollë me lot e kam çuar, nuk shtyhet. Jemi në qiell të hapur, u shpreh gruaj me lot në sy", tha gruaja. 

Ndërsa një tjetër banor tha: “Në orën një të natës pati vërshim të ujit. Deri më tani nuk ka ardhur askush. Disa herë jemi përmbytur”./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

"Në mesjavë nis minidimri", sinoptikania për motin e keq: Situata do të jetë e rënduar, Veriu më i prekur

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Lajda Porja

SHKODËR- Situata e rënduar për shkak të reshjeve të shumta të shiut, të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona të vendit do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Këtë e bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja, e cila tha se zona më e prekur do të jetë veriu i vendit. Porja paralajmëroi se në mesjavë do të nisë dhe 'minidimri' ku do të regjistrohen temperatura të ulëta të cilat do të arrijnë në vlera negative në zonat malore.

Ajo tha se reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje edhe në zonat jugore të vendit, më të prekurat deri më tani janë Vlora, Gjirokastra, Tepelena dhe Përmeti. Porja tha se në pas të enjtes nuk priten reshje për disa ditë me radhë, ndërkohë do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës.

“Fatkeqësisht nuk është se vij me lajme të mira, aq më tepër për Shkodrën. Do të kemi disa orë për të marrë frymë, sonte gjatë natës në zonat veriore do ketë ndërprerje të reshjeve dhe do s’postohen në jug, por duke filluar nga mëngjesi i ditës së nesërme, në orën 08:00, do ketë zhvillim të dy vranësirave, dhe do jetë më e goditur Shkodra duke marrë reshje që nga e marta deri në orët e paradites së të mërkurës. Nuk mund të them se do merret e njëjta sasi që është marrë deri tani, por nga 80-100 ml. Kjo situatë është e monitoruar, zonat jugore kanë përkeqësim, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë Përmeti. Në orët e vona të së mërkurës do të ketë ndërprerje, por mëngjesi i së enjtes do raportojë akoma dhe më shumë probleme. Është një situatë pak kritike sepse kjo vranësirë do gjenerojë reshje po në zonat veriore. Në jug të vendit do të kemi raportime, por nuk do jetë aq alarmante krahasuar me Shkodrën, Lezhën, Krujën, Durrësin apo Tiranën. Pas të enjtes nuk priten reshje për disa ditë me radhë, ndërkohë do të ketë rënie të temperaturave që nga mesi i javës. Pritet që të kalojnë në vlera negative një pjesë e mirë e zonave malore”, u shpreh ajo.

3 VITE ME PARE

Moti i keq "gjunjëzon" Shkodrën/ Qyteti i fundosur nën ujë, përmbytjes nuk i shpëton as xhamia (FOTO)

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga përmbytjet në Shkodër.

SHKODËR- Shkodra ndodhet nën pushtetin e ujit pas reshjeve të dendura që nisën një ditë më parë. Disa fshatra të kryeqendrës së veriut janë përmbytur totalisht, ndërsa dhjetëra familje janë evakuuar pasi uji është futur në banesat e tyre.

Ndërkohë nga pamjet e siguruar me dron nga LSA, shihet sesi edhe xhamia e fshatit nuk i ka shpëtuar dot përmbytjeve, pasi ndodhet plotësisht nën ujë.

Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

PAMJE DRAMATIKE nga Shkodra, fshati Kuç nën 'pushtetin' e ujit, rrugët kalohen vetëm me varka dhe zetorë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Pamje nga përmbytjet

SHKODËR- Pamje dramatike vijnë nga fshati Kuç i Shkodrës, i cili prej disa orësh ndodhet nën 'pushtetin' e ujit. Uji ka mbërritur deri në 1 metër në disa shtëpi ndërsa banorët janë evakuuar nga forcat e ushtrisë të cilët janë në zonë.


Banorët shprehet të shqetësuar për gjithçka që kanë lënë pas. Rreth 170 familje shtëpitë e të cilave janë nën 'pushtetin' e ujit janë evakuuar. 


Siç shihet edhe në videot e siguruara nga Dosja.al rrugët e fshatit janë kthyer në përrenj që mund të kalohen vetëm me varke dhe zetorë të mëdhenj. Një zonjë shtëpia e së cilës është nën ujë shihet e dëshpëruar duke kaluar ujin në këmbë. Një banor i zonës që ka një zetor të madh po ndihmon familjet që janë të ngujuar në katet e dyta të banesave dhe po u dërgon ushqime dhe veshëmbathje.

3 VITE ME PARE

FOTO-LAJM/ Rrezikojnë jetën, prindërit në Lezhë çajnë mes për mes ujin me fëmijët në kurriz

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banorët në Lezhë

LEZHË- Prindër duke çarë ujin mes për mes me fëmijët në kurriz, këto janë pamjet që vijnë nga fshati Gjadër në Lezhë, aty ku dalja e lumit nga shtrati vërshoi drejt banesave dhe bllokoi rrugët. Banorët shihen teksa kalojnë ujin për të transportuar në krahë fëmijët e tyre në rrugët e përmbytura nga uji.

Lezha ka qenë një nga zonat më të prekura nga moti i keq. 15 banesa janë përmbytur në fshatin Gjadër, 5 banesa në Zojs dhe 3 në Kakarriq. Ndërkohë, nën ujë janë sipërfaqe të mëdha toke në Mabe, Piraj, Gjadër dhe Torovicë. Ura në fshatin Zojsit është e pakalueshme. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati dhe vërshon në zonën e banuar. Është bllokuar rruga Gjadër-Zojz dhe shumë banesa janë rrethuar nga uji./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Bardh Spahia: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Bardh Spahia

SHKODËR- I pari i Shkodrës Bardh Spahia ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Shkodër për shkak të përmbytjes. Në një deklaratë për mediat, Spahia u shpreh se Shkodra është komplet e izoluar. Po ashtu Spahia ka kërkuar më shumë mjete të ushtrisë dhe të Emergjencave Civile për shkak të gjendjes që është krijuar në Shkodër.

"Siç e shikoni dhe vetë ka pasur dhe rritje të nivelit të ujit dhe ka sjellë probleme për zonën e Obotit dhe Muriqanit. Banorët janë izoluar dhe po tentohet t’u krijohet akses për shërbime të domosdoshme. Kemi marrë masat e duhura. Është situatë e vështirë. Shkodra është praktikisht e izoluar për shkak të mbyllës së Urës së Bahçallëkut, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë. Aksesi bëhet vetëm përmes rrugës alternative, nga Guri i Zi. Është një situatë që kërkon vëmendjen e gjithë institucioneve të shtetit. Hapja e hidrocentrale në mënyrë të papritur, autoritetet që menaxhojnë kaskandën e Drinit duhet të na kishin lajmëruar që të merrnim masa. U gjendëm në një situatë të papritur. Mënyra më e mirë për përballimin e situatave të tilla duhet të ishte shpallja e emergjencës,” tha Spahia.

 

3 VITE ME PARE

Ish-Këneta në Durrës në 'pushtetin' e ujit, banori: Kam mbetur jashtë, do mbledh votat për partinë që të vijnë të më pastrojnë kanalin

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banori duke folur për mediat

DURRËS- Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar një situatë të rëndë në disa qarqe. Një nga zonat e prekura nga përmbutjet është dhe ajo e ish-Kënetës në Durrës ku shumë banesa tashmë ndodhën në 'pushtetin' e ujit. Duke folur për mediat një banor i zonë nuk kurseu as ironitë por dhe as kritikat për qeverinë në lidhje me situatën. 

“S’kam ku futem, kam dalë nga shtëpia në orën 1 të natës. Do fle këtu përjashta. Do mbledh votat për partinë që të vinë të më pastrojnë kanalin. Hera e parë që më bëhet shtëpia kështu, kam 28 vite këtu. Vjet u bllokua kanali”, tha ai për News24.

3 VITE ME PARE

Banorja e Dajçit flet nën 50 cm ujë: Shteti duhet të marrë masa

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banorja

SHKODËR- Përmbytjet nga uji në fshatin Dajç të Shkodrës kanë izoluar të gjithë banorët. Niveli i ujit në Shkodër, pikërisht në fshatin Dajç, ka shkuar 50 cm, duke bërë që e vetmja mënyrë që banorët të kalojnë është nëpërmjet varkave. Kjo pasi edhe me çizme nuk arrijnë që të dalin dot nga banesat. 

Një banore nga fshati Dajç është shprehur se shteti duhet që të mbaj përgjegjesi.

"Sa bie shi këtu kështu bëhet. Këto janë punët e Zotit, por edhe shteti duhet të mbaj përgjegjësi. Duhet të marrë masa para se të bjeri shi, se po ra shi ske ça ti bësh," tha një banore nga Dajçi për Report Tv.

3 VITE ME PARE

Del nga shtrati lumi Gjadër, banorët izolohen: Hyn uji nga fqinja këtu, vetëm unë kam çizme, i marr nga shpia i çoj te stalla e lopëve

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Banorët në Lezhë

LEZHË- Lumi në fshatin Gjadër ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive gjatë ditës së djeshme në vend, duke lënë të izoluara në banesa disa familje. Një banor i fshatit tregon se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Një banor në fshatin Gjadër të Lezhës ka treguar se prej 2 vitesh preken nga përmbytjet. Ai kërkoi që shteti të ndërhyjë për mbylljen e shtegut pasi hyn uji nga Kaskada e Drinit.

"Ka filluar që në darkë, ishte ora 20:00 kur nisi ndërsa rreth orës 02:00 të natës erdhi në këtë masë. Garazhin e ka çuar dëm. Është e treta herë që kemi përmbytje. Nuk e di nga vjen. Ndoshta nga Kaskada e Drinit mbrapa. Hyn uji nga fqinja këtu. Nëse vazhdon me këtë ritme, për 1 orë, uji hyn brenda në shtëpi. Në vitin 2002 janë përmbytur, kam pasur 70 cm brenda. Familjarët nuk mund të dalin, nuk mund të lëvizin. Vetëm unë që kam çizme. Duhet t’i marr në shpinë, t’i çoj te stalla e lopëve dhe kaq. Kërkoj ta menaxhojnë ujin, ta mbyllin shtegun atje mbrapa. Edhe vjet jemi përmbytur, edhe këtë vit. Është bërë zinxhir", tha banori. 

Lezhë ka qenë një nga zonat më të prekura nga moti i keq. 15 banesa janë përmbytur në fshatin Gjadër, 5 banesa në Zojs dhe 3 në Kakarriq. Ndërkohë, nën ujë janë sipërfaqe të mëdha toke në Mabe, Piraj, Gjadër dhe Torovicë. Ura në fshatin Zojsit është e pakalueshme. Lumi Gjadër ka dalë nga shtrati dhe vërshon në zonën e banuar. Është bllokuar rruga Gjadër-Zojz dhe shumë banesa janë rrethuar nga uji./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Akuzat e PD për importin e energjisë, Rama sulmon mediat: Përmbytje me dizinformim, KESH importoi për të mos rrezikuar rezervat

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka quajtur llum dhe prurje shpifjesh deklaratat e opozitës se edhe pse vendi është nën ujë, qeveria vazhdon të importojë energji nga jashtë. Në një publikim në rrjetet sociale, ku shpjegon me detaje rezervat energjitike, Rama thotë se situata është drejt përmirësimit. Rama thotë se deri më 19 nëntor, qeveria ka marrë energji nga jashtë, në një moment thotë ai ku vendi rrezikonte të ngelej pa energji duke justifikuar vendimin për të importuar nga jashtë energji. Kryeministri deklaron se prurjet në dy liqenet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë të papërballueshme dhe thotë se prurjet po grumbullohen në Fierzë.

POSTIMI I PLOTë I RAMËS:

NË KRYE TË DETYRËS (mes prurjeve të shiut të dhe të llumit). Teksa të gjitha strukturat, nga forcat e emergjencave civile, trupat ushtarake, policia e shtetit, punonjësit e sistemit energjetik, drejtues e ministra respektivë ndodhen në terren, në krye të detyrës ditë-natë, vijon paralelisht edhe përmbytja e kanaleve të komunikimit mediatike me shpifje, akuza e spekullime të llojllojshme. Prurja më e madhe e dizinformimit vjen lidhur me importin e energjisë. E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji. Sasia e reshjeve rezultoi në nivele ekstreme me vlera rekord në basenet e Komanit e të Vaut të Dejës – 150% e parashikimit sipas modeleve ndërkombëtare të analizës së motit! Vetëm në Theth në 12 orë kanë rënë mbi 400 mm shi me intensitet pik deri në 50 mm/orë.

Kjo sasi reshjesh u përkthye në prurje që arritën deri në 4000 m3/sek në lumin Drin, ku vetëm në liqenet e Komanit e Vaut të Dejës prurjet anësore shkuan deri 3500 m3/sek. Në këto kushte, qysh në datën 19 Nëntor u morën masat sipas protokolleve përkatëse, duke hapur portat e shkarkimit për të krijuar mundësi akumuluese në të dy këta liqene dhe duke garantuar sigurinë e digave. Aktualisht punojnë të 9 agregatët e Komanit dhe Vaut të Dejës dhe sërish shkarkohet për shkak të prurjeve të papërballueshme. Por, duke shkarkuar në mënyrë të kontrolluar, KESH ka siguruar që efekti i reshjeve në zonën e nën Shkodrës të mos ketë mbivendosje! Përkundrazi, e ka zhvendosur me disa orë efektin e Drinit në të gjithë kombinimin e prurjeve në këtë zonë (ku shkarkon Buna, Kiri, Gjadri, Moraça etj). Kjo zhvendosje me disa orë e efektit të lumit Drin ka bërë të mundur uljen e pikut të prurjeve maksimale në këtë zonë, duke e ulur nivelin maksimal të ujit.

Për të mos e përkeqësuar situatën, të gjitha prurjet në basenin e sipërm të kaskadës, të cilat vijnë nga Drini i Zi dhe i Bardhë, po akumulohen prej ditësh në Liqenin e Fierzës (me aftësi mjaft të mëdha akumuluese) duke mbajtur prodhimin 0 Më. Në këtë mënyrë përmirësohet edhe rezerva energjetike dhe mbetet keqardhja e madhe për prurjet e llumit të gjysëm të vërtetave, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha mbi pasqyrat e (diz)informimit publik.

Reagimi i kryeministrit vjen një ditë pas deklaratës zyrtare të Partisë Demokratike. Eno Bozdo deklaroi dje në emër të PD se qeveria i ka shkaktuar një dëm prej 3 milionë euro shtetit shqiptar pasi ka blerë energji, në kohën kur nga Komani dhe Vau i Dejës derdhen 2 mijë e 100 m3 rezerva ujore në sekondë. PD thotë se qeveria vendosi të blejë energji edhe spe e dinte se shiu do të vinte. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq prek dhe Tiranën/ Përmbyten banesat tek Siri Kodra, kërkohet ndihma e zjarrfikëses

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Siri Kodra

TIRANË- Ndonëse ishte një nga vendet më pak të prekura nga reshjet e shiut ditën e djeshme, zona e Siri Kodrës në kryeqytet pësoi disa banesa të përmbytura. Për shkak të bllokimit të kanalizimeve, banesat janë mbuluar nga uji. Për këtë arsye banorët janë detyruar të njoftojnë zjarrfikësen.

Siç edhe mund të shihet edhe nga pamjet, niveli i ujit brenda këtyre shtëpive ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake, ku kushtet për të kryer aktivitetet jetësore duket se është e vështirë.  Në Durrës, ka prani uji në disa akse të qytetit. Janë pezulluar lundrimet në Shëngjin, Durrës dhe Vlorë. Aktualisht, Vlora, Përmeti, Laçi dhe Bajram Curri kanë probleme me energjinë elektrike./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

'Kur vjen puna te votat vijnë derë më derë'/ Banorët flasin pas përmbytjeve në Durrës: Fjetëm në ujë me fëmijën 4 vjeç

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
foto ilustruese

DURRËS- Banorët e prekur nga përmbytjet në Durrës shprehen se ky nuk është viti i parë që ata zgjohen nën ujë në banesat e tyre, pasi rasti është përsëritur për 4 vite radhazi. Shkak sipas tyre i përmbytjeve masive në disa zona të qytetit janë kanalizimet të cilat bllokohen, nuk pastrohen e për pasojë reshjet e shiut krijojnë prurje të cilat përfundojnë në shtëpitë e tyre. Ata shprehen se edhe këtë vit u është dashur të flejnë mbi ujë pasi çdo gjë në shtëpi ka dalë jashtë përdorimit, ndërsa shtojnë se nuk është interesuar askush. Sipas tyre, interesi nga ana e shtetit shfaqet vetëm kur bëhet fjalë për vota. 

Shtëpia është përmbytur, është deri te cizmet. Të gjitha mobiljet jashtë përdorimit. Viti i 4 që hyn uji brenda në shtëpi dhe shteti nuk ve dorën. Nuk dimë cfarë të bëjmë”– tha një banore.

“Është hera e tretë që përmbytemi, e njëjta histori, kemi fjetur në ujë, kemi ndenjur në ujë, kam fëmijën 4 vjeç, e kam alergjik ndaj lagështirës. Durrësi mbytet sa herë bie një vesë shiu. Nuk ka ardhur askush të interesohet, edhe kur ra tërmeti. Askush, kur vjen puna te votat vijnë derë më derë”- tha një tjetër banore.

Reth 10 familje të lagjes 18 në Durrës janë zgjuar këtë të hënë të përmbytur nga reshjet e vazhdueshme të shiut. Niveli i ujit i kalon 20 cm dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme në banesat e tyre./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Shiu bën kërdinë në vend, Vermoshi dhe Thethi zbardhen nga bora

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Vermosh

SHKODËR- Teksa situata në disa qarqe të vendit vijon të jetë alarmante nga përmbytjet masive si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në Vermosh dhe Theth ka nisur dimri. Siç shihet edhe nga pamjet, në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore dhe po punohet për pastrimin.

Po ashtu, për shkak të motit të keq është bllokuar  aksi Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, ku devijimi i makinave bëhet në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative.

3 VITE ME PARE

Elbasani veçohet nga qarqet e tjera/ Reshje shiu që nga dita e djeshme, asnjë problematikë

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Elbasan

ELBASAN- Në qarkun e Elbasani ndryshe nga zonat e tjera të vendit ku reshjet e dendura të shiut vijojnë të jenë prezente, nuk ka patur problematika. Sipas institucioneve vendore atje, ditën e djeshme kanë rënë 30 mm shi dhe në orët e para të mengjesit të sotëm ka pasur 13 mm shi. Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura, ndërsa në disa akse të tjera ka patur prani të inerteve të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. 

Njoftimi i Emergjencave Civile:

Prani inertesh në sasi të vogël në aksin rrugor Elbasan-Gjinar dhe Gramsh-Moglicë të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Në një nivel jo shumë të lartë janë prurjet në përrenjtë e qarkut dhe lumin Shkumbin e Devoll.

Furnizimi me energji elektrike është i plotë me përjashtim të 2 fidrave në bashkinë Belsh, 1 fidri në njësinë administrative Tregan të bashkisë Elbasan dhe 1 fidër në Klos të bashkisë së Cërrikut.

Strukturat e emergjencave civile të bashkive janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Qarqet në veri të vendit janë prekur më shumë nga reshjet intensive të shiut përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar përmbytje masive por edhe dëme kolosale kjo për shkak edhe të daljes së lumenjve nga shtrati. Situata paraqitet më problematike kryesisht në zonën e Shkodrës. Në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Në Vermosh e Theth dëborë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e rrugëve

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Bora

SHKODËR- Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje mjeteve që të kenë kujdes në qarkullim për shkak të motit të keq. Me anë të një postimi në Facebook, ARRSH shkruan se në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, e cila ka bllokuar këtë rrugë.

Njoftimi i ARRSH-s:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin. Në aksin Tamarë-Vermosh dhe Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore, po punohet për pastrimin. Për momentin në aksin Shkodër-Lezhë në pikën Harku i Bedicës, vazhdon devijimi i makinave në rrugën e Gurit të Zi dhe në Dedaj-Bogë vazhdon devijimi për në rrugën alternative. Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.

3 VITE ME PARE

Rreth 50 banesa të përmbytura në Bërdicë të Shkodrës/ Ushtria zbarkon në terren, administratori: Shpresojmë mos kemi më humbje jete!

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Asminitratori i Bërdicës në Shkodër

SHKODËR- Rreth 50 banesa janë përmbytur vetëm në një nga zonat e Shkodrës në Bërdicë si pasojë e reshjeve intensive gjatë ditës së djeshme pothuajse në gjithë vendin. Mësohet se ushtria dhe Emergjencat Civile kanë zbarkuar në terren për të mobilizuar familjet që janë prekur nga përmbytjet masive. Administratori i kësaj zone ka bërë me dije se është bërë i mundur evakuuimi i 20 familjeve. 

"Që dje pasdite bashkia Shkodër ka qenë në dispozicion të banorëve të Bërdicës, është bërë i mundur evakuimi i 20 familjeve. Janë përcaktuar familjet në rrezik. Aktualisht vetëm në fshatin Bërdicë e Sipërme janë rreth 50 banesa ku kanë ujë në oborre, një qendër shëndetësore është përmbytur. Një pjesë e këtyre familjeve janë vendosur në konvikte dhe pjesa tjetër pranë familjarëve të tyre. Familjet që janë në rrezik i kemi të përcaktuara. Bashkia Shkodër po bashkëpunon me strukturat e veta për zgjidhjen e mëtejshme të problematikave. Këtu fillon përmbytja e zonës së Berdicës dhe ne shpresojmë të mos kemi jetë njerëzore të rrezikuara, për raste të tjera jemi në gatishmëri të plotë", tha Administratori i Bërdicës. 

Prefekti i qarkut Shkodër më herët bëri me dije se në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, Berisha niset drejt Shkodrës pas gjendjes alarmante

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është nisur drejt Shkodrës. Me anë të një njoftimi për mediat bëhet me dije se Berisha do nisët në Shkodër për shkak të gjendjes alarmante që ndodhet qyteti për shkak të motit të keq. 

“Për shkak të gjendjes emergjente ne vend, kryetari i PD Sali Berisha niset për Shkodër”, thuhet në njoftim.

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive.

3 VITE ME PARE

Evakuohen 30 familje/ Rreth 1900 ha tokë nën ujë dhe 482 banesa të përmbytura, si paraqitet situata në Shkodër nga moti i keq

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Përmbytje në Shkodër

SHKODËR- Rreth 1900 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive përgjatë ditës së djeshme në Shkodër. Përmes një njoftimi, prefekti i qarkut Shkodër bën me dije se në 482 banesa ka precencë të ujit në oborre dhe brenda tyre. Sakaq janë evakuuar 30 familje në zonat e këtij qarku. Ndërsa problematike shfaqet rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças në Njësinë Administrative Velipojë, ku kalimi me mjete të ulëta është e pamundur për shkak të nivelit të lartë të ujit si pasojë e prurjeve gjatë natës. 

Informacion mbi situatën e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër:

INSTITUCIONIT TE PREFEKTIT TË QARKUT SHKODËR

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 21.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.50 m.(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m).
Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1855Ha

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1000 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit – Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 65 cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit
 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Rruga që lidh fshatrat Pentar- Ças ka presence uji ( nuk kalohet me mjete te ulëta)
Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 165 Ha.kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 500 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme.

Familje të evakuara:

Janë 30 familje të evakuara, gjithsej 130 përsona, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje (48 përsona)

Nj. Administrative Bërdicë, 12 familje (50 Përsona)

Lagja Nr.4,  3 familje (7 Persona)

Lagja nr. 1,  2 familje ( 7 Përsona)

Të akomoduar në konvikt 2 familje ( 7 përsona), ndërsa pjësa tjetër tek të afërmit .

Shtepi me presence uji në oborre dhe ne brendësi të banesave gjithsej 482 banesa.

Guri I Zi 250 banesa
Bërdicë 102 banesa
Lagja Nr.4, 30 banesa
Lagja nr. 1, 100 banesa

3 VITE ME PARE

FOTO/ Masivë gurësh dhe rrugë me pellgje të mëdha, si paraqitet situata në Gjirokastër nga moti i keq

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Gjirokastër

GJIROKASTËR- Në qytetin e Gjirokastrës situata paraqitet më me pak probleme, krahasuar nga qarqet e tjera të vendit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan përgjatë ditës së djeshme. Emergjencat civile në këtë qark informojnë se nuk ka banesa të përmbytura apo toka bujqësore.

Por si pasojë e reshjeve të dendura disa akse janë bllokuar nga rrëzimi i gurëve dhe disa pemë janë thyer.

NJOFTIMI I EMERGJENCAVE
Situata e emergjencave civile në qarkun Gjirokastër deri në orën 7.00 dt 21 nentor 2022.

Shtabi i mbrojtjes civile të Prefektit të qarkut dhe shtabet e 7 bashkive janê 24 për 24 ore në terren.
Gadishmëri efektivat, logjistika, mjetet e gatshme për ndërhyrje.

* Situata e rreshjeve ka vijuar me intesitet 24 orë rresht.
*Janê nën monitorim të gjitha digat e rezervuarëve. Rrjeti i kanaleve kulluese ka funksionuar më sê miri.
*Niveli i ujit në lumenjtê Drino e sidomos në Vjosë (Përmet – Tepel) brenda kuotave.
*Nuk ka ende sipërfaqe toke të përmbytura.
*Nuk ka dëmtime të pronës publike e private.
*Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike është siguruar pandërprerje.
* Të gjithë akset rrugore nacionale janê të kalueshme.

Problematika,
Ndërhyrje në akset rrugore të cilat u riparuan në kohë rekord nga ARSH Rajoni jugor.:

-shkalla e zezë Tepelenê.
-Këlcyrë – Ballaban
– Valare- Çajup
– Suhë – Zagorie
– Skërficë -Fushëbardhe
– Kolonjê – Golem
– Zenelaj – Zhulat

Defekte të furnizimit me energji elektrike dhe riparime ne kohë rekord nga brigadat e emergjencave të OSHE-së.
– Nê Nj. Admin. Memaliaj e Luftinje – Bashkia Memaliaj.
– Nj. Admin Piskovê e Frashêr – bashkia Përmet.
-Nj. Admin Zagorie – bashkia Libohove.
-Nj. Admin. Dropull i siperm – bashkia Dropull.
-Nj. Admin Odrie – bashkia Gjirok.

Po punohet me intesitet për pastrim te gureve te përrenjve ne rruget e brendshme te bashkise Gjirokastër, Libohovë, Përmet, Këlcyrê, Dropull, Tepelenë, Memaliaj si dhe nê nj.admin. të të gjithê qarkut.

Shtabi mbrojtjes civile té prefektit të qarkut eshte nê terren, nē ndjekje e monitorim tê situatës.

3 VITE ME PARE

"Shteti të ndihmojë"/ Përmbytjet dhe dëmet kolosale në Shkodër, Spahia: Situata më e keqe se ajo e vitit 2010

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryetari i Bashkisë në Shkodër ka bërë thirrje për prezencën e shtetit në dëmet kolosale që janë shkaktuar në këtë qarq si pasojë e reshjeve të dendura që u shënuan gjatë ditës së djeshme, ku mes të tjerash shumë banesa u përmbytën dhe shumë të tjera mbetën pa enegji elektrike. Ai thotë se situata është më e keqe se ajo e vtiti 2010-2011, pasi reshjet intensive kanë sjellë prurje të jashtëzakonshme të cilat sipas tij shembën edhe urën e vjetër të Bahçallëkut. Ndër të tjera Spahia, shprehet se në këto kushte janë të domosdoshme mjetet si gomonia, varka dhe stafet e specializuara. 

"Situata është shumë më e keqe se ajo e vitit 2010-2011 sepse shpejtësia me të cilin po rritet uji nuk ka të krahasuar. Shpresoj që të mos kemi më reshje dhe shkarkime sepse do të përkeqësohet situata. Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut. Shkodra momentalisht është e izoluar sepse është bllokuar aksi që kalon mbi urën e vjetër, për shkak se paraqet rrezikshmëri të lartë. Mjetet janë ndaluar dhe kam lajmëruar edhe për ndalimin e kalimtarëve. Ne kemi vënë menjëherë në lëvizje edhe mekanizmat tona dhe kemi ngritur grupet e emergjencës. Kemi hapur ehde dyert akomoduese për qytetarët ku kemi 350 vende për përballimin e një fluksi për persona dhe familje të evokuara. Nuk duam që të humbasim një moment në emergjenca të tilla që mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Kemi domosdoshmëri për prezencën e shtetit. Duam mjete të duhura dhe gomone e varka, si dhe stafet e specializuara", tha Spahia në RTV ora.

Kryeqendra e Veriut është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji. Qarkullimi në disa zona është bllokuar, përfshirë dhe kalimin në urën e re të Bahçallëkut, pasi e vjetra u shemb e pjesët e saj rrezikojnë të përplasen me të. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Viktimat e para nga moti i keq! I mori rrjedha e ujit, gjenden trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Vendi ku u mbytën babë e bir

SHKODËR- U deshën plotë 16 orë kërkime që të gjendeshin trupat e pajetë të babë e bir në Shkodër, të cilët i mori rrjedha e ujit bashkë me makinën një ditë më parë. Njoftimi i policisë ka konfirmuar edhe dy viktimat e para të motit të keq në Shqipëri, për këtë sezon dimri. Babë e bir janë gjetur ë gjatësinë e përroit, në Bogë. Ata u zhdukën mesditën e kaluar. Pjetër Rushaj, 50 vjeç po udhëtonte bashkë me djalin e vajzën me makinë në momentin që uji i përroit i mori përpara. Vajza arriti të dilte nga mjeti dhe u ndihmua nga një banor i zonës, ndërsa 50-vjeçari me djalin nuk ia dolën dot. Kërkimet nisën që dje, por u ndërprenë për shkak të errësirës e motit të keq, për të rinisur këtë mëngjes. 

Njoftimi: Në vijim të informacion të dhënë mesditën e djeshme se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza), ju bëjmë me dije se: Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

3 VITE ME PARE

Lezha zgjohet nën ujë/ Përmbyten 1500 ha tokë bujqësore, disa zona ngelen në terr

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Lezhë

LEZHË- Qyteti i Lezhës është zgjuar sot me një panoramë aspak të këndshme si pasojë e reshjeve të dendura përgjatë ditës së djeshme, e cila ishte një nga qarqet më me shume probleme si pasojë e motit të keq. Rreth 1500 hektarë tokë Në Zadrimë, Torovicë dhe Kakarriq janë përmbytur plotësisht, ndërsa disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. 

Mësohet se rruga që lidh fshatin Blinisht me superstradën Lezhë-Shkodër është bllokuar si pasojë prurjeve, çka ka sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë rrugë. Nga ana tjetër, mësohet se gjatë natës reshjet e shiut kanë qenë me më pak intensitet, duke ndikuar kështu pozitivisht në uljen e nivelit të lumit Drin dhe Gjadër. 

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë vendin përgjatë gjithë ditës së djeshme duke shkaktuar dëme kolosale në disa qarqe të vendit ku ajo më problamtikja ishte Lezha dhe Shkodra. Dhjetëra banesa u përmbytën, dhjetëra familje u evakuuan dhe dhjetëra të tjerë mbetën pa energji elektrike si pasojë e përmbytjeve masive. / Dosja.al

3 VITE ME PARE

HARTA LIVE/ Dëborë e shi me rrebeshe! Kini kujdes nga moti i keq edhe sot, temperaturat ulen deri në 5°C

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Dëborë

TIRANË- Moti në Shqipëri parashikohet të jetë sërish shumë i ashpër. Temperaturat janë shumë të ulëta, ndërsa reshjet nuk do të ndalojnë gjatë gjithë ditës. Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me vranësira të shumta e shi në formë rrebeshi. Ndërsa pas mesdite pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të vendit. Sot pritet të ketë edhe dëborë.

Temperaturat e ajrit do të luhaten në vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar një situatë të tillë për thuajse të gjithë javën.

Njoftimi:

Për ditën e Hënë moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet e larta malore reshje dëbore.

Për ditën e Martë dhe atë të Mërkurë pritet përsëri kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të cilat ditën e martë do të jenë të herëpashershme me intensitet mesatar dhe përgjatë ultësirës perëndimore deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Ditën e Mërkurë reshjet me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lindje të territorit reshje dëbore.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike. Moti për këtë ditë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme por të dobta dhe lokale.  Për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët por me rënie të temperaturave të cilat në relievet malore në lindje pritet të kapin vlerat negative.

3 VITE ME PARE

Tragjedia në Shkodër! Babë e bir humbën jetën rrugës për të parë shtëpitë në Bogë, biznesmeni u fut të shpëtonte djalin, mbijetoi vajza

3 VITE ME PARE

Balluku shkon në Hidrocentralin e Vaut të Dejës: Kemi pasur menaxhim, ndryshe përmbytjet do ishin masive

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Belinda Balluku

VAU I DEJËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku ka vizituar pak para mesnatës së kaluar Hidrocentralin e Vaut të Dejës. Nga atje, Balluku u shpreh se janë bërë shkarkime të organizuara pasi ka patur reshje përtej pritshmërive. Në të kundërt, sipas Ballukut, përmbytjet do të kishin qenë edhe më të mëdha. Ajo iu drejtua Opozitës dhe kërkoi që të mos dezinformonin qytetarët, kur nuk e prekin vetë terrenin.

 “Kemi pasur reshje me intensitet të lartë që kanë qenë mbi parashikimet tona dhe na është dashur të bëjmë shkarkime të organizuara. Në të kundërt do të kishim përmbytje masive. Kemi pasur një zonë të ngarkuar atmosferike. Fronti po spostohet në jug. Pas një viti shumë torturues fushës energjetike, do të mund të kemi prurje të konsiderueshme në hidrocentralin e Fierzës.  Ne e ndjejmë detyrim të informojmë se qytetarët dizinformohen nga njerëz që nuk e prekin terrenin dhe kur ka emergjenca e shfrytëzojnë për qëllime politike,”- tha Balluku.

3 VITE ME PARE

VIDEO/ Natë e vështirë për Shkodrën, Spahia: S’kemi komunikim normal me pjesën tjetër të vendit

Shkodra dhe Lezha 'nën ujë', 2 viktima në Bogë,
Bardh Spahia

SHKODËR- Natë e vështirë për Shkodrën. Kryeqendra e Veriut është zgjuar nën ujë. Qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji.  Qarkullimi në disa zona është bllokuar, përfshirë dhe kalimin në urën e re të Bahçallëkut, pasi e vjetra u shemb e pjesët e saj rrezikojnë të përplasen me të. Ndërprerja e lëvizjes mbi Urën e Bahçallëkut bën që Shkodra të izolohet nga pjesa tjetër e vendit. Kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia tha se mbyllja e urës për automjetet është bërë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet. Gjithashtu ai u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikura nga përmbytjet të evakuohen menjëherë.

"Shkodra është pa komunikim normal me pjesën tjetër të vendit. Jemi detyruar të mbyllim qarkullimin në urën e Bahçallekut pas shëmbjes së urës së vjetër. Kjo gjendje paraqet rrezikshmëri shumë të lartë dhe kërkon vlerësim maksimal nga autoritetet përgjegjëse. Bllokimi i qarkullimit si masë parandaluese ishte i detyruar, por nuk mund të zgjasë në këtë emergjencë që ndodhemi. Ju kërkova banorëve të kësaj lagjeje si dhe Ajasmës që të mos rrezikojnë jetën e tyre, por në momentin më të parë që paraqitet nevoja, të evakuohen. Strukturat tona do të jenë në terren për ta ndjekur hap pas hapi situatën, që për fat të keq po përkeqësohet,”- tha Spahia.

shqiperia permbytet 2022

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje