LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Shkuan për ski, 5 shokët u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë, shpëtohen pas disa orësh nga FNSH

•Pesë të rinj, nga Bajza e Kastratit, të cilët kishin shkuar në Fushë-Zezë, 20 km në veri të Razmës në Malësi të Madhe për të rrëshqitur me ski, mbetën të bllokuar për shkak të dëborës e cila atje është mbi 1 metër trashësi •Njëri prej tyre, Orlando Gila, nuk u ndje mirë. •Duke qënë në një largësi të madhe nga vendi ku kishin lënë automjetet e tyre, shokët kërkuan ndihmë me telefon. •U desh disa orë që Forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë në Shkodër të mbërrinin në vendin ku ishin strehuar të rinjtë, pasi terreni i vështirë nuk lejonte futjen e ambulancës. •Tashmë të 5 miqtë janë mirë nga gjendja shëndetësore, me përjashtim të Gilës, i cili ka shqetësime por pa rrezik për jetën. • FNSH Shkodër, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës ndihmuan që të rinjtë të shpëtoheshin.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

U bllokuan në dëborë, shpëtohen pas disa orësh 5 të rinjtë në Ramëz

Shkuan për ski, 5 shokët u bllokuan nga dëbora në Fushë
Ramez

SHKODËR- Shpëtohen pas disa orësh, 5 të rinjtë që u bllokuan nga dëbora në Fushë të Zezë të Malësisë së Madhe. Forcat e Ndëhyrjes së Shpejtë në Shkodër mbërritën në mes të avarit në vendin ku ishin strehuar të rinjtë. Ata janë mirë nga gjendja shëndetësore, me përjashtim të njërit prej tyre që ka shqetësime por pa rrezik për jetën.

Ai është vënë në barrelë dhe po transportohet nga policia për në Razem, atje ku pret autoambulanca.

5 të rinjtë kishin shkuar në Fushë të Zezë per të rrëshqitur me ski, por temperatura e ulët, në kushtet kur dëbora atje është mbi 1 metër trashësi, e vuri në rrezik jetën e tyre pasi nuk mund ta përballonin kthimin. Operacioni i shpëtimit nisi në drekë nga FNSH Shkodër, policia e Malësisë së Madhe, shërbimi shëndetësor dhe banorët e zonës.

3 VITE ME PARE

PAMJET- 5 të rinjtë e bllokuar në Ramëz, forcat e ndërhyrjes së shpejtë marshojnë mes borës e acarit për t'i ndihmuar

Shkuan për ski, 5 shokët u bllokuan nga dëbora në Fushë
Policia

SHKODËR- Dosja.al ka siguruar fotot nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, i nisur për të shpëtuar të rinjtë e bllokuar. Atyre u duhet të udhetojnë nga Razma 20 kilometra në këmbë. Forcat e policisë së ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës dhe shërbimet e komisariatit të policisë së Malësisë së Madhe, prej 2 orësh kanë nisur një operacion shpëtimi ne Fushë të Zezë, 20 km në veri të Razmës së Malesisë së Madhe.

Në këtë zonë kanë mbetur të bllokuar në borë 5 të rinj nga Bajza e Kastratit, të cilët kishin shkuar për të rrëshqitur me ski.

Shkuan për ski, 5 shokët u bllokuan nga dëbora në Fushë

Njëri prej të rinjve ka shqetësime shëndetësore, por pa rrezik për jetën, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Të rinjtë janë strehuar në një stan veror, deri sa të mbërrijnë grupet e gatshme të policisë.

3 VITE ME PARE

5 shokë bllokohen në Razëm, njëri shfaq probleme shëndetësore, terreni i thyer vështirëson mbërritjen e ambulancës

Shkuan për ski, 5 shokët u bllokuan nga dëbora në Fushë

SHKODËR- Udhëtimi me shoqërinë nuk shkoi siç ishte planifikuar. Një grup prej 5 të rinjsh kanë mbetur të bllokuar në Malësinë e Madhe, në fshatin Fushë Zezë 20 km mbi Razëm. Njëri nga djemtë, Orlando Gila, nuk është ndjerë mirë në një largësi të madhe nga vendi ku kishin lënë automjetet e tyre. Miqtë kërkuan ndihmë për shokun i cili u sëmur. Me të marrë telefonatën, drejt Fushës së Zezë janë nisur ambulanca dhe dy grupe të forcave speciale FNSH.

Grupi ambulancës është nisur drejt vendit te ngjarjes por duhen te paktën dy orë në këmbë për të mbërritur tek te rinjtë. Ekspertet e shëndetësisë dhe policisë u kane sugjeruar te rinjve të strehohen përkohësisht në një stan që përdoret gjate verës për bagëtitë deri në mbërritjen e ndihmës.

“Nga komunikimi me vendin ku ndodhet i sëmuri rezulton se gjendja e tij është në përmirësim. Me grupet e gatshme të forcave të ndërhyrjes së shpejtë është dërguar edhe një infermier për t’i dhënë ndihmën e shpejtë në rast nevoje”, sqarojnë autoritet.

bllokohen 5 te rinj ne ramez

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet