LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e Tërvolit, por ngeci në shpellë! VIDEO nga shpëtimi, 43-vjeçari: S'po kërkoja gjë, jam piktor. Kjo është jetë e dytë

• Në ndjekje të legjendës, por jo vetëm që nuk gjeti arin e premtuar, por për pak humbi dhe jetën. Kjo është historia e Andrea Dervishit, 43-vjeçari ishte nisur drejt Kalasë së Tërvolit në kërkim të thesarit të mbretëreshës Teuta. • Por nuk ka gjetur asgjë dhe ka mbetur i bllokuar në shpellë prej orës 18:35 të së shtunës. • Pas 18 orësh, u bë e mundur shpëtimi i tij dhe u dërgua në spitalin e Gramshit me ambulancë, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. • Andrea Dervishi, 43 vjeç është nga Belshi dhe ishte nisur drejt kërkimit të floririt, së bashku me miqtë të tij. Por vetëm ai ishte futur në shpellë. • Pas shpëtimit, babai i të riut ka reaguar thjesht duke falenderuar forcat RENEA. •Ndërsa vetë Dervishi mohoi se kishte lidhje me thesarin, duke u shprehur se ishte piktor dhe eksplorues. • Po ashtu, u kërkoi të gjithë eksploruesëve të tjerë kujdes.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U gjet pas 18 orësh në kanionin e Holtës, flet i ati i 43-vjeçarit: Im bir është aventurier, s'ka lidhje me thesarin

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e
Babai i Andrea Dervishit

GRAMSH- I ati i Andrea Dervishit, i cili u gjet pas 18 orësh i bllokuar në shpellën e Gramshit është shprehur se djali i tij është aventurier. Në një intervistë për mediat, ai apeloi që asnjë të mos provonte të ndërmerrte aventura të rrezikshme, pa e njohur terrenin. 

“Djali im bashkë me shokët është eksplorues i maleve. Qejfi i tij është aventura. Arriti ngeli 300 m në greminë, falë Policisë së Shtetit, forcave të RENEA që arritën ta shpëtonte. Për mua është kthim i dytë në jetë. Nuk kishte më keq se mediat jepnin version tjetër dhe e vërteta ishte ndryshe. Dua të them që më afër realitetit ishin forcat e RENEA-s, nata ishte shumë e vështirë për mua, me shumë të papritura, mendoja shumë gjëra të padëshirueshme por zoti më ndihmoi. Do i thosha eksploruesëve që të mos shkoni atje ku nuk ua pret mendja se rrezikoni jetën. Rrisku i djalit tim që shpëtoi,”- tha i ati.

3 VITE ME PARE

‘6000 kg ar, argjend e gura të çmuar’/ Çfarë thotë legjenda e Teutës për thesarin që kërkonte 43-vjeçtri në Kalanë së Tërvolit

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e
Foto ilustruese

GRAMSH- Andrea Dervishi shkoi në Kalasë së Tërvolit për të gjetur ar dhe jo vetëm, bashkë me shokët e tij, pasi kishin dëgjuar dhe besuar një legjendë. Ka një legjendë që thotë se kur mbretëreshë Teuta po humbiste luftën me Romën u tërhoq në malet mes Gramshit dhe Pogradecit dhe thuhet se aty fshehu thesarin e saj. Gojëdhënat flasin për një vend ku u fshehën ar, argjend, stoli dhe gurë të çmuar, që u ngarkuan me 40 munshka dhe u fshehën. Fillimisht u devijua rrjedha e lumit e u gropos thesari, më pas u vendos muri i kalasë, e më pas ridevijuan rrjedhën e lumit. Legjenda është transmetuar brez pas brezi, por deri më sot nuk ka pasur asnjë të dhënë se legjenda është e vërtetë. 

3 VITE ME PARE

U bllokua në kanionin e Holtës, flet 43-vjeçari që kërkonte thesarin: Nuk do shkoja përsëri atje, ishte tmerr

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e
Andrea Dervishi

GRAMSH- Andrea Dervishi, 43-vjeçari, i cili u shpëtua sot nga Policia pasi mbeti i bllokuar në një shpellë midis shkëmbinjve, në vendin e quajtur ‘Kalaja e Tërvolit’ në Gramsh. Por pretendon se nuk po kërkonte thesar, por kishte shkuar për eksplorimin e natyrës. Në një intervistë për mediat, 43-vjeçari rrëfeu po ashtu se për t’u ngrohur kishte ndezur një zjarr dhe kishte njoftuar Policinë dhe se ishte një eksperiencë shumë e frikshme.

"Më pëlqesh natyra, pikturoj, doja të eksploroja, është vend i bukur e kam parë edhe në TV e shkuam, por ngelëm aty dhe na ndihmoi Policia. Zbritëm poshtë, por nuk kishim mundësi që të ngjiteshim sërish lart. Ishte shumë e frikshme. Ishte 100 m thellësi pastaj u bllokova, pastaj njoftova Policinë. Kam qëndruar me zjarr sepse ishte ftohtë. Ishte e pamundur se nuk kishte valë telefoni. Erdhi grupi gatshëm dhe zbritëm poshtë. Nuk ka lidhje pwr kwrkim monedhash, njerëzit flasin shumë. Thjesht më pëlqen natyra, tani që e di ishte e frikshme. Por kur e shihje nga televizori ngjante diçka e bukur. Falënderoj Policinë e Gramshit dhe grupin RENEA më kanë ndihmuar jashtë mase se nuk do kisha dalë gjallë. Me zjarr u ngroha, nuk kisha frikë. Kush do të shkojë atje, duhet ta mendojnë dy herë para së të futen. Kisha vetëm ftohtë nuk kisha probleme. Nuk ma merr mendja se do të shkoj sërish,"- tregoi ai para kamerave.

3 VITE ME PARE

Terren i VËSHTIRË- Momenti kur shpëtohet 43-vjeçari që po kërkonte thesarin në Gramsh (VIDEO)

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e
Gramsh

GRAMSH- Del video nga momenti kur shpëtohet 43-vjeçari Andrea Dervishi. Siç mund të shikohet në pamje, terreni ka qenë shumë i vështirë dhe nxjerrja e tij është bërë kanioni i Holtës.

43-vjeçari ishte nisur drejt Kalasë së Tërvolit në kërkim të thesarit të mbretëreshës Teuta. Por nuk ka gjetur asgjë dhe ka mbetur i bllokuar në shpellë prej orës 18:35 të së shtunës. Pas 18 orësh, u bë e mundur shpëtimi i tij dhe u dërgua në spitalin e Gramshit me ambulancë, ku ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Andrea Dervishi, 43 vjeç është nga Belshi dhe ishte nisur drejt kërkimit të floririt, së bashku me miqtë të tij. Por vetëm ai ishte futur në shpellë. Babai i të riut ka reaguar thjesht duke falenderuar forcat RENEA./ Dosja.al

3 VITE ME PARE

I ngecur në Kanionin e Holtës, shpëtohet 43-vjeçari Dervishi me ndihmën e forcave RENEA

Shkoi të kërkonte thesarin e Teutës në Kalanë e
Kanioni i Holtës

GRAMSH-  41-vjeçari Andrea Dervishi i ngecur në Kanionin e Holtës mbrëmjen e djeshme, është ditën e sotme. Operacioni për nxjerrjen e 43-vjeçarit në Gramsh, i cili u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës ka nisur orët e para të ditës së sotme.

Dervishi mbeti i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej. Pjesë në operacionin për shtëpimin e tij morën pjesë dhe forcat RENEA. Aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e mirë por për siguri dhe kontoll do të dërgohet në spital.

 

andrea dervishi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet